Caktoni kontroll

Schedule a review

00389 2 3091 484

Doza e shëndetit ditor

Kthehu te Doza e shëndetit ditor

17.04.2020

Njoftim

Njoftim,

Informojmë publikun në lidhje me pacientin e vdekur të operuar në klinikën tonë, i cili ishte me rezultat pozitiv ndaj Covid-19.
Pacienti është pranuar në klinikën tonë me datë 08.04.2020 në orët e para të mëngjesit si një rast urgjent në gjendje shoku hemoragjik për shkak të aneurizmës së shpërthyer (të spërkatur) të aortës abdominale në gjendje tejet të rrezikshme për jetën. Pas marrjes së anamnezës epidemiologjike, sepse pacienti vinte nga një zonë me rrezik të lartë (Labunishta, Strugë), është vepruar sipas protokolleve, është trajtuar si rast pozitiv deri në marrjen e rezultateve të ekzaminimit për Covid-19 dhe pas operacionit të kryer menjëherë është vendosur në dhomën e izolimit.

Stafi ka qenë i mbrojtur në mënyrën e duhur gjatë kryerjes së obligimeve të tyre, dhe natyrisht janë marrë edhe masa të tjera shtesë. Pas shtatë ditësh, është testuar i gjithë stafi mjekësor i cili ka punuar drejtpërdrejt me pacientin pozitiv, pas së cilës janë marrë rezultate negative për praninë Covid – 19.
Pacienti ka humbur jetën si pasojë e sëmundjes së tij bazë. Për shkak të pasojave të tronditjes hemorragjike (shok hemoragjik), nuk është e mundur të përcaktohet nëse dhe si ka ndikuar infeksioni me koronavirus në shëndetin dhe rezultatin e pashmangshëm të pacientit.

Rezultati pozitiv i pacientit është raportuar rregullisht në Institutin e Shëndetit Publik, menjëherë pas përpunimit të testit me datë 08.04.2020.