Klinika Zhan Mitrev ndriҫoi ngjyrë vjollcë për të shënuar Ditën Botërore të Lindjeve të Parakohshme

Duke shënuar Ditën Botërore të Foshnjave të Parakohshme, 17 Nëntor, Klinika Zhan Mitrev iu bashkua përsëri nismës globale për të mbështetur luftëtarët më të vegjël dhe familjet e tyre. Në prag të ditës ndërkombëtare, fasada e klinikës u ndriçua me ngjyrë vjollcë, një simbol i ndjeshmërisë, veçantisë dhe shpresës për të gjitha foshnjat e parakohshme në të gjithë botën.

Këtë vit, festimi zhvillohet nën moton “Fillime të forta për të ardhme shpresëdhënëse” (Strong beginnings for hopeful futures), e cila thekson rëndësinë e ofrimit të kujdesit cilësor neonatal që nga momentet e para të jetës. Qëllimi është të sigurohet që çdo foshnjë e parakohshme të ketë një fillim të shëndetshëm, mundësinë për rritje të duhur dhe kushtet për një të ardhme të suksesshme.

Lindja e parakohshme është një sfidë globale shëndetësore, ku një nga dhjetë foshnja lind para javës së 37-të të shtatzënisë, dhe pasojat mund të jenë serioze dhe afatgjata, veçanërisht për zhvillimin e trurit, mushkërive dhe shikimit. Kjo është arsyeja përse Dita Botërore e Lindjes së Parakohshme i kushtohet rritjes së ndërgjegjësimit për këto sfida, promovimit të masave parandaluese dhe përmirësimit të aksesit në kujdesin modern dhe të orientuar drejt familjes për të porsalindurit.

Kjo ditë bashkon institucionet, stafin mjekësor, prindërit dhe komunitetet në të gjithë botën në një thirrje për politika më të mira, akses të vazhdueshëm prindëror në njësitë e kujdesit intensiv neonatal (NICU) dhe krijimin e kushteve në të cilat çdo foshnjë mund të mbijetojë, të rritet dhe të zhvillohet.

Në Qendrën për nënën dhe foshnjën, e cila disponon pajisje moderne dhe një ekip të trajnuar në nivel të lartë, si dhe në Njësinë e Kujdesit Intensiv Neonatal (NICU), e cila ofron trajtim dhe kujdes për të porsalindurit e parakohshëm dhe me rrezik të lartë, deri më tani kanë lindur mbi 170 foshnja me lindje natyrale dhe me prerje cezariane dhe 20 prej tyre kanë lindur para javës së 37-të. Qendra ofron kujdes të plotë para, gjatë dhe pas lindjes, duke siguruar siguri dhe mbështetje për çdo grua shtatzënë dhe të porsalindur.

Përveç ndriçimit simbolik, Klinika Zhan Mitrev zbaton gjithashtu aktivitete gjatë gjithë muajit nëntor të këtij viti që synojnë mbështetjen e familjeve dhe promovimin e kujdesit dhe edukimit të hershëm. Me angazhim të përbashkët dhe kujdes të vazhdueshëm, ne mund të krijojmë fillime të forta për të gjitha foshnjat e lindura para kohe, fillime që do të çojnë në një të ardhme shpresëdhënëse dhe të sigurt.

Nëntori muaji i shëndetit të meshkujve. Mos prit shenja, kontrollohu në kohë!

Nëntori muaji i shëndetit të meshkujve. Mos prit shenja, kontrollohu në kohë!

Rezervo terminin në 02/3091-484.

  • Kontroll urologjik 3000 denarë.
  • Shënuesit e tumorit PSA (tumor marker) 600 denarë.
  • Urinokulturë 450 denarë.
  • Paketa për shëndetin e meshkujve 5000 denarë. (ekzaminim i plotë urologjik, tumor marker PSA, urinokulturë dhe sëmundje seksualisht të transmetueshme 3 mikroorganizma)
  • MRI e prostatës 15 000 denarë.
  • Osteodensitometri 1900 denarë.
  • Paketa hormonale për osteoporozën (vitaminë D, Ca i jonizuar, parathormon) 2500 denarë.
  • Ekzaminim neurokirurgjik 2000 denarë.
  • Paketa kardio 4000 denarë.
  • Stres test 4000 denarë.
  • Ergospirometri 3500 denarë.
  • Ekzaminim neurologjik 2500 denarë.
  • Ekzaminim nefrologjik 2500 denarë.
  • Ekzaminim pulmonologjik 2000 denarë.
  • Ekzaminim ORL 2500 denarë.
  • Ekzaminim dermatologjik 2000 denarë.
  • Ekzaminim konsultativ me kirurg plastik 1800 denarë.
  • Sëmundje seksualisht të transmetueshme – 14 mikroorganizma (nga urina e parë e mëngjesit me metodën PCR) 3500 denarë.
  • Sëmundje seksualisht të transmetueshme (Chlamydia trachomatis, Trichomonas vaginalis dhe Neisseria gonorrhoeae) nga urina e parë e mëngjesit me metodën PCR 1800 denarë.