Caktoni kontroll

Schedule a review

00389 2 3091 484

Doza e shëndetit ditor

Kthehu te Doza e shëndetit ditor

15.01.2020

Ndotja e ajrit shkak i shfaqjes së sëmudjeve të shumta

Ndotja e ajrit është një nga rreziqet më të medha dhe shkak i gjendjeve të ndryshme mbi shëndetin në përgjithësi. Ndotja e ajrit njhet si “vrasës i heshtur” nga Organizata shëndetësore botërore për shkak se efektet e ndotjes së ajrit shfaqen pa i vërejtur dhe nuk mund të maten lehtë.

Tashmë është i njohur fakti se rreth 500 000 raste të vdekjes nga kanceri i mushkerive dhe 1,6 milion raste vdekjesh nga HOBB mund ti referohen ndotjes së ajrit. Ndotja e ajrit lidhet me sëmundjet malinje si kanceri në fshikëzën e urinës dhe leukemia tek fëmijët. Zhvillimi i mushkërive tek fëmijët ngadalësohet me anë të ekspozimit ndaj ndotjes së ajrit dhe me kalimin e viteve zakonisht shfaqen sëmundje në mushkëri. Ndotja e ajrit me reduktimin e funksionit konjitiv dhe rritje të rrezikut të demencës. Grimcat (PM) në ajër të cilat janë më të vogla se 2,5 mikrometër lidhen me ngadalësimin e zhvillimit psikomotorik dhe me reduktimin e nivelit të inteligjencës tek fëmijët.

Reaksionet alergjike dhe riniti

Dihet se ndotja e ajrit mund të shkaktojë përkeqësim të shfaqjeve alergjike te individët e sensibilizuar. Studimet kliniko-epidemiologjike kanë treguar që ndotja tek fëmijët mund të shkaktojë sensibilizim të hershëm, dhe vlera të larta IgE në moshë të re.

Ekzistojnë prova që ndotja e ajrit luan rol edhe në zhvillimin dhe përkeqësimin e rinitit alergjik. Një studim i bërë tek fëmijët parashkollorë ka treguar se ekspozimi ndaj trafikut gjatë periudhës  prenatale dhe gjatë fëmijërisë së hershme kanë rrezik më të lartë për zhvillimin e rinitit alergjik.

Sëmundjet autoimune

Ndotja e mjedisit mund të rrisë rrezikun e sëmundjeve autoimune. Mushkëritë kanë një sipërfaqe të madhe që vjen në kontakt me një numër të madh antigjenesh. Ky sensibilizim mund t’i bëjë njerëzit të prirur ndaj sëmundjeve autoimune. Ndotja potencialisht kontribuon në artritin reumatoid dhe lupusin sistemik. Studimi kanadez tregon përhapje të madhe të artritit reumatoid në zonat me nivel të rritur të PM2.5

Kancerogjenet

Ekspozimi ndaj benzenit nga gazrat e shkarkuar, veçanërisht në periudhën prenatalale ose në vitet e para pas lindjes, shoqërohet me një rrezik të shfaqjes së leuçemisë tek fëmijët. Ekspozimi prenatal ndaj PM 2.5 gjatë shtatëzanisë mund të rrisë rrezikun për zhvillimin e leukemisë ose astrocitomës tek fëmija.

Sëmundjet kardiovaskulare

Hulumtimet kanë treguar një lidhje të ngjashme ndërmjet vlerave të larta të PM 2.5 dhe rritjes së vdekshmërisë nga infarkti i miokardit, goditja në tru, dështimi i zemrës dhe presioni i lartë i gjakut. Rritje e moderuar e niveleve të karboksihemoglobinës (prej 3-6%) mund të ndodhë gjatë ekspozimit ndaj gazrave të shkarkuar, duke shkaktuar kështu aritmi dhe sëmundje të zemrës tek personat me sëmundje koronare të zemrës.

 

Funksioni konjitiv dhe çrregullimet neurologjike

Ndotja e ajrit ka efekte të dëmshme mbi CNS, duke përfshirë dëmtimin e funksionit njohës dhe rritjen e rrezikut të demencës (çmendurisë) dhe goditjes në tru tek personat e moshuar. Distanca e largët nga rruga kryesore deri në vendbanim është një tregues i ekspozimit ndaj ndotjes së ajrit.

Ndotja e ajrit mund të dëmtojë zhvillimin e trurit, me një theks të veçantë në dëmtimin e funksioneve konjitive (njohëse) gjatë gjithë jetës. Shumë studime kanë treguar që ekspozimi ndaj PM2.5 para dhe në muajt e parë të jetës shoqërohet me zhvillim më të ngadaltë psikofizik dhe nivele më të ulëta të inteligjencës.

Janë botuar mbi 1.000 shkrime lidhur me ndotjen ajrit dhe autizmin, të cilat tregojnë një lidhje të ngushtë të kësaj sëmundje me ekspozimin ndaj karbohidrateve aromatike polycyclic, shkarkimit të naftës, grimcave PM, dioksidit të azotit, ozonit dhe dioksidit të squfurit si shkak i ekspozimit ndaj tyre gjatë periudhës prenatale dhe fëmijërisë së hershme. Kjo lidhje është konfirmuar nga disa studime të bëra tek kafshët.

Diabeti, mbipesha dhe sëmundjet endokrine

Mendohet se ndotja e ajrit akumulohet tek indi dhjamor visceral gjatë kalimit nga indi dhjamor nga ngjyra kafe në të bardhë, i cili mund të përkeqësojë rezistencën e insulinës, stresin oksidativ dhe inflamacionin sistemik.

Një studim i bërë tek fëmijët në Meksiko Siti të ekspozuar ndaj niveleve të larta të PM2.5 kanë treguar shfaqje të nivele më të larta të leptinës dhe endotelinës-1 dhe vlerave më të ulëta të peptidit-1, gleklinit (glukozës) dhe glukagonit, në krahasim me personat të cilët nuk janë të ekspozuar ndaj mjediseve të ndotura. Leptina ka treguar një lidhje të fortë me nivelin e grimcave PM 2.5 gjatë ekspozimeve kumulative. Vlerat e larta të PM 2.5 dhe ozonit në mjedis lidhen me hiperleptineminë  të menjëhershme 12-orëshe, çrregullimin e oreksit, mungesën e vitaminës D dhe rritjen e endotelit-1 te fëmijët e shëndetshëm. Fëmijët që jetojnë në zona me ndotje të ajrit në të cilat ka shkarkim të gazrave kanë BMI më të larta, gjë e cila mund të shkaktojë ndryshime metabolike, përfshirë edhe rezistencën ndaj insulinës.

Sëmundjet e syrit

Lotimi dhe acarimi i syve mund të ndodhë si reagim ndaj irrituesve të syrit, dhe shoqërohet me ekspozimin ndaj ozonit ose dioksidit të azotit, megjithëse mund të ndikojnë edhe PM të cilat mund të përkeqësojnë gjendjen e pacientit në rast se ai përdor lente. Konjunktiviti zakonisht  lidhet me ekspozimin e oksonit dhe dioksidit të azotit, edhe pse mund të ndikojnë grimcat PM10 dhe dioksidi i squfurit.

Sëmundjet hematologjike

Që në vitet 1970, dihet që ndotja e ajrit nga metali i benzinës shkakton anemi. Ndotës të tjerë nga gazrat e shkarkimit mund të kontribuojnë në sëmundjet hematologjike, ose me anë të kalimit të drejtpërdrejtë në gjak gjatë thithjes së ajrit, ose me anë të aktivimit të reaksioneve inflamatore në mushkëri, gjë e cila rezulton me sëmundje inflamatore. PM 2.5 krijon koagulim të ndërprerë përmes aktivizimit të trombociteve dhe endotelit të enëve të gjakut nga citokinat inflamatore.

Sëmundjet e mëlçisë

Të jetuarit përgjatë autostradave të mëdha, ku ndotja e ajrit është në nivel të lartë, pasohet nga një përhapje e shtuar e steatozës hepatike. Ekzistojnë disa arsye të mundshme për shoqërimin e ndotjes së ajrit me efekte të tilla dëmtuese në qelizat e mëlçisë, përmes ndërmjetësuesve inflamator, toksicitetit të gjeneve, dëmtimit të mitokondrive dhe dëmtimit të organeve të tjera, të cilat më pas vijojnë me dëmtim të mëlçisë. Mëlçia është organi kryesor detoksifikues i të gjitha substancave të dëmshme që hyjnë nga jashtë, përfshirë grimcat PM, të cilat hyjnë në mëlçi për tu shpërbërë.

 

Sëmundja e veshkave

Veshka, e cila është një organ shumë i vaskuluar, është e ndjeshme ndaj dëmtimit të enëve të gjakut të mëdha dhe të vogla, duke shkaktuar stres oksidativ tek indet dhe efekte inflamatore sistemike nga ndotja e ajrit.

 

Sëmundjet e frymëmarrjes

Ndotja e ajrit mund të ndikojë në çdo pjesë të sistemit të frymëmarrjes dhe në çdo moshë. Ekspozimi prenatal ndaj ndotjes së ajrit shoqërohet me frymëmarrje dhe astmë në fëmijërinë e hershme. Me ekspoyimin ndaj ndotjes së ajrit reduktohet shkalla e zhvillimit tek fëmijët dhe me kalimin e viteved rritet shkalla e demtimit të funksionit të mushkërive. Ekspozimi ndaj ndotjes së ajrit tek fëmijët shoqërohet me rrezik të lartë të shfaqjes së astmës. Përveç astmës, ekziston rreziku i zhvillimit të HOBB, kancerit të mushkërive dhe laringitit kronik. Ndotja e ajrit mund të jetë gjithashtu një faktor për kalimin e astmës në HOBB.

Sëmundjet e lëkurës

Një studim multicentrik ka treguar një lidhje ndërmjet ndotjes së ajrit me ndryshime të shpeshta të lëkurës atopike dhe urtikariale, dermografisë, seborrea (por me një frekuencë të reduktuar të zbokthit). Ekspozimi i ndotjes së jashtme ose të brendshme shoqërohet me plakje të përshpejtuar të lëkurës, në varësi të ekspozimit ndaj diellit, pirjes së duhanit dhe faktorëve të tjerë.