Caktoni kontroll

Schedule a review

00389 2 3091 484

Doza e shëndetit ditor

Kthehu te Doza e shëndetit ditor

02.09.2020

Spitali klinik Zhan Mitrev mundëson vendosjen e portit ose pastrimin me heparinë në portin e vendosur më parë

Çfarë është porti?

Porti është një pajisje e cila vendoset nën lëkurë, zakonisht ndodhet nën kockën e djathtë të qafës. Kjo pajisje mundëson shpërndarje më pa dhimbje dhe të sigurt të ilaçeve të planifikuara.

Çdo port përbëhet nga dy pjesë:

  1. Pjesa apo hapësira nën lëkurë – pjesa që lihet nën lëkurë dhe lejon shpimin pa dhimbje
  2. Kateteri – tubi i gjatë që përfundon në venën subklaviane, përmes së cilës ilaçet futen në qarkullimin e gjakut të njeriut.

Porti zakonisht vendoset nën ndikimin e anestezisë lokale.

Porti është i parashikuar të vendoset tek ata pacientë që duhet të marrin ilaçe në mënyrë intravenoze dhe që zakonisht kanë dëmtime në murin e venës. Zakonisht përdoret tek pacientët me sëmundje malinje të cilët marrin ilaçe citostatike, si dhe tek pacientët me sëmundje autoimune.

AJO ÇFARË DUHET TË DIJË ÇDO PACIENT

  • Është e detyrueshme të lani duart para çdo prekjeje të zonës ku ndodhet pajisja (porti) në mënyrë që të parandaloni infeksionin e mundshëm.
  • Duhet të shmanget puna e rëndë fizike
  • Porti duhet të pastrohet / shpëlahet rregullisht me Heparin çdo 20 (njëzet) ditë për të parandaluar bllokimin e portit nga mpiksja e gjakut.
  • Duhet të mbahet higjena e rregullt e trupit
  • Është e ndaluar veshja e rrobave të ngushta, të cilat shkaktojnë presion (shtypje) dhe mund të çojënë në ndërprerjen e qarkullimit në zonën në të cilën ndodhet porti.

Pacienti duhet të shkojë te mjeku MENJËHERË nëse:

  • ka skuqje, dhimbje, nxehtësi dhe ënjtje të lëkurës ku ndodhet porti
  • ka gjakderdhja
  • ka temperature dhe ethe
  • lënda e lëngshme del nga porti
  • ka marramendje dhe gulçim
  • shfaqet katetër nën lëkurë
  • nuk mund të pastrohet/shpëlahet porti

Të gjithë pacientët që kanë sëmundje malinje dhe kanë nevojë për mjekim afatgjatë intravenoz, është e mundur që të pranohen në spital dhe të bëhet vendosja e portit.

Për ata pacientë që tashmë kanë të vendosur një port, mund të bëhet rregullisht shpëlarja e portit me heparinë në kushte të sigurta dhe sterile, por më parë me kontroll të detyrueshëm me ultratingull për pozicionimin e duhur të tij.

Nëse keni nevojë për konsultim dhe për kryerjen e kontrollit të portit, ju lutemi të na kontaktoni në numrin tonë të kontaktit: 00389 2 3091 484