Caktoni kontroll

Schedule a review

00389 2 3091 484

Doza e shëndetit ditor

Kthehu te Doza e shëndetit ditor

27.01.2021

Është zbuluar rasti i parë i pacientit të infektuar me koronavirusin e llojit britanik

Sot, në laboratorin e gjenetikës dhe mjekësisë së personalizuar në Spitalin klinik  “Zhan Mitrev” është konfirmuar prania e koronavirusit të mutuar të ashtuquajtur koronavirusi i llojit britanik.

Bëhet fjalë për një pacient 46 vjeçar nga Shkupi. Sipas tij, ai nuk ka udhëtuar askund dhe është testuar për shkak të simptomave të vazhdueshme një javë më parë. Përcaktimi i mutacionit është bërë me sekuencën e ARN-së sipas rekomandimeve.

Laboratori i gjenetikës dhe mjekësisë së personalizuar në Spitalin klinik “Zhan Mitrev” dy javë më parë filloi kërkimin për “llojin britanik” VOC 202012/01 në Maqedoni.

Si pjesë e punës kërkimore shkencore,  është zhvilluar një protokoll i shpejtë PCR sipas të cilit janë zgjodhur kandidatë të dyshuar për llojin VOC 202012/01 në Maqedoni. Pas kryerjes së selektimit, prania ose mungesa konfirmohet përmes një gjenerate të re të sekuencave në kohë reale.

Monitorimi i rregullt i evolucionit të virusit në Maqedoni do të ketë një rëndësi të madhe në formimin e strategjive për luftimin e pandemisë, testeve diagnostike, terapinë dhe vaksinat kundër koronavirusit. Në periudhën vijuese, laboratori ynë do të vazhdojë me këtë punë kërkimore shkencore.

Në rajon, në Serbi dhe Slloveni, tashmë janë zbuluar raste të infektuara me këtë lloj të mutacionit të virusit. Virusi ka mbërritur në Serbinë fqinje nga një grua 63-vjeçare nga qyteti Novi Sad, e cila arriti në Serbi me datë 31 Dhjetor. Ka të ngjarë që ajo të jetë infektuar në avionin që po fluturonte nga Londra.

Në Slloveni, gjithashtu, rasti i konfirmuar i koronavirusit nga lloji britanik u zbulua tek një burrë nga Kosova me qëndrim të përkohshëm në Slloveni, i cili ka mbërritur nga Belgjika.