Është kryer me sukses operacioni i arteries vertebrale tek pacientja 51 vjeçare

Pacientja mbërriti në Qendrën Urgjente të klinikës tonë me dhimbje të forta në krahun e djathtë dhe në shpatull. Pacientja kishte dhimbje tepër të forta nuk mund ta lëvizte krahun e djathtë, dhe gjysmën e djathtë të trupit.

– Me këto simptoma menjëherë do të mendohej se pacientja ka probleme me nyjet ose kockat. Por, gjatë kryerjes së menjëhershme të ekzaminimit kardiologjik, zbuluam se pacientja ka një zhvendosje të rëndë të arteries vertebrale të majtë të ashtuquajtur “kinking”. Për të konfirmuar këtë, menjëherë bëmë një skanim kompjuterik me 256 shtresa, me anë të të cilit u bë konfirmimi i kinking në dalje të arteries së majtë.

Ky problem në trup shkakton furnizim joadekuat të gjakut në tru, gjë e cila ka rezultuar me simptoma neurologjike tek pacientja – shpjegon Dr. Enver Idoski, kardiolog në Spitalin klinik Zhan Mitrev.

Operacioni i kryer nga Dr. Zhan Mitrev është realizuar në mënyrë perfekte, pa shfaqje të efekteve anësore, është normalizuar qarkullimi i gjakut dhe pacientja nuk ka më dhimbje.

Theksojmë se operacioni është mbuluar nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore. Gjithashtu, FSSHRMV mbulon të gjitha operacionet e tjera kardiovaskulare të kryera në klinikën tonë, domethënë, operacionet e zemrës dhe operacionet vaskulare.

Ndiqni dëshminë e pacientes në videon në vijim:

Rritje e disponueshmërisë së intervenimeve kardiologjike dhe kardiokirurgjikale – koronarografia selektive

Me qëllim për t’iu ardhur në ndihmë të gjithë pacientëve që kanë nevojë për intervenim kardiokirurgjik, para së cilit është e nevojshme kryerja e  koronarografisë paraoperative, ju kujtojmë se kryerja e koronarografisë para kryerjes së intervenimit kardiokirurgjik është gratis në Spitalin Klinik Zhan Mitrev. Kjo kryhet disa orë ose ditë para operacionit të planifikuar të zemrës dhe bën pjesë në grupin e ekzaminimeve paraoperative.


Çfarë është koronarografia?

Koronarografia është një procedurë diagnostike invazive e cila kryet në sallën e kateterizimit, nën ndikimin e rrezeve X, dhe ende vazhdon të jetë standard i artë për zbulimin e ngushtimit të enëve të gjakut të zemrës, të ashtuquajturat arterie koronare. Metoda është relativisht pa dhimbje, e sigurt, pacienti është i zgjuar gjatë kryerjes së saj, zakonisht kryhet nëpërmjet arterieve të krahut nën anestezi lokale. Zgjat dhjetë minuta, me një rrezik të ulët (më pak se 1 në milje për ndërlikim të madh) dhe është i nevojshëm për çdo pacient tek i cili është planifikuar kryerja e operacionit në zemër. Salla hibride angiografike e klinikës tonë është e pajisur me angiograf modern Philips i cili karakterizohet me rezolutë të lartë, shfaqje të qartë të arterieve dhe dozë e ulët rrezatimi.

Koronarografia (angiografia koronare) para operacionit kryhet tek të gjithë pacientët që kanë nevojë për operacion bajpas, operacion të valvulës së zemrës ose operacion të defektit të zemrës dhe aneurizmë të aortës fillestare. Kryhet për qëllime diagnostike tek pacientët të cilët kanë pasur sulm të mëparshëm në zemër dhe që kanë pengesa të shumta të cilat nuk zgjidhen me anë të stentit, koronarografia mundëson diagnozë të saktë dhe kryerjen e operacionit By-pass të zemrës me anë të të cilit përfundon trajtimi i pacientit.

Bazuar në marrëveshjen aktuale me FSSHRMV, çdo angiografi koronare që i paraprin operacionit të zemrës në Spitalin klinik Zhan Mitrev është falas, dhe përfundon brenda disa ditësh, pas ekzaminimit të mëparshëm nga kardiologët tanë dhe ekzaminimet laboratorike.

Pavarësisht nga vështirësitë e përditshme me të cilat përballen pacientët gjatë pandemisë me COVID-19, falë testeve të shpejta, protokolleve për të punuar në kushte epidemike, faktorëve mbrojtës dhe pajisjeve, Spitali klinik Zhan Mitrev ka sistem të sigurt operativ dhe rreziqet ndaj infeksioneve intraspitalore janë maksimalisht të reduktuara. Prandaj, procedurat kryhen në mënyrë të vazhdueshme, pa ndërprerje me protokolle të veçanta, në mënyrë që të vazhdohet trajtimi i sëmundjeve kardiovaskulare, pa vonesë, sepse për fat të keq, ato janë akoma zënë vendin e parë për nga numri i vdekshmërisë së pacientëve, kudo që ndodhen.

Jeta duhet të vazhdojë dhe pacienti duhet të gjejë rrugën dhe zgjidhjen e tij.

Dr. Ivan Milev
Spec. pediatër, Subspec. kardiolog

 

7 pyetje dhe përgjigje të cilat çdo grua duhet ti dijë!

  1. Sa shpesh duhet të bëhet Pap-testi?

– Një herë në vit

PAP testi është bris (strisha) citologjik që marret nga sipërfaqja e qafës së mitrës. Nëse qelizat janë normale, atëherë ky shqyrtim duhet të bëhet një herë në vit, por nëse mjeku juaj gjen qeliza atipike, nevojiten teste shtesë për të përcaktuar diagnozën e saktë.

Me anë të kontrolleve të rregullta keni më tepër mundësi për të zbuluar të gjitha sëmundjet dhe infeksionet që në fillim të shfaqjes së tyre, dhe në raste të tilla, kanceri i qafës së mitrës në një përqindje të madhe është i shërueshëm nëse zbulohet në kohë.

  1. Kur është më e përshtatshme kryerja e Pap-testit?

– Në çdo kohë, me përjashtim të periudhës së ciklit menstrual, një ose dy ditë para dhe pas ciklit.
Në të kaluarën, rekomandohej që PAP testi të kryhej në mes të ciklit menstrual, sepse atëherë brisi (strisha) është më i pastër, por për shkak të avancimit të teknikave, sot kjo nuk luan ndonjë rol të rëndësishëm.

Nërast se nuk keni simptoma apo dhimbje, ndërkohë që gjetjet e PAP testit janë të çrregullta, shanset për shërim janë të larta, deri në 92%.

  1. Kur duhet të bëhet test për HPV?

– Nëse rezultatet e PAP testit nuk janë të sakta.

Sot, shumica e grave mendohet se kanë qenë të ekspozuara ndaj virusit HPV, por vetëm tek 3 deri në 10 përqind e tyre virusi është qëndrueshëm. Pjesa tjetër kanë krijuar antitrupa dhe kështu sëmundja eliminohet gjatë një periudhe prej 2 vjetësh.

Nëse virusi vazhdon të qëndrojë në trup për shumë vite, mund të çojë në kancer të qafës së mitrës. Zakonisht ndodh tek personat e infektuar nga lloji i virusit me rrezik të lartë. Ekzistojnë rreth 120 lloje, nga të cilat mbi 40 prej tyre janë me rrezik të lartë.

  1. Ku ndihet dhimbja e cila lidhet me shëndetin e vezoreve?

– Në pjesën e poshtme të legenit (pelvisit), në nivelin e këllqeve.

Vezoret janë organe të vogla të vendosura në legenin e vogël, në anën e majtë dhe në të djathtë të mitrës. Dhimbja në atë zonë mund të shkaktohet nga vezoret, për shkak të inflamacionit të mundshëm, tumoreve ose cisteve.

Zakonisht këto dhimbje shfaqen për shkak të cistave beninje të vezoreve, të cilat janë të shpeshta dhe zakonisht nuk kërkojnë terapi të veçanta. Vetëm 5% e të gjitha rasteve janë tumore serioze dhe cista, të cilat ndodhin më shpesh tek gratë e moshuara.

  1. Cilat simptoma nuk duhet të neglizhohen?

– Gjakderdhje pas ose gjatë marrëdhënieve seksuale, si dhe çdo gjakderdhje jashtë ciklit menstrual.

Gjakderdhja pas marrëdhënies seksuale është një nga shenjat e ndryshimit në qafën e mitrës. Këto shpesh janë infeksione seksualisht të transmetueshme.

Shkarkimi i bardhë është një arsye për të cilën duhet të shqetësoheni, ndërsa dhimbja gjatë marrëdhënieve seksuale përfundimisht nuk është një dukuri normale. Prandaj, kontrollohuni!

  1. A shfaqet melanoma në zonën intime?

– Po, është e mundur.

Rreth 3% e melanomave tek gratë janë në zonën intime. Melanoma shihet me ndryshime në pigmentim, gjakderdhje, kruajtje dhe dhimbje. Shpesh këto simptoma nuk merren parasysh sepse janë të ngjashme me infeksionet, prandaj diagnostikohet shumë vonë.

  1. Cila është pyetja më e rëndësishme gjinekologjike që duhet t’i bëni vetes?

– A është kjo dukuri normale për mua?

Çdo pyetje është e rëndësishme, por vetëm pasi të njihni trupin tuaj dhe të shihni ndryshimin që ka ndodhur në të, do të jeni në gjendje t’ia bëni vetës këtë pyetje.

Nëse nuk keni një përgjigje të përshtatshme për pyetjen ose nëse ajo është një “jo” e qartë, është koha të bëni kontrollin tek mjeku juaj gjinekolog.

Në Zan Mitrev Clinic ekipi i gjinekologëve prof. Dr. Vasil Iliev dhe Dr. Irena Andovska janë në dispozicionin tuaj për çdo konsultë dhe kontroll.

Rezervoni terminin tuaj në 00389 2 3091 484

Dr. Zhan Mitrev sëbashku me ekipin e tij i dhanë një mundësi të re për jetën vogëlushit Miki

Miki i vogël, siç e quajtëm gjatë qëndrimit në klinikën tonë, u soll në njësinë e kujdesit intensiv në repartin pediatrik menjëherë pas lindjes së tij.

I lindur me një defekt kompleks të zemrës që kërkonte ndërhyrje urgjente, Miki u vendos menjëherë në programin operativ.

Dr. Zhan Mitrev sëbashku me ekipin e tij kryen me sukses operacionin në të cilin u krye transpozimi i enëve të mëdha të gjakut, që i dha Mikit të vogël një mundësi të re për jetën.

Për vetë operacionin dhe periudhën postoperative të kësaj foshnje të porsalindur flet Dr. Diana Popevski, anesteziologe dhe Dr. Gjorgji Filev, pediatër-neonatolog.

Mamografia 3D për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit

Mamografia me referencë të veçantë ndaj tomosintezës – mamografia 3D

Mamografia është një ekzaminim radiologjik jo-invaziv i gjirit që përdoret për të zbuluar tumore dhe ndryshime të tjera që janë shumë të vogla për t’u prekur. Mamografia e parë këshillohet të bëhet ndërmjet moshës 35-40 vje vjeç, ndërsa pas moshës 40 vjeçare rekomandohet çdo 1-2 vjet.

  • Pacientët me një histori familjare të kancerit të gjirit ose të ovariumit, duhet të fillojnë me kryerjen e mamografisë më herët në konsultim me mjekun radiolog
  • Pacientët me rrezik të lartë ndaj kancerit të gjirit përveç kontrollit mamografik duhet të kryejnë edhe rezonancë magnetike
  • Për pacientet me cikël menstrual kryerja e këtij ekzaminimi mamografik rekomandohet 7-15 ditë nga fillimi i ciklit
  • Para ardhjes tuaj për kryerjen e kontrollit nuk duhet të përdorini antiperspirantë, pudër nën sqetulla pasi ato mund të japin artefakte mamografie dhe gabim të analizës së mamografisë.

Ekziston mamografia dixhitale 2D dhe 3D – tomosinteza

Mamografia 2D – mamografia dixhitale është një metodë radiologjike e cila, ndryshe nga mamografia klasike, ka një dozë më të ulët rrezatimi tek pacienti prej rreth 30-40%, dhe dixhitalizimi i imazhit lejon vizualizimin më të mirë të mikrokalifikimeve dhe deformimin arkitektonik të gjirit, dhe e gjithë kjo është një avantazh për zbulimin e kancerit të gjirit në fazën më të hershme.

Mamografia 3D – tomosinteza është teknologjia më e fundit që përdor një numër të madh imazhi nga kënde të shumta të secilit gji për të marrë 50 imazhe të të gjitha pjesëve të gjirit me një trashësi prej 1 mm.

Gjiri pozicionohet në të njëjtën mënyrë si mamografia dixhitale 2D, por ushtrohet më pak presion mbi gjirin. Studimet kanë treguar se mamografia 3D – tomosinteza  zvogëlon numrin e zbulimeve pozitive false. Tomosinteza është veçanërisht e dobishme për gratë me ind të dendur të gjirit. Siguron zbulimin e hershëm të kancerit me një pamje të qartë të lezionit dhe zvogëlon numrin e biopsive të panevojshme. Tomosinteza minimizon efektin e mbivendosjes dhe siguron një shfaqje të qartë të lezioneve të vogla.

Mamomati ynë është pajisja më bashkëkohore me performancë klinike superiore, dizajn ergonomik që siguron komoditetin e pacientit gjatë regjistrimit, me doza të ulta rrezatimi dhe me një shpejtësi skanimi prej 3.7 sekondash.
Rezervimin e terminit tuaj mund ta bëni në 00389 2 3091 484

Dr. Magdelena Popovska Cvetkova
Specialiste në radiodiagnostikë               

Vlerësimi radiologjik i pacientëve me COVID-19, i domosdoshëm për trajtimin dhe prognozën e sëmundjes

Thelbësore në trajtimin e pacientëve të infektuar me koronavirus është zbulimi i ndryshimeve në mushkëri në fazë të hershme, pikërisht atëherë kur trajtimi është i suksesshëm në një përqindje të lartë – thotë Dr. Elena Pizhulla, specialiste në radiodiagnostikë, në klinikën tonë.

Zbulimi i ndryshimeve të shfaqura në mushkëri mund të arrihet vetëm me anë të regjistrimit  në kohë të mushkërive (rekomandime nga Shoqata Evropiane e Radiologjisë Torakale të dhëna më 02.04.2020).

Mushkëritë mund të regjistrohen me:

-Metoda konvencionale (radiografia e mushkërive)

-Tomografia e kompjuterizuar e toraksit

Grafitë radiologjike – bëhen shpesh dhe në mënyrë rutinore, por në fazat e hershme të sëmundjes ekziston mundësia që ndryshimet inflamatore të mos vizualizohen, të cilat në të ardhmen, zbulohen qartë dhe tashmë kanë ecurinë e tyre të zhvillimit. Grafitë e mushkërive gjithashtu ofrojnë një mundësi krahasimi me gjetjet e mëparshme, të cilat sigurojnë informacion dhe gjurmueshmëri, nëse sëmundja po përparon, përkeqësohet ose nëse ndryshimet janë në fazën e përmirësimit.

Grafitë radiologjike të mushkërive zakonisht zbulojnë ndryshime intersticiale në të dyja anët, të shoqëruara me imazh radiologjik të ngjashëm me xhamin e papastër, të paqartë, si dhe hije të përhapura të cilat janë një shenjë të infiltrateve inflamatore.

CT e toraksit si një metodë shumë e ndjeshme për zbulimin e ndryshimeve në mushkëri na jep informacion në fazat relativisht të hershme të sëmundjes.

CT e toraksit tek pacientët me COVID19

Në fazën fillestare të sëmundjes, shihen njolla të vogla multiple dhe ndryshime intersticionale, të cilat janë të dukshme në pjesët periferike të mushkërive.

CT e toraksit tek këta pacientë zakonisht tregon:

-Opacifikacion (errësim) të qelqit të paqartë, me ose pa anomali të konsolidimit në përputhje me pneumoninë virale;

-Gjetje të cilat zakonisht janë bilaterale (që mbulon të dy mushkëritë);

-Shpërndarje periferike dhe përfshin lobuset e poshtme të mushkërive;

Këto ndryshime evoluojnë në zona të shumta me pamjen e një qelqi të paqartë dhe në zonat e infiltrateve inflamatore.

Në raste të rënda, mund të zbulohet konsolidimi dypalësh i mushkërive, i shoqëruar me prognozë të keqe.

Në raste shumë të rralla, janë raportuar derdhje pleurale, trashje pleurale dhe limfadenopati.

Vendimi se cila metodë e imazhit do të përdoret tek pacientët të cilët dyshohen ose janë të infektuar me COVID-19 merret nga vlerësimi klinik i mjekëve, në varësi të faktorëve të rrezikut për zhvillimin e një forme të rëndë të sëmundjes, nga rezultati pozitiv i testit PCR, komorbiditeti, etj.

Diagnoza diferenciale:

Pneumonia COVID-19 duhet të dallohet nga pneumonitë e tjera virale (p.sh. adenoviruset e shkaktuara nga virusi i gripit) ose pneumonitë e shkaktuara nga mikoplazma.

Mund të merren parasysh edhe sëmundjet jo-ngjitëse të tilla si vaskuliti, dermatomioziti dhe pneumonia bakteriale.

Rastet e dyshuara duhet të diferencohen me anë të zbulimit të shpejtë të antigjenit ose PCR, duhet të monitorohet pamja klinike dhe parametrat shtesë laboratorikë.

Gjetjet përfaqësuese radiologjike të mushkërive në faza të ndryshme të zhvillimit të sëmundjes:

1. Krahasimi i grafisë së mushkërive me CT të toraksit (zonat e errësuara të ngjashme me qelqin e paqartë në lobusin e poshtëm të djathtë) të cilat në fazat e hershme të sëmundjes nuk janë të dukshme me anë të radiografisë.

2. Një seri e grafive të mushkërive nga pranimi i pacientit, me zhvillim përfundimtar të gjetjeve për 72 orë (nga përcaktimi bilateral i paqartë në shpërndarjen periferike deri tek gjetjet tipike radiologjike të ARDS).

3. CT e toraksit në një fazë të hershme të COVID-19, me një shpërndarje të gjerë të zonave të ashtuquajtura qelqi i paqartë-opacifikim pa konsolidim.

4. CT e toraksit tek pacienti me infeksion COVID-19 në fazë të mëvonshme të sëmundjes, (shfaqja e zonave dypalëshe subpleurale të ashtuquajtura zona të paqarta të qelqit, me konsolidimin në lobusin e poshtëm të djathtë, bronkiektazat tërheqëse dhe ndryshimet fibro-trakeale).

Si përfundim, mund të konkludojmë se thelbësore në luftën kundër pandemisë COVID-19 është diagnostikimi dhe monitorimi radiologjik në kohë, i cili rrit ndjeshëm suksesin e trajtimit dhe shërimin e pacientëve.

 

Dr. Elena Pizhulla
Specialiste në radiodiagnostikë

 

Keni dhimbje fyti dhe temepraturë? Mos u frikësoni. Ka shumë të ngjarë që të jetë vetëm grip sezonal

Testohuni për të zbuluar saktësisht se për çfarë lloj infeksioni bëhet fjalë

Tashmë kemi hyrë në periudhën e ftohjeve dhe gripit sezanal, simtomat e të cilave nuk mund ti dallojmë nga ato të koronavirusit. Për të qenë të sigurt se për çfarë lloj infeksioni bëhet fjalë, tashmë në klinikën tonë është disponueshëm testi i ri në laboratorin tonë që lejon testimin e 4 viruseve të ndryshëm: SARS-CoV-2 + Influenca A + Influenza B + RSV (Respiratory Syncytial Virus).

Testet e tilla respirative të kombinuara janë kryer edhe më parë si pjesë e provave klinike në spital. Por tani, për shkak të aktualitetit të SARS-Cov-2 dhe viruseve sezonale, ne e kemi bërë atë të disponueshëm për pacientët të cilët nuk janë të shtruar në spital. Qëllimi është që të shmanget paniku i panevojshëm tek ata që nuk janë të infektuar ndaj koronavirusit, por nga llojet e zakonshme të viruseve sezonale.

Çmimi i testit është 4,500 denarë dhe kryhet sikurse edhe panelet e tjera respirative të testit PCR.

Testin mund ta kryeni me 10% zbritje nëse bëni rezervimin tuaj me anë të internetit në linkun në vijim:

https://bit.ly/34hhkJg

 

Shërimi i Xha Vanços nga koronavirusi, dhe bajpasi periferik në këmbë

  • Unë jam Vanço Çollkov nga qyteti i Shkupit, kam ardhur në Spitalin klinik Zhan Mitrev para më shumë se një muaj. Para se të vija këtu, kisha dhimbje gjoksi, nuk ndihesha aspak mirë dhe u shtrova në një nga spitalet shtetërore. Pas disa ditësh në spitalin shtetëror, kuptova se isha duke humbur shëndetin, po ndihesha gjithnjë dhe më keq. Ishte mëse e qartë se duhej të kërkoja një zgjidhje tjetër, të largohesha nga aty dhe të shkoja në një spital privat. I thashë gruas time se doja të transferohesha në Spitalin klinik Zhan Ata erdhën dhe menjëherë më transferuan këtu – kështu filloi dëshminë e tij Z. Çolkov.

Pacienti u soll në klinikën tonë në një gjendje të rëndë dhe me rezultat pozitiv ndaj COVID-19. Dr. Dragica Vezenkova Vuçkova, specialiste në anesteziologji dhe kujdesin intenziv flet për mënyrën se si filloi dhe vijoi trajtimi i këtij pacienti.

  • Pacienti Vanço Çolkov erdhi në klinikën tonë gjatë tunit të natës në gjendje të rëndë dhe kritike, me ngopje periferike 40% dhe tashmë me diagnozë të konfirmuar të “pneumonisë COVID”. Menjëherë filluam ti jepnim kujdesin e duhur në departamentin e kujdesit intensiv në Qendrën Covid, dhe menjëherë filluam procesin e hemofiltrimit me cito-sorp dhe filtrin Ogyris. Të gjitha parametrat laboratorike të marrë nga testi ishin karakteristikë e kësaj gjendjeje virale. Pacienti gjithashtu u vendos menjëherë në ventilim mekanik jo-invaziv me një maskë cipap të cilën e përballoi mjaftë mirë. Sidoqoftë, për shkak të gjendjes së përgjithshme të vështirë në të cilën gjendej, dhe e cila u dëshmua nga rezultatet radiologjike të mushkërive, edhe në maskën cipap, ngopja pariferike arriti  deri në 70 – 75 % shpjegon Dr. Vuçkova.

Ajo shton se është një mrekulli se si pacienti e ka toleruar dhe përballuar atë ngopje dhe se si ai i ka kruer të gjitha aktivitetet fizike dhe rehabilituese për shërim.

Pas ditës së katërt, është vënë re një përmirësim i lehtë në gjendjes klinike të pacientit. Trajtimi vazhdoi edhe më tej me një gjendje humori të mirë të Xha Vanços, siç e thërrisnim gjatë gjëndrimit të tij në spitalin tonë. Ai mori 3 cikle radhazi të hemofiltrimit dhe trajtim 22 ditësh të kujdesit intensiv dhe më pas është kthyer në shtëpi me rezultat negativ të testit për COVID-19, me shëndettë mirë dhe të qëndrueshëm.

Por Xha Vanço u kthye përsëri në klinikën tonë pas dy javësh. Këtë herë bëhej fjalë për një tjetër problem shëndetësor i cili kishte të bënte me rrjedhjen e gjakut në këmbë. Problemi i tij me këmbët u zgjidh me anë të bajpasit periferik, dhe pas shërimit të tij për një kohë të shkurtër, ai u kthye në shtëpi.

Zan Mitrev Clinic i uron Xha Vanços shërim të plotë dhe shumë shëndet.