Caktoni kontroll

Schedule a review

00389 2 3091 484

Doza e shëndetit ditor

Kthehu te Doza e shëndetit ditor

13.09.2018

Shumë klinika nuk disponojnë me pajisje të tillë, ekspertizë, organizim dhe kontroll të cilësisë, siç është në Zan Mitrev Clinic

Anton Moric, ish drejtor i Klinikës Universitare Kardiokirurgjike në Frankfurt, Gjermani

My alt text

Shpesh herë jeni në shtetin tonë dhe në klinikën tonë, cilat janë përshtypjet nga ato vizita?

My alt text

А.М. – Deri tani disa herë kam qënë në Maqedoni. Që në vitin 1979 me bashkëshorten vendosëm që të kthehemi nga një kamping nëpër Greqi nëpërmjet Ohrit. Pas hapjes së spitalit në vitin 2000, në ish Spitalin Ushtarak, isha i ftuar që ta vizitoj. Me rastin e mbledhjes së shoqatës maqedonase për kardiologji dhe kardiokirurgji ishim në Ohër dhe mbajtëm ligjërime, dhe pastaj gjatë kthimit në Shkup vizituam vende të njohura interesante. Në jubileun e 18 vjet ekzistim të Zan Mitrev Clinic në vitin 2018 isha i ftuar në atë eveniment dhe të mbaj ligjërim profesional, moment i veçantë ishte pranimi tek Presidenti i Republikës së Maqedonisë.

Si e vlerësoni gjendjen para së gjithash në kardiokirurgjinë në lidhje me zhvillimin dhe aplikimin e metodave të reja?

А.М. –  Diagnostikimi dhe trajtimi kirurgjikal si edhe trajtimi i mëtejshëm janë në të njëjtin nivel me qendrat e tjera evropiane. Objekti është i rregulluar shumë bukur dhe i pajisur me pajisje mjekësore moderne. Dr. Zhan Mitrev u kujdes për zhvillim të mëtejshëm të teknikave kirurgjikale, shumë nga procedurat fituan njohje ndërkombëtare nëpër kongreset profesionale. Klinika u ofron pacientëve kujdes shumë të mirë mjekësor. Në fusha të caktuara diagnostikimi dhe terapia janë në nivelin më të lartë dhe në nivel inovativ. Si për klinikë, që nuk është drejtpërdrejt pjesë e klinikës universitare, aktivitetet shkencore janë të shkëlqyera.

Keni deklaruar: “Kardiokirurgjia është degë e re, ndryshuan shumë punë, ka mundësi të reja” si janë dhe cilat janë ato mundësi dhe për çfarë sillen?

My alt text

А.М. – Duke pasur parasysh atë që kardiokirurgjia në përmasa të konsiderueshme ekziston nga mesi i viteve 70-të, mund të thuhet që zhvillimi i deritanishëm është me të vërtetë i jashtëzakonshëm. Është i rëndësishëm zmadhimi i moshës mesatare të pacientit. Në fillim të viteve tetëdhjetë mbaheshin ligjërime a është e mundur kardiokirurgjia tek pacientë më të vjetër se70 vjet, ndërsa sot mosha mesatare e pacientëve, që trajtohen është mbi 70 vjet. Teknikat e reja, impiantet, makineria për qarkullim jashtë-trupor, si edhe përmirësimi i kujdesit intensiv krijuan mundësi për mjekim të sëmundjeve komplekse të zemrës edhe tek pacientë të moshuar, me kufizim të më shumë sistemeve të organeve.

Në kohën e sotme metodat e operacionit ofrojnë mundësi për trajtim tek pacientë të sëmurë rëndë pa hapjen e kraharorit dhe pa aplikim të makinerive për qarkullim jashtë-trupor, që edhe përkrah përmirësimeve të përshkruara edhe në kushte të sotme paraqesin rrezik shumë të lartë për operacionet konvencionale kardiokirurgjike.

Ju si drejtor i Klinikës Universitare për kardiokirurgji në Frankfurt, Gjermani, a mund të bëni krahasim me atë që po ndodh tek dhe në përgjithësi në Ballkan kur është pikëpyetje kardiokirurgjia?

А.М. -Unë udhëhiqja 22 vjet me Klinikën për kirurgji torakale dhe kardiovaskulare pranë klinikës universitare në Frankfurt. Nga ky pozicion shkova në pension. Për këtë arsye më duhej që të përkushtohem më shumë në mbështetje të departamenteve që i udhëheqin ose që i formuan bashkëpunëtorët dhe nxënësit e mi të mëparshëm.

Sepse nuk njoh qendra të tjera në Ballkan përveç Zan Mitrev Clinic, nuk do të doja të bëj  krahasim të përgjithshëm në këtë fushë. Por padyshim është që shumë klinika më gjerë nuk disponojnë me pajisje të tilla, me ekspertizë, organizim dhe kontroll të cilësisë, siç është rast në Zan Mitrev Clinic. Në lidhje me pajisjet kjo klinikë në asnjë rast nuk mbetet mbrapa në krahasim me standardin që e kam përjetuar në Gjermani. Si institucion me fokus ndaj kujdesit për pacientët, proceset janë të organizuara në mënyrë mbresëlënëse dhe institucioni disponon me specialistë me përvojë.

My alt text