Stafet e ardhshme mjekësore në praktikë në Spitalin Klinik “Zhan Mitrev”.

Spitali Klinik “Zhan Mitrev” dhe Shkolla e Mesme Mjekësore e Qytetit të Shkupit “Dr. Pançe Karagjozov” nënshkruan një memorandum bashkëpunimi me të cilin hapet mundësia që nxënësit e kësaj shkolle të realizojnë praktikën verore në një nga institucionet më bashkëkohore mjekësore në vend. Me nënshkrimin e memorandumit vendoset një partneritet që ka për qëllim t’u mundësojë nxënësve përvojë praktike në një mjedis real klinik, si plotësim i njohurive teorike të fituara gjatë procesit arsimor.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi, nxënësit e shkollës mjekësore do të kenë mundësinë që gjatë periudhës së verës ta realizojnë praktikën e tyre verore në Spitalin Klinik “Zhan Mitrev”, ku do të njihen me procedurat bashkëkohore mjekësore, organizimin e punës spitalore dhe standardet më të reja në kujdesin shëndetësor. Përmes kësaj praktike, nxënësit do të kenë mundësi të ndjekin nga afër funksionimin e përditshëm të një institucioni mjekësor të nivelit të lartë, të punojnë nën mentorimin e stafit mjekësor me përvojë dhe të fitojnë njohuri të vlefshme praktike që do t’u ndihmojnë në arsimimin e mëtejshëm dhe zhvillimin profesional.

Nga të dy institucionet theksojnë se një bashkëpunim i tillë është i rëndësishëm për përmirësimin e cilësisë së arsimit mjekësor, pasi u mundëson të rinjve – punonjësve të ardhshëm shëndetësorë – që në kohë të njihen me sfidat dhe përgjegjësitë reale të profesionit mjekësor. Partneriteti ndërmjet Spitalit Klinik “Zhan Mitrev” dhe Shkollës së Mesme Mjekësore të Qytetit të Shkupit “Dr. Pançe Karagjozov” paraqet një hap të rëndësishëm drejt forcimit të lidhjes ndërmjet sistemit arsimor dhe sektorit shëndetësor, duke krijuar kushte më të mira për edukimin e gjeneratave të reja të kuadrit mjekësor.

Shëndet pa stigmë

Sa herë keni dëgjuar: “Është normale…”, “Duro…”, “Nuk është asgjë.”?
Këtë 8 Mars e fillojmë me një mesazh të qartë: Shëndet pa stigmë!

Shëndeti i grave nuk është temë për t’u pëshpëritur, as çështje që duhet të injorohet, minimizohet apo shtyhet.

Prandaj, këtë muaj mars po krijojmë një hapësirë për informim, bisedë dhe kujdes — pa turp dhe pa stigmatizim.
Flasim për shëndetin hormonal, menstrual dhe gjinekologjik, për fertilitetin dhe kujdesin perinatal, por edhe për menopauzën dhe nevojën për një mjekësi të personalizuar për gratë. Tema që ndikojnë në jetën e shumë grave, por që për një kohë të gjatë kanë qenë jashtë bisedës publike.

Bashkohuni me ne në këtë bisedë dhe mësoni më shumë për shërbimet dhe paketat promocionale gjatë këtij muaji:

GJINEKOLOGJI DHE SHËNDET HORMONAL

  • Paketë për kontroll gjinekologjik (ekzaminim gjinekologjik me ultratinguj + kolposkopi + konsultë me gjinekolog specialist) – 4.000 denarë
  • Testi PAP – 2.500 denarë
  • Panel bazë hormonal (FSH; LH; Estradiol (E2); Prolaktinë; TSH) – 3.700 denarë
  • Panel hormonal i zgjeruar (FSH; LH; Estradiol; Prolaktinë; TSH; Insulinë) – 4.500 denarë
  • Panel hormonal për menopauzë (FSH – 950 den; LH – 950 den; Estradiol; TSH; Vitaminë D – 1.700 den) – 4.900 denarë
  • Eko e gjendrës tiroide – 2.500 denarë
  • Kontroll urogjinekologjik – 3.500 denarë.

SHTATZËNIA DHE SHËNDETI RIPRODHUES

  • Kontroll obstetrik (me ultratinguj) – 3.500 denarë
    Profil hormonal gjatë shtatzënisë (hemogram me 5 diferencime, glukozë, ure, kreatininë, albuminë, magnez, kalcium, hekur në serum, urinë) – 1.500 denarë
    Test oral i tolerancës së glukozës te shtatzënat (oGTT) – 900 denarë
  • Diabet gestacional – Vlerësim dhe plan i plotë
    (Test oral i tolerancës së glukozës (oGTT); udhëzues me program ushqimor; konsultë me nutricionist) – 3.200 denarë
  • Skrining për anomalitë e fetusit – 5.000 denarë
    Test gjenetik Verify (13, 18, 21, X, Y) – 40.375 denarë
    Test gjenetik Verify Plus (të gjitha kromozomet dhe mikrodelecione) – 45.475 denarë
    Histerosalpingografi (HSG) – 7.200 denarë
    Analizë biokimike: beta-human chorionic gonadotropin (β-HCG) – 650 denarë.

TË PORSALINDUR

  • Kontroll pediatrik – 2.500 denarë
  • Kontroll ortopedik – 3.200 denarë

GJIRI DHE PARANDALIMI ONKOLOGJIK

  • Eko e gjirit – 2.500 denarë
  • Mamografi 2D – 3.000 denarë
  • Mamografi 3D – 4.000 denarë
  • Markerë tumoralë (CEA; CA125; CA15-3) – 2.100 denarë
  • Panel i zgjeruar për kancer të trashëgueshëm (gjiri, vezoret dhe lloje të tjera të kancerit) – 62.250 denarë.

SHËNDETI INTIM DHE MIKROBIOLOGJIK

  • Sëmundje seksualisht të transmetueshme – 3 mikroorganizma – 1.800 denarë
  • Sëmundje seksualisht të transmetueshme – 14 mikroorganizma – 3.000 denarë
  • Detektim dhe tipizim i HPV – 3.000 denarë
  • Analiza Femoflor – 6.300 denarë.

SHËNDETI METABOLIK

  • Zbulim i hershëm i diabetit (analizë biokimike e glukozës; hemoglobinë e glikuar HbA1c; insulinë) – 1.400 denarë

SHËNDETI I KOCKAVE

Osteodensitometri (DEXA) – 3.500 denarë
Skrining për shëndetin e kockave (markerë laboratorikë: Intact PTH; Vitaminë D; Kalcitoninë; Kalcium i jonizuar) – 3.200 denarë.

SHËNDETI KARDIOVASKULAR DHE NEUROLOGJIK

  • Vlerësim kardiovaskular – 4.500 denarë
  • Ergospirometri – 3.500 denarë
  • Vlerësim kardiovaskular + ergospirometri – 7.500 denarë
  • Kontroll neurologjik – 2.500 denarë.

MENOPAUZA

  • Konsultë për menopauzë – 1.500 denarë.

PSIKOLOGJI

  • Këshillim / psikoterapi – 1.750 denarë.

NUTRICIONIZËM

  • Këshillim nutricional + vlerësim i përbërjes së trupit me InBody – 3.000 denarë
  • Paketë Nutri (test gjenetik – nutrigjenetikë – 5 polimorfizma + test për intolerancë ndaj glutenit dhe laktozës + plan ushqimor i personalizuar) – 18.000 denarë.

QENDRA PËR ESTETIKË DHE DERMATOLOGJI

  • Terapia me oksigjen në dhomë hiperbarike – 1 trajtim – 3.000 denarë
    Terapia me oksigjen në dhomë hiperbarike – 5 trajtime – 9.000 denarë
    Terapia me oksigjen në dhomë hiperbarike – 10 trajtime – 15.000 denarë
  • Botoks në fytyrë – 1 zonë – 6.000 denarë
    Botoks në fytyrë – 1 zonë – paketë 3 trajtime – 12.000 denarë
  • Dermatoskopi digjitale me analizë të shumë lezioneve me inteligjencë artificiale MoleAnalyzer PRO AI – 6.600 denarë
  • PRP (Platelet Rich Plasma) terapi për fytyrë dhe qafë – paketë 3 trajtime – 18.000 denarë
    PRP (Platelet Rich Plasma) terapi për fytyrë / skalp – paketë 3 trajtime – 18.000 denarë
  • Trajtim lazer Fraxel për trajtimin e rrudhave – paketë 3 trajtime + gratis (biorevitalizim me acid hialuronik) – 45.000 denarë
  • Trajtim lazer Fraxel për trajtimin e rrudhave – paketë 3 trajtime + gratis (PRP terapi për fytyrë / skalp) – 45.000 denarë
  • Filler me acid hialuronik për mbushje të buzëve – 8.000 denarë.

STOMATOLOGJI

  • Zbardhje e dhëmbëve + kontroll – 7.500 denarë.

PAKETA PROMOCIONALE

Për Të – Bazë

Kujdes bazë për shëndetin e grave. Kombinon kontrollin gjinekologjik, skriningun cervikal dhe analizat bazë hormonale për zbulimin në kohë të ndryshimeve dhe për një pasqyrë të plotë të gjendjes shëndetësore.

Përfshin:

  • Paketë kontrolli gjinekologjik
  • Test PAP
  • Panel bazë hormonal.

Çmimi promo: 8.900 denarë

Për Të – Balancë

E dedikuar për gra që përballen me lodhje, ndryshime në peshë trupore, cikël menstrual të çrregullt ose dyshime për çrregullime hormonale.
Paketa përfshin analizë të detajuar të statusit hormonal, vlerësim të funksionit të gjendrës tiroide dhe rekomandime të personalizuara ushqimore për stabilizimin e organizmit dhe përmirësimin e shëndetit të përgjithshëm.

Përfshin:

  • Panel hormonal i zgjeruar
  • Eko e gjendrës tiroide
  • Këshillim nutricional + analizë InBody

Çmimi promo: 8.700 denarë

Për Të – Amësia

Vlerësim bazë për ndjekjen e shëndetit të nënës dhe rrjedhës së shtatzënisë.

Përfshin:

  • Kontroll obstetrik (me ultrazë) – 3.500 denarë
  • Profil hormonal gjatë shtatzënisë – 1.500 denarë
  • Test oral i tolerancës së glukozës (oGTT) – 900 denarë.

Çmimi promocional: 5.200 denarë

Për Të – Mbrojtje

Parandalim dhe zbulim i hershëm. Kombinon teknologji të avancuar diagnostike me markerë laboratorikë për siguri më të madhe dhe rekomandohet veçanërisht për gratë mbi 40 vjeç ose me rrezik familjar.

Përfshin:

  • Mamografi 3D
  • Eko e gjirit
  • Paketë markerësh tumoralë (CEA, CA125, CA15-3).

Çmimi promo: 7.500 denarë

Për Të – Fazë e Re

Mbështetje gjatë perimenopauzës dhe menopauzës. Përfshin statusin hormonal, densitetin e kockave dhe shëndetin kardiovaskular si bazë për stabilitet dhe siguri pas moshës 45 vjeç.

Përfshin:

  • Panel hormonal për menopauzë
  • Osteodensitometri (DEXA)
  • Konsultë për menopauzë
  • Vlerësim kardiovaskular.

Çmimi promo: 12.500 denarë

Për Të – 360

Përfshin të gjitha fushat kryesore të shëndetit të grave, duke siguruar një vlerësim të plotë dhe gjithëpërfshirës shëndetësor.

Përfshin:

  • Paketë kontrolli gjinekologjik
  • Mamografi 3D
  • Panel bazë hormonal
  • Osteodensitometri (DEXA)
  • Vlerësim kardiovaskular
  • Këshillim nutricional.

Çmimi promo: 19.500 denarë

Inflamacioni i zorrës qorre (apendiksit) – simptomat dhe diagnostikimi

Inflamacioni i zorrës qorre ose apendisiti është një gjendje e shpeshtë që mund të ndodhë në çdo periudhë të jetës. Karakteristika kryesore është dhimbja në pjesën e poshtme të djathtë të barkut.
Dhimbja mund të fillojë rreth kërthizës dhe më pas të përhapet. Me përkeqësimin e inflamacionit, dhimbja rritet dhe bëhet më e fortë.

Inflamacioni zakonisht shfaqet tek personat e moshës 10 deri në 30 vjeç, por nuk përjashtohen edhe grupmoshat e tjera. Trajtimi i apendisitit mund të përfshijë antibiotikë ose, në shumicën e rasteve, kryhet ndërhyrje kirurgjikale për heqjen e zorrë qorre, të njohur ndyshe si apendiks.

Simptomat

Simptomat e apendisitit mund të përfshijnë:

  • Dhimbje të papritur që fillon në pjesën e poshtme të djathtë të barkut.
  • Dhimbje të papritur që fillon rreth kërthizës dhe lëviz drejt pjesës së poshtme të djathtë të barkut.
  • Dhimbje që përkeqësohet gjatë kollitjes, ecjes ose lëvizjeve të tjera.
  • Të përziera dhe të vjella.
  • Humbje e oreksit.
  • Temperaturë e lehtë që mund të rritet me përparimin e inflamacionit.
  • Kapsllëk ose diarre.
  • Fryrje të barkut.
  • Gazra.

Vendi i shfaqjes së dhimbjes mund të ndryshojë në varësi të moshës dhe pozicionit të zorrës qorre. Nëse apendisiti – pra, inflamacioni i zorrës qorre, shfaqet gjatë shtatzënisë, dhimbja mund të duket sikur vjen nga pjesa e sipërme e barkut, sepse në atë periudhë zorra qorre është e pozicionuar më lart.

Shkaqet e apendisitit

Bllokimi në zgavrën qendrore të zorrës qorre, i quajtur lumen, është shkaku më i mundshëm i apendisitit. Ky bllokim mund të çojë në infeksion. Bakteret shumohen shpejt, duke bërë që zorra qorre të inflamohet, të fryhet dhe të mbushet me sekrecion (qelb). Nëse nuk trajtohet në kohë, zorra qorre mund të çahet/plasë.

Komplikimi dhe trajtimi

Apendisiti mund të shkaktojë komplikime serioze, si:

  • Çarja/plasja e zorrës qorre.
    Zorra qorre e çarë, e njohur edhe si apendiks i perforuar, çon në përhapjen e infeksionit dhe inflamacionit në zgavrën abdominale, gjendje e quajtur peritonit. Kjo gjendje mund të jetë kërcënuese për jetën dhe kërkon ndërhyrje urgjente kirurgjikale për heqjen e zorrës qorre – apendektomi dhe pastrimin e zgavrës abdominale.
  • Formimi i një xhepi me qelb në zgavrën abdominale.
    Në ditët pas trajtimit kirurgjikal të apendiksit të perforuar, mund të zhvillohet një vatër e kufizuar infeksioni e njohur si absces. Në shumicën e rasteve, radiologu intervenues e drenon (zbraz) abscesin me gjilpërë përmes murit abdominal drejtpërdrejt në absces, nën kontrollin e tomografisë së kompjuterizuar. Më pas përshkruhen antibiotikë për shërimin e plotë të infeksionit.

Diagnoza

Për të vendosur diagnozën e saktë, personeli mjekësor do të marrë anamnezën e simptomave tuaja dhe do të bëjë ekzaminim abdominal.

Testet që përdoren për diagnostikimin e apendisitit përfshijnë:

  • Ekzaminimi fizik.
    Mjeku mund të ushtrojë presion të lehtë mbi zonën ku ndjeni dhimbje. Kur presioni të çlirohet, dhimbja zakonisht përkeqësohet. Kjo ndodh për shkak të inflamacionit të membranës së zgavrës abdominale, të quajtur peritoneum. Mjeku gjithashtu mund të kontrollojë për ngurtësi të barkut dhe tendencë për tkurrje të muskujve abdominalë si reagim ndaj presionit mbi zonën e inflamuar. Tek pacientet femra në moshë riprodhuese mund të kryhet edhe një ekzaminim gjinekologjik që përfshin edhe kontroll me ultratinguj për të përjashtuar probleme të tjera që mund të shkaktojnë dhimbjen.
  • Analiza e gjakut.
    Ky test kontrollon nëse numri i qelizave të bardha të gjakut është i rritur. Një numër i lartë mund të tregojë praninë e infeksionit. Megjithatë, vlerat normale nuk e përjashtojnë inflamacionin e zorrës qorre.
  • Analiza e urinës.
    Ky test ndihmon për të zbuluar ose përjashtuar që dhimbja të mos jetë rezultat i infeksionit të traktit urinar ose gurëve në veshka.
  • Ekzaminimet radiologjike.
    Nëse burimi i dhimbjes nuk është i qartë, mjeku mund të rekomandojë ekzaminime radiologjike që përfshijnë rreze X të barkut, ultratinguj abdominal, tomografi të kompjuterizuar ose rezonancë magnetike.

Ekipi i mjekëve në Klinikën Zhan Mitrev është në dispozicion për diagnozë të shpejtë dhe trajtimin e duhur të të gjitha sëmundjeve abdominale.

Rezervoni terminin tuaj në 00389 2 3091 484

Shënojmë 26 vite ekselence, besim dhe mjekësi të nivelit më të lartë

Me krenari të veçantë, sot Klinika Zhan Mitrev feston ditëlindjen e saj — 26 vite ekzistencë, të përkushtuara jetës, shëndetit dhe të ardhmes së pacientëve.

Gjatë dekadave të kaluara, klinika u ndërtua si një shtyllë e sistemit bashkëkohor shëndetësor të Republikës së Maqedonisë, duke vendosur standarde të reja në kardiokirurgji, e më pas edhe në të gjitha degët e tjera të mjekësisë. Me investime të vazhdueshme në teknologji, dije dhe staf profesional, klinika jonë ka qëndruar krah për krah me mjekësinë më të avancuar botërore, e shpeshherë edhe një hap përpara të gjithëve — gjithmonë në dobi dhe për të mirën e pacientëve.

Pas këtij rrëfimi të suksesshëm qëndron vizioni dhe lidershipi i themeluesit të saj, doktor Zhan Mitrev, përkushtimi dhe qasja reformuese e të cilit e pozicionuan klinikën si lider në rajon për sa i përket mjekësisë dhe rezultateve të shkëlqyera. Ekspertiza dhe guximi i tij për të sjellë inovacione transformuan praktikën mjekësore dhe hapën horizonte të reja për pacientët.

Gjatë ditëlindjes sonë, Shoqata për Mjekësi Estetike (ZEM) sot organizon Simpoziumin e Shtatë për Mjekësi Estetike me pjesëmarrje ndërkombëtare.

– Simpoziumi i këtij viti mbahet nën moton “Estetika në funksion të shëndetit të përgjithshëm”, duke dërguar mesazhin se mjekësia estetike bashkëkohore është pjesë integrale e shëndetit të përgjithshëm të pacientit – informoi mjekja jonë Dr. Anxhelka Ilieva, sekretare e përgjithshme e shoqatës.

Në kuadër të këtij aktiviteti të rëndësishëm profesional, Klinika Zhan Mitrev hap dyert e saj për zhvillimin e seminareve praktike, ku mjekët do të avancojnë njohuritë e tyre — veçanërisht në fushën e trajtimit të shenjave dhe keloideve nga djegiet, një temë me rëndësi të jashtëzakonshme mjekësore dhe humanitare.

Në simpozium marrin pjesë aktive edhe ekipet nga ky departament i klinikës, duke zgjeruar gamën e shërbimeve edhe në fusha të tjera mjekësore. Paralelisht, prezantohen brende të nivelit më të lartë në dermatologjinë estetike, si dhe pajisje që përfaqësojnë fjalën e fundit të teknikës, teknologjisë dhe dijes.

Falë punës tonë të palodhur dhe dëshirës për progres, sot klinika njihet si:

  • Institucioni mjekësor më bashkëkohor dhe reformator.
  • Qendër e ekspertizës dhe kirurgjisë së nivelit të lartë.
  • Partner i trendeve globale mjekësore.
  • Simbol i besimit për mijëra pacientë.

Premtojmë edhe më tej:

  • Vite përkushtimi të palëkundur.
  • Vite rezultatesh të shkëlqyera.
  • Vite ecjeje në hap me mjekësinë më të avancuar botërore.

Klinika Zhan Mitrev — Aty ku e ardhmja e mjekësisë ndodh sot.