Caktoni kontroll

Schedule a review

00389 2 3091 484

Doza e shëndetit ditor

Kthehu te Doza e shëndetit ditor

22.12.2020

“Ulja është pirja e re e duhanit” është fraza që ne e hasim gjithnjë dhe më tepër, që nga fillimi i pandemisë

Qëndrimi i tepërt ulur ndikon negativisht në shëndetin tonë fizik dhe mendor. Ne e dimë këtë, por e kemi të vështirë ta detyrojmë apo motivojmë veten të praktikojmë dhe ndryshojmë zakonet që tashmë i kemi krijuar, veçanërisht gjatë periudhës së pandemisë Covid-19, ku shumë persona punojnë nga shtëpia.

“Ulja është pirja e re e duhanit” është një studim që tregoi se personi mesatar në Shtetet e Bashkuara ulet gjashtë deri në tetë orë në ditë.

Ekzistojnë rekomandime të përcaktuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në lidhje me kohëzgjatjen dhe intensitetin e aktivitetit fizik / ushtrimeve në varësi të moshës. Ato janë të segmentuara në dy nivele: aktivitet fizik i moderuar dhe intensiv.

Me një mënyrë jetese të ulur për personat e shëndetshëm që i përkasin moshës 18 deri 64 vjeç, rekomandohet 150-300 minuta aktivitet fizik i moderuar në javë ose 75-150 minuta aktivitet fizik intensiv në javë. Kjo do të ndihmojë në përmirësimin e shëndetit tuaj.


“Ulja është pirja e re e duhanit” është një studim që ka treguar se personat të cilët nuk merren me sport në Shtetet e Bashkuara qëndrojnë ulur gjashtë deri në tetë orë në ditë.

Një studim tjetër i kryer në Mbretërinë e Bashkuar i ka ndjekur pjesëmarrësit për 16 vjet, duke regjistruar të gjitha të dhënat e rëndësishme, duke filluar nga kohëzgjatja e qëndrimit ulur deri tek gjendja e tyre fizike dhe mendore.

Një studim tjetër i kryer në Mbretërinë e Bashkuar ndoqi pjesëmarrësit për 16 vjet, duke regjistruar të gjitha të dhënat e rëndësishme, nga sa qëndrojnë ulur deri te gjendja e tyre fizike dhe mendore.

Përfundimi i të gjitha hulumtimeve është i thjeshtë – Aktiviteti fizik është i domosdoshëm!

Kur qëndroni ulur, nuk digjni kalori, përkundrazi, trupi i akumulon të gjitha kaloritë e tepërta. Metabolizmi gjithashtu ngadalësohet, kështu që trupi nuk mund të kontrollojë nivelet e sheqerit në gjak dhe presionin e gjakut. Mbipesha, diabeti i tipit 2, disa lloje të kancet, dhe ndonjëherë edhe vdekja mund të ndodhë si rezultat i uljes së zgjatur.

Pasojat e uljes së tepruar janë gjithashtu probleme psikologjike, të tilla si ankthi dhe demenca. Shëndeti mendor lidhet me stërvitjen dhe ecjen e përditshme.

Por jo gjithçka është aq e zezë sa duket në pamje të parë. Është e nevojshme të merreni me aktivitet fizik. Prandaj, duhet të dëgjoni këshillat e dobishme të ekspertëve.

Ju rrëmbeheni nga puna dhe nuk vini re se sa kohë ka kaluar. Prandaj, vendosni alarm në telefonin tuaj në mënyrë që t’ju rikujtojë kur është koha që të bëni pak pushim nga qëndrimi ulur. Bëni një shëtitje nëpër shtëpi, tarracë, bëni ushtrime të lehta dhe do të ndiheni si të rinj.

Kur të keni mundësi për një pushim më të gjatë, bëni ushtrimet tuaja ditore. Nëse nuk dini se cilat ushtrime kërkoni një video në internet, ka regjistrime të shkëlqyera. Ju gjithashtu mund të regjistroheni në fitness dhe të trajnoheni me persona të tjerë me ndihmën e një traineri ose me ndihmën e trainerit online. Kjo është një ide e shkëlqyer sepse kur paguani, me siguri nuk do ta neglizhoni apo të humbisni ndonjë nga seancat e trainimit.

Ndonjëherë sugjerohet që të qëndroni në këmbë gjatë kohës kur jeni duke punuar, sigurisht nëse kjo është e mundur. Përshtatni hapësirën e punës, përshtateni pozicionin e punës dhe qëndroni në këmbë gjatë kohës kur punoni. Ekzistojnë shumë mënyra, ju duhet vetëm të aktivizoheni, madje që sot. Zgjedhja është e juaja!