Spitali klinik Zhan Mitrev filloi bashkëpunimin me Shoqatën Ndërkombëtare për Kujdesin Mjekësor të pacientëve të sëmurë në gjendje kritike

Doza e shëndetit ditor

Prill 04,2021

Në përputhje me angazhimin për të ofruar shërbime të larta për pacientët e sëmurë në gjendje kritike, Spitali klinik Zhan Mitrev është bërë pjesë e regjistrit global të virusit COVID-19 të drejtuar nga Shoqata Ndërkombëtare për kujdesin mjekësor të pacientëve të sëmurë në gjendje kritike, me bazë në SH.B.A. Të dhënat e përpunuara nga kjo organizatë do të përdoren për kryerjen e një analize gjithëpërfshirëse të trajtimit dhe rezultateve të pacientëve me virusin COVID-19 në të gjithë botën.

Qëllimi kryesor është të bëhet vlerësimi në kohë reale për sigurinë dhe efikasitetin e trajtimeve të COVID-19 përmes këtij regjistri.

Studimi universal i infeksioneve virale dhe sëmundjeve të frymëmarrjes, si një studim vëzhgues, përdor të dhëna nga të gjithë pacientët e rritur dhe të mitur të shtruar në spital. Nuk ka të dhëna identifikuese të pacientit. Për kryerjen e kësaj analize përdoren vetëm të dhëna anonime, pa gjeneralë, pra vetëm me numra identifikues.

Më konkretisht, regjistri global COVID-19 ndjek matricat intensive të trajtimit në spital pothuajse në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Bashkëpunimi që do të realizohet së shpejti, është në thelb ndarja e të dhënave të paracaktuara në lidhje me COVID-19, e cila është thelbësore për zhvillimin e mëtejshëm të rekomandimeve dhe protokolleve në trajtimin e pacientëve të sëmurë në gjendje të rëndë.

Organizata  Society of Critical Care Medеcine është themeluar në vitin 1970 në Shtetet e Bashkuara dhe ka më shumë se 100 vende anëtare. Është një shoqatë e pavarur ndërkombëtare, arsimore dhe shkencore me seli në Shtetet e Bashkuara e cila këtë vit feston 50 vjetorin e saj.

Anëtarët e kësaj shoqate janë entitete shëndetësore që ofrojnë kujdes për pacientët e sëmurë rëndë ose të dëmtuar dhe është organizata e vetme që përfaqëson të gjithë përbërësit që janë pjesë e këtij lloji të kujdesit.

Kjo shoqatë mbështet kërkimin dhe edukimin për problemet që lidhen me kujdesin mjekësor të pacientëve të sëmurë në gjendje kritike. Shoqata publikon tre botime: mjekësia për kujdesin e pacientëve me sëmundje kritike, kujdes pediatrik për sëmundjet kritike dhe hulumtime për me sëmundje kritike, dhe janë të përfshirë në mënyrë aktive në zhvillimin e udhëzimeve dhe rekomandimeve me: Gazeta Kanadeze e Anestezisë, Akademia Amerikane e Pediatrisë dhe Raportet Kombëtare të Kongresit Amerikan.