Çfarë tregojnë vlerat e larta të D-dimerëve në gjak?

Çfarë janë D-dimerët?

Në kushtet e pandemisë globale, me një numër në rritje të personave që kanë qenë të prekur nga COVID-19 ose vazhdojnë të kenë infeksion aktiv, jemi të sigurt që tashmë jeni të njohur me termin D-dimer.

Nëse D-dimerët nuk janë shumë të njohur për ju, dëshirojmë t’ju japim pak informacion: Kur shfaqet? Cilat janë vlerat normale të D-dimerëve? Si mund të ndikojmë në kontrollin e tyre?

D-dimerët kanë të bëjnë me rritjen e vlerave lidhur me dekomponimin (shpërbërjen) e trombeve në organizëm. Në raste të tilla, nivelet e D-dimerit në gjak mund të rriten.

Shfaqja e trombit, dhe rritja e vlerave të D-dimerëve, mund të jetë rezultat i një shumëllojshmërie kushtesh apo gjendjesh.

Shfaqja e trombit ose e më shumë trombeve është në fakt mpiksja e gjakut e cila mund të lëvizë nëpër enët e gjakut dhe bllokojnë funksionimin normal të organeve duke bërë që ato të humbasin funksionin e tyre.
Në rrethana normale, për shembull ku padashur presim veten (gishtin, dorën),  trupi reagon duke aktivizuar koagulimin, dmth trupi prodhon mpiksje të gjakut në mënyrë që të ndalojë gjakderdhjen.

Çfarë do të thotë D-dimer i lartë në kontekstin e COVID-19?

Nëse rezultatet tregojnë vlera më të larta se nivelet normale të D-dimerëve, kjo do të thotë që ju keni një çrregullim të koagulimit (mpiksjes) të gjakut, si dhe mundësinë e krijimit të mpiksjes së gjakut. Por kjo nuk tregon vendndodhjen e mpiksjes apo llojin e çrregullimit të mpiksjes që keni.

Nëse rezultatet tregojnë vlera më të larta nga nivelet normale të D-dimerëve, kjo do të thotë që ju keni një çrregullim të koagulimit (mpiksjes) të gjakut, megjithëse kjo nuk tregon se ku është mpiksja ose çfarë lloj çrregullimi të D-dimerit keni.

Cilat janë vlerat normale të D-dimerit?

Vlera normale e D-dimerit është më pak se 0.5 mg/ml. Rezultati negativ i testit të D-dimerit do të thotë që nuk ka gjasa për formimin e trombit. Rezultati pozitiv tregon mundësinë e formimit të trombit apo trombeve të cilat më pas mund të lëvizin nëpërmjet qarkullimit të gjakut dhe të shkkatojnë bllokimin e organeve.

Çfarë do të thotë prania e trombit në mushkëri?

Prania e trombit në mushkëria apo siç njihet ndryshe embolia pulmonare, ndodh atëherë kur mpiksja e gjakut vendoset në një nga arteriet pulmonare dhe bllokon rrjedhën e gjakut në një pjesë të mushkërive. Mpiksja e gjakut zakonisht buron nga vena e thellë e këmbës dhe lëviz në anën e djathtë të zemrës dhe më pas ndalet në mushkëri.

Si diagnostikohet tromboza e venave të thella?

Ekografia dopler është një test që përdor vale tingujsh për të gjeneruar imazhe dhe për të parë rrjedhën e gjakut në vena. Mund të zbulojë bllokime ose mpiksje të gjakut në venat e thella. Është një test standard për diagnostikimin e trombozës së venave të thella.

Si duhet të ushqeheni për të shmangur rritjen e nivelit të D-dimerit?

Disa nga holluesit natyralë të gjakut:

  • Hudhra. Ky ushqim është i dobishëm për parandalimin e koagulimit të gjakut sepse ka veti që ulin rreziqet koronare.
  • Qepa. Rekomandohet të konsumohet e gjallë (e pagatuar).
  • Xhenxhefili
  • Vitamina E
  • Shafran i Indisë
  • Omega 3
  • Verë e kuqe
  • Uji

Akademik Dr. Zhan Mitrev për The Bridge: Çdo krizë kalon dhe ne nuk duhet ta neglizhojmë atë, ne thjesht duhet ta përdorim atë si një trampolinë për ndryshime të mëtejshme

Akademiku Dr. Zhan Mitrev për revistën The BridgeAcademia Balkanica Europeana

Në një artikull të botuar këtë muaj, ai dha mendimin e tij mbi situatën e përgjithshme me pandeminë dhe rolin e liderit në këtë krizë shoqërore dhe mbi të gjitha, shëndetësore që tronditi të gjithë botën.

 

Zhan Mitrev: UDHËHEQJA GJATË PERIUDHËS SË KRIZËS

Rreziku më i madh në një kohë krize nuk është vetë kriza, por fakti që ne reagojmë me logjikën e djeshme – Peter Drucker

Pandemia ka ndryshuar në mënyrë të pakthyeshme mendimin tonë për jetën dhe përparësitë tona të përditshme. A do të kthehemi ndonjëherë në mënyrën tonë të mëparshme të jetesës dhe planet për të ardhmen? Është mëse normale që të na mundojnë këto qështje ekzistenciale, sepse të gjithë jemi qenie njerëzore dhe si të tillë jemi dëshmitarë të reagimeve ndaj pandemisë në shumë nivele njëkohësisht: globalisht, nacionalisht, lokalisht, por edhe personalisht brenda kolektivit apo familjes sonë.

Nëse kujtojmë “Murtajën” e Albert Camus e shkruar në vitin 1947, në të cilën ai flet për të jetuar në izolim gjatë epidemisë së murtajës, jam i sigurt se ekzistencializmi tani do të marrë një dimension krejtësisht tjetër. Imazhi i mjekut në të vazhdimisht thotë se luan rolin e vet, si një justifikim për veprimet e veta. Por, nga këndvështrimi i sotëm, kjo ofron një mundësi tjetër, dhe ky nuk është një justifikim për veprimet e tyre, por është duke hedhur bazat për të qenë autentik në luajtjen e rolit të tyre.

Unë nuk jam vetëm një mjek, unë jam pronari i spitalit, unë jam një udhëheqës. Roli im është i shumëfishtë dhe kërkon bashkimin e pashmangshëm dhe përdorimin e aftësive të ndryshme.

Në këtë aspekt duhet të pajtohemi se roli i udhëheqësit në një farë mënyre i përfshin të gjithë.

Kur bëhet fjalë për udhëheqësit e biznesit, roli i tyre ka ndryshuar në mënyrë dramatike gjatë muajve të fundit. Para koronavirusit, drejtorët ekzekutivë dhe menaxherët e tjerë ishin përqendruar në inovacione, rritje të të ardhurave dhe fitimin e aksioneve më të mëdha të tregut.

Sot, shumë prej tyre duhet të marrin vendime të shpejta në mënyrë që të kontrollojnë kostot dhe të mbajnë likuiditetin. Ata janë të detyruar të kapërcejnë bllokadat e mëparshme siç janë ndryshimet në vazhdimësinë e furnizimit, shkurtime apo reduktime të ekipeve të tyre dhe sfidat operative që ndryshojnë në mënyrë drastike fokusin e përparësive. Në të njëjtën kohë, vetë ata dhe punonjësit e tyre përballen me shqetësime për shëndetin dhe sigurinë, por edhe me mbështetjen për familjen në kohë pandemie. Ky nuk është një tranzicion i thjeshtë, kalimi nga një rol në tjetrin, por me gjithë përvojën tonë të punës ne zbatojmë disa parime që funksionojnë në kirurgjinë e zemrës dhe që është marrja e vendimeve të shpejta.

Është e qartë se lideri i vërtetë nuk del në pah kur “anija lundron në ujëra të qeta”, përkundrazi. Heronjtë e vërtetë është e vështirë të njihen. Nuk ka asnjë udhëzues për përdorim gjatë krizave pasi secila ka karakteristikat e veta unike dhe kërkon një qasje të ndryshme nga çdo krizë të mëparëshme. Nuk ka kohë për përgatitje paraprake.

Por ajo që nuk ndryshon është se ekipi pret kthjelltësi dhe besim nga lideri i tyre. Paniku transmetohet lehtësisht, kështu që ju duhet të kontrolloni situatën. Ju nuk duhet të reagoni emocionalisht, por saktësisht.

Në kohë krize, asgjë nuk është më e rëndësishme se kujdesi për punonjësit tuaj. Ju duhet ta vendosni veten në vendin e tyre. Njerëzit duan të kenë dikë për tu mbështetetur, jo dikë për ta ngushëlluar. Ju gjithashtu duhet të jeni pozitiv dhe realist. Vija e ekuilibrit është e hollë, kaosi duhet të vihet nën kontroll. Kjo përfshin delegimin e shpejtë të detyrave, dhe përfshirjen e të gjithëve.

Gjithashtu duhet të bëhet vlerësim i shpejtë i rrezikut dhe të merren vendime të duhura se në ç’drejtim do të ndërmerren hapat e ardhshëm.

Komunikimi i qartë dhe i detajuar është thelbësor. Të gjithë duhet të informohen për qëllimet e reja dhe hapat e ardhshëm.

Кинескот збор за криза соджи два знака едниот означува опасност, а другиот можност.

Човек треба да остане позитивен, а тоа е реално една од работите кои е полесно да се кажат отколку да се направат. Овде не зборувам за слеп оптимизам туку едноставно да запомниме дека секоја криза поминува. Не треба да ја избегнуваме или игнорираме, едноставно треба да ја употребиме како отскочна даска за понатамошни промени. Кризата е секогаш шанса за да преземете одговорност и да направите подобро.

Fjala kineze për krizën përmban dy shenja, njëra tregon rrezikun dhe tjetra mundësinë.

Dikush duhet të qëndrojë pozitiv, dhe kjo është me të vërtetë një nga gjërat që thuhet më lehtë nga ç’mund të realizohet. Nuk flas për optimizëm të verbër, por thjesht për të kujtuar se çdo krizë kalon. Ne nuk duhet ta shmangim ose ta injorojmë atë, ne thjesht duhet ta përdorim atë si një trampolinë për ndryshime të mëtejshme. Kriza është gjithmonë një shans për të marrë përgjegjësi dhe për ti bërë gjërat më mirë.

 

Në linkun në vijim do të lexoni tekstin origjinal: 
https://bridge-magazine.net/?p=914

Lidhja ndërmjet ushqimit dhe presionit të gjakut

Cila është marrëdhënia ndërmjet ushqimit dhe presionit të gjakut? Cilat ushqime ndikojnë në uljen dhe cilat në rritjen e presionit të gjakut? Si të ushqehemi shëndetshëm dhe të mos shkaktojmë probleme në organizmin tonë?

Presioni normal i gjakut tek njerëzit konsiderohet të jetë 120 deri 80. Sidoqoftë, për shkak se të gjithë ne ndryshojmë nga njëri-tjetri disa variacione të vogla nga parametrat idealë, mund të tolerohen.

Si rezultat i ndryshimeve meteorologjike, në varësi të asaj që hamë dhe pimë, si dhe në varësi të moshës, mund të ndodhin edhe ndryshime të cilat mund të shfaqen gjatë ditës. E gjithë kjo është normale, për sa kohë që është brenda kufirit të tolerancës.

Sidoqoftë, presioni i gjakut duhet të monitorohet rregullisht, veçanërisht kur bëhet fjalë për personat e moshuar dhe në moshë të mesme. Kjo është veçanërisht e rëndësishme nëse keni ndonjë simptomë të tillë si dhimbje koke, marramendje, rrahje të shpeshta të zemrës.

Këshillohet që çdo familje të ketë një aparat matës të presionit të gjakut në shtëpi.

Manifestimet e presionit të lartë të gjakut

Presioni i lartë i gjakut ose hipertensioni është një sëmundje e jetës moderne, dhe shfaqet kryesisht për shkak të konsumimit të një cilësie të dobët ose ushqimi jo të shëndetshëm, situatave stresuese të jetës, por edhe predispozicionit gjenetik. Neglizhimi dhe mos trajtimi i kësaj gjendje mund të sjellë edhe pasojat më të rënda, të tilla si një sulmi në zemër ose goditja në tru. Këto janë shkaqet më të zakonshme të vdekjes në rajonin tonë.

Cilat janë simptomat e presionit të lartë të gjakut?

Fatkeqësisht, disa njerëz nuk janë as të vetëdijshëm se kanë presion të lartë të gjakut derisa të fillojnë ta matin, sepse ndonjëherë nuk ndiejnë simptoma ose sepse janë mësuar me gjendjen në të cilën ndodhen.

Simptomat e presionit të lartë të gjakut, zakonisht manifestohen me dhimbje koke, marrje mendsh, të përziera, të vjella, shikim të paqartë, dhimbje gjoksi, vështirësi frymëmarrje.

Ushqimi dhe presioni i lartë i gjakut

Nëse presioni juaj i gjakut është vazhdimisht 140 deri 90, kjo është arsye e mjaftueshme për të ndryshuar diçka në dietën tuaj. Gjëja e parë që duhet të bëni është të reduktoni konsumin e kripës.

Shumë persona konsumojnë ushqim tepër të kripur, edhe pse nuk janë të vetëdijshëm për të, dhe nuk është aspak mire nëse konsumohet për një kohë të gjatë . Kripa duhet të përdoret, por në sasi të vogla.

Ka shumë barëra në natyrë që mund t’ju ndihmojnë. Hudhra është një ilaç popullor për presionin e lartë të gjakut. Hudhra gjithashtu është provuar shkencërisht se ul presionin e gjakut, por shumë njerëz shmangin konsumimin e saj për shkak të aromës së pakëndshme.

Më pak i njohur dhe gjithashtu efektiv është selinoja. Selinoja mendohet të jetë veçanërisht efektive në uljen e presionit të lartë të gjakut të shkaktuar nga stresi. Selinoja është gjithashtu i mirë për rregullimin e kolesterolit. Duhet të përdoret më shumë në sallata, supa ose si lëng selinoje.

Në disa raste, rekomandohet humbje peshës trupore në mënyrë të kontrolluar. Shtimi i peshës mund të jetë një nga shkaqet e presionit të lartë të gjakut. Disa lloje të ushqimit mund të ndihmojnë në uljen e presionit të lartë të gjakut.

Personat të cilët nuk konsumojnë mish është zbuluar se kanë presion të ulët të gjakut. Vegjetarianët konsumojnë kryesisht fruta, perime dhe drithëra, kështu që këtu duhet të kërkoni shpëtimin. Jo të gjithë duhet të bëhen vegjetarianë, por kjo është arsyesja përse duhet të reduktojmë sasinë e mishit në ushqimin tonë.

Mos harroni se vera e kuqe dhe kafeja rrisin presionin e gjakut.

Sipas disa studimeve, vitamina C, kalciumi dhe kaliumi janë të dobishëm për uljen e presionit të gjakut.

Në ushqim rekomandohet përdorimi i vajit të ullirit ekstra të virgjër dhe peshku i detit. Nga barërat mjekësore, murrizi (trëndafili i egër) është i mirë për zemrën dhe për rregullimin e presionit të gjakut.

Presioni i ulët i gjakut

Presioni i ulët i gjakut ose hipotensioni është një problem shëndetësor që nuk është i papërfillshëm, por nga ana tjetër është më pak i rrezikshëm në krahasim me presionin e lartë të gjakut. Ky problem shfaqet si pasojë e zvogëlimit të rrjedhës së gjakut, kështu që sasitë e kërkuara të oksigjenit nuk vijnë aty ku duhet. Njerëzit kanë hapje të shpeshta të gojës dhe janë të përgjumur gjatë shfaqjes së presionit të ulët të gjakut.

Arsyet e presionit të ulët të gjakut janë të ndryshme dhe nuk kuptohen plotësisht. Disa ekspertë pohojnë se është një gjendje e trashëgueshme dhe se ndodh më shpesh tek personat e dobët. Gratë kanë më shumë gjasa të përjetojnë hipotension sesa burrat. Besohet se dehidrimi, dietat e tepruara, si dhe sëmundje të caktuara mund të jenë shkak për shfaqjen e presionit të ulët të gjakut.

Simptomat janë të ngjashme me presionin e lartë të gjakut, siç është marramendja. Përveç kësaj, simptomat përfshijnë lodhje, përgjumje, hapje të shpeshtë të gojës, vështirësi në zgjim, mungesë energjie, përqendrim i dobët, etj. Në situata të tilla është vërtet vështirë për të funksionuar.

Si të rrisni presionin e gjakut?

Nëse presioni juaj i gjakut është shumë i ulët për momentin, provoni të shtoni pak kripë në një gotë ujë dhe pini. Duhet t’ju ndihmojë, megjithëse është një zgjidhje afatshkurtër për problemin tuaj. Nuk rekomandohet të konsumoni ushqime të kripura në mënyrë të tepruar për shumë arsye të tjera shëndetësore.

Tek disa persona mund të ndihmojë një filxhan kafe ose çaj jeshil, i cili gjithashtu është një zgjidhje shumë e mirë. Por duhet pasur parasyshë se mbidozimi i këtyre pijeve mund të dëmtojë trupin.

Nga barërat mjekësore mund të përdoret rozmarina. Në mjekësinë popullore konsiderohet si ilaç për qarkullimin dhe presionin e ulët të gjakut.

Kujdesuni për sasinë e ujit që merrni në trupin tuaj. Kjo mund të jetë një nga shkaqet e presionit të ulët të gjakut. Çdo person gjatë ditës duhet të pijë 2 litra lëngje, dhe nëse merret me sport apo punë fizike edhe më tepër. Kryesisht duhet të konsumoni një sasi adekuate të ujit, dhe pastaj çaj jeshil, çaj rozmarinë, etj.

 

Si të përballeni me stresin

Ritmi i jetës moderne dhe sfidat e përditshme e bëjnë të domosdoshëm menaxhimin e stresit.

Për të kontrolluar stresin, së pari duhet të identifikoni shkaqet. Çfarë ju bën të ndiheni të zemëruar, të tensionuar ose të shqetësuar? Keni dhimbje koke të shpeshta ose dhimbje stomaku pa ndonjë arsye mjekësore?

Disa faktorë të stresit mund të identifikohen lehtësisht, siç janë presioni apo stresi i punës, problemet e marrëdhënieve me partnerin/en ose problemet financiare. Por shqetësimet e përditshme, të tilla si pritjet e gjata në radhë ose vonesa në takime të ndryshme, gjithashtu kontribuojnë në rritjen e nivelit të stresit.

Edhe ngjarjet pozitive, të tilla si martesa ose blerja e një shtëpie, mund të jenë stresuese. Çdo ndryshim në jetën tuaj mund të shkaktojë stres.

Pasi të keni identifikuar shkaktarët e stresit tuaj, mendoni për strategjinë dhe mënyrën për t’u përballur me to.

Fillimisht duhet të identifikoni se çfarë është ajo që ju vetë mund ta kontrolloni. Për shembull, nëse stresi ju pengon të flini, zgjidhja mund të jetë e lehtë, për shembull mund të hiqni televizorin dhe kompjuterin nga dhoma e gjumit dhe ti mundësoni mendjes të qetësohet para se të flini.

Ndonjëherë, kur stresi shkaktohet nga papunësia ose sëmundja e ndonjë personi të dashur, ju mund të ndryshoni vetëm reagimin tuaj.

Ju nuk duhet të zgjidhni vetë gjithçka. Kërkoni ndihmë dhe mbështetje nga familja dhe miqtë tuaj, nëse keni nevojë për dikë që t’ju dëgjojë, ta çojë fëmijën tuaj diku, ose t’ju çojë në punë nëse makina juaj është në servis për riparim.

Disa praktika të tilla si: joga, frymëmarrjet e thella, meditimi apo shëtitjet nëpër vende të qeta, ndikojnë pozitivisht tek shumë persona.

Është e nevojshme që ti kushtoni kohë dhe vëmendje vetes tuaj. Shijoni ndonjë masazh relaksues, bëni banjë në vaskë me shumë shkumë, vallëzoni, dëgjoni muzikë, shikoni ndonjë komedi – bëni gjithçka që do t’ju ndihmojë për tu çlodhur.

Jeta e shëndetshme do t’ju ndihmojë të menaxhoni stresin. Konsumoni një dietë të shëndetshme, kryeni rregullisht ushtrime dhe flini mjaftueshëm. Mundohuni të kaloni më pak kohë para TV, tabletit, kompjuterit dhe telefonit – dhe të kaloni më shumë kohë duke u relaksuar.

Stresi nuk do të largohet nga jeta juaj, kështu që menaxhimi i stresit duhet të jetë i vazhdueshëm.

Duke identifikuar shkaqet e stresit tuaj dhe duke praktikuar mënyra për t’u çlodhur, ju mund të luftoni disa prej efekteve negative të stresit dhe të rrisni aftësinë tuaj për tu përballur me stresin.

 

Embolia pulmonare

Embolia pulmonare ka të bëj me bllokimin e njërës prej arterieve në mushkëri. Në shumicën e rasteve, embolia pulmonare shkaktohet nga një mpiksje gjaku që udhëton nga venat e thella të këmbës deri në mushkëri, gjithashtu, por shumë më rrallë, shkaktohet nga venat e pjesëve të tjera të trupit (nga tromboza e venave të thella).

Për shkak të bllokimit të rrjedhës së gjakut në mushkëri të shkaktuar si rezultat i mpiksjes së gjakut, embolia pulmonare mund të rezultojë fatale. Sidoqoftë, trajtimi në kohë zvogëlon ndjeshëm rezikun e vdekjes. Marrja e hapave parandaluese për mpiksjen e gjakut të këmbët tuaja do t’ju ndihmojë të mbroheni nga embolia pulmonare.

Simptomat

Simptomat e embolisë pulmonare manifestohen në mënyra të ndryshme, në varësi të madhësisë së mushkërive, madhësisë së mpiksjes së gjakut dhe nëse keni sëmundje të tjera bazë të mushkërive ose zemrës.

Simptomat më të zakonshme:

Vështirësi në frymëmarrje. Kjo simptomë zakonisht shfaqet papritmas dhe përkeqësohet gjithnjë dhe më tepër gjatë sforcimeve.

Dhimbje gjoksi. Keni ndjesinë se do të përjetoni sulm në zemër. Dhimbja është zakonisht e mprehtë dhe shfaqet kur merrni frymë thellë, duke ju penguar që të mbusheni me frymë thellë. Mund të shfaqet gjatë momentit kur kolliteni dhe përkuleni.

Kollitje.  Kollitja mund të shoqërohet me gjak në pështymë ose sekrecion.

Shenjat dhe simptomat e tjera që mund të shfaqen në rastin e embolisë pulmonare përfshijnë:

  • Rrahje të shpejta ose të çrregullta të zemrës
  • Marramendje
  • Djersitje
  • Temperaturë
  • Dhimbje ose ënjtje në këmbë, zakonisht në pjesën e pulpës së këmbës, si pasojë e topmpozës nga venat e thella
  • Lëkurë e njomë ose e zbehur (cianozë)

Kur duhet të kërkoni ndihmë mjekësore

Embolia pulmonare mund të jetë fatale. Kërkoni kujdes mjekësor të menjëhershëm nëse keni vështirësi në frymëmarrje (gulçim), dhimbje gjoksi ose kollë të shoqëruar me gjak në pështymë.

Shkaqet e shfaqjes së embolisë pulmonare

Embolia pulmonare shfaqet kur një grup materialesh (zakonisht mpiksje gjaku) hyjnë në një nga arteriet e mushkërive. Këto mpiksje zakonisht vijnë nga venat e thella të këmbëve, një gjendje e njohur si trombozë e venave të thella.

Në shumë raste, embolia pulmonare shkaktohet nga mpiksje të shumta të gjakut në të njëjtën kohë. Mpiksjet e gjakut bllokojnë arteriet pulmonare dhe bllokojnë rrjedhën e gjakut, gjë e cila shpesh rezulton të jetë fatale. Kjo gjendje njihet si infarkt pulmonar.

Ndonjëherë, bllokimet në enët e gjakut shkaktohen nga substanca të tjera përveç mpiksjes së gjakut, të tilla si:

  • Yndyra e palcës në rastin e thyerjes së kockës së gjatë
  • Pjesë e një tumori
  • Flluska ajri

Faktoret e rrezikut

Edhe pse çdokush mund të zhvillojë mpiksje gjaku dhe emboli pulmonare pasuese, disa faktorë të caktuar mund të ndikojnë në rritjen e rrezikut. Rreziku i shfaqjes së kësaj sëmundje është më i madh nëse ju ose ndonjë anëtar në familjen tuaj ka pasur mpiksje gjaku ose emboli pulmonare në të kaluarën.

Gjithashtu, disa kushte dhe trajtime mjekësore ju bëjnë më të ekspozuar ndaj këtij rreziku, për shembull:

Sëmundjet e zemrës. Sëmundjet kardiovaskulare, veçanërisht dështimi i zemrës, ndikojnë më tepër në shfaqjen e mpiksjes së gjakut.

Kanceri. Disa lloje të kancereve (veçanërisht ai i trurit, vezoreve, pankreasit, zorrës së trashë, stomakut, mushkërive dhe veshkave) mund të rrisin rrezikun e mpiksjes së gjakut dhe kimioterapia mund të ndikojë shumë më tepër në shfaqjen e empolisë pulmonare. Gratë me një histori personale ose familjare të kancerit të gjirit që marrin tamoxifen ose raloxifene gjithashtu janë në rrezik të lartë ndaj shfaqjes së mpiksjes së gjakut.

Kirurgjia. Kirurgjia është një nga shkaqet kryesore të problemeve të mpiksjes së gjakut. Për këtë arsye, shpesh jepen ilaçe për të parandaluar mpiksjen e gjakut para dhe pas ndonjë operacioni të madh, siç është zëvendësimi i kyçeve.

Çrregullimet që ndikojnë në koagulimin e gjakut. Disa çrregullime të trashëguara ndikojnë në gjak, duke e bërë atë më të prirur ndaj mpiksjes. Çrregullime të tjera, të tilla si sëmundja e veshkave, gjithashtu mund të rrisin rrezikun e mpiksjes së gjakut.

Personat të cilët kanë simptoma të rënda të COVID-19 janë në rrezik në të lartë për shfaqjen e embolisë pulmonare.

Përdorimi i vitaminës D

Vitamina D është e nevojshme për formimin dhe ruajtjen e kockave të shëndetshme për arsyen e thjeshtë se absorbimi i kalciumit (përbërësi kryesor i kockave) ndodh vetëm nëse vitamina D është e pranishme në trup. Vetë trupi prodhon vitaminë D duke thithur rrezet e diellit nëpërmjet lëkurës, të cilat më pas shndërrohen në formë aktive të vitaminës D – kalciferolit.

Sasia e vitaminës D që prodhon trupi juaj varet nga shumë faktorë, përfshirë periudhën e ditës, sezonin, sipërfaqen dhe pigmentimin e lëkurës suaj, në varësi të vendit ku jetoni dhe mënyrës tuaj të jetesës.

Prodhimi i vitaminës D mund të reduktohet ose zhduket plotësisht gjatë muajve të dimrit. Kremrat me faktor mbrojtës ndaj rrezeve të diellit, megjithëse janë të rëndësishëm dhe shpesh herë rekomandohet përdorimi i tyre, ato gjithashtu mund të ndikojnë në reduktimin e prodhimit të vitaminës D.

Vetëm rreth 10 deri në 20% e vitaminës D merret me anë të ushqimit. Vitamina D është e pranishme në qumësht, drithëra dhe peshq të yndyrshëm si salmoni, skumbri dhe sardelet.

Tek ata persona të cilët nuk ekspozohen mjaftueshëm ndaj rrezeve të diellit ose  nuk ekspozohen aspak (zakonisht të moshuarit) prodhimi i vitaminës D në trupin e tyre zvogëlohet. Tek këta persona rekomandohet marrja e suplementeve që përmbajnë vitaminë D në mënyrë që të përmirësojnë shëndetin e kockave të tyre. Doza e rekomanduar ditore e vitaminës D është 400 IU (njësi internacionale) për fëmijë deri në moshën 12 muajshe, 600 IU për fëmijët mbi një vjeç dhe të rritur deri në moshën 70 vjeçare dhe 800 IU për personat mbi 70 vjeç.

Në kushtet e pandemisë, kur imuniteti varet nga shumë faktorë, përdorimi i vitaminave, mineraleve dhe suplementeve të tjera për imunitet më të mirë është rritur. Përveç vitaminës C, zinku dhe vitamina D janë suplemente të cilat rekomandohen për rritjen e imunitetit. Ende nuk ka prova konkrete shkencore, megjithëse ka shumë studime që lidhin përdorimin e vitaminës D si rregullator të gjeneve të rëndësishme për imunitetin, domethënë për mbrojtjen e organizmit të njeriut.

Efektet e dobishme të vitaminës D

Efektet e dobishme të vitaminës D nuk i përfitojnë vetëm personat e shëndetshëm. Janë kryer studime të shumta që vërtetojnë rolin e vitaminës D në trajtimin e kushteve specifike:

  • Kanceri. Studimet tregojnë se vitamina D mund të ndihmojë në parandalimin e disa llojeve të caktuara të kancerit, veçanërisht kur merret i shoqëruar me kalcium.
  • Shëndeti konjitiv. Hulumtimet e hershme sugjerojnë që vitamina D mund të ndikojë në shëndetin konjitiv. Gjatë një studimi të kryer tek disa persona mbi 60 vjeç, të cilët trajtoheshin për demencë, studiuesit zbuluan se marrja e suplementeve të vitaminës D ndihmoi në përmirësimin e funksionit të tyre konjitiv.
  • Çrregullime të trashëguara. Suplementet e vitaminës D mund të përdoren për të trajtuar çrregullimet e trashëguara në lidhje me pamundësinë për të obsorbuar ose përpunuar vitaminën D, siç është hipofosfatemia familjare.
  • Skleroza multiple. Studimet tregojnë se plotësimi afatgjatë i vitaminës D zvogëlon rrezikun e sklerozës multiple (të shumëfishtë).
  • Osteomalacia. Suplementet e vitaminës D përdoren për të trajtuar të rriturit me mungesë të rëndë të vitaminës D, e cila shkakton humbje të përmbajtjes së mineraleve në kocka, dhimbje kockash, dobësi muskulore dhe zbutje të kockave (osteomalacia).
  • Osteoporoza. Besohet se personat që marrin mjaftueshëm vitaminë D dhe kalcium nga dieta e tyre mund të ngadalësojnë humbjen e mineraleve të kockave, të parandalojnë osteoporozën dhe të zvogëlojnë rrezikun e frakturave të kockave.
  • Psoriaza. Tek disa persona, marrja e vitaminës D mund të trajtojë sëmundjen e psoriazës (psoriasis).
  • Rakitizmi (sëmundje metabolike e kockave). Është një gjendje e rrallë që ndodh tek fëmijët me mungesë të vitaminës D. Marrja e suplementeve të vitaminës D mund të parandalojë dhe kurojë problemin.

Siguria dhe efektet anësore

Përdorimi i vitaminës D, nëse merret në doza të përshtatshme të përmendura më lart, konsiderohet të jetë e sigurt dhe pa efekte anësore.

Sigurisht, mbidozimet mund të jenë të dëmshme. Tek fëmijët mbi 9 vjeç, të rriturit, gratë shtatzëna dhe nënat që ushqejnë me gji të cilat marrin më shumë se 4,000 IU të vitaminës D çdo ditë mund të shfaqen gjendjet në vijim:

  • Të përziera
  • Të vjella
  • Humbje e oreksit
  • Kapsllëk
  • Ndjenjë dobësie
  • Humbje peshe
  • Konfuzion
  • Çorientimi
  • Probleme të ritmit të zemrës
  • Dëmtim i veshkave

 

Rekomandim

Për shkak të mungesës së vitaminës D, kockat mund të bëhen të dobëta, të hollë dhe të thyeshme. Mungesa e vitaminës D lidhet gjithashtu me osteoporozën dhe me disa lloje të kancerit. Nëse nuk merrni mjaftueshëm vitaminë D me anë të rrezeve të diellit ose me anë të konsumit të ushqimeve të pasura me këtë vitaminë, rekomandohet të përdorni suplemente të vitaminës D. Për personat që vuajnë nga sëmundje të caktuara kronike, doza e Vitaminës D përcaktohet nga mjeku që trajton pacientin.

Spitali klinik Zhan Mitrev përsëri bartës i vulës së artë të JCI

Përsëri u konfirmuan standardet e larta sipas të cilave funksionon spitali ynë

Edhe gjatë periudhës së pandemisë, ekipi i Spitalit klinik Zhan Mitrev verifikoi me sukses për herë të dytë rradhazi nivelin e lartë të punës dhe  mori ri-akreditimin nga Joint Commission International (JCI).

 

Me marrjen e “vulës së artë” edhe një herë është konfirmuar angazhimi ynë strategjik për kujdes modern shëndetësor me cilësi të lartë dhe kujdes të lartë për sigurinë e pacientëve nga gabimet mjekësore.

Akreditimi i parë u realizua në vitin 2017 dhe zgjati 3 vjet, gjatë të cilave përdorimi i përditshëm dhe monitorimi i mënyrës së standardizuar në punë kanë ndihmuar në rritjen e kënaqësisë së pacientëve.

Me ri-akreditimin e marrë tani, spitali vërtetoi edhe një herë angazhimin dhe përkushtimin e tij në ofrimin e shërbimeve shëndetësore cilësore dhe të sigurta. Këtë konfirmim Spitali klinik Zhan Mitrev e mori në të njëjtën mënyrë me institucionet e tjera të akredituara në nivel botëror.

“Të jesh pjesë e spitaleve të akredituara JCI është një prestigj në të gjithë botën. Misioni i JCI për të përmirësuar vazhdimisht sigurinë dhe cilësinë e kujdesit që marrin pacientët është motoja themelore që drejton dhe motivon spitalin tonë në punën e tij të përditshme. Pajtueshmëria me standardet e kërkuara të sjella nga ky akreditim është një provë tjetër e shërbimit të vazhdueshëm, cilësor dhe të sigurt të ofruar nga spitali ynë – tha Akademiku Dr. Zhan Mitrev.

“Ne jemi dëshmi se këmbëngulja, organizimi dhe parimi njihen dhe shpërblehen pavarësisht se në cilën pjesë të botës jeni. Sigurisht që puna e ekipit tonë nuk ndalet këtu, ne vazhdojmë të kujdesemi maksimalisht për mirëqenien e pacientëve tanë ,,
Një fakt i rëndësishëm dhe që vle për tu përmendur është se Spitali klinik Zhan Mitrev është ndër spitalet e pakta, gjithsej 4 spitale nga e gjithë bota, që kanë guxuar të kalojnë këtë proces të ri-çertifikimit gjatë periudhës së pandemisë.

JCI u themelua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 1994 si një organizatë e pavarur jofitimprurëse që akrediton dhe çertifikon objektet mjekësore në të gjithë botën. Akreditimi JCI konsiderohet si Standard i Artë në kujdesin shëndetësor global për sa i përket cilësisë së shërbimit dhe sigurisë ndaj pacientëve.

Testim për COVID-19 pa rezervim dhe pikë testimi Drive IN

 

Opsione të ndryshme për kryerjen e testit sips nevojave tuaja

Me qëllim për të ndihmuar në luftën kundër përhapjes së pandemisë, duke nisur që sot do të fillojmë  me kryerjen e testit pa pasur nevojë të bëni rezervimin e terminit. Gjithashtu, kemi krijuar mundësinë për kryerjen e testit pa pasur nevojë tv dilni nga automjeti juaj drejtpërdrejtë në pikën tonë të testimit Drive In.

Askush nuk do të kthehet pa kryer testin, dhe të gjithë ata të cilët kanë bërë rezervim të mëparshëm, termini i tyre do të respektohet sikurse dhe më parë. Zbritja e cmimit prej 10% është ende e vlevshme për pacientët të cilët  kanë bërë më parë rezervimin e tyre on-line.

Pika jonë e testimit për COVID-19 është e hapur nga e hëna në të premte nga ora 07:00 deri në orën 19:00, dhe në fundjavë nga ora 08:00 deri në orën 15:00.

Në pikën tonë të testimit, përvec kryerjes së testit ndaj COVID-19, mundësojmë edhe regjistrim rentgen, tomografi kompjuterike (CT), dhe marrje të mostrës për analiza të tjera laboratorike ndaj COVID-19, si dhe të gjitha variantet e tjera për testim për treguesin e antigjeneve dhe antitrupave ndaj COVID-19.

Gjthashtu, e disponueshme është edhe kryerja e kontrollit nga ana e mjekut për pacientët të cilvt janë pozitivë ndaj COVID-19, pas rezervimit të mëparshëm të terminit.

Çmimet e testeve varësisht nga fakti nëse bëhet fjalë për individë, familje apo kompani fillojnë nga 1500 denarë për  test individual të antigjeni rezultatet e të cilit i merrni pas 30 minutash nga momenti i marrjes së mostrës. Testi standard SARS-CoV-2 PCR tani kushton 2900 denarë dhe rezultatet i merrni  brenda disa orësh nga marrja e mostrës. Rrgjistrimi rentgen (RTG) i cili përfshin një përpunim shtesë të rezultateve me anë të metodës së veçantë AI – inteligjencë artificiale kushton 2000 denarë.

Për familjet dhe ndërmarrjet kemi një ofertë speciale që varion nga 2750 deri në 2450 denarë në varësi të numrit të personave të testuar.

Sigurisht në dispozicion është opsioni më me kosto më efektive, përkatësisht testi i kombinuar sezonal i cili përveç COVID-19, zbulon gripin sezonal (Gripi A, Gripi B dhe RSV), si dhe lloje të tjera të viruseve tipike për këtë periudhë të vitit, me një çmim prej 3000 denarë.