Prill 04,2021
Një shans i ri për jetën e djalit 22-vjeçar
Mbrëmë u krye transplantimi i dytë i zemrës në vendin tonë. Profesionistë të lartë të shëndetit publik dhe privat kanë bashkuar forcat për herë të dytë për një qëllim më të lartë – shpëtimin e jetës njerëzore. Mbrëmë ata kryen operacionin që zgjati për katër orë në ambientet e Kardiokirurgjisë shtetërore, gjatë së cilës u bë transplantimi i suksesshëm i zemrës tek djali 22-vjeçar. Ekipi që kreu operacionin u drejtua nga Akademiku Dr. Zhan Mitrev së bashku me Dr. Nikola Hristov dhe prof. Dr. Sashko Jovev nga kardiokirurgjia shtetërore. Shumë falënderime për anëtarët e tjerë të ekipit të Spitalit klinik Zhan Mitrev të cilët morën pjesë: Dr. Tanja Angjusheva, Aleksandra Temelkovska, Katerina Ristovska-Janev dhe Aleksandra Ristovska-Tunev. Sigurisht një falenderim tepër i madh edhe për
Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ministrin Venko Filipçe.