Çfarë është shëndeti mendor?

Shëndeti mendor përfshin mirëqenien tonë emocionale, psikologjike dhe sociale. Ajo ndikon në mënyrën se si mendojmë, ndjejmë dhe veprojmë kur përballemi me jetën. Gjithashtu ndihmon në përcaktimin se si përballemi me stresin, si lidhemi me të tjerët dhe si marrim vendime. Shëndeti mendor është i rëndësishëm në të gjitha fazat e jetës, nga fëmijëria dhe adoleshenca deri në moshën madhore dhe pleqëri.

Çfarë janë sëmundjet mendore?

Sëmundjet mendore janë kushte serioze që mund të ndikojnë në mënyrën se si mendoni, gjendjen tuaj të humorit dhe sjelljen tuaj. Ato mund të jenë të rastësishme ose të qëndrueshme. Ato mund të ndikojnë në aftësinë tuaj për t’u lidhur me të tjerët dhe për të funksionuar çdo ditë. Problemet e shëndetit mendor janë të zakonshme, por edhe trajtimet e tyre janë të disponueshme. Terapitë dhe ndërhyrjet psikoterapeutike mundësojnë një reduktim të ndjeshëm të simptomave të pranishme dhe mundësojnë një pjesë të madhe të njerëzve t’i kthehen funksionimit normal të përditshëm.

Pse është i rëndësishëm shëndeti mendor?

Shëndeti mendor është i rëndësishëm sepse ju ndihmonë:

  • Të përballeni më lehtë me streset e jetës
  • Të jeni fizikisht të shëndetshëm
  • Të krijoni marrëdhënie të shëndetshme
  • Të jepni një kontribut të rëndësishëm për komunitetin ku jetoni
  • Të punoni në mënyrë produktive
  • Të shfrytëzoni plotësisht potencialin tuaj

Shëndeti juaj mendor është gjithashtu i rëndësishëm sepse mund të ndikojë në shëndetin tuaj fizik. Për shembull, çrregullimet mendore mund të rrisin rrezikun e problemeve të shëndetit fizik, si goditja në tru, diabeti dhe sëmundjet e zemrës.

Çfarë mund të ndikojë në shëndetin tim mendor?

Ka shumë faktorë të ndryshëm që mund të ndikojnë në shëndetin mendor, duke përfshirë:

  • Faktorët biologjikë, për shembull faktorët gjenetikë
  • Përvojat e jetës, të tilla si trauma ose abuzimi
  • Historia familjare me probleme të shëndetit mendor
  • Stili juaj i jetesës, si ushqimi, aktiviteti fizik dhe përdorimi i substancave të caktuara (alkooli ose droga).

Me aplikimin e disa stileve të reja të jetesës si: meditimi dhe përdorimi i teknikave të relaksimit, aktivitetet sportive, etj. mund të ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë së funksionit mendor.

A mund të ndryshojë shëndeti im mendor me kalimin e kohës?

Jeta është një proces dinamik, ne përballemi me një sërë sfidash jetësore që mund të ndikojnë në ndryshimin e shëndetit mendor. Për shembull, përballja me një situatë të vështirë, – përballja dhe lufta me një sëmundje kronike, kujdesi për një të afërm të sëmurë ose problemet financiare. Situata mund t’ju lodhë dhe mund t’ju mposht aftësinë për të përballuar situata të reja. Kjo mund të përkeqësojë shëndetin tuaj mendor. Nga ana tjetër, biseda/konsultimi mjekun specialist për këto tema ose marrja e terapisë mund të ndihmojë në përmirësimin e gjendjes tuaj.

Cilat janë shenjat e problemeve të shëndetit mendor?

Kur bëhet fjalë për emocionet tuaja, mund të jetë e vështirë të dini se çfarë është normale dhe çfarë jo. Por problemet e shëndetit mendor kanë shenja paralajmëruese, të tilla si:

  • Ndryshime në zakonet e të ngrënit ose të gjumit
  • Izolimi nga njerëzit dhe aktivitetet që ju pëlqenin më parë
  • Zvogëlimi ose mungesa e energjisë në jetë
  • Ndjenjë zbrazëtie ose sikur asgjë nuk ka rëndësi
  • Dhimbje dhe shqetësime të pashpjegueshme
  • Ndjenjë pafuqie ose humbje të shpresës
  • Pirja e duhanit ose përdorimi i drogës/ilaçeve më shumë se zakonisht
  • Ndjenjë e pazakontë konfuzioni, harrese, zemërimi, shqetësimi, dëshpërimi ose frike
  • Ndryshime serioze të humorit që shkaktojnë probleme në marrëdhëniet tuaja
  • Mendime dhe kujtime që nuk mund t’i largosh nga koka
  • Dëgjimi i zërave ose besimi në gjëra që nuk janë të vërteta
  • Mendimi për të lënduar veten ose të tjerët
  • Pamundësia për të kryer detyrat/nevojat e përditshme si për shembull kujdesi për fëmijët tuaj ose të shkuarit në punë ose shkollë.

Çfarë duhet të bëj nëse mendoj se kam problem me shëndetin mendor?

Nëse mendoni se mund të keni problem me shëndetin mendor, kërkoni ndihmë. Terapia me anë të bisedës dhe/ose ilaçe mund të trajtojë çrregullimet mendore. Nëse nuk dini nga të filloni, ekipi ynë i psikologëve dhe mjekëve specialistë psikiatër janë në dispozicionin tuaj për t’ju ndihmuar të zgjidhni problemet tuaja.

Rezervoni konsultën tuaj në 00389 2 3091 484

Mr. Dr. Marija Kostadinovska
Specialiste psikiatre

10 tetor – Dita Botërore e Shëndetit Mendor

Dita Botërore e Shëndetit Mendor festohet çdo 10 tetor dhe tema e këtij viti është “Shëndeti Mendor është një e drejtë universale e njeriut”.
Shëndeti i mirë mendor është thelbësor për shëndetin dhe mirëqenien tonë të përgjithshme.

Sipas të dhënave të OBSH-së, një në tetë persona në nivel global ka dëmtim të shëndet mendor, gjë që ndikon në shëndetin fizik dhe mirëqenien e përgjithshme.
Shëndeti mendor është një e drejtë themelore e njeriut për të gjithë njerëzit dhe si e tillë garanton të drejtën për standardet më të larta në trajtimin e gjendjes së shëndetit mendor. Kjo përfshin të drejtën për t’u mbrojtur nga rreziqet e shëndetit mendor, të drejtën për akses/qasje dhe cilësi më të lartë.

Shkaqet, komplikimet dhe zgjidhjet e sindromës së vezores policistike

Sindroma e vezores policistike (PCOS – polycystic ovarial syndrome) është një sëmundje hormonale gjinekologjike që shfaqet te gratë e moshës riprodhuese. Gratë me PCOS shpesh kanë perioda të rralla ose të zgjatura, kanë nivele të larta të hormoneve mashkullore (androgjene) dhe shpesh kanë cista të vogla ovariane (folikula) me madhësi deri në 10 mm që nuk arrijnë të çlirojnë qeliza vezore gjatë ciklit menstrual.

Shkaku i saktë i PCOS është i panjohur. Diagnoza dhe trajtimi i hershëm së bashku me menaxhimin/kontrollin e peshës mund të zvogëlojnë rrezikun e komplikimeve afatgjata si diabeti i tipit 2 dhe sëmundjet e zemrës.
Simptomat e PCOS shpesh shfaqen në adoleshencë, por ndonjëherë zhvillohen më vonë, si rezultat i shtimit të konsiderueshëm në peshë.

Simptomat e PCOS ndryshojnë, por më të zakonshmet janë:

  • Menstruacione të çrregullta. Ciklet menstruale të rralla, të parregullta ose të zgjatura.
  • Androgjen i tepërt. Qime në fytyrë dhe trup (hirsutizëm) dhe nganjëherë puçrra dhe humbje flokësh (model mashkullor).
  • Vezore policistike. Vezoret mund të jenë të zmadhuara, me një numër të madh folikulash të pa shkëputura, që do të thotë se vezoret nuk funksionojnë normalisht.

Shenjat dhe simptomat e PCOS janë zakonisht më të rënda nëse jeni mbipeshë.

Shkaqet

Shkaku i saktë i PCOS është i panjohur. Faktorët që mund të luajnë rol janë:

  • Insulinë e tepruar. Insulina është një hormon i prodhuar në pankreas që lejon qelizat të përdorin sheqerin. Nëse qelizat tuaja bëhen rezistente ndaj veprimit të insulinës, atëherë nivelet e sheqerit në gjak rriten dhe trupi juaj prodhon më shumë insulinë. Insulina e tepërt mund të rrisë prodhimin e androgjenit, duke shkaktuar vështirësi me ovulim.
  • Niveli kronik i ulët i inflamacionit. Ky term përdoret për të përshkruar prodhimin e shënuesve inflamatorë që stimulojnë vezoret policistike për të prodhuar androgjene, të cilat mund të çojnë në probleme të zemrës dhe enëve të gjakut.
  • Faktori gjenetik. Hulumtimet tregojnë se disa gjene mund të lidhen me PCOS.
  • Androgjeni i tepruar. Vezoret prodhojnë nivele të larta të androgjeneve, duke rezultuar në hirsutizëm dhe akne.

Komplikimet

  • Sterilitet
  • Diabet gestacional ose presion i lartë i gjakut
  • Abort ose lindje e parakohshme
  • Sindroma metabolike – grup kushtesh që përfshijnë presionin e lartë të gjakut, sheqerin e lartë në gjak dhe nivelet jonormale të kolesterolit ose triglicerideve që rrisin ndjeshëm rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.
  • Sterilitet
  • Diabet i tipit 2 ose prediabeti
  • Depresion, ankth dhe çrregullimet në ushqim
  • Gjakderdhje abnormale e mitrës
  • Kancer i mukozës së mitrës (kanceri endometrial).

Terapia

  • Terapia e PCOS fokusohet në probleme dhe nevoja individuale, të tilla si infertiliteti, hirsutizmi (qime në fytyrë), akne ose obezitet.
  • Kontroll i peshës trupore përmes një diete me kalori të ulët të kombinuar me stërvitje të moderuar.
  • Humbja e peshës gjithashtu mund të rrisë efektivitetin e ilaçeve ndaj sindromës policistike të vezoreve dhe mund të ndikojë pozitivisht ndaj infertilitetit.

Ilaçet

Rregullimi i ciklit menstrual me anë të:

  • Pilulave kontraceptive të kombinuara. Pilulat që përmbajnë estrogjen dhe progestinë reduktojnë prodhimin e androgjeneve dhe rregullojnë estrogjenin.
  • Terapisë me progestin. Marrja e progestinit për 10 deri në 14 ditë çdo një deri në dy muaj mund të rregullojë ciklin menstrual dhe të mbrojë kundër kancerit endometrial.

Trajtimi i infertilitetit me:

  • Stimulues të ovulimit si Klomifeni, Letrozoli (Femara), Gonadotropina.
  • Metformina – ilaç për diabetin e tipit 2 që përmirëson rezistencën ndaj insulinës dhe ul nivelet e insulinës.
  • Anti-androgjene si Spironolactone (Aldactone). Ky ilaç bllokon efektet e androgjenëve në lëkurë. Gjithashtu mund të shkaktojë probleme të lindjes, kështu që kërkohet kontracepsion efektiv gjatë marrjes së këtij ilaçi.

Për të zvogëluar efektet e PCOS, përpiquni të:

  • Mbani nën kontroll peshën e trupit tuaj. Reduktimi i peshës mund të ulë nivelet e insulinës dhe androgjenit dhe mund të rikthejë ovulacionin.
  • Kufizoni marrjen e karbohidrateve.
  • Merreni me aktivit fizik. Ushtrimit ndihmojnë në uljen e niveleve të sheqerit në gjak. Nëse keni PCOS, rritja e aktivitetit tuaj ditor mund të trajtojë dhe madje të parandalojë rezistencën ndaj insulinës.