Caktoni kontroll

Schedule a review

00389 2 3091 484

Doza e shëndetit ditor

Kthehu te Doza e shëndetit ditor

12.08.2020

Dita Botërore e Dhurimit të Organeve

Dita Botërore e Dhurimit të Organeve shënohet çdo vit me datë 13 gusht. Në këtë ditë, shoqatat dhe mbështetësit e kësaj veprimtarie humanitare ndërmarrin aktivitete të shumta me qëllim për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të motivuar njerëzit që të dhurojnë organet e tyre të shëndetshme pas vdekjes, duke shpëtuar kështu shumë jetë.

Informacioni i vazhdueshëm synon gjithashtu eliminimin e miteve dhe frikës që ekziston në lidhje me dhurimin e organeve dhe natyrisht ndërgjegjësimin për rëndësinë e këtij akti me vlera të larta humanitare.

Çfarë nënkupton dhurimi i organeve?

Nënkupton dhurimin vullnetar të organeve pa asnjë kompensim, si nga ana e personit të gjallë ashtu edhe nga personi i cili  ka humbur jetën dhe transplantimi i organeve të tyre bëhet në trupin e personit tjetër i cili ka nevojë për trajtim.

Në Maqedoni, legjislacioni për transplantimin e organeve dhe indeve është shumë bashkëkohor dhe i përshtatur në përputhje me ligjin për marrjen dhe transplantimin e organeve, të cilat më pas përdoren për trajtim tek pacientët të cilët kanë nevojë. Ligji parashikon përveç dhurimit të organeve nga një dhurues i gjallë i cili mund të dhurojë veshkë, palcë të kockës, një pjesë të mëlçisë, dhurues të jenë edhe personat të cilët kanë pësuar vdekje të trurit, e quajtur ndryshe transplant kadaverik. Familjarët duhet të dinë se vdekja e trurit tek personit të tyre i afërt është e njëjtë me vdekjen. Bëhet fjalë vetëm për çështje kohe, ditësh apo orësh se kur do të ndodh  vdekja e plotë. Dhurimi i organeve është një akt tepër i madh dhe humanizëm i papërshkrueshëm që në momente të tilla të mundësohet vazhdimi i jetës së atyre pacientëve, të cilët sëmundja i ka privuar nga jeta e përditshme normale. Zan Mitrev Clinic mbështet dhurimin e organeve.