00389 2 3091 484
15 Gusht, 2022
Shkalla e suksesit në trajtimin e pacientëve me Covid-19 në Klinikën Zhan Mitrev është 74.6%. Sipas raporteve të detajuara spitalore, në Klinikën Zhan Mitrev janë shtruar gjithsej 1738 pacientë të trajtuar, prej të cilëve 1296 janë shpëtuar. Në totalin e pacientëve të shtruar në klinikë përfshihen edhe pacientët e ardhur nga institucionet e tjera shëndetësore. Kjo shkallë e suksesit në mjekim është më e lartë se mesatarja kombëtare në vendin tone sipas të dhënave të fundit nga Instituti për Shëndetin Publik.
Sipas këtyre raporteve, “shkalla e suksesit” tek pacientët e shtruar në spital të trajtuar dhe mjekuar ekskluzivisht në klinikën Zhan Mitrev është e ngjashme me mesataren e bërë në 200 spitale gjermane, ku mbijetesa mesatare është 78%. Shkalla e mbijetesës sipas të njëjtave studime të bëra në disa vende varion nga 30 deri në 80%, pra në Britaninë e Madhe është midis 50-89% në varësi të valës, në Spanjë është 64,4%, në Amerikë është 80,3%, dhe në Brazil varion midis 61,6-75,4 %.
Hemofiltrimi përfaqëson vetëm një pjesë të spektrit të metodave dhe qasjeve që përdoren për trajtimin e pacientëve. Trajtimi i pacientëve në Klinikën Zhan Mitrev përcaktohet sipas ashpërsisë së sëmundjes në pranim, pasqyrës klinike, gjendjes së përgjithshme të pacientit, nëse janë të pranishme sëmundjet shoqëruese, sa kritike është gjendja si dhe variabla të tjera klinike.
Hemofiltrimi si metodë në trajtimin e Covid-19 ka miratim urgjent nga Agjencia Amerikane e Barnave (FDA) me një diapazon indikacioni të përcaktuar qartë. Kjo e bën të ligjshëm aplikimin e hemofiltrimit në këtë rast. Ky miratim është ekuivalent me atë për vaksinat.
Me miratim urgjent nga organi rregullator i autoritetit më të lartë, trajtimi nuk mund të konsiderohet i pasigurt dhe i patestuar. Prandaj, aplikimi i hemofiltrimit gjatë pandemisë sipas udhëzimeve të punës brenda zonës indikative të miratuar, në doza dhe në mënyrën e përcaktuar për përdorimin e tij, nuk ka statusin dhe nuk i nënshtrohet rregullores për marrjen e miratimit të provës klinike, dhe miratimin e nënshkruar nga ana e pacientit.