Caktoni kontroll

Schedule a review

00389 2 3091 484

Doza e shëndetit ditor

Kthehu te Doza e shëndetit ditor

31.07.2023

Si ndikojnë ngjarjet traumatike tek fëmijët?

Trauma tek fëmijët kategorizohet si një ngjarje specifike negative, një sërë ngjarjesh ose përvojash që shkaktojnë dhimbje emocionale dhe tejkalojnë aftësinë e fëmijës për të përballuar situatën. Traumat e këtij lloji tek fëmijët janë të përhapura dhe mund të marrin shumë forma.

Arsyet më të zakonshme të traumave tek fëmijët:

  • Abuzimi dhe neglizhimi
  • Dhuna në familje
  • Dhuna në shkollë
  • Aksidentet dhe lëndimet kërcënuese për jetën
  • Procedurat mjekësore të frikshme ose të dhimbshme
  • Sëmundje mendore serioze dhe të patrajtuara tek prindi
  • Humbja ose ndarja nga njëri prind ose një person tjetër i dashur
  • Fatkeqësitë natyrore ose të shkaktuara nga njeriu
  • Luftë ose sulm terrorist
  • Zhvendosje e detyruar nga një vend në një tjetër
  • Diskriminimi
  • Varfëria ekstreme

Ekspozimi ndaj traumës shpesh fillon herët në jetë. Fëmijët që në moshë më të hershme janë të ekspozuar ndaj rrezikut më të madh dhe janë më të cenuarit duke marrë parasysh efektet negative të tij. Mendohet se gjysma e të gjithë fëmijëve në Shtetet e Bashkuara – afërsisht 35 milionë – janë ekspozuar ndaj të paktën një lloj traume para moshës 8 vjeçare. Për shembull, abuzimi dhe neglizhimi (mungesa e vemendjes/perkushtimit) i fëmijëve është më i zakonshëm tek fëmijët nën 3 vjeç.

Fëmijët nën 5 vjeç kanë më shumë gjasa të lëndohen nga rrëzimet, mbytja dhe helmimi, gjë që në fakt ndodh me shumicën e fëmijëve që janë të ekspozuar ndaj dhunës në familje.

Trauma e fëmijërisë është e lidhur fort me probleme të shëndetit mendor dhe fizik që manifestohen më vonë gjatë gjithë jetës. Trauma ndikon negativisht në zhvillimin e trurit, zhvillimin kognitiv, të mësuarit, zhvillimin social-emocional, aftësinë për të zhvilluar marrëdhënie të sigurta me të tjerët dhe sigurisht shëndetin fizik. Ajo shoqërohet gjithashtu me një jetëgjatësi më të shkurtër. Një numër i konsiderueshëm hulumtimesh tregojnë se fëmijët vuajnë efektet më të rënda, më të gjata dhe të dëmshme kur ekspozimi ndaj traumës fillon herët në jetë.

Trauma ka shumë forma dhe nëse është e rëndë dhe përfshin dëme të shkaktuara nga ana e prindit ose kujdestarit, atëherë kemi te bëjmë me trauma komplekse.

Trauma e përjetuar në fëmijëri ka më shumë gjasa të çojë në çrregullim të stresit post-traumatik sesa trauma e përjetuar në moshën e rritur. Fëmijët që janë të ekspozuar ndaj disa formave të ndryshme të traumës kanë më shumë gjasa të zhvillojnë çrregullim të stresit post-traumatik (p.sh., ankth, depresion, zemërim, agresivitet, mënjanim) sesa ata fëmijë që janë të ekspozuar kronikisht vetëm ndaj një lloji të traumës. Fëmijët dhe të rinjtë me çrregullim të stresit post-traumatik mund të ripërjetojnë ngjarjen traumatike përmes kujtimeve të imponuara, maktheve dhe retrospektivave (rikthimeve). Është e nevojshme të shmangen situatat apo njerëzit që u kujtojnë atyre traumën dhe u shkaktojnë një ndjenjë ankthi të fortë që shkakton çrregullim në jetën e tyre të përditshme.

Për më tepër, individë të tillë mund të përfshihen në sjellje agresive, vetë-shkatërruese ose të pamatura. Ata mund të kenë probleme me gjumin, pra të qëndrojnë në një gjendje hipervigjilence, një gjendje të tepruar reaktiviteti ndaj mjedisit përreth.
Shumë fëmijë shfaqin shqetësim menjëherë pas ngjarjes traumatike, por pas ngjarjes shumica kthehen në nivelin e mëparshëm të funksionimit.

Reagimet traumatike të fëmijëve ndryshojnë në varësi të natyrës së traumës, pastaj karakteristikave individuale, familjare dhe sociale të fëmijës. Sigurisht, bilanci i përgjithshëm i rrezikut dhe faktorëve mbrojtës në jetën e tyre luan një rol të madh. Kjo varet edhe nga mosha dhe faza e tyre e zhvillimit.

Fëmijët e vegjël që përjetojnë trauma mund ti manifestojne ato me:

  • vështirësi në krijimin e afërsisë dhe lidhjes me prindin/kujdestarin, bashkëmoshatarët
  • frikë të tepruar nga të huajt ose ankth nga ndarja
  • probleme me ushqimin dhe gjumin
  • mund të jenë veçanërisht zgjedhës.

Fëmijët e moshës shkollore që përjetojnë trauma mund të:

  • shfaqin sjellje agresive
  • distancohen – bëhen të tërhequr
  • tregojnë kujdes – vendosen në pozicione mbrojtëse për sigurinë e tyre ose të të tjerëve
  • shprehin ngjarje traumatike nëpërmjet lojës
  • kanë ankthe të shpeshta
  • kanë vështirësi të përqendrohen në shkollë.

Stafi ynë mjekësor në departamentin e psikiatrisë dhe psikologjisë janë në dispozicionin tuaj për konsultim dhe trajtim të të gjitha problemeve tuaja. Bëni rezervimin në 00389 2 3091 484