00389 2 3091 484
14 Shkurt, 2020
Të nderuar,
Data 1 Mars 2020 është data në të cilën Zan Mitrev Clinic do të festojë 20 vjetorin e themelimit të tij. Me këtë rast, me datë 1 mars, në Hotelin Aleksandar Palace, janë planifikuar një shumëllojshmëri aktivitetesh për të shënuar këtë datë dhe jubile tepër të rëndësishëm.
Shënimi i këtij jubilei do të fillojë në mesditë me mbajtjen e simpoziumit me temë “Zhvillimi i Kirurgjisë Kardiovaskulare në 20 vitet e fundit “, në të cilin do të marrin pjesë një numër i madh ekspertësh dhe emra të njohur në këtë fushë si: Prof. Dr. Marko Turina, ish-drejtor i Klinikës për kirurgji kardiovaskulare në Spitalin Universitar në Zyrih, Zvicër dhe ish-president i Shoqatës Evropiane për Kirurgji Kardiake; Prof. Dr. Martin Kostoli, drejtor i departamentit të shërbimeve klinike të kirurgjisë kardiotorakale në spitalin “Great Ormond Street”, Londër, Angli; Prof. Dr. George E. Sarris, drejtor i Institutit të Kirurgjisë Kardiake në Athinë, Greqi; Prof. Dr. Steven Bibevski – nga spitali për fëmijë “Joe DiMaggio”, për transplantim dhe mbështetje mekanike të zemrës, Hollywood, Florida, SHBA; Prof. Dr. Sllobodan Ilic, drejtor i departamentit të kirurgjisë kardiake në Klinikën Universitare për Fëmijë “Tirshova”, Beograd, Serbi; Prof. Dr. Ditmar Franz, në kardiologjinë pediatrike, Universiteti “Johann-Wolfgang Goethe” në Frankfurt, Gjermani; Prof. Dr. Sotirios Prapas, drejtor i departamentit të kirurgjisë kardiake, Qendra spitalore “Henry Dunant”, Athinë, Greqi; Prof. Dr. Ivan Knezevic, drejtor i qendrës së transplantit, departamenti i kirurgjisë kardiovaskulare, Qendra Klinike Universitare Ljubljanë, Slloveni; Prof. Dr. George Babin Ebel, nga klinika e kirurgjisë kardiovaskulare “Bad Neustadt”, Gjermani, Prof. Dr. Bojan Biocina, Shef i departamentit të kirurgjisë kardiake në Spitalin Universitar “Rebro”, Zagreb, Kroaci; Dr. Millan Miovic, Spitali i Përgjithshëm “Medigroup”, Beograd, Serbi; Prof. Dr. Anton Moritz, ish-drejtor i Departamentit të kirurgjisë kardiovaskulare dhe torakale në Klinikën Universitare të Kirurgjisë kardiovaskulare dhe torakale në Frankfurt, Gjermani.
Nderi për përmbledhjen e këtij simpoziumi me mbajtjen e fjalimit të tij do t’i përkasë Akad. Dr. Zhan Mitrev, Drejtor ekzekutiv i Zan Mitrev Clinic.
Pas përfundimit të simpoziumit për të gjithë të ftuarit, numri i të cilëve sipas përgjigjeve të konfirmuara do të jetë vërtetë mbresëlënës, është planifikuar një program tepër i pasur festiv.
20 vjet “Zan Mitrev Clinic“: Epoka e re në Kirurgjinë Kardiovaskulare në Maqedoni hyri me datë 1 Mars të vitit 2000
“Zan Mitrev Clinic” në fillimet e tij i njohur si Spitali Special i Sëmundjeve Kirurgjikale “Filipi i Dytë” vendosi themelet e shërbimeve moderne mjekësore në vitin 1999, pas adaptimit dhe rinovimit të një pjese të marrë me qira në Spitalin Ushtarak në Shkup. Zyrtarisht, spitali u hap më 1 Mars të vitit 2000, dhe fillimi mjekësor u shënua me operacionin e parë bypass në Republikën e Maqedonisë, i udhëhequr nga akademiku Dr. Zhan Mitrev. Pikërisht më 1 mars të vitit 2000 filloi të shkruhet historia në shëndetësinë maqedonase, epoka e re në kirurgjinë kardiovaskulare në Maqedoni. Dy vjet më vonë, në vitin 2002, u krye operacioni i parë me zemër të hapur tek pacienti i zgjuar.
Interesimi për këtë institucion filloi të rritet çdo ditë, po kështu edhe nevoja për kushte të reja pune. Nevojat për kujdesin ndaj pacientëve iniciuan rinovimin e një reparti të vjetër, i cili në vitin 2002, u shndërrua në një departament modern dhe bashkëkohorë. Vitin e ardhshëm, Zan Mitrev Clinic filloi trajtimet për sëmundjet e lindura të zemrës. Me shumë sukses u realizua vendosja e ASD occluder –it të parë tek një fëmijë 4-vjeçar me defekt atrial. Në vitin 2008, fillon të funksionojë qendra më e sofistikuar e diagnostikimit 24/7, duke u bërë një nga qendrat më kryesore në rajon.
10-vjetori i themelimit të spitalit në vitin 2010 u shënua me 10,000 operacione. Sot, Zan Mitrev Clinic njihet jo vetëm në vendin tonë, por edhe në rajon si një qendër mjekësore e sofistikuar, moderne, me procedura të plota diagnostikuese në shumë fusha mjekësore, të mbështetura nga kirurgjia moderne, anestezia dhe shërbimet e kujdesit intensiv.
Historia e suksesit nuk mbaron këtu, përkundrazi. Arritjet shkencore ndër vite kanë sjellë edhe tituj dhe çmime të përshtatshme. Në vitin 2002, Dr. Mitrev u promovua si Akademik. Aktivitetet e ekipit të Dr. Zhan Mitrev u promovuan dhe u prezantuan në një numër të madh kongresesh botërore, duke u kthyer si fitues të çmimeve dhe njohjeve të shumta. Nga shumë mirënjohje të marra brenda dhe jashtë vendit, dëshirojmë të paraqesim çmimin prestigjioz nga EUROPE BUSINESS ASSEMBLY dhe Komiteti i Sokratit, në fushën e shëndetësisë si “Menaxheri më i mirë në shëndetësi dhe spitali më i mirë”.
Historia merr një dimension të ri katër vjet më parë, duke shënuar 16 vjetorin e themelimit të saj me hapjen e objektit të ri, i cili është me kapacitet pesë herë më të madh dhe mban emrin “Zan Mitrev Clinic”. I ndërtuar sipas standardeve më të larta, me enterier unik, pajisje mjekësore të nivelit më të lartë, me ambient mjedisor steril dhe plotësisht të rregullt, me pajisje për ngrohje dhe ftohje të kontrolluar rreptësisht, furnizim me ajër të pastër dhe rehati maksimale për pacientët, stafin dhe vizitorët.
Dëshmi e punës së suksesshme është çmimi prestigjioz për menaxherin më të mirë dhe spitalin me cilësinë më të lartë të shërbimeve shëndetësore, i cili iu dha akademikut Dr. Zhan Mitrev në konkurrencë me qendrat shëndetësore nga Evropa dhe Lindja e Mesme. Zan Mitrev Clinic, në Nëntor të vitit 2017, për më pak se një vit nga hapja e objektit të ri, gjithashtu mori vulën e artë të cilësisë dhe sigurisë nga Joint Commision International, duke u bërë spitali i parë që iu bashkua familjes së organizatës më prestigjioze të akreditimit të spitaleve në mbarë botën.
Zan Mitrev Clinic vazhdoi me zhvillimin e kardiokirurgjisë për fëmijë e cila funksionon që nga themelimi i spitalit, ndërsa në dhjetor të vitit 2018 si kulm i zhvillimit mjekësor, nisi dhe zhvilloi programin me mbështetje mekanike të qarkullimit të gjakut për trajtimin e dështimit të zemrës. Në prill të po këtij viti, Zan Mitrev Clinic mori akreditimin e cilësisë shtetërore nga Agjencia për Cilësi dhe Akreditimin e Institucioneve Shëndetësore.
Pas tashmë dy dekadash me angazhim maksimal për shëndetin dhe nevojat e pacientëve, ne do të vazhdojmë të punojmë me të njëjtin ritëm dhe me standardet më të larta mjekësore, duke ecur gjithmonë në një hap me teknologjinë më bashkëkohore për të qenë gjithnjë më pranë pacientëve.
Me respekt,
Zan Mitrev Clinic