00389 2 3091 484
KARDIOKIRURGJI
Në departamentin e kardiokirurgjisë, të gjithë pacientët marrin qasje individuale trajtimit trajtimit. Kjo qasje është një standard që aplikohet për të gjithë pacientët në klinikën tonë prej vitesh. Trajtimi individual synon t’i mundësojë pacientëve marrjen e diagnozës së saktë e cila më pas nga nga kryerja e operacionit të një niveli të lartë profesional, trajtimi i duhur dhe monitorimi i gjendjes pas operacionit.
Kirurgjia e bypass-it koronar
Me kalimin e kohës, yndyra, kolesteroli dhe substanca të tjera që grumbullohen në muret e arterieve formojnë pllaka. Kur këto pllaka shkëputen, formohet tromb (mpiksje gjaku), qarkullimi i gjakut në zemër bllokohet dhe mund të shkaktojë parehati në gjoks (anginë) dhe sulm në zemër.
Operacioni i bypass-it koronar është operacion i zemër. Enët e gjakut të marra nga një pjesë tjetër e trupit përdoren për të kaluar për të anashkaluar pjesën e bllokuar ose të ngushtuar të arterieve koronare (kardiake). Bypass-i lejon kalimin normal të oksigjenit nëpër muskujt e zemrës.
Kirurgjitë e zemrës, duke përfshirë edhe bypass-in e arterieve koronare, kryhen zakonisht duke përdorur qarkullimin ekstrakorporal (gjaku i pacientit rrjedh përmes një makinerie të veçantë që lejon përkohësisht (deri sa zgjat operacioni) funksionimin normal të organeve të pacientit dhe në të njëjtën kohë një fushë veprimi pa gjak për kirurgun).
Në situata të caktuara, në varësi të gjendjes klinike të pacientit dhe sipas gjykimit të kardiokirurgut, operacioni i bypass-it koronar mund të kryhet pa përdorimin e qarkullimit ekstrakorporal. Kirurgjia koronare “Off pump”, një metodë më e sigurt për pacientët e moshuar dhe me komorbiditet, por shumë më komplekse për t’u operuar dhe që kërkon aftësi të jashtëzakonshme kirurgjikale. Kjo teknikë përdoret prej vitesh në klinikën tonë.
Operacionet në pjesën e ascedente të aortës
Kirurgjia në pjesën torakale të aortës
Kirurgjia e valvulave kardiake (valvula aortale, mitrale, trikuspidale dhe pulmonare)
Kirurgjia valvulare ose operacioni i valvulës së zemrës bëhet duke zëvendësuar ose rindërtuar një valvul të zemrës që nuk “funksionon” siç duhet. Shumica e zëvendësimeve të valvulave përfshijnë valvulat aortale dhe mitrale.
Valvula e aortës ndan barkushen e majtë (pompën kryesore të zemrës) dhe aortën (enën më të madhe të gjakut që mbart gjakun në të gjithë trupin). Valvula mitrale ndan atriumin e majtë nga barkushja e majtë. Katër valvulat në zemër sigurojnë rrjedhjen e gjakut në drejtimin e duhur nëpër zemër. Nëse valvula është e sëmurë ose e dëmtuar, mund të ketë nevojë të rindërtohet ose zëvendësohet (me një protezë mekanike ose biologjike). Operacionet e valvulave të zemrës kryhen duke përdorur qarkullimin ekstrakorporal dhe zakonisht zgjasin 3-5 orë.
Problemet më të zakonshme valvulare që çojnë në operacionin e valvulës së zemrës: