Caktoni kontroll

Schedule a review

00389 2 3091 484

Doza e shëndetit ditor

Kthehu te Doza e shëndetit ditor

22.05.2020

Seminar i mbajtur në Zan Mitrev Clinic me temë: Trajtimi i sëmundjeve kardiovaskulare në kushtet e pandemisë me Covid-19

Zan Mitrev Clinic gjithmonë i jep theks të veçantë edukimit të stafit të tij për funksionimin e duhur dhe zbatimin e udhëzimeve të fundit për trajtimin e pacientëve në nivel evropian dhe botëror. Në këtë kontekst me datë 13, 14 dhe 15 maj, u mbajt një seminar edukativ me temë – Trajtimi i sëmundjeve kardiovaskulare në kushtet e pandemisë me Covid-19. Seminari u bazua në udhëzimet e fundit për trajtimin e sëmundjeve kardiovaskulare në kontekstin e pandemisë Covid-19, të cilat u botuan nga Shoqata Evropiane e Kardiologjisë më 21.04.2020 dhe udhëzimet e fundit për reanimimin kardiopulmonar të përgatitura nga këshilli evropian për reanimim dhe botuar më 24.04. 2020.

Gjatë seminarit u theksua në mënyrë të veçantë se si duhet të sigurohet trajtimi dhe kujdesi i duhur mjekësor për pacientët që nuk janë në rrezik ndaj infeksionit me Covid-19 dhe ata që dyshohen për Covid-19. U zhvilluan kriteret dhe kushtet në të cilat kryhet procedura diagnostike invazive si stentimi ekonoronografik, veçanërisht tek pacientët e dyshuar për Covid-19.

Theks i veçantë i është kushtuar simptomave të sistemit kardiovaskular tek pacientët pozitiv dhe mënyrës  së trajtimit të tyre.

U përfshinë të gjitha procedurat për reanimimin kardiopulmonar tek pacientët e dyshuar ose të infektuar nga Covid-19 sipas rekomandimeve të këshillit evropian të reanimimit.

Seminari u organizua nga Dr. Tanja Angjusheva në bashkëpunim me Dr. Katerina Ignevska, e cila dha një përmbledhje të pajisjeve dhe mënyrën e mbrojtjes personale të stafit mjekësor, Dr. Nikolla Pop-Kostov dhe Marina Llazeska, infermiere në klinikën tonë.

Seminari u ndoq nga i gjithë stafi mjekësor

MJEKËSI E SIGURTË PËR PACIENTËT, SIGURI PËR STAFIN është motoja nën të cilën punon Zan Mitrev Clinic në kushte të pandemisë nga Covid-19.