Caktoni kontroll

Schedule a review

00389 2 3091 484

Doza e shëndetit ditor

Kthehu te Doza e shëndetit ditor

05.01.2021

Reduktimi i shfaqjes së komplikimeve të veshkave pas kryerjes së intervenimeve të mëdha operative

Sëmundjet akute të veshkave janë të  pranishme tek të gjitha spitalet që trajtojnë pacientë me patologji kardiovaskulare, diabet, hipertension arterial ose goditje në tru. Këto sëmundje shfaqen veçanërisht  pas operacioneve të mëdha të rikontruktimit të zemrës, aortës dhe enëve të tjera të gjakut. Në rast se nuk i kushtohet vëmendja e duhur mund të shkaktojë pasoja gjatë rrjedhës së trajtimit të pacientit ose mund të japë rezultate të pafavorshme.

Prandaj, në spitalin tonë kujdesi për komplikimet e mundshme të veshkave fillon me pranimin e pacientit në spital kur bëhet përcaktimi i të ashtuquajturës rezervë renale – funksioni themelor i veshkave. Me anë të rezultateve të marra nga ekzaminimet e bëra në klinikën tonë, çdo pacient merr trajtimin dhe kujdesin e duhur në rast të shfaqjes së mundshme të dëmtimit akut të veshkave, veçanërisht nëse parashikohet operacion kardiak.

Më pas vijon marrja e masave parandaluese për të ruajtur funksionin e veshkave dhe pacienti ndiqet nga afër deri në momentin e përfundimit të trajtimit. Në rast se shfaqet dëmtimi i veshkave, përdorim diafiltrim të vazhdueshëm veno-venoz që zëvendëson funksionin e veshkave përgjatë gjithë trajtimit. Kjo ndihmon ne rigjenerimin e veshkave, duke kontrolluar në mënyrë efektive statusin e elektroliteve të ujit, normalizuar produktet toksike, duke kuruar hiperkaleminë dhe acidozën, duke eliminuar shënuesit inflamator dhe duke normalizuar mjedisin e brendshëm.

Në këtë mënyrë, përqindja e komplikimeve të veshkave reduktohet në minimum. Kujdesi nefologjik për pacientin e sëmurë nuk ndalon me shërimin e pacientit, por monitorimi i tyre vijon edhe më tej në Njësinë specijale të sëmundjeve të veshkave në klinikën tonë.