00389 2 3091 484
Shtator 09,2019
Sot në Zan Mitrev Clinic u zhvillua një takim ekspertësh me temë ” Rezonanca magnetike e zemrës – tendencë bashkëkohore në diagnostikimin dhe prognozën e sëmundjeve të zemrës”. Nga ana e spitalit tonë, Dr.Tanja Angjusheva mbajti fjalim në këtë takim me temë “Vlerësimi ekipor i dështimit të avancuar të zemrës”, takim në të cilin morën pjesë rreth tridhjetë mjekë të fushave të ndryshme si nga Zhan Mitrev Clinic ashtu edhe nga klinika të tjera publike dhe private. Në takimin e ditës së sotme, e pranishme në disa tema ishte dhe Doc. Dr. Jadranka Stojanovska e cila punon në Departamentin e Radiologjisë në Universitetin e Miçiganit, si dhe Prof. Dr. Ljubica Georgievska – Ismail, e cila ndau pervojën dhe njohuritë e saja për pjesëmarrësit mbi Kardiomiopatinë amiloide