Caktoni kontroll

Schedule a review

00389 2 3091 484

28.11.2022

Kirurgjia bypass si një mënyrë për të anashkaluar enët e ngushtuara të gjakut

Operacioni bypass është një ndërhyrje kirurgjikale në të cilën bëhet tejkalimi (anashkalimi) i enës së gjakut të ngushtuar (bllokuar) me enët e gjakut (arterie, vena) të marra nga një pjesë tjetër e trupit për të anashkaluar pjesën e dëmtuar. Bypass-i lejon që një sasi më e madhe oksigjeni të rrjedhë përmes muskulit të zemrës dhe parandalon dëmtimin e mëtejshëm të tij.
Me këtë operacion zgjatet mbijetesa dhe mundësohet një cilësi më e mirë e jetës dhe mundësia e kryerjes së aktiviteteve të përditshme që më parë ishin të pamundura për shkak të furnizimit të reduktuar me oksigjen. Në spitalin tonë, mund të themi se operacioni koronar bypass është një operacion rutinë, duke pasur parasysh numrin e ndërhyrjeve të kryera dhe aftësitë profesionale të kardiokirurgëve tanë.

Cilët pacientë i nënshtrohen operacionit bypass?

Pacientët që janë kandidatë për këtë lloj operacioni janë ata që kanë sëmundje të rëndë koronare dhe për të cilët metodat moderne të stentimit të enëve të gjakut nuk janë opsion. Këta janë në fakt pacientë që kanë prekje të më shumë se një arterie koronare, pacientë me lezione të gjata dhe pacientë që kanë sëmundje të kombinuar valvulare dhe koronare.
Në spitalin tonë në shumicën e rasteve përdoren graftet e bypass-it të arterieve, të cilat shkencërisht kanë një jetëgjatësi më të gjatë dhe nevoja për rioperim te pacientët më të rinj është reduktuar në minimum. Ekipi ynë udhëzon pacientin gjatë procesit operativ me rehabilitim të hershëm intensiv. Kjo do të thotë që pacienti zgjohet herët – disa orë pas operacionit, dhe tashmë në ditën e 5-të pas operacionit pacienti mund të ngrihet në mënyrë të pavarur nga shtrati dhe të kryejë disa nga aktivitetet bazë të përditshme.

Përveç rasteve të tilla rutinë, pacientët me sëmundje koronare terminale pranohen dhe operohen në Spitalin klinik Zhan Mitrev. Duhet të theksojmë se pacientë të tillë, duke pasur parasysh kompleksitetin, vështirësinë dhe pasigurinë e rezultatit, zakonisht janë refuzuar më parë nga institucione të tjera. Tek këta pacientë, me kapacitet tashmë të reduktuar ndjeshëm të zemrës, mundësia e mbijetesës është shumë e ulët.
Fatmirësisht, si rezultat i qasjes multidisiplinare, përgatitjes para operacionit, përdorimit të mbështetjes mekanike (pompë me balonë intra-aortike), mbrojtje të vazhdueshme të zemrës gjatë operacionit (kardioplegji), riperfuzion adekuat (riqarkullimi i gjakut nëpër enët e gjakut), aftësisë së kirurgut gjatë kujdesit intensiv perioperativ të hershëm dhe, natyrisht, kombinimi i duhur i barnave, lejojnë që qendra jonë të mburret me sukses të madh në trajtimin e këtij grupi pacientësh.

Dr. Simona Patçeva
Specializante në kardiokirurgji