Çfarë është TAVI?
TAVI është implantimi i valvulës së aortës nëpërmjet katetrës (Transcatheter Aortic Valve Implantation). Është një procedurë minimalisht invazive që ndihmon për të zëvendësuar valvulën e aortës së dëmtuar të zemrës suaj.
Mjeku juaj mund ta rekomandojë këtë procedurë nëse keni një problem me valvulën e aortës dhe jeni në rrezik shumë të lartë për të kryer operacion me zemër të hapur.
Valvula juaj e aortës është një nga katër valvulat kryesore në zemrën tuaj. Ndërkohë që zemra juaj rreh, ajo hapet dhe mbyllet, duke lejuar që gjaku të rrjedhë nga zemra në pjesën tjetër të trupit në një drejtim.
Me kalimin e moshës, pllakat mund të grumbullohen në valvulën e zemrës, duke e bërë atë më të fortë dhe më të trashë. Si rezultat, valvula juaj e aortës mund të mos hapet siç duhet, duke e detyruar zemrën të punojë më shumë për të pompuar gjakun përmes kalimit të ngushtë. Kjo është një gjendje e quajtur stenozë ose ngushtim i aortës.
Stenoza e aortës mund të çojë në gulçim, dhimbje gjoksi, lodhje dhe marramendje, humbje të vetëdijes dhe aritmi kërcënuese për jetën.
Procedura TAVI në fakt kryhet për të korrigjuar valvulën tuaj.
Gjatë intervenimit, përmes prerjes në zonën e bikinit futet një rrjetë, e cila shërben për të ruajtur hapjen e valvulës në gjerësinë optimale të kërkuar. Mund të kryhet nën anestezi lokale ose të përgjithshme.
Cilat janë rreziqet nga procedura TAVI?
TAVI është një procedurë minimalisht invazive, që do të thotë se kryhet përmes prerjeve shumë të vogla – në vend të një prerje të madhe. Kirurgjia minimale invazive ofron një shans më të mirë për një rikuperim më të shpejtë pas operacionit. Megjithatë, si me çdo procedurë, ekzistojnë rreziqe të mundshme.
Ato mund të përfshijnë:
• Gjakderdhje ose lëndim vaskular
• Ritmi jonormal i zemrës (aritmitë) – ndonjëherë nevojitet një stimulues kardiak
• Arteria koronare e bllokuar dhe pasuese sulmi në zemër
• Regurgitimi i aortës – kthim i madh i gjakut në zemër
• Dëmtimi i veshkave
• Goditja në tru
• Vdekja
Mjeku juaj do t’ju shpjegojë rreziqet në detaje përpara se të pranoni operacionin. Mbani në mend se mund të flisni me të për çdo pyetje apo shqetësim. Do t’ju kërkohet të nënshkruani një formular pëlqimi për të rënë dakord me procedurën.
Si të përgatitemi për TAVI?
Pyesni mjekun tuaj për medikamentet tuaja të rregullta – veçanërisht nëse jeni duke marrë ilaçe për diabetin ose terapi antikoagulante. Nëse jeni duke marrë ilaçe për diabetin, do t’ju duhet të bëni një kontroll tek mjeku juaj përpara operacionit.
Mos konsumoni ushqim – të paktën gjashtë orë para fillimit të procedurës
Mos pini lëngje të kthjellta katër orë përpara. Tek lëngjet dhe pijet e kthjellta përfshihen ujë dhe çaji.
Përpara se të filloni me procedurën, do t’ju kërkohet të hiqni bizhuteritë dhe të vishni rrobat e spitalit.
Gjatë procedurës:
Zona mpihet me anë të anestezisë locale ose anestezi e përgjithshme. Kjo do të diskutohet me ju përpara procedurës.
Katetri në formën e balonës futet në arterie në zonën e bikinit ose nën klavikulën tuaj.
Kateteri mbërrin në zemrën tuaj dhe vendoset në hapjen e valvulës së aortës.
Mjeku e fryn butësisht balonën për të hapur valvulën – kjo procedurë realizohet nën kontrollin e rrezeve X.
Mjeku implementon një valvul të re aortale duke përdorur një tub rrjetë metalike që mban valvulën në vend – valvula e re ose zgjerohet vetë ose zgjerohet me ndihmën e balonit, në varësi të llojit të valvulës së përdorur.
Valvula e re pozicionohet në mënyrë për ta shyrë/larguar valvulën tuaj të dëmtuar.
Baloni fryhet dhe më pas mjeku heq kateterin e balonit.
Çfarë ndodh pas procedurës TAVI?
Pas procedurës TAVI, mjeku juaj do t’ju monitorojë nga afër dhe do t’ju tregojë se sa kohë ju duhet të qëndroni në spital. Mos harroni se ekipi mjekësor është i përkushtuar për të ofruar rezultatin më të mirë të mundshëm për ju dhe ata do të jenë aty për të mbështetur rimëkëmbjen tuaj në çdo hap.Përpara se të shkoni në shtëpi, do t’ju jepen udhëzime të hollësishme se si të rekuperoheni shpejt dhe mirë – dhe është shumë e rëndësishme ti ndiqni këto udhëzime. Nëse vazhdoni të përjetoni ndonjë shenjë ose simptomë që ju bën të ndiheni të shqetësuar, bëni rezervimin e kontrollit për tu konsultuar me mjekun tuaj.
Procedurat TAVI në Klinikën Zhan Mitrev kryhen nga një ekip me përvojë dhe mbulohen nga fondi i sigurimeve shëndetësore për shtetasit vendas.
Më poshtë mund të shikoni një video të shkurtër se si duket procedura TAVI.