Fakte interesante lidhur me gjendrën tiroide

Regjistrimet e para historike të gjendrës tiroide janë më të lashta nga ç’mendohet

Ekzistenca e gjëndrës tiroide dhe sëmundjet e saj, janë vërejtur mijëra vjet më parë. Rreth vitit 1600 (para erës së re) në Kinë përdorej sfungjer i djegur dhe alga deti (që përmbajnë jod) për trajtimin e gjendrës tiroide të zgjeruar e njohur ndryshe si Goiter.

Gjëndra tiroide quhet edhe gjëndra tiroide

Quhet gjëndër tiroide sepse emri i saj latin (glandula thyreoidea) vjen nga një fjalë e lashtë greke që praktikisht do të thotë “formë mburoje”. Nëse aktualisht po imagjinoni një mburojë dhe kjo formë nuk përputhet me atë të gjëndrës tiroide, keni absolutisht të drejtë. Por, në Greqinë e lashtë mburojat kanë pasur një formë të ndryshme nga ajo që ne njohim sot. Thjeshtë si kujtesë, cili prej jush e mban mend Brad Pitt si Akili në filmin Troja? Besoj se pjesa më e madhe e popullatës femërore, por a ju kujtohet mburoja e tij?!

Gjëndra tiroide prek pothuajse çdo qelizë të trupit tuaj

Hormonet tiroide rregullojnë funksionet metabolike të qelizave në trup, duke stimuluar indet për të prodhuar proteina, si dhe duke rritur sasinë e oksigjenit në dispozicion të qelizave. Kështu, hormonet tiroide ndikojnë drejtpërdrejt në metabolizmin tuaj, dmth sa shpejt apo ngadalë do të funksionojë zemra juaj, truri, muskujt, mëlçinë, etj.

Gjëndra tiroide është ngrohësi i organizmit tuaj

“Nëse hipofiza është termostati, atëherë gjëndra tiroide është furra e organizmit tuaj” – ky citat mund të përshkruajë më së miri boshtin e hipofizës-tiroides, sepse kur keni ftohtë gjëndra e hipofizës stimulon çlirimin e hormonit stimulues të tiroides, i cili nga ana tjetër ndikon në gjëndrën tiroide dhe ajo fillon të lëshojë në qarkullim sasi të mëdha të hormoneve tiroide, si rezultat i të cilave trupi juaj ngrohet.

Çrregullimet e tiroides mund të ekzistojnë për vite të tëra para se të diagnostikohen

Shumë shpesh, simptomat e çrregullimeve të tiroides zgjasin me vite, kryesisht për shkak të faktit se simptomatologjia nuk është specifike dhe zhvillohet gradualisht. Nëse çrregullimi i tiroides  nuk trajtohet dhe vazhdon të progresojë për një kohë të gjatë, atëherë komplikimet mund të jenë  serioze.

Ankthi dhe pagjumësia janë shenja të çrregullimit të tiroides?

Fatkeqësisht, në ditët e sotme nuk janë të rrallë pacientët të cilët për shkak të ankthit, pagjumësisë, shqetësimit, dridhjes së duarve dhe humbjes së peshës trupore marrin trajtim me terapi psikiatrike, pa kontrolluar funksionin e tiroides së tyre. Të gjitha këto simptoma mund të jenë shenjë e gjëndrës tiroide tepër aktive ose e njohur ndryshe si hipertiroidizëm.

Shtimi i peshës trupore dhe depresioni mund të jenë shenja të gjëndrës tiroide joaktive

Shfaqja e shpejtë e këtyre simptomave mund të jetë shenjë e uljes së funksionit të tiroides – hipotiroidizëm. Lodhja kronike, letargjia, lëkura e thatë, së bashku me shtimin në peshë dhe depresionin e lehtë shpesh përshkruhen si rezultat i stresit dhe stilit jo të shëndetshëm të jetesës. Por, me përparimin e mjekësisë, nëse tek pacienti janë të pranishme me këto simptoma, është e nevojshme të bëhet kontrolli i funksionit të gjendrës tiroide – me anë të metodës jo-invazive e cila është e thjeshtë dhe lehtësisht e disponueshme.

“Depoziton jod” një element shumë i rëndësishëm

Në organizmin e njeriut vetëm gjëndra tiroide mund të përdorë dhe ruajë jod. Hormonet tiroide janë të vetmet që përmbajnë jod. Gjëndra tiroide jo vetëm që ka nevojë dhe shfrytëzon jodin që marrim përmes ushqimit, por gjithashtu e depoziton atë në sasi të konsiderueshme në mënyrë që të ketë doza të mjaftueshme në rast të marrjes së pamjaftueshme të jodit në organizëm.

Në vetvete përmban dozë të hormoneve potencialisht vdekjeprurëse

Gjëndra tiroide përmban një sasi të madhe të hormoneve tiroide – të cilat nëse i lëshohen menjëherë në qarkullim (një gjendje e njohur si një stuhi tiroide) mund të jetë fatale. Për fat të mirë, gjëndra tiroide kontrollohet nga sinjale të vazhdueshme dhe tejet të ndjeshme që lëvizin nëpërmjet vetë tiroides, indeve, përqendrimit të hormoneve tiroide në qarkullim dhe trurit.

Gjëndra tiroide luan një rol shumë të rëndësishëm në shtatzëni dhe zhvillimin e fetusit

Gjatë shtatëzanisë, metabolizmi përshpejtohet, dhe bashkë me të edhe nevojat e tij. Në mënyrë që trupi të funksionojë siç duhet në këtë gjendje të re, dhe për të mundësuar një mjedis të sigurt për zhvillimin e fetusit, truri i nënës dërgon sinjale në gjëndrën tiroide për të sekretuar më shumë hormone.

Këto janë vetëm disa nga funksionet e shumta dhe të rëndësishme të gjëndrës tiroide. Nëse më parë nuk i keni marrë seriozisht çrregullimet dhe sëmundjet e tiroides, mendohuni mirë, sepse funksionimi i duhur i tiroides është thelbësor. Të gjithë ata të cilët kanë ndonjë çrregullim të gjendrës tiroide duhet të kontrollohen rregullisht nga mjeku endokrinolog.

Dr. Nadica Bozhinovska
Specialiste endokrinologe

Pas operacionit të suksesshëm në zemër foshnja shtatë muajshe kthehet në shtëpi

Një tjetër foshnjë u largua nga klinika jonë pas operacionit të suksesshëm në zemër. Pacienti ynë i vogël që sapo ka mbushur 7 muaj është ndjekur nga mjekët tanë që nga momenti i lindjes së tij. Atëherë, ai u shtrua në spitalin tonë për herë të parë, ku dhe u diagnostikua me defekt të rëndë të zemrës, i cili kërkonte trajtim kirurgjikal. Gjatë muajve të kaluar foshnja është monitoruar rregullisht nga ekipi ynë mjekësor deri tani, kur mjekët tanë vendosën se ishte koha dhe momenti më i mirë për të kryer operacionin.

Rekuperimi postoperativ ishte shumë i shpejtë. Pas disa orësh voshnja u hoq nga aparati i frymëmarrjes dhe nuk është vërejtur asnjë komplikime pas operacionit, edhe pse bëhej fjalë për një anomali komplekse e zemrës.

I gjithë ekipi i Zan Mitrev Clinic i uron këtij vogëlushi rikuperim dhe të suksesshëm, shumë shëndet dhe fëmijëri të lumtur. Ne jemi këtu për tu takuar gjatë kontrolleve të rregullta dhe natyrisht për të gjitha sfidat e tjera që jeta mund të përgatisë.

Cilat do të jenë pasojat afatgjata për sistemin kardiovaskular pas infeksionit me COVID-19?

Studimet e fundit të bëra nga një ekip mjekësh gjermanë tregojnë se infeksioni COVID-19, pavarësisht nga ashpërsia dhe rrjedha e përgjithshëm e sëmundjes akute, ndikon fuqishëm në sistemin kardiovaskular, duke dëmtuar kështu funksionin kardiak.
Ky është një përfundim i bazuar në rezultatet e analizës së rezonancës magnetike kardiake të pacientëve të cilët kanë qenë të prekur nga infeksioni COVID-19.

Studimi përfshin mostrën përfaqësuese të 100 pacientëve të kuruar në periudhën gjatë muajve Prill-Qershor 2020. Kjo është identifikuar nga baza e Klinikës Universitare në Frankfurt. Parametrat tek këta pacientë tregojnë se pavarësisht nëse kanë pasur apo jo më parë sëmundje kardiovaskulare, pasojat e infeksionit mbi sistemin kardiovaskular janë domethënëse.

Studimin origjinal mund ta lexoni në vijim: https://bit.ly/3klpfuU

Sëmundjet seksualisht të transmetueshme na kërcënojnë edhe gjatë verës

Kur përmendet vera, zakonisht mendojmë për pushimet verore, diellin, plazhin, rërën, ujin, pishinën … Por jo gjithçka është aq e thjeshtë … Vera mund të sjellë shqetësime dhe frikë nga shumë infeksione. Zakonisht, nëse nuk tregoheni të kujdesshëm, fshikëza e urinësështë “viktima” e parë, por i gjithë organizmi mund të vuajë nga infeksione të tjera shumë më të rrezikshme që lidhen me sistemin tuaj gjenital.

Kujdesin për shëndetin tuaj gjenital e manifestoni nëpërmjet ekzaminimeve të rregullta gjinekologjike dhe kontrolleve me mjekun tuaj gjinekolog (të paktën një herë në vit). Të gjitha vajzat dhe gratë të cilat janë seksualisht aktive duhet të informohen mirë në lidhje me kontrollet e rregullta me anë të të cilave mund të parandalohet përhapja e mëtejshme e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme me ndihmën e diagnozës së duhur, trajtimit dhe terapisë së përshtatshme.

Cilat janë sëmundjet seksualisht të transmetueshme?

Sëmundjet seksualisht të transmetueshme janë infeksionet të cilat transmetohen përmes kontaktit seksual nga partneri i cili ka infeksion seksualisht të transmetueshëm.

Këto sëmundje mund të transmetohen nëpërmjet veprimtarive të ndryshme seksuale, dhe për shkak se janë sëmundje serioze, ato kërkojnë trajtim të veçantë mjekësor. Gjithësesi, disa prej tyre, si në rastin e HIV, janë sëmundje të pashërueshme dhe madje vdekjeprurëse.

Infeksionet seksualisht të transmetueshme përfshijnë:

Herpesin gjenital
HIV / AIDS
Lythat gjenitale
Hepatitin B.
Klamidia (Chlamydia)
Sifilis
Gonorrea
Trikomoniaza (Trichomonas)

Simptomat

Ndodh që këto infeksione të shfaqen pa asnjë simptomë. Nëse simptomat janë të pranishme, ato mund të përfshijnë: kruajtje, aromë të keqe dhe ndryshim i sekretimit vaginal. Sekretimi vaginal është gjithmonë i pranishëm por, nëse është më i bollshëm dhe ka ndryshim të ngjyrës, erë të pakëndshme, dhe shoqërohet me simptoma të tjera si kruajtje të rëndë, skuqje dhe djegie, kjo tregon se bëhet fjalë sëmundje gjenitale që duhet patjetër të trajtohet.

Simptoma të tjera që mund të shfaqen në rast se keni sëmundje seksualisht të transmetueshme janë: plagë, mishra të huaj, lytha në gojë, anus, penis ose vaginë, skuqje e lëkurës, dhimbje gjatë urinimit. Gjithashtu, mund të shfaqen edhe djersitje të shpeshta gjatë natës, dhimbje, temperaturë dhe ethe, zverdhje të lëkurës, gjakderdhje vaginale përveç periudhës së ciklit menstrual, si dhe marrëdhënie seksuale të shoqëruara me dhimbje.

Në rast të shfaqjes së ndonjë ndryshimi në sekretimin vaginal, duhet patjetër të paraqiteni për kontroll tek mjeku gjinekolog. Në klinikën tonë do të merrni të gjitha informacionet e nevojshme dhe do të mund të kryeni ekzaminimet e duhura për këto sëmundje, mjekët tanë gjinekologë do t’ju japin trajtimin adekuat dhe këshilla shëndetësore profesionale.