Caktoni kontroll

Schedule a review

00389 2 3091 484

Doza e shëndetit ditor

Kthehu te Doza e shëndetit ditor

04.02.2020

“Unë jam dhe Unë do të” kjo moto shënon Ditën Botërore të luftës kundër kancerit


Data 4 shkurt shënon Ditën Botërore të luftës kundër kancerit. Kjo ditë ka për qellim rritjen e ndërgjegjësimit për parandalimin e miliona vdekjeve çdo vit me anë të edukimeve lidhur me këtë sëmundje kundrejtë qeverive dhe individëve në të gjithë botën për të ndërmarrë veprime dhe masa kundër kësaj sëmundje.

Viti 2020 është mesi i fushatës 3-vjeçare “Unë jam dhe Unë do të”.

“Unë jam dhe  Unë do të ” është një thirrje e fuqishme për veprim që kërkon angazhim personal dhe përfaqëson fuqinë e aktiviteteve individuale të ndërmarra tani për të ndikuar në të ardhmen.

Kanceri është një grup i madh sëmundjesh, të cilat përfshijnë rritjen e pakontrolluar të qelizave. Qelizat ndahen dhe rriten në mënyrë të pakontrollueshme, duke formuar tumore malinje. Kanceri mund të përhapet tek indet përreth, gjithashtu mund të përhapet në pjesët e largëta të trupit përmes sistemit limfatik ose rrjedhës së gjakut. Sidoqoftë, jo të gjitha tumoret janë kancerogjene.

Kanceri shkakton 20% të vdekjeve në rajonin evropian. Cdo vit, më shumë se 3 milion raste të reja dhe 1.7 milion vdekje, kanceri është shkaku kryesor i vdekjes dhe morbiditetit në Evropë pas sëmundjeve kardiovaskulare.

Sipas vlerësimeve të berë , mendohet se numri i vdekjeve nga kanceri do të dyfishohet në 20 apo në 40 vitet e ardhshme, me rritjen më të lartë në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, pra ato vende me më pak mundësi për të përballuar ndikimin social dhe ekonomik të sëmundjes.

Në shumë raste kanceri mund të shmanget dhe zbulimi i hershëm i tij, rrit ndjeshëm mundësinë e trajtimit. Shkaqet e shfaqjes se kancerit tashmë janë të njohura për të parandaluar të paktën një të tretën e të gjithë kancereve, dhe disa nga llojet më të zakonshëm – përfshirë kancerin e gjirit, kancerin kolorektal dhe kancerin në qafën e mitrës –  të cilët mund të kurohen në rast se zbulohen në kohë.

Në nivel global, më shumë se 70% e të gjitha vdekjeve të shkaktuara nga kanceri ndodhin në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, të cilat kanë pak ose aspak burime për parandalimin, diagnostikimin dhe trajtimin e kancerit.

Pavarësisht nga niveli i burimeve (të ardhurave), të gjitha vendet mund të zbatojnë katër komponentët themelorë të kontrollit të kancerit:

– parandalimi,

– zbulimi i hershëm,

– diagnoza

– trajtimi dhe kujdesi paliativ

Me anë të këtyre komponentëve mund të shmanget shfaqja e shumë rasteve të kancerit, mund të trajtohen (kurohen) shumë raste të reja dhe të reduktohet vuajtja e pacientëve nga dhimbjet e shkaktuaranga kjo sëmundje.

Neoplazmat malinje janë ndër shkaqet më të zakonshme të vdekjes në botë. Në Maqedoni, pas sëmundjeve të sistemit të qarkullimit të gjakut, neoplazmat malinje janë shkaku i dytë më i zakonshëm i vdekjes. Në periudhën 2010-2018 shkalla e vdekshmërisë varion nga 180.3 për 100,000 persona në vitin 2010 në 179.8% 000 në vitin 2018.

Në periudhën 2010-2018 shkalla e vdekshmërisë së neoplazmave malinje mbi moshën 65 vjeç ka rënë dhe varion nga 881.1 në 2010 në 805.1 në 2018 për 100,000 popullatë.

Tek meshkujt  shkaku më i zakonshëm i vdekjes nga neoplazmat malinje në periudhën 2010-2018 është neoplazma malinje e bronkëve dhe mushkërive me një shkallë vdekshmërie që varion nga 64.8 në 2010 në 66.9 në 2014 dhe 67.3 për 100 000 meshkuj në 2018-ën.

Tek gratë shkaku më i zakonshëm i vdekjes nga neoplazma malinje në periudhën 2010-2017 është neoplazma malinje e gjirit. Shkalla e vdekshmërisë varion nga 30.0 në vitin 2010 në 26.4 në  vitin 2018 për 100,000 gra.

Fakte themelore për kancerin:

  • 9,6 milionë persona vdesin nga kanceri çdo vit
  • Së paku një e treta e formave më të shpeshta të kancerit mund të parandalohen
  • Kanceri është shkaktari i dytë i vdekjes në mbarë botën
  • 70% e rasteve të vdekjes nga kanceri ndodhin në vendet me të ardhura të ulëta dhe të ardhura mesatare
  • Gjatë një viti, me zbatimin e strategjive adekuate për parandalimin, zbulimin e hershëm dhe trajtimin e duhur, mund të shpëtohen rreth 3,7 milionë jetë
  • Shpenzimet e përgjithshme vjetore për kancerin vlerësohen në 1,16 trilionë dollarë amerikan.

(Informacione nga Instituti i Shëndetit Publik)