Sindromi i shpatullës së ngrirë

Shpatulla e ngrirë (frozen shoulder) paraqet sindrom klinik me etiologji të paqartë (nuk dihet shkaktuesi). Karakterizohet me dhimbje dhe lëvizje të kufizuara në rripin e shpatullës. Në një pjesë të madhe të rasteve, pacientët ankohen në dhimbje të madhe, veçanërisht gjatë natës, dhe madje përdorin edhe analgetikë që të mund të flejnë..

Kalamidha nyjore është trashur dhe është me ndryshime fibroze. Në inçizimin e rentgenit mund të vërehet densitet i reduktuar i ashtit për shkak të mosaktivitetit. Ndryshimet të cilat ndodhin në nyjën e shpatullës janë reverzibile dhe në të shumtën e rasteve pason ripëtrirje.

Kjo sëmundje më shpesh paraqitet pas dekadës së pestë, respektivisht të gjashtë të jetës, mirëpo fillimi mund të jetë në çdo moshë. Ekziston sindromi primar dhe sekondar i shpatullës së ngrirë. Sindromi primar zhvillohet pa arsye të njohur dhe nuk mund të ndërlidhet me asnjë sëmundje tjetër të njohur, ndërsa ai sekondar shpesh është i përcjellur me sëmundje të tjera si: diabeti, sulmi të tru me paralizë të gjymtyrëve, trauma, spondilozë e qafës etj.

Vetë gjendja kalon nëpër tre faza dhe atë:

–           Faza e ngrirjes ( 0 – 8 javë)

–           Faza e ngrirë (8 – 16 javë)

–           Faza e shkrirjes ( mbi 4 muaj)

 

FIZIOTERAPIA është terapi bazë për kthim të funksioneve të shpatullës tek kjo sëmundje, ajo ka për qëllim të zvogëlojë dhimbjen dhe të rris vëllimin e lëvizjes. Aplikimi i terapisë medikamentoze është vetëm një mjet ndihmës në proçesin e ripëtrirjes.

Në fazën e parë të shpatullës së ngrirë zbatohen ushtrime me ritëm të ngadalësuar me shtrirje deri në kufi të dhimbjes për t’u ruajtur lëvizjet, në shtesë zbatohet krioterpia (terapi me akull) para dhe pas zbatimit të ushtrimeve. Trajtimi mund të jetë i kombinuar dhe me elektroterapi – ultrazë, TENS – stimulim elektro-nervor transkuteus, kinezioterapi me shirita dhe terapi me laser që të reduktohet dhimbja, e poashtu edhe e ënjtja.

Në fazën e dytë të shpatullës së ngrirë theks i jepet ushtrimeve dhe shtrirje të rripit të shpatullës aty ku lëvizjet janë më të vogla. Në këtë fazë insistohet që të mbahet fuqia dhe sa më shumë që është e mundur të kthehet lëvizshmëria e shpatullës. Edhe në këtë fazë rekomandohet të aplikohen kinezoterapi shirita. Terapisti në këtë fazë punon në mënyrë aktive – ushtrime të ndihmuara tek ato lëvizje tek të cilat pacienti kursehet më së shumti.

Faza e tretë është ajo fazë ku tashmë fillojnë të kthehen lëvizjet në shpatullën.

Në këtë fazë zbatohen ushtrime “më agresive”, mirëpo deri në kufi të dhimbjes për t’u arritur i tërë vëllimi i lëvizjes.

Zbatohen ushtrime për përforcimin e muskulaturës së rripit të shpatullës që është dobësuar për shkak të aktivitetit të pamjaftueshëm.

Është rekomanduese që në këtë fazë të zbatohen ushtrime me të dy duart, që të mos ketë disbalans.

Është shumë me rëndësi që trajtimin ta zbaton fizioterapist i kualifikuar, që të mundet pacienti të fitojë trajtim përkatës.

Shoqata fizioterapiste e Maqedonisë në bashkëpunim me kompaninë FILA-FARM nga Shkupi organizon Kinezio-seminar dhe punëtori më 21 prill 2019 në orën 10:00 në Klinikën Zhan Mitrev – Shkup, në të cilën do jetë mysafir Dr. Kenzo Kase, inovator i teknikës së kinezioterapisë me shirita.

Regjistrimi për pjesëmarrje mund të bëhet në e-mailin në vijim president@mfz.mk ose në numrin 070772122.

Tarifa e regjistrimit e anëtarëve të MFZ-së (SHFM) është 1000 denarë, ndërsa për të tjerët është 1200 denarë.

Tarifa e regjistrimit duhet të paguhet në këtë xhiro llogari 210072165990137 në NLB TUTUNSKA BANKA ShA SHKUP me shënim: kinezio seminiar, jo më vonë se 15 prill 2019.

Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar.