Caktoni kontroll

Schedule a review

00389 2 3091 484

Doza e shëndetit ditor

Kthehu te Doza e shëndetit ditor

06.09.2018

Zan Mitrev Clinic në nivel të spitaleve kryesore italiane

“Jam i impresionuar nga spitali juaj”, theksoi dr. Xhanluka Pontone gjatë kohës së vizitës në Zan Mitrev Clinic. Si kardiolog dhe radiolog ai udhëheq me Departamentin për RM (rezonancë magnetike) dhe është zëvendës drejtor i Departamentin kardiovaskular KT në Qendrën kardiologjie në Monzino, Itali, që është e lidhur me Milanon dhe Universitetin e Milanos. Dr. Pontone erdhi si ligjërues në Simpoziumin për sindromë koronare akute, që në organizim me Shoqatën maqedonase për kardiologji u mbajt në 4 – 5 shtator të vitit 2018 në Shkup.

“Gëzohem që kam mundësi që të marr pjesë në Simpoziumin në Shkup dhe që mund ta vizitoj këtë spital, kjo është shumë mbresëlënëse edhe sipas madhësisë edhe sipas teknologjisë para së gjithash. Është shumë nder i madh për mua që të jem këtu duke marrë parasysh se jam specialist për sëmundje kardiologjie dhe se veprimtaria kryesore në këtë spital është pikërisht mjekimi i këtij lloji sëmundjesh” – tha dr. Pontone pas shëtitjes në ZMC.

Ai paraprakisht nuk kishte asnjë informacion për spitalin tonë, dhe prandaj theksoi se është shumë i befasuar nga standardi i lartë dhe nga të gjitha mundësitë që arriti t’i shohë këtu. Duke i krahasuar kushtet me spitalet në Itali dr. Pontone theksoi që paralele nuk mund të bëhet me spitalet mesatare italiane por vetëm me spitalet kryesore sepse është më se e dukshme se bëhet fjalë për qendër mjekësore moderne me teknologji të avancuar.

Në takimet me doktor Zhan Mitrev morri pjesë edhe Anton Moric, drejtori i Klinikës universitare për kardiokirurgji në Frankfurt, Gjermani. Në takimet në të cilat morri pjesë edhe një pjesë e ekipit të Zan Mitrev Clinic u shkëmbyen përvoja për drejtime të ardhshme për zhvillim të radiologjisë dhe kardiologjisë bashkëkohore.