00389 2 3091 484
5 Tetor, 2018
„Kryqi i kuq në Aksion-Promovimi i vlerave humane“ (KKA-PVH) është projekt që me vite në mënyrë të vazhdueshme implementohet në vendin tonë nga ana e Kryqit të Kuq të qytetit të Shkupit, që është i emëruar si implementues nga ana e Kryqit të Kuq të R. së Maqedonisë. Në shënimin e këtij viti mori pjesë edhe personi i parë i klinikës „Zan Mitrev Clinic“, doktori Zhan Mitrev.
Ideja për këtë projekt ishte iniciuar që në vitin 1996 nga ana e Kryqit të Kuq të Maqedonisë dhe Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të kuq (KNKK), me mbështetje të Kryqit të kuq të Norvegjisë. Projekti paraqet produkt vendas të krijuar në pajtueshmëri me zakonet lokale dhe normat kulturore, dhe është i avancuar në mënyrë të vazhdueshme në pajtueshmëri me nevojat që shfaqen në terren.
Në eventin që u mbajt më 03.10.2018 në TKM doktori Zhan Mitrev i’u referua motivacionit si temë me theks të veçantë për të rinjtë.
– Motivacioni është diçka që lidhet direkt me trurin dhe shumë njerëz e lidhin edhe me zemrën. Zemra është përsëri një organ i tillë i vetëm që lëviz dhe ne nuk mund ta ndjejmë atë dhe njëkohësisht ajo merr pjesë në ndjenjat tona dhe përsëri motivacioni është pjesë përbërëse e jetës sonë, e ndjenjave tona. Kur do të shihni nga ndonjë anë tjetër motivacioni në shoqëri paraqet shkencë të madhe. Me atë merren institucione të ndryshme dhe shumë shkencëtarë. Pyetja kryesore është se si lind motivacioni tek njerëzit. Ose në të kundërt, pse dikush nuk e ka atë. Në kuadër botëror ai është problem për shumë persona të rinj. Sepse pikërisht ata në të gjitha këto lëvizje shoqërore nuk mund ta gjejnë rrugën e tyre. Ata nuk mund të motivohen për diçka, që të bëjnë diçka sepse nuk shohin ndonjë kuptim ose thelb në të gjithë atë. Motivacioni në mënyrë direkte do të thotë suskes – theksoi doktor Mitrev.
Ndër të tjera ky program është që t’i mësojnë të rinjtë t’i respektojnë ato vlera të vërteta të jetës, paqja, toleranca, bashkëjetesa dhe e gjithë ajo nën krahët e humanitetit dhe parimeve të vërteta që i bart Kryqi i kuq, u theksua në event.
Qëllimi kryesor i KKA-PVH është përfshirja e të rinjve me përkatësi të ndryshme etike dhe nga grupe të ndryshme në projekte të përbashkëta për ndërtimin e kuptimit të ndërsjelltë, tolerancën dhe kulturën e dialogut.
Misioni i programit KKA-PVH është promovim i kulturës së dialogut si parakusht themelor për krijimin e shoqërisë ndërkulturore dhe promovimin e dijes aktive dhe marrëdhënies aktive ndaj jetës, nëpërmjet parimeve dhe vlerave të Kryqit të kuq.