Test për COVID-19 në kushtet e shtëpisë

Në kushtet shfaqjes së pandemisë  nga COVID-19, Zan Mitrev Clinic ofron pa pengesë  shërbimet shëndetësore për të gjithë pacientët dhe ka ndërmarë të gjitha masat dhe protokollet për sigurinë e pacientëve dhe të stafit.

Për ata të cilët nuk mund të paraqiten  në klinikë, kemi mundësuar një shërbim të ri – marrjen e mostrave për kryerjen e testit COVID-19 në shtëpi.

Ju mund të bëni rezervimin tuaj nga ora 07:00 – 20:00 çdo ditë pune, ndërsa në fundjavë nga ora  07:00 – 15:00, në numrin e telefonit: 02/3091 484 ose nëpërmjet  postës elektronike: infosalter@zmc.mk

 

Me respekt,
Zan Mitrev Clinic

Njoftim

Vizitë në shtëpi

Zan Mitrev  Clinic ka vënë në zbatim  një shërbim të ri – VIZITË NË SHTËPI për kontroll  nga ana e mjekut kardiolog, për të gjithë pacientët të cilët vuajnë nga sëmundje kardiovaskulare, por që  për shkak të pandemisë nuk kanë mundësi  të paraqiten rregullisht në klinikën tonë.

Bëni rezervimin  për vizitën tuaj në shtëpi  nga ora 07:00 – 20:00 çdo ditë pune, ndërsa në fundjavë nga 07:00 – 15:00, në numrin e telefonit: 02/3091 484 ose nëpërmjet  postës elektronike: infosalter@zmc.mk

Me respekt,

Zan Mitrev Clinic

Sëmundjet kardiovaskulare gjatë periudhës së pandemisë me Korona virus (COVID-19)

Infeksionet virale të frymëmarrjes janë shkaku kryesor i pandemive për njëzet vitet e fundit. Viruset SARS (sindroma e rëndë akute e frymëmarrjes) në vitin 2002, gripi i derrit (H1N1) në vitin 2009 dhe MERS (middle east respiratory syndrome) në vitin 2012 shkaktuan inflamacion të mushkërive (pneumoni) dhe rritje të numrit të vdekshmërisë në të gjithë botën.

Infeksionet virale shkaktojnë inflamacion sistemik, gjë e cila më pas mund të shkaktojë gjendje kardiovaskulare akute dhe kronike. Ashpërsia apo pesha e gjendjes së problemit parësor të frymëmarrjes dhe mundësia e komplikimeve serioze, janë gjithashtu më të larta tek pacientët me sëmundje ekzistuese të zemrës dhe enëve të gjakut (sëmundje kardiovaskulare).

Studimet e para të publikuara në lidhje me COVID-19, tregojnë se 50% e pacientëve të shtruar në spital vuajnë nga ndonjë sëmundje kronike, nga të cilat 40% i përkasin grupit të sëmundjeve kardiovaskulare. Gjatë studimit klinik më të madh të bërë ndonjëherë për COVID-19, ndërlikimet më të zakonshme kardiovaskulare tek pacientët me kujdes intensiv janë dështimi akut i zemrës, tronditje (shok) kardiogjene, miokarditi dhe aritmia.

Sëmundja kronike kardiovaskulare mund të destabilizohet nga infeksioni viral si rezultat i çekuilibrimit ndërmjet nevojës së shtuar metabolike gjatë infeksionit dhe reduktimit të rezervës së zemrës.

Inflamacioni i shkaktuar nga virusi mund të shkaktojë rupturë te pllakës aterosklerotike tek enët e gjakut dhe si vijim trombozën, e cila më pas mund të shkaktojë zhvillimin e sulmit në zemër. Kjo mundësi është më e madhe tek pacientët me sëmundje të mëparshme koronare (bllokim i enëve arteriale të gjakut në zemër) dhe me dështim të zemrës. Kjo nënkupton një nevojë edhe më të madhe për përdorim të rregullt të terapisë së përshkruar nga mjeku (aspirinë, statina, bllokues beta dhe frenues të enzimës konvertuese angiotensin).

Pacientët me hipertension arterial, diabet mellitus, të cilët janë duhanpirës dhe kanë mbipeshë trupore, janë  më tepër të rrezikuar ndaj komplikimeve nga infeksionet.

Sidoqoftë, përvoja e deritanishme thotë që komplikimet kardiovaskulare janë më pak të zakonshme dhe zakonisht janë pasojë e komplikimeve parësore të frymëmarrjes. Pacientët me sëmundje kardiovaskulare të mëparshme kanë vdekshmëri më të lartë.

Mjekët në vendet evropiane, në të cilat ka një numër të madh të personave të infektuar me COVID-19, kanë zbuluar se pacientët me sindromë akute koronare paraqiten tek mjeku më vonë se zakonisht, në shumicën e rasteve paraqiten në fazën e tronditjes (shok) kardiogjene.

Të nderuar qytetarë, spitali ynë vazhdon të shpëtojë jetë njerëzish edhe gjatë kësaj periudhe në të cilën është shpallur pandemia për shkak të pranisë së Korona virusit. Të gjithë ata të cilët kanë dhimbje në kraharor nuk duhet të presin dhe të ketë frikë nga infeksioni sepse pavarësisht nga pandemia, një numër i madh personash humbasin jetën nga sëmundjet kardiovaskulare më shumë sesa nga infeksioni me COVID-19.

Ekipi ynë uron që të jeni të sigurt, të mbrojtur dhe sa më lehtë ta kalojmë sa më lehtë të jetë e mundur këtë periudhë lufte me armikun tonë të ri të padukshëm.

Të gjitha këshillat për parandalimin e gjendjeve akute vazhdojnë edhe gjatë periudhës së gjendjes së jashtëzakonshme. Qëndroni aktiv fizikisht, tregoni kujdes ndaj ushqimit tuaj (çfarë dhe sa konsumoni), matni rregullisht tensionin e gjakut dhe gliceminë, merrni në mënyrë të rregullt terapinë tuaj.

Respektoni këshillat e mjekut tuaj kardiolog dhe përshtatni ato me situaten e re në të cilën ndodhemi.

 

Me respekt,

Dr. Millka Klinçeva

Kardiologe

PCR është metoda e vetme dhe më e besueshme për zbulimin e COVID-19 sipas rekomandimeve të Organizatës Botërore e Shëndetësisë

Laboratori i gjenetikës dhe mjekësisë së personalizuar në Zan Mitrev Clinic, në mënyrë rutinore praktikon metodat të cilat janë të vlevshme dhe të besueshme të rekomanduara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për zbulimin e koronavirusit (COVID-19). Teknologjia e cila përdoret në laboratorin e gjenetikës dhe mjekësisë së personalizuar në klinikën tonë është saktësisht e njëjtë me teknologjinë në mbarë botën e cila përdoret për zbulimin e koronavirusit të ri.
Ekzistojnë disa lloje të testeve të cilat përdoren për detektimin e COVID-19, por ka një ndryshim të madh ndërmjet testeve që zbulojnë drejtpërdrejt praninë e virusit nga mostra e marrë nga pacienti, dhe testet që zbulojnë nëse pacienti ka një përgjigje imune ndaj këtij virusi.

Testet që zbulojnë kodin gjenetik janë më të sakta sepse zbulojnë edhe praninë apo përqendnrimin më të ulët të virusit. Për rezultatin e testit që tregon se pacienti ka një përgjigje imune, nevojiten një ose dy javë, në varësi të individit.

Qasja e vetme që konsiderohet të jetë më e besueshme dhe që duhet të zbatohet në praktikën e përditshme sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, janë metodat e bazuara PCR që zbulojnë drejtpërdrejt praninë e virusit në mostrën e marrë nga pacienti.

Kryerja e testit për COVID-19 bëhet në hapësira krejtësisht të ndara nga spitali, si dhe në kushtet e shtëpisë, rreptësisht me kryerjen e rezervimit të mëparshëm të terminit çdo ditë pune nga ora 07:00 – 19:00, në numrin e telefonit: 02 3091 484 ose në postën elektronike: infosalter@zmc.mk

Karakteristikat e COVID-19 tek pacientët me sëmundje kronike pulmonare

COVID-19 është një sëmundje që manifestohet nga sindromi i akut i frymëmarrjes, i shkaktuar nga koronavirusi 2 (SARS-CoV-2).

SARS-CoV-2 është një patogjen i ri që nuk ka qenë i njohur më parë tek njerëzit, dhe një nga karakteristikat e tij është infektiviteti i lartë.

COVID-19 është zbuluar për herë të parë në Wuhan, Kinë, në dhjetor të vitit 2019, dhe më pas u përhap në të gjithë botën. Kjo është arsyeja pse Organizata Botërore Shëndetësore ka shpallur pandemi të kësaj sëmundje infektive.

Transmetimi nga njëri person tek tjetri në përgjithësi ndodh në rastet e kontaktit të ngushtë me personin e infektuar, nëpërmjet kollitjes ose teshtitjes përhapet një numër i madh pikash infektive të padukshme, të cilat fluturojnë në ajër nga 1 deri në 2 metra dhe më pas mund të hyjnë në një organizëm të shëndetshëm dhe të shkaktojnë sëmundje. Besohet gjithashtu se transmetimi i infeksionit mund të ndodhë duke prekur sipërfaqet që janë të kontaminuara nga virusi dhe më pas me duart e kontaminuara duke prekur gojën, hundën apo sytë.

Simptomat më të zakonshme të kësaj sëmundje infektive janë ethet, rritja e temperaturës së trupit, kollë e thatë.

Simptoma të tjera përfshijnë kolle me sekrecion, vështirësi në frymëmarrje, dhimbje të fytit, dhimbje të muskujve dhe nyjeve, të vjella dhe sekrecione nga hunda. Diarreja, kolla e shoqëruar me gjak dhe konjuktiviti ose skuqja e syve janë më pak të zakonshme.

Shumica e këtyre simptomave janë të lehta (rreth 80%), por sipas literaturës 1 nga 5 pacientë kanë pamje klinike të rëndë me vështirësi në frymëmarrje, d.m.th., dobësim të frymëmarrjes, që është dhe shkaku më i zakonshëm i vdekjes.

Për të minimizuar përhapjen e infeksionit COVID-19 është e domosdoshme që t’i përmbaheni rekomandimeve për parandalimin e infeksionit – larja e shpeshtë e duarve me sapun dhe ujë për të paktën 15-20 sekonda, jo vetëm para ngrënies, të bëhet dezinfektimi i duarve dhe sipërfaqeve (rekomandohet dezinfektuesi të ketë përmbajtje alkoolike), të shmanget kontakti me gojën, hundën dhe sytë me duar të papastra, të shmangen kontaktet e ngushta me personat (minimum 1 deri në 2 metra distancë), shmangni tubimet publike, përdorni pajisje mbrojtjen personale (maska dhe doreza). Konsumi ushqimit të shëndetshëm, sa më shumë lëngje dhe vitamina dhe mundohuni të shmangni stresin dhe panikun. Stresi shkakton reduktim të imunitetit, duke çuar në përkeqësimin e frymëmarrjes dhe rritjen e numrit të mikroorganizmave në organizëm.

Sikurse edhe ne rastin e gripit sezonal, personat e moshuar, veçanërisht ata të cilët vuajnë nga sëmundje kronike të mushkërive, si astma, sëmundja kronike obstruktive pulmonare, kanceri bronkial dhe gjendje të tjera, janë në rrezik më të madh për t’u prekur nga ky virus, dhe manifestojnë një pamje klinike më të rëndë me një numër më të madh komplikimesh.

Ndikimi i COVID-19 në mushkëri tek pacientët me sëmundje kronike të mushkërive

Nëse tek këta pacientë shfaqen simptoma të COVID-19, të tilla si rritje e terperaturës, kollë e intenzive (megjithëse kjo tashmë është e pranishme për shkak të vetë sëmundjes), rritje të dispnesë, nevojitet menjëherë konsultimi me mjekun me qëllim për të kryer procedurat e nevojshme diagnostikuese dhe terapeutike.

Një faktor shumë i rëndësishëm në reduktimin e rrezikut të komplikimeve nga COVID-19 tek pacientët me sëmundje kronike pulmonare (astma, sëmundja pulmonare obstruktive kronike, etj.), përveç zbatimit të vazhdueshëm të masave parandaluese, është marrja permanente, e pandërprerë e terapisë. Terapia me oksigjen tek këta pacientë duhet të merret gjithashtu në shtëpi, duke iu përmbajtur rekomandimeve standarde të përcaktuara për përdorimin e saj.

Anëtarët e familjes së pacientëve me sëmundje kronike të mushkërive duhet gjithashtu të kontribuojnë në menaxhimin e COVID-19. Është e nevojshme që të tregojnë kujdes të veçantë për të siguruar ilaçet e nevojshme për sëmundjet themelore të pacientit, për marrjen e duhur dhe të rregullt të tyre. Gjithashtu tepër i vlefshëm është edhe kujdesi që duhet të bëjnë për parandalimin e transmetimit të COVID-19 në shtëpitë e tyre.

Pikërisht për këtë arsye Organizata Botërore  Shëndetësore ka ndërmarë  masa dhe rekomandime për të zvogëluar ndikimin e papërshtatshëm të COVID 19 tek pacientët me sëmundje kronike të mushkërive, nga të cilat vuajnë qindra miliona njerëz në mbarë botën.

Prof. Dr. Ljiljana Simonovska

Specialiste-interniste, pneumoftiziologe