Alergjia e shkaktuar ndaj rrezeve të diellit

Alergjia nga dielli është një term që përdoret shpesh për të përshkruar një numër kushtesh në të cilat shfaqet skuqje e lëkurës ose kruajtje kur ekspozohet ndaj rrezeve të diellit. Forma më e zakonshme e alergjisë nga dielli është erupcioni ose i njohur ndryshe si shpërthim polimorf i dritës, i cili gjithashtu njihet si alergji e shkaktuar nga dielli.

Disa persona kanë një lloj alergjie të trashëguar nga dielli. Disa të tjerë zhvillojnë shenja dhe simptoma vetëm kur diçka tjetër i shkakton ato, të tilla si ilaçet ose kontakti i lëkurës me bimë të tilla si pashkanati ose limoni jeshil. Rastet e lehta të alergjisë nga dielli mund të zhduken pa terapi. Sidoqoftë, format më të rënda të alergjisë mund të kërkojnë trajtim me kremra ose tableta steroide. Personat me alergji të rëndë ndaj diellit mund të kenë nevojë të marrin masa paraprake dhe të përdorin krem me faktor mbrojtës ndaj rrezeve të diellit.

Simptomat

Pamja e lëkurës së prekur nga alergjia e diellit mund të ndryshojë shumë në varësi të shkakut të problemit.
Simptomat që mund të ndodhin janë:
• Skuqje
• Kruajtje ose dhimbje
• Pika të vogla
• Rrjepje e lëkurës, shtresa të thata ose gjakderdhje
• Flluska ose njolla

Zakonisht, simptomat shfaqen vetëm në rastet e lëkurës së ekspozuar në diell dhe zakonisht shfaqen brenda disa minutash ose orësh pas ekspozimit në diell.

Kur duhet të paraqiteni tek mjeku?

Duhet të paraqiteni tek mjeku juaj dermatolog nëse keni reaksione të pazakonta ose shqetësuese të lëkurës pas ekspozimit në diell. Për simptoma të rënda ose të vazhdueshme, duhet të ndiqeni nga mjek dermatolog i cili do të bëj vendosjen e diagnozës së saktë dhe do t’ju rekomandojë terapinë e duhur për trajtimin e këtyre çrregullimeve të lëkurës.

Shkaqet

Disa lloje ilaçesh, kimikatesh dhe sëmundjesh mund ta bëjnë lëkurën më të ndjeshme ndaj diellit. Nuk dihet me siguri përse disa persona kanë alergji nga dielli dhe të tjerët jo. Ndoshta këtu luajnë rol disa tipare të trashëguara.

Faktoret e rrezikut

Faktorët e rrezikut për reaksionin alergjik ndaj rrezeve të diellit janë:

  • Raca. Çdokush mund të vuaj nga alergjia e diellit, por ka disa alergji të shkaktuara nga dielli që janë më të zakonshme tek njerëzit me lëkurë të bardhë.
  • Ekspozimi ndaj substancave të caktuara. Disa simptoma të alergjisë së lëkurës shkaktohen kur lëkura bie në kontakt me substance të caktuara dhe më pas ekspozohet ndaj rrezeve të diellit. Substancat që shpesh shkaktojnë këtë lloj reagimi janë parfumet, dezinfektuesit, madje edhe disa nga kimikatet e përdorura në kremrat kundër diellit.
  • Përdorimi i barnave të caktuara. Disa ilaçe mund të përshpejtojnë procesin e djegies së lëkurës – të tilla si antibiotikët (tetraciklina), ilaçe sulfonamide dhe ilaçet të cilat përdoren për qetësimin e dhimbjeve të tilla si ketoprofen.
  • Prania e ndonjë sëmundje tjetër të lëkurës. Dermatiti rrit rrezikun e alergjisë nga dielli.
  • Faktori trashëgues. Nëse ndonjë nga anëtarët e rrethit më të ngushtë familjar (vëllai, motra ose prindërit) vuajnë nga alergjia e diellit, ka shumë mundësi që alergjia të shfaqet edhe tek ju.

Parandalimi

Nëse keni alergji ndaj diellit ose ndjeshmëri të rritur ndaj diellit, mund të parandaloni reagimin duke ndjekur këto rekomandime:

  • Shmangni ekspozimin në diell gjatë periudhës së indeksit të lartë. Mundohuni të shmangni ekspozimin në diell ndërmjet orës 10:00 dhe 16:00.
  • Shmangni ekspozimin e menjëhershëm ndaj rrezeve të forta të diellit. Rritni gradualisht kohën e kaluar jashtë në mënyrë që qelizat e lëkurës të kenë kohë për tu përshtatur me rrezet e diellit.
  • Përdorni syze dielli dhe veshje mbrojtëse. Këmisha me mëngë të gjata dhe kapele me strehë të gjerë mund të ndihmojnë në mbrojtjen e lëkurës tuaj nga dielli. Shmangni pëlhura që janë të holla ose të endura rrallë pasi rrezet UV mund të kalojnë përmes tyre.
  • Përdorni krem mbrojtës. Përdorni krem për diellin me spektër të gjerë dhe me faktor mbrojtës të paktën 30. Aplikoni kremin kundër diellit çdo dy orë, ose më shpesh nëse bëni not ose djersiteni.
  • Shmangni alergjenët e njohur. Nëse e dini që ndonjë substancë e veçantë ju shkakton reagim në lëkurë, të tilla si ilaçet ose kontaktet me alergjenët, mundohuni ti shmangni ato.

Çfarë është atrofia vaginale dhe si manifestohet ajo?

Atrofia vaginale ka të bëjë me dobësinë, thatësinë dhe pezmatimin e mureve të vaginës dhe ndodh pikërisht atëherë kur trupit tuaj i mungon hormoni i estrogjenit, zakonisht pas menopauzës.

Për shumë gra, atrofia vaginale jo vetëm që e bën marrëdhënien seksuale të dhimbshme, por gjithashtu shkakton vështirësi dhe probleme me urinimin. Për shkak se kjo gjendje ka të bëj me një kombinim të simtomave vaginale dhe urinare, mjekët për të përshkruar atrofinë vaginale shpesh përdorin termin “sindromi gjeniturinar në menopauzë (GSM)”.

Reduktimi i nivelit të estrogjenit shkakton ndryshime në trupin tuaj, por kjo nuk do të thotë se duhet të jetoni me probleme dhe vështirësi të shkaktuara nga GSM. Ekzistojnë mënyra të thjeshta dhe efikase për trajtimin e këtij problemi.

Simtomat

Këto janë disa nga shenjat dhe simptomat e sindromës gjenitourinare në menopauzë:

  • Thatësi vaginale
  • Djegie (veçanërisht gjatë urinimit)
  • Rrjedhje vaginale (sekrecion)
  • Kruarje
  • Nevojë urgjente për të urinuar
  • Infeksione urinare të përsëritura
  • Inkontinecë urinare
  • Gjakderdhje e lehtë pas marrëdhënies seksuale
  • Inkomoditet gjatë marrëdhënies seksuale
  • Reduktim i njomjes/ lubrifikimit të vaginës gjatë aktivitetit seksual
  • Ngushtim dhe shkurtim i kanalit vaginal

Shkaqet

Sindromi gjenitourinar në menopauz është i shkatuar nga reduktimi i prodhimit të estrogjenit. Për shkak të reduktimit të estrogjenit, indet vaginale bëhen më të holla, më të thata, më pak elastike dhe të thyeshme.

Reduktimi i nivelit të estrogjenit mund të shfaqet në rastet në vijim:

  • Pas menopauzës
  • Gjatë periudhës para menopauzës (perimenopauza)
  • Pas mënjanimit kirurgjik të të dyja vezoreve
  • Gjatë periudhës së ushqyerjes me gji
  • Gjatë periudhës kur merrni ilaçe të cilat ndikojnë në nivelin e estrogjenit, siç janë disa lloje të ilaçeve kontraceptive.
  • Pas radioterapisë nga kanceri i pelvisit
  • Pas kimioterapisë për shkak të kancerit
  • Si efekt i zgjatur i trajtimit hormonal të kancerit të gjirit

Shenjat dhe simptomat e sindromit gjenitourinar në menopauzë mund të shfaqen dhe të gjenerojnë probleme gjatë periudhës para menopauzës, ose mund të mos manifestojnë asnjë problem deri sa të kalojnë disa vite pas fillimit të menopauzës. Edhe pse është një gjendje e zakonshme, jo të gjitha gratë në menopauzë vuajnë nga ky sindrom.

Faktorët e rrezikut

Disa faktorë rreziku mund të kontribuojnë në shfaqjen e sintromit gjenitourinar në menopauzë siç janë:

  • Pirja e duhanit. Pirja e duhanit ndikon në qarkullimin e gjakut dhe mund të zvogëlojë rrjedhën e gjakut dhe oksigjenit në vaginë dhe zonën përreth.
  • Mungesa e lindjes në mënyrë natyrale. Hulumtuesit kanë zbuluar se gratë të cilat nuk kanë kryer lindje natyrale (dmth kanë pasur lindje cezariane/operacion) kanë më shumë gjasa të zhvillojnë simtoma të sindromit gjenitourinar në menopauzë në krahasim me gratë të cilat kanë pasur lindje natyrale.
  • Mungesa e aktivitetit seksual. Aktiviteti seksual rrit rrjedhën e gjakut dhe i bën indet vaginale më elastike, duke ndihmuar në këtë mënyrë në parandalimin e shfaqjes së kësaj sindrome gjatë menopauzës.

Komplikimet

Sindroma gjenitourinare në menopauzë rrit rrezikun e:

  • Infeksionit vaginal. Ndryshimet e vlerave të pH në vaginë ndikojnë në shfaqjen e infeksionit vaginal.
  • Problemeve urinare. Ndryshimet urinare të shoqëruara me sindromën gjenitourinare në menopauzë mund të kontribuojnë në problemet urinare. Mund të përjetoni një rritje të frekuencës ose nevojë të shpeshtë për të urinuar dhe djegie gjatë urinimit. Disa gra përjetojnë infeksione më të shpeshta të traktit urinar ose urinim të pavullnetshëm (inkontinencë).

Kur duhet të paraqiteni tek mjeku?

Shumë gra në menopauzë zhvillojnë sindromë gjenitourinare. Por pak prej tyre kërkojnë trajtim. Për shkak se ndjejnë turp të flasin me mjekun për simptomat e tyre, shpesh pranojnë të jetojnë sëbashku me simptomat.

Konsultohuni me mjekun tuaj nëse keni shkaqe të pashpjegueshme të gjakderdhjes ose pigmentimit vaginal, shkarkim të pazakontë, dhimbje ose djegie ose dhimbje gjatë marrëdhënies seksuale që nuk zhduket edhe pas përdorimit të kremit ​​hidratues vaginal ose lubrifikant me bazë uji.

Terapia sistemike me estrogjen

Nëse thatësia e vaginës shoqërohet me simptoma të tjera të menopauzës, të tilla si valë të nxehta të moderuara ose të pakontrolluara të cilat janë mjaftë të njohura për gratë në menopauzë, mjeku juaj mund të sugjerojë trajtim me kremëra estrogjeni, pilula dhe produkte të tjera vaginale ose orale të estrogjenit. Mjeku juaj do t’ju tregojë për rreziqet dhe përfitimet e estrogjenit oral dhe nëse është e nevojshme të merrni edhe ndonjnjë hormon tjetër të quajtur progestin së bashku me estrogjenin.

Është hapur qendra e re diagnostike e zgjeruar dhe e ribrenduar Zan Mitrev Diagnostic në Strumicë

Në një sipërfaqe totale prej rreth 1000m2 në një ndërtesë të rinovuar plotësisht në dy kate, e vendosur në Blvd. Goce Delçev nr. 113 në Strumicë, filloi punën qendra më moderne e diagnostikimit në këtë rajon.

Qendra Zan Mitrev Diagnostic ofron shërbimet e nivelit më të lartë të mjekësisë moderne dhe rezultate të bazuara në diagnostikim të shpejtë dhe të saktë.

Qendra disponon 4 klinika të specializuara, spital ditor, departament diagnostik – radiologji, e vetmja në rajon e pajisur me aparat rentgen me rrezatim të ulët, mamomat me teknologji moderne 3D dhe dizajn ergonomik që mundëson skanim të shpejtë, të rehatshëm dhe pa dhimbje. Performanca klinike superiore e provuar ofron diagnostikim jashtëzakonisht të saktë që është thelbësore për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.

Tomografia e kompjuterizuar me 160-shtresa ofron pamje të hollësishme të zonave të ndryshme të trupit duke përdorur rrezatimin jonizues. Cilësia e lartë e filmimit është me dozën më të ulët të rrezatimit, ndërsa shpejtësia ekstreme e rrotullimit shkurton ndjeshëm kohën e filmimit. Imazhet janë me rezolucion të lartë dhe lejojnë ekzaminimin 3D të të gjithë trupit, veçanërisht të përshtatshme për kryerjen e biopsive të drejtuara nga kompjuteri, si dhe diagnostikimin e saktë të depozitave të padëshirueshme në sistemin kardiovaskular, urogjenital dhe muskuloskeletal.

I disponueshëm gjithashtu është edhe DEXA skaneri i njohur ndyshe si osteodenzitomertri, aparat i cili shërben për matjen e dendësisë së kockave. Përcaktimi i dendësisë së kockave – sa të forta janë kockat – është jashtëzakonisht e rëndësishme në përcaktimin e shëndetit të kockave dhe rrezikun e frakturave për shkak të osteoporozës.

Në dispozicion janë edhe laboratori biokimik dhe gjenetik i pajisur me aparatët më të bashkëkohorë në mënyrë që të merrni rezultate të shpejta, të sakta dhe të plota.
Në Zan Mitrev Diagnostic në Strumicë, kryhen të gjitha llojet e ekzaminimeve specialistike dhe subspecialistike në fushën e diagnostikimit kardiovaskular, diagnostikimit ortopedik, urologjisë, ekzaminimeve dhe ndërhyrjeve të tjera.

Në kuadër të qendrës diagnostike, funksionon spitali ditor që siguron qasje ndërdisiplinore për pacientët me qëllim diagnostikimin, monitorimin dhe trajtimin e shpejtë të kushteve akute dhe kronike pa qëndruar në spital gjatë natës. Kjo arrin një nivel shumë më të lartë të cilësisë së jetës për pacientët e sëmurë, njëkohësisht shkurton kohën e pritjes për hospitalizim ose kryerjen e testeve diagnostike.

Për transportin e shpejtë mjekësor është në dispozicion ambulanca e ndihmës së shpejtë.

Përpara objektit gjendet pika e testimit për marrjen e mostrave për KOVID-19.
Hapja e kësaj qendre rrit nivelin e shërbimeve mjekësore të ofruara në këtë rajon dhe në të njëjtën kohë u mundëson pacientëve në nivel lokal, pa udhëtuar në Shkup, të marrin shërbime të larta shëndetësore.

‘’Unë vazhdoj të punoj në realizimin e vizionit për praktikimin e mjekësisë më të lartë në Maqedoni. Sigurisht që për të arritur këtë është e nevojshme të bëhet kombinimi i duhur i një ekipi mjekësh me përvojë dhe teknologjisë më të fundit. Ne e kemi atë në Zan Mitrev Diagnostic në Strumicë. Ecim në një hap me gjithçka që do të ndihmojë pacientët të ndihen më mirë, më të sigurt dhe më të lumtur. Me praninë tonë rajonale ne garantojmë se cilësia e shërbimeve do të jetë në të njëjtin nivel si në spitalin tonë klinik, dhe më afër njerëzve nga kjo pjesë e vendit’’ – tha Akademiku Dr. Zhan Mitrev

Me hapjen e sezonit të udhëtimeve – Ofertë speciale për testet PCR Pooling

Për të gjithë ata që planifikojnë të udhëtojnë jashtë vendit, laboratori gjenetik në Spitalin klinik Zhan Mitev ka krijuar një ofertë speciale për familjet. Përkatësisht, për 2 ose më shumë anëtarë të së njëjtës familje, opsioni për testimin PCR Pooling është në dispozicion me një çmim prej 1500 denarë për person. Rezultatet do të jenë gati brenda 24 orëve nga momenti i kryerjes së testit, dhe secili anëtar i familjes do të ketë rezultat individual në gjuhë të huaj (anglisht ose gjermanisht) të vlefshme për udhëtime.

Për kryerjen e testit është e nevojshme që të bëni rezervimin e terminit që ju përshtatet në numrin e telefonit 02 / 3091-484.

Mbi 50 ekzaminime falas dermoskopike të kryera

Si pjesë e aktiviteteve për mbështetjen e Fushatës Europiane për rritjen e ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të melanomës me titull “E kaluara juaj përcakton të ardhmen tuaj” Dr. Aleksandra Lazarevska dhe Dr. Anxhellka Ilieva nga departamenti i dermatologjisë në Spitalin klinik Zhan Mitrev, kanë realizuar mbi 50 ekzaminime dermoskopike falas.

Ky aksion një ditor rezultoi jashtëzakonisht i suksesshëm për faktin se të gjithë pacientët e ekzaminuar morën udhëzime dhe këshilla shtesë për parandalimin në kohë të kancerit të lëkurës.

Mos të harrojmë se nëse melanoma zbulohet me kohë, ajo është e shërueshme, prandaj bëni rezervimin e termiit për kryerjen e ekzaminimit dermatologjik në 02 / 3091-484.

Transplanti i tretë i zemrës i kryer me sukses

Kur bëhet fjalë për jetën e njerëzve nuk ka rëndësi nëse është ditë apo natë, fundjavë apo ditë pune

Sipas përgatitjeve të mëparshme, gjatë ditës së djeshme herët në mëngjes rreth orës 6:30 ekipi i kardiokirurgëve kreu operacionin e transplantimit të zemrës nga një dhurues i vdekur.Në ambientet e departamentit të kardiokirurgjisë shtetërore Akademiku Dr. Zhan Mitrev së bashku me Dr. Nikolla Hristov dhe prof. Dr. Sashko Jovev, Dr. Marjan Sokarovski dhe Dr. Vasil Papestiev nga kardiokirurgjia shtetërore, shoqëruar nga anesteziologë, si dhe një ekip perfuzionistësh, instrumentistësh, infermierësh kryen transplantimin e zemrës i cili zgjati rreth 5 orë dhe zyrtarisht përfundoi transplantimi i tretë i bërë në vendin tonë.

Bëhet fjalë për një grua 40-vjeçare, familja e së cilës dha miratimin që zemra e saj të vazhdojë të rrahë në gjoksin e një gruaje 32-vjeçare.Gjithashtu gjatë ditës së djeshme ishin në pritje edhe dy transplantime të veshkave.Falenderime të përzemërta për të gjithë kardiokirurgët që morën pjesë, si dhe anëtarët e tjerë të ekipit nga Spitali klinik Zhan Mitrev: Dr. Tanja Angjusheva, Aleksandra Temelkovska dhe Katerina Ristovska-Janev. Sigurisht një falënderim i madh për Assoc. Dr. Maja Mojsova Mijovska – Koordinatore Nacionale për Transplantim, Министерство за здравство / Ministria e Shëndetësisë dhe Venko Filipce

Sa të rrezikshme janë pickimet e mushkonjave?

Përveçse janë kryesisht të mërzitshme, të vogla dhe pothuajse të padukshme, mushkonjat janë ndoshta ndër insektet më të rrezikshme në planet për shkak të faktit se ato shkaktojnë miliona vdekje çdo vit. Shumica e specieve të mushkonjave janë zakonisht të padëmshme, por disa prej tyre, ato të rrezikshmet, janë insekte të vërtete gjakatare që kanë aftësinë për të transmetuar lehtësisht sëmundjet tek njerëzit.

Për pjesën më të madhe, pickimet e mushkonjave nuk janë asgjë më shumë sesa nervozizëm që do të zhduket pas 24 orësh. Por ky nuk është rasti për personat me imunitet të ulët që shpesh janë të ekspozuar ndaj sëmundjeve që mund të rrezikojnë seriozisht jetën e tyre.

Disa nga sëmundjet më të rrezikshme që transmetohen nga mushkonjat përfshijnë: Ethet tropikale (‘dengue fever’), infeksioni Zika, ethet e Nilit Perëndimor, malaria, etj. Në vendin tonë, këto sëmundje vërehen rrallë, por nëse shkoni në një udhëtim në zona me rrezik të lartë, është mirë t’i njihni nga afër dhe të keni kujdes, pra të shmangni pickimet e mushkonjave.

Le të shohim 3 sëmundjet më të rrezikshme dhe tashmë të njohura që transmetohen nga mushkonjat:

Ethet tropikale (dengue fever)

Dengue është një nga sëmundjet më vdekjeprurëse në planet që prek deri në 400 milion njerëz çdo vit! 100 milion njerëz preken nga ky infeksion dhe 22,000 vdesin nga ethet e rënda të dengue. Virusi i shkaktuar nga mushkonjat është i pranishëm në pjesën më të madhe të Azisë Juglindore, nga Australia veriore në Afganistan, por edhe në Amerikën e Jugut, dhe Afrikën.

Infeksioni Zika

Virusi Zika transmetohet nga disa lloje mushkonjash: mushkonja aziatike tigër, Aedes albopictus dhe mushkonja e etheve të verdha. Ndodh kryesisht në Amerikën e Jugut dhe atë Qendrore, Florida dhe Teksas. Zonat në Azinë Juglindore janë gjithashtu të prekura. Këto përfshihet Tajlanda, Filipinet dhe Vietnami.
Popullatat më të rrezikuara nga virusi Zika janë gratë në tremujorin e parë të shtatzënisë të cilat transmetojnë virusin tek foshnjat e tyre kur infektohen. Kjo është veçanërisht e rrezikshme sepse transmetimi shpesh kalon pa u vërejtur.

Malarja

Malaria është padyshim sëmundja tropikale më e njohur në planet. Shkaktohet nga një organizëm njëqelizor i quajtur Plasmodium, i përhapur kryesisht nga mushkonja Anopheles.

Malaria është aq vdekjeprurëse dhe transmetohet lehtë saqë rreth 40 përqind e të gjithë njerëzve në të gjithë botën rrezikojnë të preken nga malarja. Sëmundja kalon në episode të etheve dhe ka një përzierje të simptomave, duke përfshirë dhimbje koke, dhimbje në trup, djersitje, dhe madje edhe diarre.

Si të parandaloni pickimin e mushkonjave?

Sezoni i mushkonjave zakonisht fillon në verë. Mushkonjat kafshojnë ditën dhe natën, duke jetuar brenda dhe jashtë dhe duke kërkuar vende të ngrohta atëherë kur temperaturat fillojnë të ulen. Disa mushkonja qëndrojnë në ambiente të mbyllura, të tilla si në garazhe, kasolle dhe nën (ose brenda) shtëpive, për të mbijetuar gjatë temperaturave të ftohta.
Për shkak të faktit se për shumicn e viruseve që shkaktohen nga mushkonjat nuk ekzistojnë vaksina ose ilaçe specifike, parandalimi është hapi më i mirë.

Mund të zvogëloni rrezikun e pickimit të mushkonjave duke përdorur ilaçe apo lëndë të caktuara kundër insekteve që do t’i aplikoni në lëkurën tuaj gjatë orëve kur mushkonjat janë më aktive, pra nga muzgu deri në agim. Nëse planifikoni të dilni jashtë në ambiente të hapura, veçanërisht në zona me pyje ose me shkurre, sigurohuni që të aplikoni paraprakisht ilaç kundër mushkonjave.

Shumica e ilaçeve kundër insekteve të tilla përdorin përbërës aktivë si picaridina dhe dietiltoluamidi (DEET) për të siguruar mbrojtje dhe zgjasin më shumë se alternativat e tjera. Studimet tregojnë gjithashtu se vajrat e eukaliptusit dhe limonit sigurojnë mbrojtje të barabartë me atë të DEET në përqendrime të ulëta.
Për arsye tashmë të njohura, nëse e dini që zona ku do të shkoni ka tufa të mëdha mushkonjash, sigurohuni që të mbuloni trupin tuaj nga koka te këmbët.

Ambienti ideal për ta është uji i ndenjur. Mushkonjat shumohen pranë mjediseve të lagështa dhe mund të rrisin numrin e tyre në mënyrë dramatike. Kështu që mënyra më e mirë për të mbajtur nën kontroll rritjen e numrit të tyre është mbajtja e ulluqeve të pastra, ndërrimi i rregullt i ujit në shatërvan dhe pishina.
Gjithashtu mund të vendosni rrjeta në dritare, dhe rregullisht rregulloni çdo dëmtim (çarje, vrima) sepse mushkonjat dhe insektet e tjera mund të kalojnë përmes tyre.