Ambasadorja e Izraelit në vizitë në Spitalin klinik Zhan Mitrev

Ngjarje

Shkurt 02,2023

Bashkëpunim i mundshëm ndërmjet Klinikës Zhan Mitrev me Izraelin

Ambasadorja e Izraelit Znj. Simona Frankel vizitoi Spitalin klinik Zhan Mitrev. Qëllimi i vizitës ishte shqyrtimi i mundësive të bashkëpunimit ndërmjet Klinikës Zhan Mitrev dhe sektorit shëndetësor të Izraelit.Gjatë vizitës, ambasadorja Frankel u prit nga themeluesi i spitalit Dr. Zhan Mitrev dhe u njoh me rezultatet e arritura të këtij institucioni mjekësor të specializaur në kardiokirurgji, si dhe me shërbimet e tjera shëndetësore për kujdesin e pacientëve brenda dhe jashtë vendit.
Gjatë vizitës së departamenteve dhe infrastrukturës së spitalit, ambasadores i’u prezantuan hollësisht kapacitetet dhe proceset e plota hapësinore të spitalit. U prezantua teknologjia dhe pajisjet e disponueshme që e renditin këtë institucion të rrallë mjekësor ndër ofruesit më të mirë të kujdesit shëndetësor në botë.

Ambasadorja Frankel u impresionua veçanërisht nga mënyra e aplikimit të konceptit të spitalit “të gjelbër” sipas të gjitha parametrave infrastrukturore dhe mjedisore, duke e bërë klinikën Zhan Mitrev lider në rajon dhe një nga spitalet e pakta plotësisht të dixhitalizuara me një sistem kontrollues të pavarur ambiental.
Theks i veçantë u vendos në mundësinë e ofrimit të shërbimeve të kualifikuara dhe cilësore në trajtimin e sëmundjeve kardiovaskulare për pacientët e huaj, për të cilët Spitali klinik Zhan Mitrev ka lidhur marrëveshje me fonde shëndetësore nga vende të tjera, përfshirë edhe SHBA-në.

Duke i bërë një rezyme kësaj vizite, ambasadorja Frankel përgëzoi themeluesin e klinikës Dr. Zhan Mitrev dhe të gjithë punonjësit e spitalit. Ajo mori përsipër të shqyrtojë mundësitë e bashkëpunimit me sektorin shëndetësor të Izraelit në këtë fushë, mbi të gjitha, në fushën e zhvillimit profesional për të shkëmbyer përvoja praktike në aplikimin e diagnostikimit më të përsosur dhe metodat terapeutike në fushën e kardiokirurgjisë.

Ambasadorja u njoh edhe me rezultatet e jashtëzakonshme të punës gjatë 23 viteve, si dhe për posedimin e certifikatës nga Joint Commission International (JCI) që nga viti 2017 dhe në vazhdim – që është njohja më e lartë ndërkombëtare në fushën e shërbimeve shëndetësore.