Ekipi mjekësor i Klinikës Zhan Mitrev mori një pllakë për merita dhe kontribut të veçantë në ushtrimin e ndihmës së parë në situatë emergjente – tërmet, i cili u mbajt në Shkup, në organizim të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Me ushtrime simuluese për ndihmën e parë në disa zona të qytetit të Shkupit, për disa orë u ofrua ndihmë mjekësore e koordinuar sipas skenarit të paraparë në ushtrimin e titulluar “Reagimi humanitar 2023”.
Pjesëmarrësit në këtë stërvitje treguan gatishmërinë dhe motivimin të lartë për të ofruar përgjigje adekuate, ndihmë dhe përkrahje të nevojshme për qytetarët në situata të fatkeqësive natyrore. Ekipi i Klinikës Zhan Mitrev si institucion shëndetësor me përgjegjësi shoqërore do të vazhdojë të ofrojë shërbim të lartë mjekësor dhe kujdes për shëndetin e qytetarëve sipas standardeve më të larta mjekësore dhe siguri më të lartë.
Muaj: Nëntor 2023
Vazhdon karvani shëndetësor i Klinikës Zhan Mitrev për ekzaminime falas të pensionistëve
Karvani shëndetësor i Klinikës Zhan Mitrev “Shëndet për të gjithë” vazhdon me ekzaminime kardiovaskulare falas për pensionistët në qytetin e Shkupit dhe përreth. Me ekzaminimet, që bëhen në klinikë, mbulohen 14 shoqatat e pensionistëve, nga ku dërgohen pensionistët me të ardhura të ulëta dhe që kanë nevojë për një ekzaminim të tillë.
Ekzaminimet e kryera nga ekipi i mjekëve specialistë të Klinikës Zhan Mitrev përfshijnë anamnezë, EKG, ekzaminim kardiovaskular me ultratinguj dhe kontroll TA dhe konsultime për zbulimin dhe parandalimin në kohë të sëmundjeve të zemrës.
Klinika Zhan Mitrev filloi karvanin shëndetësor “Shëndet për të gjithë” dhe ekzaminimet falas me qëllim të rritjes së mundësive dhe qasjes për ekzaminime specialistike për të gjithë ata që nuk kanë mundësi për të marrë një mendim nga mjeku për gjendjen e tyre shëndetësore.
Karvani shëndetësor dhe realizimi i ekzaminimeve falas është pjesë e Memorandumit për bashkëpunim të nënshkruar ndërmjet Klinikës dhe Sindikatës së Shoqatave të Pensionistëve të Maqedonisë, dhe realizohet në bashkëpunim me organizatat lokale. Në periudhën paraprake, karvani ka vizituar 11 qytete nga Maqedonia Lindore dhe Perëndimore ku është e pamundur qasja për ekzaminim specialistik, gjatë të cilave janë ofruar falas ekzaminime me vlerë mbi 1.000.000 denarë.
Me këtë aktivitet, Klinika Zhan Mitrev rrit kujdesin për shëndetin e qytetarëve, veçanërisht për kategoritë vulnerabël dhe ata të cilët nuk kanë mundësi për të kryer konsultim me mjekun, si dhe rrit ndërgjegjësimin për kujdesin shëndetësor kardiovaskular me parandalimin në kohë të sëmundjeve të zemrës dhe identifikimin dhe reduktimin në kohë të rrezikut.
Çfarë mund të bëni për të reduktuar rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare?
Konsumoni vakte të shëndetshme dhe të balancuara
Një dietë e shëndetshme duhet të përfshijë një shumëllojshmëri të gjerë ushqimesh të papërpunuara dhe të freskëta, shumë fruta dhe perime (të paktën pesë racione çdo ditë), drithëra, fruta arrore dhe ushqime me përmbajtje të ulët të yndyrave të ngopura, sheqer dhe kripë. Tregoni kujdes nga ushqimet e përpunuara, të cilat shpesh përmbajnë nivel të lartë të kripës, dhe mos harroni të pini shumë ujë!
Kryeni ushtrime rregullisht
Nevojiten vetëm 30 minuta aktivitet fizik me intensitet të moderuar, pesë ditë në javë, për të përmirësuar dhe ruajtur shëndetin tuaj. Të rriturit (18-65 vjeç) dhe të moshuarit (65+) duhet të synojnë të kenë të paktën 150 minuta aktivitet fizik me intensitet mesatar, ose të paktën 75 minuta aktivitet fizik me intensitet të lartë, gjatë një jave. Fëmijët dhe adoleshentët duhet të bëjnë të paktën 60 minuta aktivitet fizik me intensitet të moderuar deri në energjik çdo ditë.
Mbani një peshë të shëndetshme trupore
Ulja e rrezikut të mbipeshës dhe obezitetit zakonisht përfshin zvogëlimin e numrit të kalorive të konsumuara nga yndyra dhe sheqeri, duke rritur përqindjen e marrjes ditore të frutave, perimeve, drithërave dhe frutave arrore dhe duke rritur aktivitetin tuaj sportiv. Të paktën 60 minuta ushtrime disa ditë në javë do t’ju ndihmojnë të mbani një peshë të shëndetshme trupore.
Shmangni pirjen e duhanit
Nëse e ndaloni duhanin, rreziku i sëmundjes koronare të zemrës do të përgjysmohet brenda një viti dhe do të kthehet në nivele normale me kalimin e kohës. Shmangni mjediset e mbushura me tym: Ekspozimi ndaj konsumit pasiv të duhanit rrit ndjeshëm rrezikun e sulmit në zemër. Të gjitha format e duhanit janë të dëmshme dhe nuk ka nivel të sigurt të ekspozimit ndaj duhanit. Nëse keni vështirësi të hiqni dorë nga duhani, bisedoni me mjekun tuaj për krijimin e një plani për lënien e duhanit që i përshtatet nevojave tuaja.
Shmangni alkoolin
Nuk ekziston një nivel i sigurt i konsumit të alkoolit dhe efektet e dëmshme të alkoolit tejkalojnë çdo përfitim të mundshëm mbrojtës. Pirja e pakët mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve kardiovsakulare. Provat tregojnë se ideale për shëndetin është të mos konsumoni aspak alkool. Edhe ata që pinë në një formë të moderuar vërejnë përfitime shëndetësore kur ndalojnë së piri alkool.
Menaxhoni stresin
Stresi mund të shkaktojë ngushtimin e arterieve, gjë që mund të rrisë rrezikun e sëmundjeve të zemrës, veçanërisht te gratë.
Merrni medikamentet tuaja sipas përshkrimit të mjekut
Nëse keni një rrezik më të lartë për të zhvilluar sëmundje të zemrës ose goditje në tru, mund t’ju duhet të merrni ilaçe për të ulur rrezikun. Këto mund të përfshijnë statina për të ulur nivelet e kolesterolit në gjak, aspirinë me dozë të ulët për të parandaluar mpiksjen e gjakut, insulinë për diabetin dhe pilula për të ulur presionin e gjakut. Merrni barnat e përshkruara nga mjeku juaj dhe sigurohuni që t’i përmbaheni orareve dhe dozave.
Njihni shenjat paralajmëruese
Sa më shpejt të kërkohet ndihma, aq më të mëdha janë gjasat për një shërim të plotë.
Për çdo konsultë në lidhje me shëndetin tuaj të zemrës, rezervoni terminin në 00389 2 3091 484
Meshkujt konsiderohen si “gjinia më e fortë”, dhe komenti i tyre më i zakonshëm për shëndetin është: “Nuk kam asgjë, jam shumë mirë”
Nëntori është muaji në të cilin vendoset një theks i veçantë kujdesin për shëndetin e meshkujve dhe kujtojmë faktin se ekzaminimet parandaluese shpëtojnë jetë
Edhe nëse ndiheni mirë dhe nuk keni probleme, përsëri është e nevojshme të vizitoni mjekun të paktën një herë në vit dhe të bëni kontrolle të rregullta që do t’ju ndihmojnë të shmangni problemet në të ardhmen. Për shembull, mënyra e vetme për të ditur nëse keni presion të lartë të gjakut është ta kontrolloni atë rregullisht. Sheqeri i lartë në gjak dhe kolesteroli i lartë gjithashtu mund të mos kenë simptoma në fazat e hershme. Kjo është arsyeja përse është e nevojshme të bëhet analiza e gjakut për të zbuluar këto gjendje.
Në vijim do të gjeni një listë të ekzaminimeve të rregullta që rekomandohen për meshkujt e moshës 18-40 vjeç.
Matja e presionit të gjakut
Kontrolloni presionin e gjakut të paktën një herë në vit. Nëse vlera e presionit të sipërm sistolik është 120 deri në 140 ose vlera e ulët e presionit diastolik është 80 deri në 90 mm Hg, duhet ta kontrolloni/matni më shpesh.
Nëse numri i sipërm është 130 ose më i lartë, apo numri i poshtëm është 80 ose më i lartë, duhet patjetër të planifikoni një konsultë me mjekun tuaj për të zbuluar se si mund të ulni presionin e gjakut.
Nëse keni diabet, sëmundje të zemrës, probleme me veshkat ose kushte të tjera, mund t’ju duhet të kontrolloni presionin e gjakut më shpesh, por gjithsesi të paktën një herë në vit.
Ekzaminimi i kolesterolit dhe parandalimi i sëmundjeve të zemrës
Mosha e rekomanduar në të cilën duhet të filloni të bëni analizat për të kontrolluar praninë e kolesterolit në gjak është 35 vjeç. Kjo vlen për meshkujt pa faktorë rreziku të njohur për sëmundje koronare të zemrës dhe 20 vjeç për meshkujt me faktorë rreziku të njohur për sëmundje koronare të zemrës.
Përsëritni testet më shpesh nga ç’është e nevojshme nëse ndodhin ndryshime në stilin e jetës (përfshirë shtimin në peshë dhe dietën).
Nëse keni diabet, sëmundje të zemrës, probleme me veshkat ose kushte të tjera, duhet të kontrolloheni më shpesh.
Ekzaminimi i diabetit
Nëse presioni juaj i gjakut është 130/80 mm Hg ose më i lartë, mjeku juaj mund të rekomandojë gjithashtu një test të matjes së sheqerit në gjak për diabetin.
Nëse jeni mbipeshë, duhet të kontrolloheni rregullisht duke filluar nga mosha 35 vjeçare.
Nëse keni faktorë të tjerë rreziku për diabetin, si për shembull një i afërm i familjes që ka diabet ose një histori të sëmundjeve të zemrës, mjeku juaj ka të ngjarë t’ju rekomandojë të bëni teste për të zbuluar praninë e diabetit.
Ekzaminimi për sëmundje infektive
Të gjithë të rriturit nga mosha 18 deri në 80 vjeç duhet të testohen për hepatit C një herë në jetën e tyre.
Mjeku juaj do t’ju tregojë se si të parandaloni përhapjen e infeksioneve përmes kontaktit seksual. Këto quhen infeksione seksualisht të transmetueshme.
Në varësi të stilit të jetesës dhe historisë tuaj mjekësore, mund t’ju duhet të testoheni për infeksione të tilla si sifilizi, klamidia, HIV dhe infeksione të tjera.
Ekzaminim fizik
Gjatësia, pesha dhe indeksi i masës trupore (BMI) duhet të vlerësohen në çdo shqyrtim/ekzaminim fizik.
Gjatë vetë ekzaminimit fizik, mjeku juaj mund t’ju pyesë për: depresionin, dietën dhe stërvitjen, konsumimin e alkoolit dhe duhanit, etj.
Ekzaminimi i testikujve
Ndryshimet në testikuj mund të vërehen me vetë-ekzaminim gjatë të cilit mund të përcaktohet ndryshimi. Jo çdo ndryshim në testikuj është kancer, sepse në realitet është shumë i rrallë. Zakonisht, këto ndryshime mund të jenë kiste ose probleme të tjera që duhet të diagnostikohen nga mjeku. Prandaj, përveç vetëkontrollit, është e detyrueshme vizita te mjeku një herë në vit.
Nëse jeni të shqetësuar për rrezikun e zhvillimit të kancerit të testisit, duhet ta diskutoni këtë çështje edhe me mjekun tuaj. Së bashku mund të vendosni nëse vetë-ekzaminimi i rregullt i testikujve është i duhuri për ju ose nëse nevojitet diçka më shumë.
Vetë-ekzaminimi i lëkurës
Lëkura, si organi më i madh i trupit të njeriut, lejon që të gjitha ndryshimet të zbulohen lehtësisht. Mjeku juaj mund të kontrollojë lëkurën tuaj për shenja të kancerit, veçanërisht nëse jeni në rrezik të lartë.
Personat me rrezik të lartë janë ata që kanë pasur kancer të lëkurës më parë, kanë anëtarë të afërm të familjes me kancer të lëkurës ose kanë një sistem të dobët imunitar.
Teste të tjera
Bisedoni me mjekun tuaj për ekzaminimin e kancerit të zorrës së trashë nëse keni një histori familjare të kancerit të zorrës së trashë ose polipeve, ose nëse keni pasur sëmundje inflamatore të zorrëve ose polipe.
Për të reduktuar rrezikun e të gjitha sëmundjeve të lartpërmendura dhe për të nxitur zbulimin e hershëm dhe veprimin parandalues të tyre, si dhe për të reduktuar numrin e vdekjeve, rekomandojmë marrjen e masave të tilla si: të bëni një jetë të shëndetshme dhe sigurisht të vizitoni mjekun urolog një herë në vit. Gjithashtu, shumë e rvndvsishme është të konsumoni ushqim të shëndetshëm, të kryeni ushtrime/aktivitet fizik, të shmangni alkoolin, cigaret dhe situatat stresuese. Sigurisht, ekzaminimet preventive janë vendimtare për të zbuluar ndonjë sëmundje në fazë të hershme përpara se të shfaqen simptomat e para.
Ne kemi përgatitur një ofertë speciale. Kontrollohuni në kohë!
Ekipi ynë i mjekëve me përvojë nga fusha të ndryshme është në dispozicionin tuaj. Rezervoni terminin tuaj në 02/3091-484
- Ekzaminimi nefrologjik 2 000 denarë.
- Ekzaminimi kirurgjik abdominal (lidhur me probleme rektale dhe hemorroide) 2000 denarë.
- Kolonoskopi me anestezi 18 000 denarë.
- Gastroskopi me anestezi 18 000 denarë.
- Nëse të dyja bëhen në një veprim 28 000 denarë.
- Magnet i prostatës 12 000 denarë.
- Ekzaminimi diabetik në paketë me përcaktimin e glukozës dhe glikohemoglobinës së sheqerit të fshehur 2 500 denarë.
- Ekzaminimi ORL 2 000 denarë.
- Tumormarker PSA 600 denarë.
- Sëmundjet seksualisht të transmetueshme 3 në të njëjtën kohë (Chlamydia trachomatis, Trichomonas vaginalis dhe Neisseria gonorrhoeae) nga urina e parë e mëngjesit (me metodën PCR) 1 800 denarë.
- Paneli i përgjithshëm për kancerin trashëgues – 94 gjene dhe 284 polimorfizma nga sekuenca NGS – 60 000 denarë.
- Zbulimi i kancerit në hematuri – 19 000 denarë (përdoret për fshikëzën urinare).