Caktoni kontroll

Schedule a review

00389 2 3091 484

Doza e shëndetit ditor

Kthehu te Doza e shëndetit ditor

22.10.2020

Shërimi i Xha Vanços nga koronavirusi, dhe bajpasi periferik në këmbë

  • Unë jam Vanço Çollkov nga qyteti i Shkupit, kam ardhur në Spitalin klinik Zhan Mitrev para më shumë se një muaj. Para se të vija këtu, kisha dhimbje gjoksi, nuk ndihesha aspak mirë dhe u shtrova në një nga spitalet shtetërore. Pas disa ditësh në spitalin shtetëror, kuptova se isha duke humbur shëndetin, po ndihesha gjithnjë dhe më keq. Ishte mëse e qartë se duhej të kërkoja një zgjidhje tjetër, të largohesha nga aty dhe të shkoja në një spital privat. I thashë gruas time se doja të transferohesha në Spitalin klinik Zhan Ata erdhën dhe menjëherë më transferuan këtu – kështu filloi dëshminë e tij Z. Çolkov.

Pacienti u soll në klinikën tonë në një gjendje të rëndë dhe me rezultat pozitiv ndaj COVID-19. Dr. Dragica Vezenkova Vuçkova, specialiste në anesteziologji dhe kujdesin intenziv flet për mënyrën se si filloi dhe vijoi trajtimi i këtij pacienti.

  • Pacienti Vanço Çolkov erdhi në klinikën tonë gjatë tunit të natës në gjendje të rëndë dhe kritike, me ngopje periferike 40% dhe tashmë me diagnozë të konfirmuar të “pneumonisë COVID”. Menjëherë filluam ti jepnim kujdesin e duhur në departamentin e kujdesit intensiv në Qendrën Covid, dhe menjëherë filluam procesin e hemofiltrimit me cito-sorp dhe filtrin Ogyris. Të gjitha parametrat laboratorike të marrë nga testi ishin karakteristikë e kësaj gjendjeje virale. Pacienti gjithashtu u vendos menjëherë në ventilim mekanik jo-invaziv me një maskë cipap të cilën e përballoi mjaftë mirë. Sidoqoftë, për shkak të gjendjes së përgjithshme të vështirë në të cilën gjendej, dhe e cila u dëshmua nga rezultatet radiologjike të mushkërive, edhe në maskën cipap, ngopja pariferike arriti  deri në 70 – 75 % shpjegon Dr. Vuçkova.

Ajo shton se është një mrekulli se si pacienti e ka toleruar dhe përballuar atë ngopje dhe se si ai i ka kruer të gjitha aktivitetet fizike dhe rehabilituese për shërim.

Pas ditës së katërt, është vënë re një përmirësim i lehtë në gjendjes klinike të pacientit. Trajtimi vazhdoi edhe më tej me një gjendje humori të mirë të Xha Vanços, siç e thërrisnim gjatë gjëndrimit të tij në spitalin tonë. Ai mori 3 cikle radhazi të hemofiltrimit dhe trajtim 22 ditësh të kujdesit intensiv dhe më pas është kthyer në shtëpi me rezultat negativ të testit për COVID-19, me shëndettë mirë dhe të qëndrueshëm.

Por Xha Vanço u kthye përsëri në klinikën tonë pas dy javësh. Këtë herë bëhej fjalë për një tjetër problem shëndetësor i cili kishte të bënte me rrjedhjen e gjakut në këmbë. Problemi i tij me këmbët u zgjidh me anë të bajpasit periferik, dhe pas shërimit të tij për një kohë të shkurtër, ai u kthye në shtëpi.

Zan Mitrev Clinic i uron Xha Vanços shërim të plotë dhe shumë shëndet.