Caktoni kontroll

Schedule a review

00389 2 3091 484

Përvojat e pacientëve

Kthehu te Doza e shëndetit ditor

25.11.2019

Intervistë me Prof. Dr. Vasil Iliev – Nuk është e vërtetë se shfaqja e inkontinencës është normale tek gratë pas lindjes

“Dua të theksoj se cilësia e jetës tek pacientët me inkontinencë është ndjeshmërisht e reduktuar. Këta pacientë, vazhdimisht kanë ndjesi për urinim, lëkurë të irrituar për shkak të përmbajtjes së acidit në urinë. Fatkeqësisht, në vendin tonë por edhe në disa vende të tjera, shpesh gratë mendojnë se shfaqja e inkontinencës pas aktit të lindjes është një gjendje normale, kjo absolutisht nuk është e vërtet.”

Inkontinenca apo moskontrollimi i urinës është një gjendje e cila zakonisht prek gratë por kjo nuk do të thotë se meshkujt janë imunë ndaj kësaj gjendje. Ekzistojnë disa lloje të inkontinencës, të diagnostikimit dhe të zgjidhjes së këtij problemi për të cilat shpjegim morëm nga Prof. Dr. Vasil Iliev, gjinekolog në Zan Mitrev Clinic.

Çfarë është inkontinenca, për çfarë gjendje bëhet fjalë?

Kontinenca është një gjendje fiziologjike, domethënë, mbushja normale e fshikëzës e cila pas dy zbrazjeve është krejtësisht e thatë, dhe nuk shkakton lëshim të pavullnetshëm të urinës. Inkontinenca është e kundërta e kësaj gjendje, d.m.th. mosmbajtja ose lëshimi i pavullnetshëm i urinës, për shkak të arsyeve të ndryshme. Ky është një term paksa kompleks. Duhet të nisemi nga fakti se kur vijmë në jetë nuk kemi kontroll të urinimit, dhe gjatë vitit të parë, qendrat e vendosura në palcën kurrizore dhe në trurin e madh, duhet të piqen. Këto janë qendra shqisore dhe motorike që transmetojnë informacione rreth shkallës së distancës së fshikëzës, pra shkallës së mbushjes. Dhe kur kjo të ndodhë, duhet të gjendet një vend i përshtatshëm higjenikisht i pranueshëm për të zbrazur fshikëzën. Një karakteristikë tjetër shumë e rëndësishme e fshikëzës që njerëzit nuk e njohin është se fshikëza është një organ muskulor. Dhe kur një muskul është plot, duhet të reagojë, për t’u forcuar. Nervi e bën atë të aftë të përballojë një sasi të caktuar të ngarkesës pa shtrënguar.

Cilat janë llojet e inkontinencës?
Ka disa lloje të ndryshme. Tek disa fëmijë të vegjël mbi moshën një vjeç, mund të ndodh që të zgjasë për një kohë më të gjatë periudha e urinimit të pavullnetshëm. Kjo i përket grupit të “fiziologjisë posponirana”. Një lloj tjetër e inkontinecës ka të bëj me problemet neurologjike, pasi në rastin e pare nuk kemi të bëjmë me probleme neurologjike, por me pjekurinë dhe transferimin e informacionit i cili kërkon më shumë kohë. Në grupin e dytë kemi të bëjmë me probleme neurologjike, dhe shpërthimi neurologjik më i njohur është “spina bifida”, që ekziston tek pacientët të cilët kanë rrjedhje të pavullnetshme të urinës, veçanërisht gjatë natës, në varësi të madhësisë së “spina bifida”.

Cilat janë problemet të cilat shfaqen gjatë inkontinencës?
Problem praktik është diastola joadekuate e fshikëzës. Ka disa kategori, sipas arsyeve që vjen deri tek dalja e padëshiruar e urinës. Më e zakonshme është rrjedhja në presionin abdominal, që transmetohet lehtësisht në pjesën e madhe, veçanërisht në legen. Kjo përgjithësisht vlen për gratë. Legeni i grave është voluminoz, për shkak të kapacitetit riprodhues dhe gjitha forcat e presionit krijohen në zgavrën e legenit. Çdo fuqi, sipas ligjit të fizikës bënë një fokus të veprimit, që përkon me fshikëzën. Kur fokusi i forcës vepron, ajo lëvizë në pjesën e sipërme të kryqëzimit mes uretrës dhe fshikëzës.

Grupi i dytë është leshimi i pavullnetshem i urines për shkak të kontraktimit të pa sinkronizuar, shtrëngimit të muskujve të fshikëzës. Kjo do të thotë pacientja nuk mund ta kontrollojë diastolën e fshikëzës dhe ajo duhet të urinojë urgjentisht. Zakonisht keto paciente jetojnë me tampona për shkak të urinimit të shpeshtë. Dua të theksoj se cilësia e jetës tek pacientët me inkontinence është  jashtëzakonisht e reduktuar.

Përveç këtyre dy grupeve, ekziston edhe “grupi i përzier”. Do të thotë ka pacientë që kanë edhe mospërmbajtje stresuese edhe mospërmajtje urgjente. Kjo është pengesë për t’u zgjidhur dhe mund të bëhet në dy mënyra. Mospërmbajtje stresuese zgjidhet me operacion, ndërsa tjetra në mënyrë farmaceutike.

Dhe ekziston një grup më i rrallë tek gratë i ashtuquajtur “derdhja”. Do të thotë vjen deri tek urinimi, për shkak të tejmbushjes së fshikëzës. Kjo vjen tek gratë që kanë trakt gjenital paralel, duke çuar në një kënd që është më i theksuar me uretrën ose ku kanë dalje të fshikëzës, jashtë hyrjes vaginale.

Ky lloj i mospërmbajtjes është më i zakonshëm tek meshkujt me prostatë hipertrofike, e cila e pengon rrjedhën e urinës dhe si rrjedhojë ndodh mospërmbajtja delusionale dhe sjellja e paqëndrueshme, por këtë e vendosim në një sfidë organike. Tek meshkutj mund të paraqitet më rrallë edhe mospërmbajtja stresuese, pas heqjes së prostatës.

Cilët janë pacientët më të rrezikuar ndaj shfaqjes së inkontinencës?
Sipas një ekzaminimi të mëparshëm të vajzave të shkollave të mesme – gjimnaziste, është treguar se 26-27 përqind kanë pasur momente të urinimit të pavullnetshëm. Ka ndryshime këtu, sa i përket ciklit mujor, të ftohtit …, por të gjesh këtë përqindje tek kjo moshë, është shqetësuese. Kjo është pjesërisht për kulturën e ushtrimit të legenit. Në disa vende ekziston kulturë e vajzave të cilat që në moshën 5-6 vjeçare fillojnë të ushtrojnë muskujt e legenit dhe muskujt lumbosakral. Por këto janë veçori kulturore, që janë jashtë fushës së gjinekologjisë.

Cilat janë procedurat diagnostikuese të inkontinencës?
Ekzistojne disa lloje te diagnostikimit te inkontinences. E para është të bëhet kontroll urologjik. Pse? Që të përjashtohet çrregullimi statik i organeve gjenitale, të përjashtohet çrregullimi i fshikëzës, i ureterit dhe i zorrës së trashë. Më pas duhet të bëhet një test rutinor – për mua stres test, gjegjësisht testi Marshall, kur fshikëza mbushet dhe pacienti detyrohet të kollitet dhe manifestohet presioni abdominal. Bëhet edhe një test tjetër – testi Boniev. Kjo mund të pasohet edhe nga një test i tipit Q, kur në fshikëz futet një shtupë pambuku dhe e detyron pacientin të tendoset, më pas matet këndi i tendosjes. Nuk ka asnjë rregull sovran për diagnostifikimin e këtyre llojeve të ndryshme të mospërmbajtjes.

Ekziston edhe diagnostikimi kabinet, që quhet urodinamika. Është një aparat që mat presionin dhe rrjedhën në fshikëz dhe ureter. Është më shumë test dominues për detrusor (muskul për urinim) jostabil, por përdoret edhe për mospërmbajtje stresuese.

Kur mund të kuptojë pacienti se ka probleme me inkontinencën?
Është thelbësore që gjatë diagnozës së mospërmbajtjes, të përjashtohet ekzistimi i infeksionit, qoftë në mënyrë laboratorike ose anamnestike. Kur të ndodh kjo, së pari duhet të riparohet dhe pastaj të përcaktohet nëse ekziston me të vërtetë problemi i mospërmbajtjes, pasi infeksioni provokon momente të tilla të mospërmbajtjes.

Tek pacientët më të rinj jemi më të kujdesshëm, vecanërisht për ata paciente të cilët nuk kanë bërë riprodhim, pasi mendojmë se akti i lindjes është një nga nxitësit e zhvendosjes në sistemin gjenitourinar. Zhvendosja mund të shkaktojë inkontinencë stresuese, ose në lloje të tjera të inkontinencës.

Cilat janë modalitetet terapeutike për zgjidhjen e problemit të mospërmbajtjes?
Në nivel global këto janë të ndara në konservatore dhe operative. Konsevatorët përbëhen nga të ashtuquajturat ushtrime “kegel”, që ndihmojnë në forcimin e muskujve të legenit. Ekzistojnë edhe unaza të mospërmbajtjes që janë të dedikuara për raste jofunksionale dhe raste që lidhen me patologji tjetër madhore. Në masë të madhe, trajtimi konservativ është i pamjaftueshëm. Ekziston edhe mundësia për kateteri të përhershme, por këto janë raste të rralla.