00389 2 3091 484
10 Nëntor, 2022
Njoftojmë opinionin publik se vendimi i MALMED-it mbi akuzat për thyerjen e rregullave është anuluar nga Komisioni Shtetëror për Vendimmarrje të shkallës së dytë në fushën e mbikëqyrjes inspektuese dhe procedurës për thyerjen e rregullave. (Dokumenti i bashkëngjitur)
Përkundër faktit se procesi vazhdon deri në vendim përfundimtar, gjatë ditës së djeshme pa asnjë njoftim zyrtar në ambientet e Spitalit klinik Zhan Mitrev janë paraqitur inspektorë nga MALMED për të kryer një inspektim të jashtëzakonshëm.
Duke vepruar në kundërshtim me udhëzimet e Komisionit Shtetëror, pra duke pasur parasysh se vendimi i parë është anuluar dhe pritet vendimi i shkallës së dytë, inspektorët e MALMED-it, në kundërshtim me këto udhëzime (dokumenti bashkëngjitur), në mënyrë tendencioze janë paraqitur dje në prani të personave të autorizuar të klinikës tonë, me pretendimin se klinika ka bërë studim klinik dhe se duhet të ofrojmë dëshmi për të.
Kjo sjellje është në kundërshtim me të gjitha standardet dhe rregullat e sjelljes së ndërgjegjshme dhe profesionale, domethënë inspektorët kanë ardhur me supozimin se në klinikë është kryer studim klinik pa u përpjekur që më parë të sigurojnë dëshmi për vërtetimin e një fakti të tillë.
Kjo sjellje e inspektorëve nga MALMED është e paprecedentë në karrierën profesionale të personave të autorizuar (avokatëve) dhe në kundërshtim me parimet themelore të procedurës së inspektimit.
Ashtu si edhe më parë, klinika mbetet e hapur për bashkëpunim me të gjitha institucionet për të vërtetuar në mënyrë transparente të vërtetën.