Caktoni kontroll

Schedule a review

00389 2 3091 484

Doza e shëndetit ditor

Kthehu te Doza e shëndetit ditor

03.03.2021

Java e luftës kundër kancerit

Nga 1 deri më 8 mars 2021 shënohet Java e luftës kundër kancerit. Edhe këtë vit, si në pesë vitet e kaluara, shënimi i kësaj jave është nën moton “Unë mundem dhe unë do të kem sukses”. Kjo moto u krijua për të inkurajuar një pamje pozitive të sëmundjes, duke kundërshtuar qëndrimin negativ dhe besimin fatalist se kanceri është i barabartë me vdekjen. Në këtë mënyrë, rritet ndërgjegjësimi për mënyrën se si veprimet tona personale mund të jenë të fuqishme dhe të ndikojnë në luftën ndaj kësaj sëmundje dhe në arritjen e rezultateve pozitive.

Mjekët për vite me rradhë apelojnë se ekzaminimet e rregullta për zbulimin e hershëm të kancerit luajnë një rol tepër të rëndësishëm.Të dhënat tregojnë se mbi 12 milion njerëz në të gjithë botën diagnostikohen me ndonjë formë të kancerit çdo vit, dhe deri në 7.6 milion vdesin nga kjo sëmundje.

Në vendin tonë, numrat në nivel vjetor janë rreth 6000 raste të reja të kancerit, shifra që janë të frikshme dhe alarmante. Pothuajse një e katërta e vdekjeve të popullatës janë për shkak të kësaj sëmundjeje. Në mënyrë të veçantë, sëmundjet malinje përbëjnë 20-25% të statistikave totale të vdekshmërisë si shkaqe dhe renditen në vendin e dytë pas sëmundjeve kardiovaskulare.

Sidoqoftë, ekspertë nga Shoqata Ndërkombëtare e Kancerit dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë theksojnë se rreth 40% e kancereve mund të parandalohen potencialisht dhe rreziku i shfaqjes së kancerit mund të zvogëlohet ndjeshëm duke aplikuar masa të thjeshta parandaluese dhe duke ndryshuar stilin e jetës.

Lënia e duhanit dhe shmangia e pirjes pasive të duhanit, si dhe konsumimi i kufizuar i alkoolit janë ndryshimet e para që të gjithë duhet të bëjnë. Sigurisht që ushtrimet dhe aktivitetet fizike të përditshmer, ushqimi i shëndetshëm dhe mbajtja e një peshe normale trupore janë gjithashtu ndër segmentet më të rëndësishme që duhet të përfshihen si aktivitete të rregullta. Në këtë drejtim, këshillohet të shmangni ekspozimin e tepërt ndaj diellit dhe mbrojtjen ndaj infeksioneve që shkaktojnë kancer.

Është e qartë se diagnoza e hershme shpëton jetë, ul koston e trajtimit në të ardhmen, rrit mundësinë e mbijetesës për miliona njerëz të prekur nga kjo sëmundje.