Miokarditi akut: simptomat dhe prognoza

Miokarditi akut është një sëmundje inflamatore e muskujve të zemrës (miokardit) që mund të shkaktojë dështim të zemrës dhe anomali të ritmit të zemrës. Kjo sëmundje mund të shfaqet si pasojë e përhapjes së agjentëve të ndryshëm infektivë, si: viruset, bakteret, mykut si dhe agjentëve toksikë, alergjenëve madje edhe disa barnave. Nëse dëmtimi i muskujve të zemrës është i rëndë, pacienti mund të ketë gulçim, lodhje, dhimbje në kraharor dhe simptoma të tjera.

Trajtimi për miokarditin akut varet nga shkaku dhe ashpërsia e simptomave. Mund të përfshijë ilaçe për të reduktuar inflamacionin, si dhe trajtim për vetë dështimin e zemrës.

Shkaqet dhe simptomat më të zakonshme të miokarditit

Shkaku më i zakonshëm i miokarditit akut është infeksioni viral. Infeksionet virale më të shpeshta që shkaktojnë miokardit janë: virusi parainfluenza, virusi Coxsackie, virusi Epstein-Barr, virusi herpes simplex, virusi i hepatitit B dhe C, virusi i gripit, virusi i fruthit dhe virusi i rubeolës. Përveç kësaj, miokarditi akut mund të shkaktohet nga infeksione të tjera bakteriale, reaksione alergjike, rrezatim, ilaçe ose helmim.

Simptomat më të zakonshme janë:

  • Lodhje
  • Dhimbje në kraharor
  • Probleme me frymëmarrjen – gulçim edhe kur nuk merreni me aktivitet fizik
  • Ritme të shpejta ose të çrregullta të zemrës (aritmi)
  • Ënjtje e këmbëve dhe kyçeve të këmbëve
  • Marramendje ose ndjesi të fikëti
  • Dehidratim
  • Dhimbje stomaku
  • Të vjella

Prognoza e miokarditit akut varet kryesisht nga koha e diagnostikimit dhe trajtimit – sa më shpejt aq më mirë. Në shumicën e rasteve, trajtimi i duhur mund të lehtësojë simptomat dhe të parandalojë komplikime të mëtejshme. Megjithatë, në disa raste, miokarditi akut mund të jetë fatal. Rreziku i vdekjes është më i lartë tek ata pacientë që kanë sëmundje kronike, si diabeti ose sëmundje pulmonare obstruktive kronike. Prandaj rekomandojmë që gjatë simptomave të para të kryhet ekzaminim kardiologjik ose të kërkohet ndihmë urgjente.

Specialistët tanë në departamentin e kardiologjisë janë në dispozicionin tuaj për të gjitha problemet tuaja që kanë të bëjnë me zemrën. Rezervoni termnin tuaj në 00389 2 3091 484

Si ndikojnë ngjarjet traumatike tek fëmijët?

Trauma tek fëmijët kategorizohet si një ngjarje specifike negative, një sërë ngjarjesh ose përvojash që shkaktojnë dhimbje emocionale dhe tejkalojnë aftësinë e fëmijës për të përballuar situatën. Traumat e këtij lloji tek fëmijët janë të përhapura dhe mund të marrin shumë forma.

Arsyet më të zakonshme të traumave tek fëmijët:

  • Abuzimi dhe neglizhimi
  • Dhuna në familje
  • Dhuna në shkollë
  • Aksidentet dhe lëndimet kërcënuese për jetën
  • Procedurat mjekësore të frikshme ose të dhimbshme
  • Sëmundje mendore serioze dhe të patrajtuara tek prindi
  • Humbja ose ndarja nga njëri prind ose një person tjetër i dashur
  • Fatkeqësitë natyrore ose të shkaktuara nga njeriu
  • Luftë ose sulm terrorist
  • Zhvendosje e detyruar nga një vend në një tjetër
  • Diskriminimi
  • Varfëria ekstreme

Ekspozimi ndaj traumës shpesh fillon herët në jetë. Fëmijët që në moshë më të hershme janë të ekspozuar ndaj rrezikut më të madh dhe janë më të cenuarit duke marrë parasysh efektet negative të tij. Mendohet se gjysma e të gjithë fëmijëve në Shtetet e Bashkuara – afërsisht 35 milionë – janë ekspozuar ndaj të paktën një lloj traume para moshës 8 vjeçare. Për shembull, abuzimi dhe neglizhimi (mungesa e vemendjes/perkushtimit) i fëmijëve është më i zakonshëm tek fëmijët nën 3 vjeç.

Fëmijët nën 5 vjeç kanë më shumë gjasa të lëndohen nga rrëzimet, mbytja dhe helmimi, gjë që në fakt ndodh me shumicën e fëmijëve që janë të ekspozuar ndaj dhunës në familje.

Trauma e fëmijërisë është e lidhur fort me probleme të shëndetit mendor dhe fizik që manifestohen më vonë gjatë gjithë jetës. Trauma ndikon negativisht në zhvillimin e trurit, zhvillimin kognitiv, të mësuarit, zhvillimin social-emocional, aftësinë për të zhvilluar marrëdhënie të sigurta me të tjerët dhe sigurisht shëndetin fizik. Ajo shoqërohet gjithashtu me një jetëgjatësi më të shkurtër. Një numër i konsiderueshëm hulumtimesh tregojnë se fëmijët vuajnë efektet më të rënda, më të gjata dhe të dëmshme kur ekspozimi ndaj traumës fillon herët në jetë.

Trauma ka shumë forma dhe nëse është e rëndë dhe përfshin dëme të shkaktuara nga ana e prindit ose kujdestarit, atëherë kemi te bëjmë me trauma komplekse.

Trauma e përjetuar në fëmijëri ka më shumë gjasa të çojë në çrregullim të stresit post-traumatik sesa trauma e përjetuar në moshën e rritur. Fëmijët që janë të ekspozuar ndaj disa formave të ndryshme të traumës kanë më shumë gjasa të zhvillojnë çrregullim të stresit post-traumatik (p.sh., ankth, depresion, zemërim, agresivitet, mënjanim) sesa ata fëmijë që janë të ekspozuar kronikisht vetëm ndaj një lloji të traumës. Fëmijët dhe të rinjtë me çrregullim të stresit post-traumatik mund të ripërjetojnë ngjarjen traumatike përmes kujtimeve të imponuara, maktheve dhe retrospektivave (rikthimeve). Është e nevojshme të shmangen situatat apo njerëzit që u kujtojnë atyre traumën dhe u shkaktojnë një ndjenjë ankthi të fortë që shkakton çrregullim në jetën e tyre të përditshme.

Për më tepër, individë të tillë mund të përfshihen në sjellje agresive, vetë-shkatërruese ose të pamatura. Ata mund të kenë probleme me gjumin, pra të qëndrojnë në një gjendje hipervigjilence, një gjendje të tepruar reaktiviteti ndaj mjedisit përreth.
Shumë fëmijë shfaqin shqetësim menjëherë pas ngjarjes traumatike, por pas ngjarjes shumica kthehen në nivelin e mëparshëm të funksionimit.

Reagimet traumatike të fëmijëve ndryshojnë në varësi të natyrës së traumës, pastaj karakteristikave individuale, familjare dhe sociale të fëmijës. Sigurisht, bilanci i përgjithshëm i rrezikut dhe faktorëve mbrojtës në jetën e tyre luan një rol të madh. Kjo varet edhe nga mosha dhe faza e tyre e zhvillimit.

Fëmijët e vegjël që përjetojnë trauma mund ti manifestojne ato me:

  • vështirësi në krijimin e afërsisë dhe lidhjes me prindin/kujdestarin, bashkëmoshatarët
  • frikë të tepruar nga të huajt ose ankth nga ndarja
  • probleme me ushqimin dhe gjumin
  • mund të jenë veçanërisht zgjedhës.

Fëmijët e moshës shkollore që përjetojnë trauma mund të:

  • shfaqin sjellje agresive
  • distancohen – bëhen të tërhequr
  • tregojnë kujdes – vendosen në pozicione mbrojtëse për sigurinë e tyre ose të të tjerëve
  • shprehin ngjarje traumatike nëpërmjet lojës
  • kanë ankthe të shpeshta
  • kanë vështirësi të përqendrohen në shkollë.

Stafi ynë mjekësor në departamentin e psikiatrisë dhe psikologjisë janë në dispozicionin tuaj për konsultim dhe trajtim të të gjitha problemeve tuaja. Bëni rezervimin në 00389 2 3091 484

Infeksioni i traktit urinar në verë. Si dhe pse shfaqet?

Infeksioni i traktit urinar ose cistiti mund të ndodhë në çdo kohë të vitit. Por faktet thonë se infeksione të tilla janë një dukuri e shpeshtë gjatë stinës së verës.

Cilat janë simptomat e infeksionit urinar?

Simptomat e infeksionit urinar manifestohen individualisht, domethënë mund të ndryshojnë nga personi në person. Megjithatë, simptomat më të zakonshme përfshijnë:

  • Dhimbje ose parehati në pjesën e poshtme të barkut: Kjo është një nga simptomat më të zakonshme të infeksionit në traktin urinar. Një ndjenjë presioni, dhimbjeje ose shqetësimi mund të shfaqet në zonën pubike ose në fund të barkut.
  • Rritja e urgjencës dhe frekuencës së urinës: Ju mund të ndjeni një nevojë të vazhdueshme për të urinuar, duke zbrazur shpesh vetëm një sasi të vogël të urinës. Është gjithashtu e zakonshme që të keni një nevojë të papritur për të urinuar.
  • Dhimbje ose djegie gjatë urinimit: Kjo njihet si dizuria dhe mund të jetë mjaft e pakëndshme.
  • Urinë e turbullt ose me erë të keqe: Urina e infektuar mund të duket e turbullt dhe të ketë një erë të fortë ose të keqe. Dhe në raste më të rënda, mund të përmbajë edhe shenja gjaku.
  • Urinim jo i plotë: Mund të ndiheni sikur nuk mund ta zbrazni plotësisht fshikëzën gjatë urinimit. Kjo mund të shoqërohet me inflamacion të fshikëzës dhe mund të shkaktojë parehati të vazhdueshme.
  • Lodhje e përgjithshme: disa njerëz mund të përjetojnë lodhje, dobësi ose siklet të trupit për shkak të infeksionit urinar.

Pse shfaqet infeksioni urinar në verë?

  • Dehidratimi: Gjatë muajve të verës, njerëzit shpesh nuk marrin lëngje mjaftueshëm, gjë që mund të çojë në dehidrim. Mungesa e lëngjeve adekuate mund ta bëjë urinën më të përqendruar dhe të lehtësojë rritjen e baktereve në traktin urinar, duke rritur rrezikun e infeksionit.
  • Rroba banje të lagura: Kalimi i kohës me rroba banje të lagura ose të brendshme të lagura për periudha të gjata kohore mund të krijojë një mjedis të ngrohtë dhe të lagësht të favorshëm për rritjen e baktereve. Kjo mund të jetë veçanërisht e zakonshme gjatë verës, kur njerëzit kënaqen me notin ose qëndrojnë për periudha të gjata në pishina, plazhe ose vende të tjera me ujë.
  • Përdorimi i tualeteve publike: Gjatë pushimeve verore, njerëzit mund të përdorin më shumë tualete publike, të cilat mund të kenë kushte të këqija higjienike. Përdorimi i tualeteve të papastra mund të rrisë rrezikun e ekspozimit ndaj baktereve dhe rrjedhimisht mundësinë e zhvillimit të një infeksioni urinar.
  • Aktivitete në natyrë: Gjatë verës, shumë njerëz marrin pjesë në aktivitete në natyrë, të tilla si kamping, shëtitje ose kalimi i kohës në natyrë. Këto aktivitete mund të nënkuptojnë mungesën e aksesit në kushte adekuate për ruajtjen e higjienës së mirë personale, duke rritur mundësinë e infeksionit të traktit urinar.

Si trajtohet infeksioni i traktit urinar?

Ekzaminimi i urinës – rekomandohet urino-kultura. Nëse përcaktohet prania e baktereve, mund të indikohet trajtimi me antibiotikë nëse është e nevojshme. Përdoren antibiotikë me veprim të shkurtër që eliminohen shpejt nga urina.

Disa rekomandime që do t’ju ndihmojnë të shmangni shfaqjen e infeksionit urinar:

  • Mbani higjienë të mirë personale
  • Pini mjaftueshëm ujë/lëngje
  • Ndërroni rrobat e banjës të lagura
  • Përdorimi i banjove të pastra mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të infeksionit, edhe gjatë verës.

Është gjithmonë e këshillueshme që të konsultoheni me mjekun nëse shfaqen simptomat e mësipërme për të marrë diagnozën dhe trajtimin e duhur. Rezervoni terminin tuaj në 00389 2 3091 484

Le të jetë ushqimi i shëndetshëm forca juaj!

Ndihmoni organizmin tuaj me një dietë të ekuilibruar dhe të shëndetshme që do t’ju mbrojë nga të gjitha format e mundshme të kequshqyerjes, shumë sëmundjeve ose kushteve të tjera siç është obeziteti (mbipesha).

Ekziston një mbizotërim i ushqimeve të përpunuara, urbanizimi dhe mënyra e shpejtë e jetesës kanë një ndikim të madh në dietën tonë. Megjithatë, ajo që duhet ditur është se nuk është kurrë vonë për të ndryshuar prioritetet, për të marë vendime nga informacione të qëndrueshme dhe për të vënë në plan të parë mirëqenien tuaj.
Një dietë e ekuilibruar është “karburanti” i nevojshëm për të realizuar ëndrrat tuaja dhe mund t’ju çojë më tej.

Promovimi i një diete të shëndetshme

Një dietë e shëndetshme ju ndihmon të mbroheni nga kequshqyerja në të gjitha format e saj, si dhe nga një sërë sëmundjesh jo të transmetueshme dhe kushte të tjera. Megjithatë, rritja e prodhimit të ushqimeve të përpunuara, urbanizimi i shpejtë dhe ndryshimi i stilit të jetesës kanë çuar në një ndryshim të theksuar në dietën tonë. Njerëzit tani po konsumojnë më shumë ushqime të pasura me energji, yndyrë, sheqerna të lira dhe kripë/natrium, dhe nuk hanë mjaftueshëm fruta, perime dhe drithëra integrale.

Dieta mund të varet nga zgjedhjet ushqimore të një individi, por edhe nga disponueshmëria dhe kostoja e ushqimeve të shëndetshme, si dhe nga faktorët socio-kulturorë. Prandaj, promovimi i mjedisit per kultivimin e ushqimeve te shëndetshme kërkon përfshirjen e shumë sektorëve dhe palëve të interesuara, duke përfshirë qeverinë, sektorin publik dhe privat.

Qeveritë luajnë një rol kryesor në krijimin e një mjedisi për rritjen e ushqimit të shëndetshëm, duke u mundësuar njerëzve të ndërmarrin dhe mbajnë lehtësisht praktika të shëndetshme diete. Veprimet efektive të krijuesve të politikave përfshijnë:

  • Koordinimin e tregtisë, sistemit ushqimor dhe politikave bujqësore me mbrojtjen dhe promovimin e shëndetit publik;
  • Inkurajimin e kërkesës së konsumatorëve për ushqim dhe vakte të shëndetshme;
  • Promovimin e një diete të shëndetshme gjatë gjithë jetës.

Strategjia Globale e OBSH-së për të ushqyerit, aktivitetin fizik dhe shëndetin u miratua në vitin 2004 nga Asambleja Botërore e Shëndetësisë. Qeveritë, OBSH-ja, partnerët ndërkombëtarë, sektori privat dhe shoqëritë civile u thirrën të ndërmarrin veprime në nivel global, rajonal dhe lokal për të mbështetur ushqimin e shëndetshëm dhe aktivitetin fizik. Vendet anëtare të OBSH-së gjithashtu kanë rënë dakord të reduktojnë hyrjen globale të kripës me 30% deri në vitin 2025; të ndalohet rritja e diabetit dhe obezitetit tek të rriturit dhe adoleshentët, si dhe tek fëmijët me mbipeshë deri në vitin 2025.

Në klinikën tonë, janë në dispozicionin tuaj mjekë nga të cilët mund të merrni këshillat dhe përgjigjet e duhura për pyetjet që lidhen me këtë temë. Rezervoni terminin tuaj në 02/3091-484

Kampi veror jubilar i 15-të radhazi për fëmijët me defekte të lindura të zemrës organizuar nga Klinika Zhan Mitrev

Tradicionalisht për të 15-in vit radhazi Klinika Zhan Mitrev në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Qytetit të Shkupit realizon kampin veror për fëmijët me defekte të lindura të zemrës dhe familjet e tyre në Strugë. Nëpërmjet këtij kampi të quajtur “Zemra ime në të gjitha ngjyrat”, qëllimi i Klinikës Zhan Mitrev është vazhdimi i kujdesit dhe procesit terapeutik jashtë ambientit spitalor, në një atmosferë ne natyre te hapur dhe një ambient të përshtatshëm. Mbi 20 fëmijë dhe familjet e tyre marrin pjesë në kampin njëjavor si pjesë e procesit të rehabilitimit pas trajtimit mjekësor.

Të gjitha aktivitetet, lojërat, argëtimi dhe shoqëria kombinohen me ushtrime psikologjike, ndërvepruese dhe fizioterapeutike që inkurajojnë zhvillimin fizik, emocional dhe social edhe pas daljes nga spitali. Aktivitetet rehabilituese zhvillohen nën udhëheqjen dhe mbikëqyrjen e ekipit të mjekëve dhe terapistëve nga Klinika Zhan Mitrev, i cili përbëhet nga psikoterapist, psikolog i licencuar dhe specialist në psikoterapi, dhe nga praktikues te programimit neuro-linguistik.

Kampi “Zemra ime në të gjitha ngjyrat”, nën mbështetjen e madhe dhe të plotë të doktor Mitrev, mbahet për 15 vite me radhë dhe ka dhënë rezultate të mëdha në rehabilitimin e fëmijëve me defekte të lindura të zemrës.

Mundeni nxehtësinë këtë verë, qëndroni të sigurt

Temperaturat e larta këto ditë dhe nxehtësia e tepërt mund të çojnë në goditje nga dielli, rraskapitje, ngërçe, të fikët, ënjtje dhe skuqje të lëkurës.
Për t’ju mbrojtur, ne kemi përgatitur disa këshilla bazë që duhet të ndiqni për të qëndruar të sigurt dhe të shëndetshëm.

Nëse  përjetoni ndonjë nga simptomat e listuara më sipër, telefononi qendrën tonë të kontaktit dhe kërkoni ndihmë në 02/3091-484.

Këshilla parandaluese:
🚰 Hidratoni veten dhe qëndroni në ambiente të freskëta, kjo do të lejojë trupin tuaj të qëndrojë në një gjendje normale
🚿 🛁 Praktikoni dushe ose banja freskuese
👕 Vishni rroba të lehta, që marrin ajer, të bëra nga materiale natyrale
🛑 Shmangni konsumimin e tepërt të pijeve alkoolike dhe të ëmbla, si dhe atyre që përmbajnë kafeinë.
🍲 Konsumoni ushqie te lehta dhe vakte të vogla
👶 👴 👵 Kujdesuni për personat prane jush të cilët janë të ndjeshëm ndaj pasojave të nxehtësisë së tepërt (fëmijët, gratë shtatzëna dhe të moshuarit).

Organizata Botërore e Shëndetësisë, së bashku me Organizatën Botërore Meteorologjike, Programin e Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP) dhe Organizatën Ndërkombëtare të Punës kanë krijuar gjithashtu një aplikacion special falas të quajtur SunSmart Global UV APP që ju ndihmon të mbroheni nga rreziqet e shkaktuara nga dielli dhe promovon shëndetin global. Me ndihmën e tij mund të shihni parashikimin 5-ditor të rrezatimit UV, me theks të veçantë në pjesët e ditës kur eshte e domosdoshme marrja e masave mbrojtese ndaj rrezeve te diellit. Është e disponueshme ne google play dhe app store.

PARANDALIMI ËSHTË NJË ZAKON I MIRË QË DUHET TË BËHET RUTINË

Nëse e dini se 80% e sëmundjeve mund të parandalohen nëse zbulohen në kohë – mos e humbisni mundësinë tuaj! Rezervoni terminin tuaj dhe përfitoni nga çmimet promocionale. Çdo ekzaminim do të thotë që gjëja më e rëndësishme për ju është të jeni të shëndetshëm!

  • Ekzaminim kardiovaskular 3500 den.
  • Ekzaminim flebologjik 1800 den.
  • Flebografi (angiografi e venave) 12.000 den.
  • Ekzaminim urologjik 2500 den.
  • Ekzaminim gjinekologjik me Pap test 3500 den.
  • Ekzaminim ortopedik 2500 den.
  • Ekzaminim specialistik ORL 1800 den.
  • Eko e gjendrës tiroide 2500 den.
  • Paketa e hormoneve të tiroides FT4, FT3 dhe TSH 1500 den.
  • Ekzaminim endokrinologjik me TSH dhe FT4 3500 den.
  • Ekzaminim pulmonologjik 1800 den.
  • Test polisomnografik për apnenë e gjumit 2800 den.
  • Ekzaminim nefrologjik 1800 den.
  • Ekzaminim neurologjik 1800 den.
  • Ekzaminim pediatrik specialistik 1800 den.
  • Konsultë me kirurg plastik 1800 den.
  • Ekzaminim dermatologjik 1800 den.
  • Fotofinder (skanim i nishaneve) 6000den.
  • Kolonoskopi me anestezi 15500 den.
  • Gastroskopi me anestezi 15500 den.
  • Eko e gjirit 1800 den.
  • Mamografi 2D 2500 den.
  • Mamografi 3D 4500 den.
  • MSCT me kontrast (për kokën dhe qafën/barkun/ ekstremitetet e poshtme) 12000 den.
  • CT Kolonoskopi virtuale 12000 den.
  • Rezonancë magnetike native 11000 den.
  • Rezonancë magnetike me kontrast 14000 den.
  • Rezonancë magnetike e zemrës 19900 den.
  • Rezonancë magnetike e të gjithë shtyllës kurrizore 16900 den.
  • Rezonancë magnetike mitrës me kontrast 11900 den.
  • Rezonancë magnetike e gjirit 11900 den.
  • Osteodensitometri Dexascan 1900 den.
  • FMS për inckontinencë urinare 1500 den.
  • FMS form 1800 den.
  • Drenim limfatik manual 1750 den.
  • Kinemat pas operacionit për kë​llkun dhe gjurin 45 min. 2500 den.

Kampanja do të jetë aktive nga data 17 korrik deri më 17 shtator.

Çfarë është nevralgjia trigeminale?

Gjendja e nevralgjisë trigeminale, e njohur gjithashtu si dhimbja tik, është një çrregullim neurologjik i karakterizuar nga episode të forta të dhimbjes në pjesën e fytyrës. Nervi trigeminal është përgjegjës për transmetimin e ndjesive nga fytyra në tru dhe kur ky nerv preket, mund të shkaktojë dhimbje ekstreme në pjesë të ndryshme të fytyrës, si nofullën, faqet, sytë ose ballin.

Dhimbja e nevralgjisë trigeminale është zakonisht e mprehtë dhe shkurtër në formë shpimi, por mund të jetë dhe mjaft intensive duke penguar në aktivitetet normale të përditshme. Sulmet e dhimbjes mund të shkaktohen nga stimuj të butë, si të folurit, ngrënia, larja e dhëmbëve dhe ndonjëherë ajri i ftohtë në fytyrë. Edhe aktivitetet e përditshme si buzëqeshja apo të folurit mund të shkaktojnë dhimbje të forta.

Cilat janë simptomat e nevralgjisë trigeminale?

Simptomat e nevralgjisë trigeminale shpesh përfshijnë episode të përsëritura të dhimbjes së fortë në fytyrë. Këto episode mund të zgjasin nga disa sekonda deri në disa minuta dhe zakonisht janë të pjesshme, domethënë prekin vetëm njërën anë të fytyrës. Simptomat më të zakonshme janë:

  • Dhimbje e papritur dhe e fortë në fytyrë: Dhimbja shpesh përshkruhet si një ndjesi shpimi, korent ose djegieje. Mund të shkaktohet nga aktivitetet e përditshme si ngrënia, të folurit, rruajtja, apo edhe stimuj të butë si freskimi fytyrës ose kontakti me lëkurën.
  • Sulmet paroksizmale të dhimbjes: episodet e dhimbjes janë zakonisht të shkurtra, por intensive, me një ndjesi goditjeje elektrike në fytyrë. Ato mund të ndodhin spontanisht ose mund të shkaktohen nga stimuj specifikë, të njohur si “shkaktues”, të cilët mund të ndryshojnë nga personi në person.
  • Episodet e përsëritura – mund të zgjasin nga disa sekonda deri në disa minuta.
  • Zona e shfaqjes në fytyrë – në një ose më shumë zona të fytyrës, si balli, nofulla, syri ose faqe.
  • Periudhat e lehtësimit të dhimbjes – në disa raste, episodet e dhimbjes mund të ndodhin në mënyrë alternative, me periudha lehtësimi të plotë. Megjithatë, kohëzgjatja e këtyre periudhave mund të ndryshojë, por jo të gjithë pacientët përjetojnë lehtësim apo reduktim të dhimbjes.

Është e rëndësishme të theksohet se simptomat e nevralgjisë trigeminale mund të ndryshojnë në intensitet dhe frekuencë nga personi në person.

Si diagonistohet dhe si trajtohet?

Diagnoza e nevralgjisë trigeminale bazohet në përshkrimin e simptomave dhe përjashtimin e shkaqeve të tjera të mundshme të dhimbjes së fytyrës. Trajtimi mund të përfshijë medikamente lehtësuese të dhimbjes, të tilla si antikonvulsantët ose qetësuesit e dhimbjes, si dhe terapi fizikale, injeksione anestezike ose kirurgji në rastet më të rënda.