Caktoni kontroll

Schedule a review

00389 2 3091 484

Doza e shëndetit ditor

Kthehu te Doza e shëndetit ditor

03.03.2020

Muaji i dashurisë në emër të të gjithë herojve tanë të vegjël

Dhe këtë vit nën moton “MUAJI I DASHURISË NË EMËR TË TË GJITHË HEROJVE TANË TË VEGJËL”

“Ndryshimet e vogla mund të bëjnë dallime të madha”. Në muajin shkurt, janë realizuar disa aktivitete me anë të të cilave i jemi bashkuar përpjekjeve për të rritur ndërgjegjësimin e çdo individi për kujdesin që të gjithë duhet t’i kushtojmë shëndetit të zemrës dhe kujdesit ndaj  rreziqeve të shfaqjes së anomalive të caktuara të cilat mund të ndikojnë në funksionin e zemrës.

Muaji Shkurt është shënuar si muaji i shëndetit të zemrës në Amerikë dhe për më tepër muaji që përqëndrohet në ndërgjegjësimin e defekteve të lindura të zemrës. Me anë të promovimit të mënyrës së shëndetshme të jetesës dhe ekzaminimeve në kohë, ekipi i ZAN MITREV CLINIC bëri përpjekje për të përcjellë mesazhin tek të rinjtë të cilët duhet të jenë promovues të këtyre ndryshimeve dhe të vazhdojnë punën e tyre me përgjegjësi shoqërore.

Si pjesë e aktiviteteve, në ambjetet e Zan Mitrev Clinic u organizuan disa seminare për vullnetarët e Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit dhe u drejtuan nga ekipi i ekspertëve të klinikës tonë. Është mbajtur seminar nëpërmjet të cilit psikologët tanë kishin si qëllim kryesor reflektimin tek të rinjtë në lidhje me atë çfarë mund të bëjmë për shëndetin tonë mendor duke mbështetur kështu edhe shëndetin e zemrës, fizioterapistët folën për rëndësinë e aktivitetit fizik ndërsa nutricionistët për mënyrën se si ushqimi kontribuon në shëndetin e duhur dhe energjinë e nevojshme.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve gjithashtu janë realizuar edhe ekzaminime falas kardiologjike dhe pediatrike për fëmijët e kampeve të refugjatëve të vendosura në Maqedoni.

Ne besojmë se aktivitete të tilla do të kontribuojnë në promovimin e shëndetit të zemrave tona, dhe nëpërmjet të cilave i respektojmë të gjithë herojtë tanë të cilët kanë kryer intervenime dhe operacione në klinikën tonë.