Tashmë është e zakonshme që kur mbaron viti, të bëhet një retrospektivë dhe të gjithë të përgatiten për sfidat e radhës si në punë ashtu edhe në jetën personale.
Prandaj, gjatë javës së kaluar Departamenti i Psikologjisë dhe Psikoterapisë realizoi një sërë aktivitetesh psikologjike në të cilat ishte i përfshirë edhe ekipi ynë. Nëpërmjet një procesi të krijuar posaçërisht me lojë aktive dhe këmbim bisedash, të gjithë punonjësit patën mundësi të reflektonin, të linin pas bashkë me vitin që po kalon gjithcka që nuk ka lënë mbresa të mira dhe të dëshirojnë dhe planifikojnë gjëra të reja plot optimizëm për vitin e ri që është në pritje, patën mundësi të njiheshin me njëri-tjetrin dhe të shijonin përvojën e këtij procesi. Falenderojmë psikologët tanë Ass. Dr. Kristina Egumenovska dhe Alexandra Petroski për aktivitetet e zhvilluara shkëlqyeshëm që nxitën shumë tema për vetëreflektim.
Patologjia e gjëndrës tiroide mund të manifestohet në formën e ndryshimeve në strukturën ose në funksionin e saj. Në grupin e sëmundjeve të gjëndrës tiroide përfshihet edhe gusha, e cila zakonisht manifestohet si rritje e vëllimit të gjëndrës tiroide në pjesën e përparme të qafës. Gusha është pa dhimbje, por nëse rritet shumë, mund të shkaktojë vështirësi në gëlltitje, ndryshime në zë, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje. Në këtë rast, e vetmja zgjidhje për trajtim është ndërhyrja kirurgjikale. Në Klinikën Zhan Mitrev, është diagnostikuar dhe e mënjanuar në mënyrë kirurgjikale gusha/struma me përmasa të mëdha tek një paciente me vështirësi në frymëmarrje dhe gëlltitje.
Ekipi i mjekëve nga Klinika Zhan Mitrev ka edukuar punonjësit sportiv, përfaqësuesit e sindikatave sportive, trajnerët e klubeve dhe sportistët për kujdesin shëndetësor në arritjen e rezultateve të larta sportive. Në seminarin e mbatur me temë “Shëndet i mirë për rezultate të larta sportive” të organizuar nga klinika Zhan Mitrev, u fol për rëndësinë e parandalimit, simptomat e trajnimit të mbingarkuar te sportistët, për mbrojtjen parandaluese të aparatit lokomotor te sportistët e rinj dhe çfarë është ekzaminimi gjithëpërfshirës parandalues që në fakt është çelësi kryesor për shëndetin e sportistëve Për rëndësinë e informimit të mirë dhe profesional për gjendjen psikofizike të sportistëve në sport dhe arritjen e rezultateve të mira, me të pranishmit u hap një debat me temën “Mundësitë, perspektivat dhe përvojat personale të sportistëve lidhur me sfidat e stilit të jetës sportive (marrja e kalorive, aftësitë psikofizike dhe probleme të tjera)”. Ligjëruesit ishin Dr. Violeta Nikolov – specialiste gjinekologe, Igor Nikolov – doktor i shkencave në kineziologji, profesor i edukimit fizik, sportit dhe shëndetësisë, Prof. Dr. Gligor Xholev – kirurg specialist ortoped dhe Prof. Dr. Milka Klinçeva – specialist në mjekësinë interne, subspecialiste në kardiologji.
Puna luan një rol të rëndësishëm në jetën e njerëzve, por është gjithashtu burimi i një sërë situatash që përfshijnë përvoja të tilla si: stresi, mbingarkesa, konfliktet me kolegët, ngacmimet në vendin e punës dhe shfaqjen e problemeve me shëndetin mendor.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e përkufizon shëndetin mendor si mirëqenie mendore që u mundëson njerëzve të përballojnë momentet stresuese në jetë, të zhvillojnë të gjitha aftësitë e tyre, të jenë në gjendje të mësojnë dhe të punojnë në mënyrë adekuate dhe të kontribuojnë në përmirësimin e komunitetit të tyre. Gjithashtu, shëndeti mendor duhet të jetë pjesë përbërëse e mirëqenies së përgjithshme në kompani, e cila do t’i mundësojë kompanisë marrjen e vendimeve, vendosjen e rregullave dhe bashkëpunimit për të arritur qëllimet e parashikuara te kompanise, pra për arritjen e suksesit personal dhe profesional. Megjithatë, rëndësia e shëndetit mendor dhe mënyra se si ai ndikon në produktivitetin dhe përfitimin e vetë kompanive shpesh neglizhohet (nuk i kushtohet vëmendje).
Mjedisi i punës mund të konsiderohet si një nga faktorët kryesorë që ndikon drejtpërdrejt në shëndetin mendor. Një mjedis i favorshëm pune ofron kënaqësi dhe kontribuon në vetë-realizimin e individit. Nga ana tjeter, mjedisi jo i favorshëm i punës, çon në ndryshime të shëndetit mendor.
Tashmë është demostruar se punonjësit e kënaqur dhe të shëndetshëm i kryejnë obligimet e tyre shumë më mirë dhe probabiliteti që ata të qëndrojnë, të vazhdojnë të punojnë në kompani është i lartë. Në të kundërt, ata punonjës që janë vazhdimisht nën stres, përballen me ankth apo depresion në vendin e punës, mund të përballen me probleme serioze, jo vetëm individualisht, por si ekip dhe në përgjithësi brenda organizatës në të cilën punojnë. Për këtë arsye, marrja e masave për parandalimin dhe trajtimin e shëndetit mendor në vendin e punës kontribuon në reduktimin e mungesave, situatave të pakëndshme në vendin e punës dhe situatave/kushteve të tjera të lidhura me to.
Sipas Qendrës së Shëndetit Mendor, në vendin e punës, një në pesë punonjës vuan nga depresioni dhe 70% e tyre vuajnë nga reduktimi i produktivitetit, përkeqësimi i shëndetit fizik dhe, në rastin më të keq, vetëdëmtimi.
Nga ana tjetër, me anë të qasjes profesionale dhe reflektuese, personat përgjegjës në punë mund të ndihmojnë në reduktimin e stresit dhe zhvillimin e qëndrueshmërisë psikologjike të nevojshme për të qenë më produktivë. Prandaj, është e nevojshme të krijohen strategji në të cilat punonjësit duhet të marrin pjesë dhe, në këtë mënyrë, të menaxhojnë shëndetin e tyre mendor, të informohen për problemin, të përfshihen dhe të veprojnë për të mirën e të gjithëve. Personat përgjegjës në punë duhet të jenë shembull në zhvillimin e shëndetit të favorshëm mendor dhe në marrjen e kohës për të rimbushur me energji dhe për të frymëzuar ekipin e tyre për ta ndjekur këtë shembullin.
Një nga mënyrat kryesore për të promovuar shëndetin mendor në punë është nxitja e një mjedisi të shëndetshëm dhe të dobishëm pune, ku ata ndihen të sigurt dhe të respektuar, një vend ku vlerësohen dhe u ofrohen mundësi për rritje dhe zhvillim personal dhe profesional. Përveç kësaj, mbështetja emocionale është e nevojshme, duke ofruar mbështetje psikologjike dhe shërbime udhëzuese (këshillim dhe/ose terapi), mbështetje për gjetjen e ekuilibrit punë-jetë, dhe natyrisht opsionin e orareve fleksibël të punës, pushimet me pagesë dhe aktivitete të tjera që lehtësojnë mirëqenien e individit/punonjësit. Është gjithashtu shumë e dobishme të ofrohet trajnim për tema që lidhen me shëndetin mendor, rëndësinë e tij dhe mënyrat për ta parandaluar dhe trajtuar atë.
Shëndeti mendor është një aspekt jetik i mirëqenies në vendin e punës. Prandaj, punëdhënësit duhet të ndërmarrin hapa për të identifikuar faktorët e rrezikut dhe për të krijuar sisteme mbështetëse dhe programe shëndetësore dhe parandaluese për punonjësit e tyre. Është e rëndësishme të mbani mend se shëndeti mendor në punë rrit motivimin, përqendrimin dhe kreativitetin, gjë që çon në performancë më të mirë. Ndihmon gjithashtu në balancimin e sferës personale dhe atë profesionale, përmirësimin e cilësisë së jetës së punonjësve, sepse shëndeti i mirë mendor krijon një mjedis të përshtatshëm dhe të këndshëm pune, i cili nga ana tjetër rrit kënaqësinë dhe lumturinë në punë.
Ekipi i psikologëve dhe psikiatërve në klinikën Zhan Mitrev është në dispozicionin tuaj për konsultim dhe trajtim të të gjitha problemeve tuaja me shëndetin mendor. Rezervoni terminin tuaj në 02 3091 484
Joint Commission International ka dorëzuar akreditimin zyrtar në Klinikën Zhan Mitrev, duke konfirmuar se klinika është një qendër shëndetësore me standardet më të larta sa i përket cilësisë së shërbimeve shëndetësore dhe kujdesit për sigurinë e pacientëve. Akreditimi i marrë nga JCI konsiderohet si standard i artë në kujdesin shëndetësor global dhe Klinika Zhan Mitrev këtë certifikatë e ka marrë për herë të tretë.
“Qytetarët e Maqedonisë duhet të jenë krenarë që institucioni juaj është i përqendruar në këtë qëllim sfidues, që vazhdimisht të rrisë cilësinë dhe sigurinë e pacientëve në nivelin më të lartë”, thuhet në letrën kredenciale dërguar Dr. Mitrevit.
Puna e Klinikës Zhan Mitrev është vlerësuar nga një komision i përbërë nga tre anëtarë të Joint Commission International, të cilët kanë vlerësuar 1200 elementë matës dhe sipas raportit, në vlerësimin përfundimtar thuhet se janë plotësuar të gjitha kushtet për marrjen e certifikatës me Vulën e Artë. Pas vlerësimit të punës së plotë, komisioni ka vendosur standardet e Klinikës Zhan Mitrev në një nivel me standardet e Mayo Clinic, duke theksuar se “Klinika Zhan Mitrev ka kapacitet dhe potencial për të qenë Mayo Clinic jo vetëm në Ballkan, por edhe për Europë”.
Joint Commission International u krijua në SHBA në vitin 1994 si një organizatë e pavarur jofitimprurëse që akrediton dhe certifikon objektet mjekësore në mbarë botën.
Për herë të tretë, Vula e Artë nga Joint Commission International për Klinikën Zhan Mitrev. Me këtë riçertifikim është vërtetuar edhe një herë se institucioni shëndetësor ka standardet më të larta përsa i përket cilësisë së shërbimeve shëndetësore dhe kujdesit për sigurinë e pacientëve.
“Nga analiza konstatuam se Klinika Zhan Mitrev ka kapacitet dhe potencial për të qenë Mayo Clinic jo vetëm në Ballkan por edhe në Evropë. Ka një kapacitet të madh në sallat e operacionit dhe ekspertizën e personelit mjekësor, një sistem funksional për regjistrimin elektronik të të dhënave shëndetësore, përkushtim dhe profesionalizëm të madh të mjekëve dhe punonjësve dhe më e rëndësishmja, ky spital ka një menaxhment të shkëlqyer”, tha Dr. Michael T. Nwynn, anëtar i komisionit për akreditim nga Joint Commission International.
Ky konfirmim e vendosi edhe një herë Klinikën Zhan Mitrev në pozitë të barabartë me institucionet e tjera të akredituara në botë. Puna e Klinikës Zhan Mitrev u vlerësua nga komisioni i përbërë nga tre anëtarë nga Çikago, ku ndodhet selia e Joint Commission International.
“Vlerësimi për akreditim përfshin 1200 elementë matje dhe sipas raportit vlerësimi përfundimtar është se janë plotësuar të gjitha kushtet. Gjatë vlervsimit për marrjen e riakreditimit vëmendje e veçantë i’u kushtua përmirësimit të punës së spitalit që nga riakreditimi i mëparshëm dhe këtu vërehet një përmirësim i madh i të gjitha proceseve. Puna e përgjithshme, funksionimi, cilësia dhe siguria e pacientëve dhe stafit është në një nivel jashtëzakonisht të lartë dhe i përshtatshëm për marrjen e Vulës së Artë të Joint Commission International”, tha znj. Britt De Cordier, anëtare e komisionit të akreditimit nga Joint Commission International.
Konkluzioni i raportit në bazë të të cilit është marrë riakreditimi është se Klinika Zhan Mitrev e përfaqëson vendin e saj dhe praktikën mjekësore ndërkombëtare në nivel shumë të lartë.
“Të jesh pjesë e spitaleve të akredituara ne nivel botëror nga JCI është vërtetë një prestigj. Por ky akreditim do të thotë shumë më tepër për ne, sepse e marrim në një situatë paradoksale ku fajësohemi për suksesin dhe cilësinë tonë. I gjithë ekipi i Klinikës Zhan Mitrev mbajti një barrë të madhe gjatë pandemisë, pacientët më të vështirë, në gjendje të rëndë dhe me komplikacione nga Covid-i i pamë këtu, në kujdesin tonë intensiv. Arritëm rezultate të mëdha me përkushtim të madh dhe shpëtuam një numër të madh pacientësh. Puna jonë nuk ndalet këtu, ne vazhdojmë më tej me përkushtim maksimal për t’u kujdesur për mirëqenien e pacientëve tanë”, tha Dr. Zhan Mitrev.
Klinika mori akreditimin e JCI për herë të parë në vitin 2017, dhe pas tre vitesh në vitin 2020, në kulmin e pandemisë Covid-19, të jetë një nga spitalet e pakta në botë që nuk e shtyu akreditimin, por u ri- akreditua. Ky akreditim është i treti në radhë që ka kaluar pa asnjë vërejtje.
JCI u krijua në Amerikë në 1994 si një organizatë e pavarur jofitimprurëse që akrediton dhe certifikon objektet mjekësore në mbarë botën. Akreditimi i marrë nga JCI konsiderohet si standardi i artë në kujdesin shëndetësor global për sa i përket cilësisë së shërbimit dhe sigurisë së pacientit.
Transmetimi i risive në trajtimin e insuficiencës së zemrës, aplikimi i procedurave të reja dhe gjendja aktuale në Maqedoninë e Veriut në hartën e trajtimeve të avancuara ishin pjesë e temave të Shkollës së Parë për Insuficiencë të Avancuar të Zemrës organizuar nga Klinika Zhan Mitrev dhe Shoqata Maqedonase e Kardiologjisë.
Në këtë shkollë morën pjesë mbi 80 mjekë kardiologë të shëndetësisë private dhe publike nga mbarë Maqedonia.
“Dështimi i zemrës përbën më shumë se gjysmën e të gjitha sëmundjeve kardiovaskulare që ndodhin në Evropë. Në të njëjtën kohë, në dekadën e fundit, ka pasur një revolucion të vërtetë në trajtimin si medikamentoz ashtu edhe jo medikamentoz, në këtë fushë. Duke marrë parasysh të gjitha këto, si dhe udhëzimet e reja evropiane për trajtimin e dështimit/insuficiencës të zemrës, Shoqata e Kardiologjisë së Maqedonisë, si anëtare e Shoqatës Evropiane të Kardiologjisë, i dha mbështetjen e saj Klinikës Zhan Mitrev për iniciativën dhe organizimin e Shkollës së Parë për insuficiencë të avancuar të zemrës”, theksoi Prof. Dr Marijan Boshevski, kryetar i Shoqatës së Kardiologjisë së Maqedonisë.
Profesionistë me eksperiencë të rangut ndërkombëtar, nga rajoni dhe nga vendi me arritje të njohura në këtë fushë paraqitën konkluzionet dhe gjetjet e tyre. Nga specialistë vendas, Dr. Tanja Angjusheva, Asoc. Dr. Zhan Mitrev nga Klinika Zhan Mitrev, Prof. Dr. Marijan Boshevski, kryetar i Shoqatës së Kardiologjisë së Maqedonisë, Prof. Dr. Elizabeta Srbinovska Kostovska, Assoc. Dr. Irena Mitevska nga Klinika e Kardiologjisë, Prof. Dr. Milka Klinçeva dhe Asoc. Dr. Planinka Zafirovska nga Fakulteti i Shkencave Mjekësore në Universitetin Goce Dellçev-Shtip. Ligjërues të ftuar ishin emra të njohur nga rajoni Prof. Dr. I. Knezevic dhe Prof. Dr. B. Vrtovec nga Qendra Spitalore Klinike, Ljubljanë – Slloveni, si dhe Assoc. Dr. Dejana Popovic nga Qendra Klinike Universitare, Beograd – Serbi.
Shkolla është e akredituar nga Oda e mjekëve të Maqedonisë.
Rënia e temperaturave që ndodh çdo vit në fund të vjeshtës mbart me vete një rrezik të lartë për t’u prekur nga sëmundjet e frymëmarrjes, si gripi apo bronkiti.
Për këtë arsye, është veçanërisht e rëndësishme të merren masa paraprake tek personat të cilët bëjnë pjesë në grupet më të rrezikuara: fëmijët, personat mbi 65 vjeç, gratë shtatzëna ose personat me sistem imunitar të dobësuar.
Më poshtë do të gjeni 6 këshilla të thjeshta parandaluese:
1. Ajrosni çdo ditë ambientet në të cilat qëndroni
Gjatë muajve të ftohtë, njerëzit priren të qëndrojnë në ambiente të mbylluara dhe të ajrosura dobët për orë të tëra, duke ndihmuar në shkaktimin dhe përhapjen e viruseve. Hapja e dritareve dhe lënia e ajrit të qarkullojë për disa minuta çdo ditë është thelbësore për të oksigjenuar ambientet dhe për të parandaluar akumulimin e mikroorganizmave.
2. Lani sa më shpesh duart
Ky veprim i thjeshtë minimizon shumë rrezikun e shfaqjes së ftohjes ose gripit. Larja e duarve këshillohet gjithmonë dhe menjëherë pas kontaktit me sipërfaqe të mundshme të kontaminuara (të tilla si udhëtimi me autobus ose tavolina në kafene) si dhe pas kontaktit me persona të sëmurë.
3. Vaksinohuni kundër gripit sezonal
Kjo vaksinë indikohet veçanërisht për personat që janë në rrezik: fëmijët me patologji të caktuara, të rriturit mbi 65 vjeç dhe personat që vuajnë nga sëmundje kronike. Vaksinimi mundëson mbrojtje nga 6 deri në 12 muaj dhe rekomandohet të bëhet para fillimit të dimrit.
4. Shmangni ndryshimet e mëdha të temperaturës
Kalimi nga një mjedis i ftohtë në një mjedis të ngrohtë ose anasjelltas bën që sistemi imunitar të reagojë më pak në mënyrë efektive ndaj agresionit të jashtëm. Për shkak të kësaj, këshillohet që ambienti ku qëndroni të mbahet në një temperaturë nën 23 gradë Celsius dhe të përshtaten rrobat në çdo mjedis: hiqni kapelet, xhaketat dhe shallin kur jeni në një ambient të ngrohtë dhe vishini ato kur dilni jashtë ose hyni në një ambient më të ftohtë.
5. Mbuloni gojën kur kolliteni ose teshtini
Viruset dhe bakteret udhëtojnë nëpër ajër përmes pikave të vogla të lëshuara gjatë kollitjes dhe teshtitjes. Nëse infeksioni është tashmë i pranishëm, alternativa më e mirë për të shmangur përhapjen e tij tek personat e tjerë është përdorimi i një shamie (letër higjenike njëpërdorimshe) dhe shmangia e kontaktit të drejtpërdrejtë të mukozave me duart.
6. Përdorni ilaçet me përgjegjësi
Marrja e medikamenteve të gabuara, veçanërisht antibiotikëve, mund të ketë efekte të dëmshme për shëndetin, sepse ato nuk kanë efekt ndaj infeksioneve virale si gripi dhe mund të gjenerojnë rezistencë dhe të mos jenë efektiv kur është e nevojshme, ndikojnë në dobësimin e sistemit imunitar dhe ju bëjnë më të prirur ndaj infeksioneve virale.
Shijimi i muajve më të ftohtë të vitit është i mundur nëse marrim masa paraprake ekstreme dhe zbatojmë masat e mësipërme parandaluese, veçanërisht për personat që i përkasin grupeve më të rrezikuara.