Festoni të sigurt

Festat e fundvitit priten me padurim dhe eufori të madhe. Të rrëmbyer nga atmosfera, shpesh, veҫanërisht fëmijët dhe adoleshentët, përdorin materiale piroteknike për të krijuar atmosferë festive.

Përdorimi i materialeve piroteknike të ndezshme si fishekzjarre mund të çojë në pasoja të rënda negative për shëndetin. Fishekzjarret mund të jenë tërheqëse për t’u parë, por ato mund të jenë vdekjeprurëse nëse përdoren në mënyrë jo adekuate dhe janë gjithashtu të dëmshme për mjedisin.
Për të gjitha rreziqet, lexoni në tekstin në vijim nga Dr. Ilina Gaxhevska-Tomulevska – subspecialiste në kirurgji plastike dhe rikonstruktive në Spitalin klinik Zhan Mitrev.

Pavarësisht të gjitha përpjekjeve për sensibilizimin e qytetarëve, lëndimet që lidhen me përdorimin e materialeve piroteknike janë të pranishme dhe të shpeshta, duke i shndërruar shpesh momentet festive në shtrim për shkak të lëndimeve dhe në rastin më të keq, invaliditetit të përhershëm e deri në vdekje të padëshiruar.
Pjesët e trupit që lëndohen më shpesh nga përdorimi i materialeve piroteknike janë gishtat dhe duart. Por jo rrallëherë vuajnë edhe koka, fytyra, veshët dhe sytë. Djegiet janë lëndimi më i shpeshtë, por sigurisht nuk përjashtohen dëmtime të tjera nga shpërthimi që ndodh gjatë përdorimit të këtyre materialeve piroteknike.

Ngjyrat e ndezura nga fishekzjarret krijohen nga kripërat metalike pluhur që prodhuesit piroteknikë i shtojnë predhave shpërthyese të fishekzjarreve. Bakri prodhon gjyrën blu, bariumi prodhon jeshile dhe stroncium prodhon ngjyrën e kuqe. Pluhuri i magnezit mundëson ndezje intenzive të të bardhës – në fakt, magnezi digjet aq shumë saqë përdoret në shpërthime ushtarake.

Dhe shumë shpesh ato përmbajnë plumb dhe substanca të tjera kimike të ndaluara. Tymi nga përdorimi i materialeve piroteknike kontribuon në ndotjen e ajrit. Azoti dhe squfuri, të cilat përdoren për të krijuar ngjyra dhe efekte speciale, mund të ndërveprojnë me oksigjenin për të formuar acid nitrik dhe sulfurik që janë shumë të fortë dhe të dëmshëm për mushkëritë.

Pra, jini të përgjegjshëm, festoni në mënyrë të sigurt për ju dhe të dashurit tuaj. Sigurisht, në rast se shfaqet nevoja për kujdes mjekësor, qendra jonë e urgjencës punon çdo ditë të javës pa përjashtim, 24/7. ☎️ 02/3091-484

Të flasim për shëndetin sportiv

Shëndeti sportiv është themeli i një jete aktive dhe të përmbushur, pavarësisht nëse bëhet fjalë për sportistë profesionist apo për persona që ushtrojnë sport në mënyrë rekreative. Rëndësia e aktivitetit fizik për balancimin e trupit dhe proceseve të tij nuk mund dhe nuk duhet të neglizhohet.

Nevoja për të folur për këto tema dhe për të sjellë rregullativa më serioze ligjore në shoqërinë tonë janë arsyeja e mbajtjes së panelit me titull “Të flasim për shëndetin sportiv”. Dr. Violeta Nikollov, specialiste në gjinekologji dhe obstetrikë, në klinikën tonë ishte pjesë e organizatorëve të këtij paneli.

Në panelin I cili u mbajt në hapësirat e Komunës së qytetit Veles, para rreth 200 vizitorëve, morën pjesë përfaqësues nga institucionet shtetërore dhe nga publiku me profesionistë sportiv, të cilët në të ardhmen do të kontribuojnë në aktualizimin e temave që kanë të bëjnë me shëndetin sportiv, të cilat tashmë janë në nivel margjinal. Pas një debati të shkëlqyeshëm dhe prezantimeve serioze nga panelistët, u vendosën një sërë përfundimesh në drejtim të përmirësimit të shëndetit të sportistëve dhe grave.

Këshilla se si të përballeni me trishtimin gjatë festave të fundvitit

Pushimet dimërore janë periudha më argëtuese e vitit të mbushura me festa nën shoqërinë e familjes dhe miqve. Por, për disa persona, është një kohë e mbushur me trishtim, vetë-reflektim, vetmi dhe ankth.

Çfarë e shkakton trishtimin gjatë festave?

Dhimbja është një ndjenjë vërtet personale. Ajo që shkakton pikëllimin tek një person mund të mos ndikojë fare tek një tjetër. Burimet tipike të trishtimit gjatë festave mund të jenë:

  • Stresi
  • Lodhja
  • Pritjet jorealiste
  • Problemet financiare
  • Pamundësia për të qenë me familjen dhe miqtë.

Balancimi i listave të blerjeve, vajtja/pjesëmarrja ose organizimi i festave, përgjegjësitë familjare dhe mysafirët e shtëpisë mund të kontribuojnë në rritjen e ndjenjës së mbingarkesës dhe shtimit të tensionit.

Personat të cilët nuk e konsiderojnë veten depresivë mund të zhvillojnë reaksione stresi si:

  • Dhimbje koke
  • Pirje të tepërt
  • Konsum ushqimi të tepërt
  • Pagjumësi

Tek disa persona mund të shfaqet ndjenjë trishtimi pas festave, pas Vitit të Ri. Kjo mund të jetë rezultat i rritjes së pritjeve dhe zhgënjimeve nga viti i kaluar, të shoqëruara me stres dhe lodhje.

Disa këshilla për t’u përballur me stresin dhe depresionin e festave:

  • Vendosni pritshmëri reale për sezonin e festave.
  • Vendosni objektiva realiste për vitin e ardhshëm.
  • Kujdesuni për veten dhe merrni përgjegjësi sipas aftësive/mundësive tuaja.
  • Bëni një listë dhe jepni përparësi aktiviteteve të rëndësishme. Kjo mund të ndihmojë në një realizim më të organizuar të detyrimeve gjatë festave.
  • Mos e shpërdoroni energjinë tuaj, do t’ju nevojitet për më shumë se vetëm një ditë siç është mbrëmja e Vitit të Ri. Festat e fundvitit mund të zgjasin disa ditë.
  • Jetoni dhe shijoni të tashmen.
  • Shikoni të ardhmen me optimizëm.
  • Mos u zhgënjeni dhe mos u trishtoni duke krahasuar të tashmen me “ditët e vjetra të mira” të së shkuarës.
  • Nëse jeni të vetmuar, provoni të dilni dhe të bashkoheni me miq ose të afërm.
  • Gjeni/kërkoni aktivitete falas për t’u çlodhur, të tilla si shikimi i filmave festivë, shëtitjet në vende të dekoruara dhe me atmosferë festive.
  • Kufizoni pirjen tuaj, pasi pirja e tepërt vetëm sa do të rrisë ndjenjat tuaja të depresionit.
  • Provoni diçka të re. Festoni festat në një mënyrë të re.
  • Kaloni kohë me persona që ju mbështesin dhe kujdesen për ju.
  • Përpiquni të krijoni miqësi të reja.
  • Gjeni kohë për të kontaktuar një mik apo të afërm me të cilin i keni humbur kontaktet prej kohësh dhe ndani pak gëzim festiv.
  • Gjeni kohë për veten tuaj!
  • Lërini të tjerët të marrin përsipër disa nga përgjegjësitë e festave.
  • Kufizoni shpenzimet e tepërta. Shpenzimet e tepërta mund të çojnë në depresion kur të llogarisni faturat pas festave. Shpenzimet e paplanifikuara, sado të vogla qofshin, ndikojnë në rritjen e stresit dhe depresionit.

Miopia tek fëmijët duhet të monitorohet me ekzaminime të rregullta nga mjeku oftalmolog

Miopia është një dëmtim i shikimit që prek si të rriturit ashtu edhe fëmijët dhe manifestohet me cilësi të pamjaftueshme, pra shikim të pamjaftueshëm të saktë të objekteve në distancë.
Në përgjithësi, miopia mund të zhvillohet në periudha të ndryshme të jetës. Disa lindin me miopi, të tjerët e fitojnë atë më vonë në fëmijëri ose adoleshencë, dhe disa bëhen miopë më vonë në jetë.
Ky dëmtim i syve zakonisht fillon te fëmijët e moshës shkollore për shkak të ndryshimit të stilit të tyre të jetesës. Ata kalojnë gjithnjë e më shumë kohë në shkollë, në shtëpi apo ambiente të tjera të mbyllura, me dritë të reduktuar të ditës.
Dhe koha që ata shpenzojnë në pajisjet e tyre elektronike si celularët, tabletët, kopjuterat rritet gjithnjë dhe më tepër. Kjo rrit nevojën për t’u fokusuar në objekte të vogla vetëm afër, leximi dhe detyra të ngjashme ku sytë duhet t’i përpunojnë ato me saktësi. Miopia vërehet menjëherë në rast se shfaqet.

Miopia tek fëmijët mund të shkaktohet nga disa arsye dhe ekzistojnë lloje të ndryshme miopie.
Miopia kongjenitale shoqërohet me paaftësi zhvillimore të syrit gjatë zhvillimit të fëmijës në barkun e nënës.

  • Miopia kongjenitale shfaqet tek fëmija nëse ajo është e pranishme tek njëri ose të dy prindërit.
  • Miopia e fituar shpesh shkaktohet nga papërgjegjshmëria e prindërve që lejojnë fëmijët që në moshë të vogël të përdorin vazhdimisht pajisje dixhitale dhe praktika të tjera të ngjashme që ndikojnë negativisht në shikimin dhe gjendjen e syve.
  • Shfaqja e miopisë tek fëmijët më të vegjël se 7 vjeç rrit ndjeshëm rrezikun e përparimit në vlera të larta dioptrike. Këtu duhet shtuar fakti se gjithnjë e më pak fëmijët ekspozohen ndaj dritës natyrale të ditës, e cila ndihmon në parandalimin e zhvillimit të miopisë.

Përplasja e shpeshtë e syve (qerpikëve) është një nga shenjat e miopisë, një gjendje në të cilën objektet pranë mund të shihen qartë, por ato që janë larg jo. Oftalmologët thonë se miopia nuk është një sëmundje, por një devijim nga normalja. Frekuenca e saj është në rritje, ndaj Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se deri në vitin 2050, gjysma e popullsisë së botës mund të preket prej saj.
Sa më e rëndë të jetë miopia, aq më të rënda mund të jenë pasojat nëse nuk trajtohet. Një prej tyre është shkëputja e retinës. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që të bëhet një diagnozë sa më shpejt të jetë e mundur. Okulistët/oftalmologët do ta përcaktojnë këtë me një ekzaminim të kujdesshëm të syrit dhe përthyerjen e dritës, që ndihmon në fokusimin e objekteve, dhe nëse është e nevojshme, do të përcaktojnë dioptrinë e duhur për të korrigjuar gabimet në sy.

Megjithëse miopia nuk mund të parandalohet plotësisht, përparimi i saj mund të kontrollohet. Ekzaminimet e rregullta të syve janë çelësi për monitorimin e ndryshimeve në shikim dhe rregullimin e lenteve korrigjuese në përputhje me rrethanat.

Aktivitetet në natyrë, kufizimi i kohës para ekranit dhe mbajtja e një diete të ekuilibruar të pasur me vitamina janë thelbësore për shëndetin e syve. Ato ndihmojnë në ngadalësimin e përparimit të miopisë, veçanërisht te fëmijët. Siguroni një dietë të ekuilibruar me vitamina A, C dhe E.

Mos harroni të kontrolloni rregullisht shëndetin e syve tuaj në mënyrë që t’i mbani ata të shëndetshëm dhe shikimin tuaj të qartë dhe të saktë.

Rezervoni terminin tuaj në 02 3091 484

Konferenca “Përfitimet e integrimit të të dhënave dhe transformimi dixhital në mjekësi”, në Klinikën Zhan Mitrev

Nevoja dhe përfitimi i transformimit dixhital të proceseve dhe të dhënave në praktikën mjekësore ishin në fokus të diskutimit në konferencën e mbajtur në Klinikën Zhan Mitrev. Tema “Përfitimet e dixhitalizimit dhe integrimi i të dhënave në mjekësi” ishte në interes të mjekëve, studentëve të mjekësisë, kompanive IT me fokus në shëndetësi, MASIT dhe përfaqësuesve të ministrive.

Dejan Hristovski nga departamenti i IT në Klinikën Zhan Mitrev, ndau përvojat e integrimit të të dhënave dhe sfidat e ekipit të transformimit digjital në Spitalin klinik Zhan Mitrev, si qendër shëndetësore që ka zbatuar plotësisht dixhitalizimin në të gjitha proceset e funksionimit të përditshëm. Me shembuj praktikë ai prezantoi përfitimet e dixhitalizimit, të cilat e bënë spitalin lider në rajon para disa vitesh, duke ofruar monitorim të plotë elektronik të pacientit, pa dokumentacion në letër dhe pa mundësi keqpërdorimi të të dhënave.

Në këtë konferencë prezantoi edhe Dr. Goran Kungullovski vizionin e tij për këtë proces, duke diskutuar mbi temën “Përdorimi i big-data-ve publike për përmirësimin e metodave të skriningut dhe terapive për kancerin”, Dr. Miodrag Cekic, për “Onkologjinë nga gjenerata e ardhshme : Inteligjenca artificiale në bioinxhinieri për trajtimin e personalizuar të kancerit kolorektal” dhe Sinisa Jovic” i cili diskutoi temën “Integrimi pa probleme i të dhënave nga pajisjet mjekësore: tejkalimi i sfidave aktuale.”

Konferenca u mbajt në Klinikën Zhan Mitrev në bashkëpunim me Proxiad – një kompani rajonale IT për transformime dixhitale.

Aktivitete psikologjike në Klinikën Zhan Mitrev

Në kuadër të platformës kombëtare për promovimin e shëndetit mendor, psikologët tanë Ass. Dr. Kristina Egumenovska dhe Aleksandra Petroski javën e kaluar mbajtën disa punëtori të njëpasnjëshme në bashkëpunim me Odën e Psikologëve. Në punëtoritë e hapura në grup të titulluar “Menaxhimi i stresit” morën pjesë një numër i madh punonjësish, si dhe të interesuar nga jashtë, të cilët mësuan për mënyrat e njohjes dhe përballjes së stresit si pjesë e jetës së përditshme.

QENDRA URGJENTE

Çdo sekondë është e rëndësishme!
Në Qendrën tonë urgjente, e hapur 24/7 ditë të javës, funksionon ekipi multidisiplinar i mjekëve dezhurn të cilët do të sigurojnë diagnostikim të shpejtë dhe të saktë, si dhe automjet mjekësor për transport falas nga çdo qytet i Maqedonisë dhe Kosovës (për pacientët që do të shtrohen në klinikë).
☎️ 15789 dhe 02/3091-484.

Implante testikulare – zgjidhje ne rastin e humbjes apo mungeses se testisit

Proteza testikulare ose siҫ njihet ndryshe implanti testikular është një implant silikoni që vendoset në skrotumin e zbrazët. Mungesa e testisit, zgjidhet me vendosjen e një proteze të tillë. Arsyet e mungesës së testisit janë të shumta, si:

  • mungesa e testisit që në lindje ose testisi i keqformuar
  • testisi i zbritur pa sukses në skrotum
  • mënjanimi kirurgjik për shkak të lëndimit, infeksionit ose ndonje sëmundje më serioze
  • si pjesë e procesit të ndryshimit të gjinisë.

Qëllimi i implantit është të përmirësojë pamjen dhe të qetësojë frikën psikologjike.
Ky operacion në klinikën tonë kryhet si procedurë rutinë nga ekipi i ekspertëve të kirurgëve urologë dhe kërkon trajtim spitalor njëditor.
Implantet testikulare i ndihmojnë pacientët të rifitojnë besimin dhe ndjenjën e plotësisë – thonë urologët tanë.
Nëse vendosni të bëni këtë procedurë, është e rëndësishme që ajo të kryhet nga një kirurg i specializuar në implantimin e protezave testikulare.

Procedura e implantimit kryhet nën anestezi të përgjithshme ose lokale duke bërë një prerje në ijë, pjesen e poshtme ose në skrotum të sipërm. Gjatë procedurës, formohet një “çantë” për protezën, pas së cilës implanti fiksohet në pozicionin e duhur dhe prerja mbyllet.

Proteza testikulare do të ketë një peshë, formë dhe ndjesi shumë të ngjashme me një testikul normal, megjithatë funksionaliteti si testikul i vërtetë është i përjashtuar.