Caktoni kontroll

Schedule a review

00389 2 3091 484

Doza e shëndetit ditor

Kthehu te Doza e shëndetit ditor

17.11.2021

Çfarë është skolioza dhe si mund të korrigjohet?

Me siguri e keni dëgjuar termin skoliozë të paktën një herë në jetën tuaj dhe ndoshta ju kujton ditët kur keni shkuar në kontroll sistematik si fëmijë/adoleshentë. Por le të kujtojmë. Skolioza është një lakim i shtyllës kurrizore. Një shtyllë kurrizore e shëndetshme e parë nga përpara ose mbrapa është e drejtë. Kur shfaqet skolioza, lakimi anësor i shtyllës kurrizore shihet djathtas ose majtas.

Përveç vizualisht, pra me sy të lirë, diagnoza përfundimtare bëhet edhe me ndihmën e një rëntgeni të marrë në konsultim me mjekun ortoped ose fiziatër.

Ai do të masë lakimin e shtyllës kurrizore në gradë, si në rastin e matjes së këndit, i njohur ndryshe si “këndi i kobit”.

Skoliozë – konsiderohen të gjitha devijimet që janë më të mëdha se 10 gradë.

Cilat lloje të skoliozës ekzistojnë?

Skolioza idiopatike e adoleshentëve:

Skolioza mund të shfaqet në çdo moshë, por lloji më i zakonshëm, skolioza idiopatike adoleshente, shfaqet pas moshës 10 vjeçare, në adoleshencë. Arsyet mund të jenë nga më të ndryshmet, por në të shumtën e rasteve vjen nga ulja jo e duhur apo mbajtja e trupit në një pozicion të gabuar.

Skolioza pediatrike:

Skolioza infantile shfaqet tek fëmijët nën 3 vjeç. Mund të jetë pasojë e rruazave me formë jonormale (që është deformitet i lindur), sindromave të ndryshme, çrregullimeve neurologjike ose shkaqeve të panjohura (idiopatike).
Skolioza juvenile është një lloj më i rrallë dhe shfaqet tek fëmijët nga 3 deri në 10 vjeç.

Cila eshte arsyeja?

Në shumicën e rasteve të skoliozës, shkaku i saktë (idiopatik) është i panjohur. Megjithatë, skolioza mund të ndodhë tek njerëzit në të njëjtën familje. Kur kjo ndodh, ka ndoshta një komponent gjenetik për shkakun.

Cilat janë shenjat dhe simptomat e skoliozës?

Skolioza ndonjëherë është e lehtë për t’u dalluar sepse lakimi i shtyllës kurrizore mund të bëjë që trupi i një individi të anohet djathtas ose majtas. Tek disa fëmijë me skoliozë, njëra shpatull është më e gjatë se tjetra dhe njëra shpatull është më e dalë se tjetra.

Si diagnostikohet skolioza?

Së pari, mjeku merr një histori të detajuar mjekësore, duke përfshirë pyetje në lidhje me rritjen dhe zhvillimin gjatë kohëve të fundit të fëmijës. Gjithashtu, rekomandohet kryerja e radiografisë e cila bëhet për të konfirmuar diagnozën dhe për të zbuluar ashpërsinë e lakimit të shtyllës kurrizore.
Mjeku juaj do t’ju ekzaminojë dhe mund t’ju rekomandojë të paraqiteni tek mjeku kirurg ortoped i specializuar në trajtimin e kockave dhe muskujve.

Renditja e shkallës së shtrembërimit

  • Lakimi konsiderohet i vogël kur është nën 20 gradë.
  • Lakimi është mesatar kur është ndërmjet 25 dhe 40 gradë.
  • Lakimi është i rëndë kur kalon 50 gradë. Ky lloj lakimi mund të dëmtojë mushkëritë. Kjo është arsyeja pse kirurgët ortopedë dhe traumatologët shpesh marrin masa kirurgjikale përpara se të ndodhë kjo, në mënyrë që lakimi të mos arrijë deri në pikën e fundit.

Si trajtohet skolioza?

Shumica e fëmijëve me skoliozë të lehtë nuk kanë nevojë për trajtim, rekomandohen ushtrime korrigjuese dhe kontrolle të rregullta për t’u siguruar që deformimi të mos përparojë.
Kur mjeku konsideron se kurba (harku) ndryshon nga mesatarja në e rëndë dhe se mund të përkeqësohet ose të shkaktojë probleme, rekomandohet përdorimi i një korseje ortopedike derisa fëmija të ndalojë së rrituri.
Korseja nuk përdoret për të korrigjuar një kurbë (hark) para-ekzistuese, por mund të parandalojë që ajo kurbë të përkeqësohet.

Në rastin e skoliozës së rëndë tek fëmijët është e nevojshme që t’i nënshtrohen ndërhyrjes kirurgjikale.

Nëse mendoni se fëmija juaj mund të ketë skoliozë, rezervoni kontrollin tek mjeku ortoped për zbulimin dhe trajtimin e hershëm të kësaj sëmundje.