Caktoni kontroll

Schedule a review

00389 2 3091 484

Doza e shëndetit ditor

Kthehu te Doza e shëndetit ditor

01.02.2021

Si ta mbajmë larg osteoporozën me anë të ushqimit?

 

Ushqimi luan një rol të rëndësishëm në shëndetin tonë të përgjithshëm, dhe natyrisht në shëndetin e kockave. Ruajtja e kockave të forta do të thotë mbrojtja e tyre nga osteoporoza, e cila ka të bëj me humbjen progresive të dendësisë së kockës. Kjo veçanërisht vlen për gratë edhe pse gjithnjë dhe më tepër kjo sëmundje po prek edhe burrat.

Mjekësia paralajmëron se pas hyrjes në menopauzë, gratë shumë shpejt e humbasin masën kockore dhe kockat bëhen lehtësisht të brishta, veçanërisht kockat e këllçeve. Përveç faktit që osteoporoza është e trashëgueshme dhe është faktori numër një tregues nëse do të keni apo jo osteoporozë, një faktor tjetër përgjegjës për këtë rrezik të prekjes nga osteoporoza është ushqimi dhe mungesa e aktivitetit fizik.

Zbulimet shkencore konfirmojnë se jo vetëm kalciumi është i rëndësishëm për ruajtjen e kockave, për ti mbajtur ato të shëndetshme, nevojitet edhe marrja e ushqyesve të tjerë që janë të rëndësishëm për ruajtjen e masës kockore.

Kalciumi është një ndërtues kryesor i indeve të kockave dhe skeleti përmban rreth 99 përqind të kalciumit total të trupit. Kalciumi në kocka është gjithashtu një rezervuar për ruajtjen e nivelit të kalciumit në gjak, i cili është i nevojshëm për funksionimin normal të muskujve dhe nervave.

Bori (B) është një mineral që gjendet në trup në sasi të vogla dhe mund të ndikojë ndjeshëm në parandalimin e osteoporozës. Nëse nuk konsumoni mjaftueshëm fruta, fruta arrore në të vërtetë nuk mund të merrni mjaftueshëm bor, dhe mungesa e këtij minerali mund të çrregullojë metabolizmin e kalciumit duke i bërë kockat të brishta.

Bori (B) rrit nivelin e estrogjenit në gjak si dhe përbërësve të tjerë që parandalojnë humbjen e kalciumit dhe demineralizimin e kockave. Me fjalë të tjera, bori vepron si një zëvendësues i butë për “terapinë me estrogjen”. Pa bor, trupi juaj nuk mund të mbajë sasinë e kërkuar të kalciumit.

Statistikat tregojnë se gratë në postmenopauzë që nuk kanë marë mjaftueshëm bor në ushqimin e tyre janë të prirura të humbasin kalcium dhe magnez – minerale që forcojnë kockat. Duke marrë 3 mg bor në ditë (një sasi që merret lehtësisht nga ushqimi) humbja e kalciumit zvogëlohet me 40%. Bori gjendet më së shumti tek frutat (molla, dardha, rrushi, hurma, rrushi i thatë, pjeshka), bishtajoret, fruatat arrore (bajamja, kikirikët, lajthia) por edhe tek mjalti.

Që kockat tuaja të jenë të shëndetshme, pini lëng ananasi dhe konsumoni ushqime të tjera të pasura me mangan, sepse së bashku me borin luajnë një rol të rëndësishëm për kockat. Burime të tjera të manganit janë mielli i tërshërës, fasulet, gruri integral, spinaqi … Gjithashtu, përdorimi i vitaminës D luan një rol të madh në parandalimin e osteoporozës, që do të thotë se peshku dhe prodhimet e detit duhet të përfshihen sa më shpesh në ushqim. Sigurisht, nuk duhet të harrojmë aktivitetin fizik, i cili ka një rëndësi të madhe për shëndetin e përgjithshëm. Sidoqoftë, duhet theksuar se është e rëndësishme të evitoni sasitë e mëdha të natriumit ose ushqimet e kripura, konsumin e tepërt të alkoolit dhe cigareve.

Për t’u siguruar që kockat tuaja marrin të gjitha mikroelementet për të cilat kanë nevojë, është ide e mirë që të plotësoni ushqimin tuaj ditor me mikroelemente shtesë, të tilla si Orthomol Osteo. Ky produkt është një ushqim dietor që siguron gjithçka që nevojitet për kockat.

  • Vitamina D kontribuon në thithjen dhe përdorimin normal të kalciumit dhe fosforit, si dhe në ruajtjen e një niveli normal të kalciumit në gjak.
  • Kalciumi është i nevojshëm për të mbajtur kockat në gjendje normale.
  • Vitamina C kontribuon në formimin normal të kolagjenit për funksionimin normal të kockave.
  • Vitamina K, vitamina D, vitamina C, si dhe zinku dhe mangani, kontribuojnë në mirëmbajtjen e kockave normale. Vitamina C, si dhe zinku, bakri dhe mangani kontribuojnë në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ.

Orthomol Osteo është një shtesë dietike, e destinuar për trajtimin e osteoporozës dhe mund ta gjeni në Farmacinë tonë Fila, brenda Spitalit klinik “Zhan Mitrev”.