SHËRBIMET MJEKËSORE

KARDIOKIRURGJI

Operacionet kardiokirurgjike

  • Bypass koronar
  • Kirurgjia e valvulave (sëmundjet e valvulave aortale, mitrale, trikuspidale dhe pulmonare)
  • Rindërtimi kirurgjik i barkushes së majtë
  • Heqja e tumoreve të zemrës

  • Trajtimi kirurgjik i defekteve kongjenitale të zemrës tek të rriturit dhe fëmijët
  • Kirurgji për sëmundjet e perikardit (sëmundjet e zemrës)
  • Kirurgji e kombinuar (bypass, valvula, aorta)
  • Trajtim kirurgjik i dështimit të rëndë të zemrës
  • Implantimi i mbështetjes mekanike të qarkullimit të gjakut tek pacientët me insuficiencë kronike të zemrës
  • Trajtimi kirurgjik i shokut akut kardiogjen (vendosja e ECMO)
  • Autotransplantimi
  • Kirurgjia e perikardit (mbështjellësi kardiak)
  • Kirurgjia e aortës ascendente (aneurizma e aortës dhe diseksioni i Stanford A, koarktimi i aortës)
  • Kirurgjia e aortës torakale (aneurizma, diseksioni) dhe aneurizmës torakoabdominale
  • TAVI (zëvendësimi i valvulës aortale transkutane)
  • Mitral clip (zgjidhja perkutane e regurgitimit të rëndë mitral)
  • Ndërrimi kirurgjikal i baterisë së stimuluesit kardiak, heqja e telave të stimuluesit kardiak

Në departamentin e kardiokirurgjisë, të gjithë pacientët marrin qasje individuale trajtimit trajtimit. Kjo qasje është një standard që aplikohet për të gjithë pacientët në klinikën tonë prej vitesh. Trajtimi individual synon t’i mundësojë pacientëve marrjen e diagnozës së saktë e cila më pas nga nga kryerja e operacionit të një niveli të lartë profesional, trajtimi i duhur dhe monitorimi i gjendjes pas operacionit.

Operacionet kardiokirurgjike

Kirurgjia Bypass

Kirurgjia e bypass-it koronar

Me kalimin e kohës, yndyra, kolesteroli dhe substanca të tjera që grumbullohen në muret e arterieve formojnë pllaka. Kur këto pllaka shkëputen, formohet tromb (mpiksje gjaku), qarkullimi i gjakut në zemër bllokohet dhe mund të shkaktojë parehati në gjoks (anginë) dhe sulm në zemër.

Operacioni i bypass-it koronar është operacion i zemër. Enët e gjakut të marra nga një pjesë tjetër e trupit përdoren për të kaluar për të anashkaluar pjesën e bllokuar ose të ngushtuar të arterieve koronare (kardiake). Bypass-i lejon kalimin normal të oksigjenit nëpër muskujt e zemrës.

  • Merret një enë gjaku nga kraharori, krahu ose këmba e pacientit.
  • Njëri skaj i enës së gjakut ngjitet me aortën (enën më të madhe të gjakut që del nga zemra), ndërsa skaji tjetër ngjitet në arterien koronare nën pikën ku ajo është e bllokuar. Në këtë mënyrë, nëpërmjet anashkalimit të ri mundësohet rrjedhja optimale e gjakut në zemër.
  • Mund të ndodhë që të nevojiten më shumë anashkalime arteriale tek një pacient, në varësi të numrit të arterieve koronare të bllokuara.
  • Zakonisht, operacioni zgjat 3-6 orë.

Kirurgjitë e zemrës, duke përfshirë edhe bypass-in e arterieve koronare, kryhen zakonisht duke përdorur qarkullimin ekstrakorporal (gjaku i pacientit rrjedh përmes një makinerie të veçantë që lejon përkohësisht (deri sa zgjat operacioni) funksionimin normal të organeve të pacientit dhe në të njëjtën kohë një fushë veprimi pa gjak për kirurgun).

Në situata të caktuara, në varësi të gjendjes klinike të pacientit dhe sipas gjykimit të kardiokirurgut, operacioni i bypass-it koronar mund të kryhet pa përdorimin e qarkullimit ekstrakorporal. Kirurgjia koronare “Off pump”, një metodë më e sigurt për pacientët e moshuar dhe me komorbiditet, por shumë më komplekse për t’u operuar dhe që kërkon aftësi të jashtëzakonshme kirurgjikale. Kjo teknikë përdoret prej vitesh në klinikën tonë.

Kirurgjia Bypass

Kirurgjia në zonën e aortës torakale

Operacionet në pjesën e ascedente të aortës

  • Aneurizma e aortës
  • Diseksioni i Stanfordit A.
  • Koarktacioni i aortës

Kirurgjia në pjesën torakale të aortës

  • Aneurizma
  • Diseksioni
  • Kirurgjia e aneurizmës torakoabdominale

Kirurgjia e valvulave

Kirurgjia e valvulave kardiake (valvula aortale, mitrale, trikuspidale dhe pulmonare)

Kirurgjia valvulare ose operacioni i valvulës së zemrës bëhet duke zëvendësuar ose rindërtuar një valvul të zemrës që nuk “funksionon” siç duhet. Shumica e zëvendësimeve të valvulave përfshijnë valvulat aortale dhe mitrale.

Valvula e aortës ndan barkushen e majtë (pompën kryesore të zemrës) dhe aortën (enën më të madhe të gjakut që mbart gjakun në të gjithë trupin). Valvula mitrale ndan atriumin e majtë nga barkushja e majtë. Katër valvulat në zemër sigurojnë rrjedhjen e gjakut në drejtimin e duhur nëpër zemër. Nëse valvula është e sëmurë ose e dëmtuar, mund të ketë nevojë të rindërtohet ose zëvendësohet (me një protezë mekanike ose biologjike). Operacionet e valvulave të zemrës kryhen duke përdorur qarkullimin ekstrakorporal dhe zakonisht zgjasin 3-5 orë.

Problemet më të zakonshme valvulare që çojnë në operacionin e valvulës së zemrës:

  • Stenoza (valvulat nuk hapen sa duhet dhe nuk lejojnë rrjedhje të mjaftueshme të gjakut).
  • Insuficienca ose regurgitimi (nuk mbyllen siç duhet dhe çojnë në rrjedhje jonormale).
  • Prolapsi – fletët e valvulës mitrale nuk mbyllen siç duhet (zakonisht te femrat).
  • Problemet që çojnë në operacionin e valvulës së zemrës mund të jenë të lindura ose të fituara gjatë jetës.

Kirurgjia e valvulave

Kirurgjia e dështimit të zemrës në fazën përfundimtare (mbështetje mekanike e qarkullimit të gjakut)

  • Vendosje e mbështetjes mekanike të qarkullimit të gjakut gjatë dështimit kronik të zemrës të tipit LVAD
  • Vendosje e mbështetjes mekanike të qarkullimit të gjakut gjatë dështimit kronik të zemrës të tipit RVAD

  • Vendosje e mbështetjes mekanike të qarkullimit të gjakut gjatë dështimit kronik të zemrës të tipit BVAD
  • Vendosje e mbështetjes mekanike të qarkullimit të gjakut gjatë dështimit kronik të zemrës të tipit TAH – total artefitial heart
  • Vendosje e mbështetjes mekanike të qarkullimit të gjakut gjatë dështimit akut të zemrës të tipit ECMO, impella, centrimag, levitronix

Kirurgjia e dështimit të zemrës në fazën përfundimtare (mbështetje mekanike e qarkullimit të gjakut)

Mjekë të tjerë nga ky departament

Nikolla Hristov

Dr. Nikolla Hristov

Spec. në kirurgjinë kardiovaskulare

nikola.hristov@zmc.mk

Shihni profilin
Gorazd Konjanovski

Dr. Gorazd Konjanovski

Rezident në kardiokirurgji

gorazd.konjanovski@zmc.mk

Shihni profilin
Sllobodan Iliq

Prof. Dr. Sllobodan Iliq

Kardiokirurg për fëmijë

slobodan.ilikj@zmc.mk

Shihni profilin
Zhan Mitrev

Doc. Dr. Zhan Mitrev

Kirurg kardiovaskular

Shihni profilin
Simona Patçeva

Dr. Simona Patçeva

Specializante në kardiokirurgji

simona.patcheva@zmc.mk

Shihni profilin