Sot ne festojmë 22 vjet të përsosmërisë në kujdesin shëndetësor të pacientëve

Ngjarje

1 Mars, 2022

SOT SPITALI KLINIK ZHAN MITREV FESTON 22 VJETORIN E HAPJES

Prej më shumë se dy dekadash pacientët në vend marrin shërbime mjekësore të nivelit të lartë në përputhje me standardet më të larta botërore.
Klinika ka një qasje unike me operacione papagesë për pacientët me probleme të zemrës dhe enëve të gjakut për më shumë se 20 vjet. Bashkëpunimi i suksesshëm me Fondin Shtetëror të Shëndetësisë për Kardiokirurgjinë u mundëson pacientëve t’i marrin këto shërbime të nivelit më të lartë papagesë.

Shërbime të nivelit më të lartë të mjekësisë moderne, rezultate të bazuara në diagnostikimin e shpejtë dhe të saktë, parandalimin e sëmundjeve, kryerjen e operacioneve komplekse – ky është misioni ynë për të cilin jemi gjithmonë të fokusuar në punën e rritjes dhe zgjerimit të klubit të pacientëve të kënaqur.
Në vitin 2000, në një pjesë të marrë me qira të Spitalit Ushtarak në Shkup, u vendosën konturet e spitalit special për sëmundje kirurgjikale “Filip Vtori / Filipi i Dytë” u shënua me operacionin e parë bypass në Republikën e Maqedonisë, operacion i udhëhequr nga Akademiku Dr. Zhan Mitrev.

Spitali klinik Zhan Mitrev sot ka një arsye të madhe për të festuar – shënimin e 22 vjetorit të ekzistencës së tij. Ky është një shembull i vërtetë i arritjes së një vizioni: të ofrojë shërbim të lartë mjekësor në përputhje me standardet më të larta në botë.

Që në fillim spitali vendosi standarde të larta dhe hapi horizonte të reja në kirurgjinë kardiovaskulare maqedonase. Salla e operacionit me të cilin filloi dhe 12 shtretër spitalor, është shndërruar në një qendër mjekësore moderne me procedura të plota diagnostikuese në shumicën e degëve të mjekësisë, e mbështetur nga shërbimet e kirurgjisë moderne, anestezisë dhe terapisë intensive.
Spitali klinik Zhan Mitrev ndodhet në një objekt të ri, ultramodern, një investim prej 40 milionë eurosh, në të cilin misioni kryesor është fokusimi në zhvillimin e spitalit dhe arritjen e cilësisë sa më të lartë të shërbimeve. Klinika ka një sipërfaqe prej 17,000 m2, disponon disa salla operacioni, njësi të kujdesit intensiv dhe njësi të kujdesit gjysmë intensiv. Është planifikuar, sipas qëllimit dhe plotëson standardet më të larta mjedisore pa gjurmë CO2. Është tërësisht i dixhitalizuar, letra pothuajse nuk përdoret në punën e përditshme.

Klinika ndjek në vazhdimësi trendet dhe standardet më të fundit në drejtim të përmirësimit të proceseve të punës dhe sigurisë së pacientëve nga keqpërdorimet mjekësore dhe infeksionet spitalore.
Konfirmim i suksesit është fakti që në vitin 2020, edhe në kohë pandemie, për herë të dytë spitali morri akreditimin me vulën e artë nga “Joint Commission International”. Në vijim të teknologjisë së re në mjekësi, klinika disponon aparaturat më të fundit mjekësore, si laser urologjik për litotripsi, aparatura diagnostike moderne për imazhe me rezonancë magnetike, tomografi kompjuterike dhe mamografi 3D për tomosintezë.

Gjatë periudhës së kaluar është shfaqur nevoja për prani rajonale. Për këtë arsye vitin e kaluar u hapën dy qendra të mëdha diagnostikuese nën markën Zhan Mitrev Diagnostik, fillimisht në Strumicë, e më pas në qytetin e Manastirit. Përkatësisht, poliklinikat e mëparshme ekzistuese ishin tërësisht të rinovuara, të ribrenduara dhe me kapacitete dhe numër të zgjeruar të aktiviteteve. Ato janë të pajisura me aparaturat më të avancuara teknologjikisht CT, MR, RTG, EHO. Në laboratorin biokimik kryhen analizat e detajuara të gjakut. Këto qendra disponojnë spital ditor për kujdesin e pacientëve dhe auto-ambulanca. Qëllimi i hapjes së qendrave të tilla është të garantojmë nivelin dhe cilësinë e shërbimeve tona në nivel lokal dhe sigurisht t’i ndihmojmë pacientët të ndihen më mirë, më të sigurt dhe më të lumtur.

Jemi krenarë edhe për investimin tonë të ri – Qendrën për Dermatologji Estetike, e cila është një departament gjithëpërfshirës mjekësor dhe kozmetiko-dermatologjik që ofron një gamë të plotë të kujdesit mjekësor dhe kirurgjik, si dhe përmirësim estetik”, tha kreu i Klinikës, akademik Dr. Zhan Mitrev.

Spitali klinik Zhan Mitrev vazhdimisht investon në përmirësimin dhe edukimin e vazhdueshëm të punonjësve të tij, duke krijuar staf të lartë të gatshëm për të përballuar të gjitha sfidat.
“Duke ndjekur teknologjinë e re në mjekësi dhe duke punuar me aparaturat më të moderne mjekësore, ne po krijojmë staf këtu, i cili është një investim shumë afatgjatë mbi të cilin realisht bazohen rezultatet tona të shkëlqyera. “Realisht kemi mjekë shumë më të përgatitur dhe me performancë shumë më të lartë profesionale se shumë mjekë nga Gjermania”, tha akademiku Dr. Zhan Mitrev.

Ndër të parët në Evropë, Spitali klinik Zhan Mitrev formoi laboratorin gjenetik dhe bashkoi teste të ndryshme gjenetike në praktikën rutinë të përditshme. Laboratori teston 33 bakteret dhe viruset patogjene më të zakonshme kur pacientët shtrohen në spital, përfshirë SARS – CoV-2. Kombinimi i një qasjeje individuale me farmakogjenetikën d.m.th. toleranca/intoleranca ndaj barnave të caktuara ishte fillimi i aplikimit të mjekësisë së personalizuar specifike për çdo pacient, duke parandaluar kështu pasojat e mundshme fatale për pacientët. Spitali klinik Zhan Mitrev ishte i pari që filloi me aplikimin e pastrimit të gjakut apo të ashtuquajturin hemofiltrim i cili tani zbatohet tek pacientët që luftojnë me pasoja të rënda të shkaktuara nga koronavirusi.

AJO ÇFARË E BËN TË VEÇANTË KËTË KLINIKE ËSHTË QASJA UNIKE ME KIRURGJI PAPAGESË PËR PACIENTËT ME SËMUNDJE TË ZEMRËS DHE VENAVE TË GJAKUT PËR MË SHUMË SE 20 VJET. BASHKËPUNIMI I SUKSESSHËM ME FONDIN SHTETËROR PËR KARDIOKIRURGJINË IU MUNDËSËSON PACIENTËVE KËTO SHËRBIME SHËNDETËSOR TI MARRIN PAPAGESË.

“Mendoj se edhe pas kaq shumë vitesh, njerëzit dinë pak se çfarë kemi në të vërtetë këtu për sa i përket kushteve dhe standardeve shëndetësore. Kam krijuar një punë dhe trajtim të përditshëm për pacientët e sëmurë rëndë me standardet më të larta të aplikuara. Kam arritur që ato shërbime të mbulohen nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, pacientët të trajtohen pa pasur nevojë të paguajnë shtesë. Edhe pse vetëm në kardiokirurgji, ky është sërish shembull, dmth. tregon potencialin për zhvillimin e kujdesit shëndetësor, nëse ndryshojnë kushtet e funksionimit”, shpjegon akademik Dr. Mitrev.

Spitali klinik Zhan Mitrev është një shembull klasik i arritjes së një vizioni, një koncept që është realizuar me shumë mundim dhe është shembull për shumë të rinj që gjëra të mëdha mund të bëhen këtu, në shtëpi, në vendin tonë. Në fakt, është krijuar një lidhje unike mes mjekësisë dhe biznesit. Nga njëra anë, të ofrojë shërbim mjekësor të lartë në përputhje me standardet më të larta të vendosura në botë, për ta bërë atë të aksesueshme për çdo pacient dhe në të njëjtën kohë për të siguruar përfitim ekonomik.