00389 2 3091 484
12 Tetor, 2021
Në fillim të tetorit, në bashkëpunim me Erasmus MC, u mbajt simpoziumi me temën “Inovacionet në kirurgjinë torakale”.
Lektorët e ftuar nga Qendra Mjekësore Universitare e Roterdamit-Holandë Dr. Edriz Mahtab, Dr. Lex Matt dhe Dr. Amir-Hossein Sadegi prezantuan metoda dhe teknologji të dobishme dhe inovatore në tema që lidhen me kirurgjinë torakale.
U diskutuan procedurat e onkologjisë torakale me fokus në diagnozën, planifikimin paraoperativ dhe heqjen e tumorit të mushkërive në një fazë të hershme me ndihmën e realitetit virtual dhe inteligjencës artificiale. Gjithashtu u biseduar për rianimimin kardiopulmonar pas operacionit kardiak dhe u mbajt leksion mbi përdorimin e realitetit virtual me trajnime praktike për simulim.
Akademiku Dr. Zhan Mitrev foli mbi temën e Zhvillimit të Kirurgjisë Kardio-torakale në vend, me një referencë të veçantë për problemet e valvulës aortale. Vëmendje e veçantë iu kushtua numrit të madh të pjesëmarrësve gjatë demonstrimeve të drejtpërdrejta mbi përdorimin e realitetit virtual në planifikimin paraoperativ dhe rianimimin pas sternotomisë.
Sigurisht një falenderim i madh për organizimin e evetit ndaj kolegut Rodney Rosalia, dhe moderatorëve Dr. Lidija Veljanovska-Kirixhievska, Dr. Nikola Hristov, Dr. Diana Popevski dhe Dr. Andrea Arsovski që ishte moderator i ftuar.