Klinika Zhan Mitrev: Prokuroria Themelore Publike duhet të shprehet nëse ekziston lidhje ndërmjet hetuesit që i ka dhënë informata Marjan Stamenkovskit dhe nëse paratë e gjetura në shtëpinë e tij janë nga biznesmeni i njohur nga Shkupi, i cili gjithashtu posedon spital privat, siç raportohet në mediat
Klinika Zhan Mitrev ka njoftuar dhe tashmë ka dorëzuar kallëzim penal kundër Marjan Stamenkovskit, pronar i portalit DokazM. Në të njëjtën kohë, besojmë se po del në dritë struktura e grupit të organizuar që qëndron pas sulmit që tashmë shtatë muaj po bëhet kundër Klinikës Zhan Mitrev dhe publikisht pyesim:
A ka të dhëna nga materialet e gjetura tek Marjan Stamenkovski, për lidhje me biznesmenin e njohur nga Shkupi, pronar i një spitali privat, punonjësi i të cilit ka ngacmuar dhe keqtrajtuar publikisht punonjësit e klinikës sonë? A ka vepruar hetuesja që i ka dhënë Marjan Stamenkovskit informacione për hetimin kundër Zhan Mitrevit sipas udhëzimeve të biznesmenit? A i ka drejtuar dhe udhëzuar sipas qëllimit të saj prokurorja Iskra Haxhi Vasileva pacientët në procedurën para hetimore?
Apelojmë për publikimin e provave lidhur me rastin e klinikës Zhan Mitrev, ku shihet qartë korrelacioni i Stamenkovskit me hetuesit të cilët kanë pasur informata dhe ndikim të drejtpërdrejtë për të gjithë rastin dhe procedurën. Në një shtet ligjor nuk guxojnë të lejohen ndikimet e jashtme dhe proceset diktuese brenda prokurorisë dhe gjykatës, gjë që ka qenë më shumë se e qartë në rastin për hetimet lidhur me Klinikën tonë. Për shkak të dëmit të shkaktuar në Klinikën Zhan Mitrev, ekipi ligjor kërkon nga PTHP që t’i bashkohet ndjekjes penale.
Me anë të disa artikujve me tituj si “Zhan Mitrev është çmendur”, “Mitrev kriminel”, “Populli do që doktor Mitrev të varet”, “Sashka shtype vrasësin Mitrev”, dhe disa ofendime si “Mitrev – Mengele”, “varje për doktor Mitrev”, “Mitrev përbindësh”, Marjan Stamenovski ka kryer veprën penale të përhapjes së materialit racist dhe ksenofobik përmes sistemit kompjuterik. Stamenkovski, me publikimin intensiv të artikujve të lartpërmendur, në periudhën nga muaji korrik 2022 deri më 22.01.2023, me vetëdije ka kryer vepër penale me realizim të herëpashershëm të së njëjtës vepër, duke i shkaktuar dëm jo vetëm doktorit Zhan Mitrev, por edhe punonjësve të vetë Spitalit klinik Zhan Mitrev. Në një periudhë të shkurtër kohore u botuan më shumë se 21 mbishkrime, disa prej të cilave kishin përmbatje të tilla si – “Doktor Josef Mengele (engjëlli i vdekjes) = Zhan Mitrev Hipokrit (doktor vrasës) !!! Faleminderit Zotit që ekziston Sashka Cvetkovska dhe IRL”, “Zhan Mitrev është një përbindësh!!! Vrasës!!! Dikush duhet të ndalojë vampirizmin e tij!!!”
Presim zbardhjen e shpejtë dhe transparente të rastit dhe sulmeve ndaj Klinikës Zhan Mitrev.
Bora është një gëzim për të gjithë brezat dhe një arsye plus për të lënë shtëpitë e ngrohta dhe për të bërë një shëtitje. Por, përpara se të kënaqemi me bukuritë e dimrit, duhet të dimë edhe të mbrohemi nga lëndimet e mundshme. Lëndimet e dimrit, pra lëndimet e shkaktuara gjatë aktiviteteve rekreative ose sportive, mund të jenë mjaft të rrezikshme dhe të dhimbshme. Dhe vetë procesi i rikuperimit mund të zgjasë shumë dhe t’ju mbajë larg aktiviteteve tuaja të përditshme të punës për muaj të tërë. Gjatë periudhës së dimrit, janë të shpeshta lëndimet e kyçit të këmbës dhe gjurit që mund të ndodhin gjatë ecjes ose skijimit në dëborë. Nëse, nga ana tjetër, bini në një sipërfaqe të rrëshqitshme dhe të ngrirë, mund të ndodhin lëndime të rënda në kokë ose fraktura të gjymtyrëve të sipërme ose të shtyllës kurrizore.
Llojet më të zakonshme të lëndimeve gjatë dimrit janë:
Ndrydhjet (dystorsio) – të cilat janë dëmtime të ligamenteve, indeve të buta, enëve të gjakut ose nervave dhe ndodhin si rezultat i lëvizjeve të papritura, të tepruara të kyçeve. Personi i dëmtuar ndjen dhimbje të mprehta, të shoqëruara nga ënjtje në zonën e lënduar.
Dislokimi (luxatio) – është një dëmtim në të cilin koka e kyçit del nga kupa e kyçit për shkak të këputjes së ligamenteve ose këputjes së kupës së kyçit. Si pasojë e kësaj nyja deformohet dhe ndjehen dhimbje të forta dhe gjymtyra është në një pozicion të panatyrshëm (të pazakontë). Gjithashtu gjatë lëvizjes së kyçit ndihet një rezistencë e vogël për shkak të kontraktimeve të muskujve.
Fraktura (thyerje) – ka të bëj me dëmtimin e indeve të buta dhe thyerjes së kockave apo kërceve. Ashpërsia e këtij dëmtimi varet nga madhësia dëmtimit të kockës, enëve të gjakut, humbja e gjakut ose shoku traumatik.
Për të gjitha këto lëndime, është e nevojshme që menjëherë të konsultoheni me një person mjekësor, pra të caktoni ekzaminim për të diagnostikuar dhe riparuar siç duhet lëndimet. Sigurisht, është e rëndësishme të theksohet se trajtimi në kohë i lëndimeve mund të parandalojë shfaqjen e komplikimeve shtesë. Zakonisht këto lëndime trajtohen në mënyrë konservative. Por ndonjëherë, në varësi të seriozitetit të dëmtimit, trajtimi mund të jetë operativ.
Duke qenë se vetë procesi i rehabilitimit fillon menjëherë pas lëndimit, pavarësisht nëse lëndimi kërkon trajtim konservativ apo operativ, roli i fizioterapisë në këtë proces është i madh. Për të vendosur rrugën e duhur të trajtimit, është thelbësore që fizioterapisti i mirëarsimuar në konsultim me mjekun ortoped ose traumatolog të zgjedhë teknikat e duhura fizioterapeutike.
Zakonisht, ky lloj dëmtimi (deformim dhe luksacion) trajtohet me terapi fashimi ose kompresioni, pozicionim, krioterapi, kinesio taping, madje edhe elektroterapi. Zgjedhja e secilës teknikë bëhet sipas vendndodhjes dhe llojit të lëndimit. Në rast të deformimit ose luksacionit, kinesio taping ka një efekt maksimal pozitiv në stabilizimin e kyçit të dëmtuar, por edhe në reduktimin e edemës lokale. Gjithashtu, kinesio taping mund të ndihmojë edhe gjatë disa frakturave të caktuar specifike në vende ku nuk është e mundur të vendoset gips ose ndonjë lloj tjetër imobilizimi.
Një numër i madh i hulumtimeve në dhjetë vitet e fundit ka treguar se përdorimi i stimulimit magnetik funksional (FMS) në trajtimin e frakturave (thyerjeve) ka një efekt pozitiv, madje edhe përmes imobilizimit të vendosur të gipsit ose plastikës, duke mundësuar zvogëlimin e kohëzgjatjes së mbajtjes së tyre. Stimulimi magnetik funksional ka një efekt depërtues të thellë që arrin nga 5 deri në 7 cm në thellësi dhe në këtë mënyrë prek të gjitha indet muskulore dhe skeletore dhe proceset e tyre ndërqelizore, duke nxitur kështu procesin e shërimit të kockave – formimin e kallusit.
Një numër i madh i lëndimeve në stinën e dimrit ndonjëherë rehabilitohen për një periudhë më të gjatë kohore, ndoshta edhe për muaj, gjë që ul cilësinë e jetës dhe kufizon aftësitë e punës së personit të lënduar. Por nëse zgjidhet fizioterapia e përshtatshme dhe intensive, ky proces mund të përshpejtohet ndjeshëm dhe numri më i madh i dëmtimeve të dimrit mund të rehabilitohet plotësisht në një periudhë më të shkurtër.
Është e papranueshme që në shekullin e 21 gratë e çdo moshe të pranojnë një cilësi të reduktuar të jetesës
Prolapsi urogjenital është një gjendje komplekse e karakterizuar nga një pozicion anatomik i dëmtuar i organeve të prekura në kombinim me funksionin e tyre të dëmtuar. “Në shumicën e rasteve, gruaja nuk është e vetëdijshme që ekziston një problem i tillë derisa të zbulohet gjatë ekzaminimit intravaginal. Shkallët më të avancuara të zbritjes së vaginës, fshikëzës ose mitrës, vetë pacientët e ndjejnë dhe e identifikojnë si rëndesë/tërheqje veçanërisht kur lëvizin. Gjithashtu mund të ketë dhimbje, shpesh në pjesën lumbale të shtyllës kurrizore (mesin), probleme me zbrazjen e fshikëzës dhe ndjenjën e zbrazjes jo të plotë dhe/ose dhimbje, djegie gjatë urinimit. “Zakonisht, prolapsi pasohet nga ekzistenca e inkontinencës urinare”, shpjegon Prof. Dr. Vasil Iliev, gjinekolog specialist obstetër – subspecialist urogjinekolog.
Prof. dr. Iliev, prolapsi apo zbritja e organeve gjenitale tek femrat është një gjendje shumë e pakëndshme dhe e ndjeshme në të cilën mitra, vagina dhe fshikëza zhvendosen nga pozicioni i tyre normal. Pse ndodh kjo dhe cilët janë faktorët që ndikojnë në shfaqjen e prolapsit?
Prof. Dr. Vasil Iliev: Prolapsi i organeve gjenitale dhe fshikëzës njihet edhe si prolapsi uro-gjenital. Është një gjendje komplekse dhe karakterizohet nga një pozicion anatomik i dëmtuar i organeve të prekura në kombinim me funksionin e tyre të dëmtuar. Pra, e thënë më thjeshtë, kur flasim për një pozicion të dëmtuar anatomik, kemi të bëjmë me një hernie të një ose më shumë pjesëve të organeve gjenitale të brendshme dhe/ose të jashtme të gruas dhe të fshikëzës ose uretrës (kanalit të urinës). Kur flasim për funksionin e dëmtuar të një komponenti të prolapsit urogjenital, në fakt duhet të shpjegojmë se po flasim për probleme me urinimin. Ato mund të jenë: urinim i shpeshtë me ose pa ndjenjën e nevojës për të urinuar, d.m.th. inkontinencë urinare (lagia gjatë sforcimit, kollitjes, teshtitjes, të qeshurit, marrëdhënieve seksuale etj.); zbrazja jo e plotë e fshikëzës; uroinfeksionet si dhe marrëdhëniet seksuale të pakëndshme ose të pamundura. Arsyet e shfaqjes janë të shumta, por ato të cilat mbizotërojnë janë: mosha, lindja (veçanërisht vaginale/natyrale), obeziteti, puna e rëndë fizike, faktorët trashëgues, dobësimi i strukturave muskulare mbështetëse, etj.
Prolapsi gjenital është shumë i shpeshtë, rreth 50% e grave kanë një shkallë të prolapsit. Cilat janë simptomat dhe dinamika me të cilën zhvillohet?
Prof. Dr. Vasil Iliev: Popullata jonë e femrave, pra raca e bardhë në përgjithësi, është më e ndjeshme ndaj këtyre sëmundjeve. Rreth 50% e grave që janë mbi 30 vjeç, përballen me një shkallë të çrregullimit të statikës së kompleksit urogjenital dhe/ose në një farë mase me inkontinencë urinare. Sa i përket prolapsit, gruaja zakonisht nuk është e vetëdijshme për problemin derisa të zbulohet gjatë ekzaminimit intravaginal. Shkallët më të avancuara të prolapsit të vaginës, fshikëzës dhe/ose mitrës identifikohen nga vetë pacientët si një ndjenjë rëndese/tërheqje, veçanërisht kur lëvizin. Mund të ketë gjithashtu dhimbje, shpesh në pjesën e mesit, probleme me zbrazjen e fshikëzës dhe ndjenjën e zbrazjes jo të plotë të shoqëruar me dhimbje, djegie gjatë urinimit. Zakonisht, prolapsi shoqërohet me mosmbajtje të urinës (inkontinencë urinare).
Në çfarë konsiston trajtimi i prolapsit gjenital dhe a janë të disponueshme në vendin tonë ndërhyrjet operative rikonstruktive?
Prof. Dr. Vasil Iliev: Qëllimi i kësaj interviste është pikërisht të ndihmojë më tepër në rritjen e ndërgjegjësimit për ekzistencën e trajtimit efektiv për prolapsin gjenital dhe inkontinencën urinare. Këto janë kryesisht operacione vaginale minimalisht invazive. Qëndrimi në spital është i shkurtër, shërimi është i shpejtë. Mundëson kthimin e aktiviteteve të përditshme në kohën më të shkurtër të mundshme. Praktika ime shumëvjeçare është pikërisht në zbatimin e këtyre ndërhyrjeve moderne rindërtuese. Veçanërisht do të theksoja ndërhyrjen për të trajtuar inkontinencën urinare. Më duhet të theksoj se kjo ndërhyrje jep rezultate më të mira në analizat krahasuese me qendrat botërore të urogjenekologjisë. Përkatësisht, është një aplikim transvaginal i një shiriti të vogël me një materil të veçantë që mundëson në mënyrë të përhershme funksionin e sfinkterit të fshikëzës nën presion, i cili zgjidh përgjithmonë inkontinencën urinare.
Vetë ndërhyrja zgjat rreth 15 minuta dhe gruaja shkon në shtëpi të njëjtën ditë ose të nesërmen.
Sa kohë nevojitet për rikuperimin dhe kthimin në aktivitetet e përditshme, si dhe në një jetë normale seksuale dhe cilat janë shanset që prolapsi të përsëritet në të ardhmen?
Prof. Dr. Vasil Iliev: Rikuperimi pas korrigjimit operativ vaginal është individual, por gjithsesi është afatshkurtër. Në rastet më të komplikuara ku nevojitet ndërhyrje me korrigjim më të madh, rikuperimi zakonisht zgjat një javë. Ndërsa përsa i përket ndërhyrjes për inkontinencën urinare, është e nevojshme vetëm një ditë. Shpesh më ka ndodhur që disa ditë pas ndërhyrjes pacientet të më kontaktojnë për të më konfirmuar se ndihen shumë mirë dhe se tashmë i janë kthyer punës dhe normalitetit. Realisht, vazhdimi i aktiviteteve të mëtejshme në jetë është krejt i natyrshëm, sepse pas ndërhyrjes gratë janë plotësisht të përgatitura.
Disa gra jetojnë në mënyrë të parehatshme me prolaps të organeve gjenitale. Çfarë ndodh kur lihet pa trajtuar?
Prof. Dr. Vasil Iliev: Po, fatkeqësisht një numër i madh i grave në vendin tonë mendojnë se në moshën e tyre është normale të ketë prolaps apo inkontinencë. Më lejoni të përmend se pikërisht për këtë arsye këto artikuj dhe intervista kanë për qëllim të informojnë popullatën femërore se prolapsi i organeve gjenitale si dhe inkontinenca mund të zgjidhen me sukses dhe përgjithmonë. Sot, në shekullin e 21-të, është e papranueshme që gratë e çdo moshe të pranojnë një cilësi të reduktuar të jetës për shkak të këtyre kushteve. Prolapsi i patrajtuar në fazën fillestare çon në përparimin e tij në prolaps të plotë. Zgjidhja për prolapsin e plotë është sigurisht më e ndërlikuar dhe me ndërhyrje më të mëdha, sepse në këtë fazë përfundimtare ekzistojnë kufizime të caktuara për shkak të dhimbjes, zgjatjes apo daljes së organeve jashtë vaginës dhe krijimit të plagës së vetë organit të dalë (veçanërisht kur ka edhe ndryshime atrofike). Inkontinenca e patrajtuar çon në acarim të lëkurës, erë e pakëndshme të urinës që shpesh është shkaku i izolimit social. Pacientë të tillë shumë shpesh, për të mos urinuar në mënyrë të pavetëdijshme, shkojnë të programuar për të zbrazur fshikëzën e urinës, gjë që zvogëlon kapacitetin e saj dhe më pas vuajnë nga probleme të tjera shtesë.
Si mund të zvogëlohet rreziku i shfaqjes së prolapsit, sa ndihmojnë ushtrimet e Kegelit dhe në çfarë konsistojnë masat e tjera parandaluese?
Prof. Dr. Vasil Iliev: Konsiderohet se një kontribut i mirë në parandalimin e prolapsit të organeve urogjenitale dhe/ose inkontinencës urinare (mosmbajtjes së urinës) janë: në radhë të parë ushtrimet Kegel, por edhe një mënyrë jetese aktive, shmangia e obezitetit dhe kontrollet e rregullta urogjinekologjike me të gjitha testet specifike për zbulimin e çrregullimeve delikate, të cilat kanë për qëllim zbulimin e hershëm dhe zgjidhjen e tyre në kohë me akses/qasje minimale.
Mundësia për të ndjerë atmosferën e punës në sallën operative është një motivim i madh për kardiokirurgët e ardhshëm. Dr. Gresa Mustafa është 25 vjeçe dhe është nga Kosova. Dëshira e saj është që në të ardhmen të specializohet në fushën e kardiokirurgjisë. Kjo është dhe arsyeja përsa na është drejtuar për të asistuar në sallën e operacionit dhe për të ndjerë atmosferën në të cilën dr. Mitrev sëbashku me ekipin e tij kryejnë operacione të vështira.
Klinika Zhan Mitrev pret një proces publik dhe transparent përmes të cilit do të dëshmojmë pafajësinë tonë në lidhje me të gjitha akuzat ndaj doktor Mitrev dhe klinikës tonë. E vërteta është në anën tonë, akuza është krejtësisht e pabazë dhe këtë do ta vërtetojmë institucionalisht. Presim një proces të shpejtë dhe transparent në të cilin do të dëshmohet e vërteta përmes informacionit të qartë dhe publik, dëshmive dhe provave se asnjë pacient nuk është mashtruar.
Gjatë pandemisë Covid-19, klinika dhe stafi ynë kanë luajtur një rol heroik, prandaj, ky turp dhe këto sulme që ne po përjetojmë le t’i shërbejnë atyre të cilët i kanë porositur ato. Ne kemi përdorur hemofiltrimin si një metodë për të trajtuar pasojat e Covid-it, por jo si një ilaç apo kurë për Covid-in. Pretendimet e Prokurorisë Themelore Publike në aktakuzë nuk kanë asnjë kuptim.
Edhe një herë theksojmë se edhe në periudhat më të vështira, Klinika ka punuar sipas të gjitha standardeve ndërkombëtare, në mënyrë transparente dhe në përputhje me metodat e përcaktuara dhe të lejuara të trajtimit. Të gjitha këto do t’i vërtetojmë në gjykatë dhe mendojmë se publiku na mbështet plotësisht dhe drejtësia jonë është mëse e qartë për ta.
Klinika Zhan Mitrev si anë e dëmtuar do t’i bashkohet prokurorisë për akuzë ndaj pronarit të portalit DokazM, Marjan Stamenkovski, pasi Prokuroria Themelore Publike ka inkurajuar viktimat e tjera të mundshme të krimeve të tilla që t’i raportojnë. Klinika i bashkohet akuzës për të pavërtetat e shumta për klinikën dhe punonjësit e saj, kualifikimet fyese dhe degraduese, ushtrimin e presionit dhe shantazhit reketues.
Informacioni kryesor që presim të jetë pjesë e procedurës para-hetimore është nëse ka pasur korrelacion mes postimeve në Portalin DokazM dhe punës së hetuesve të OJ-së që po zhvillojnë procedimin hetimor kundër nesh.
Sikurse deri tani kemi informuar, në disa raste portali DokazM ka publikuar informacione bazuar në procedurën para-hetimore në të cilën ka paralajmëruar masat ndaj Klinikës Zhan Mitrev. DokazM, në një tekst të publikuar më 15.11.2022, parashikoi masën e bllokimit të llogarisë dhe ndalimin e shitjes së aksioneve, të cilën Prokuroria Themelore Publike e bëri tre ditë pas publikimit të tekstit, pikërisht me datë 18.11.2022.
Për një kohë të gjatë Klinika Zhan Mitrev, Dr. Mitrev si dhe punonjësit e klinikës kanë qenë target i oportunizmit të Stamenkovskit, kun ë portalin DokazM janë publikuar tekste të rreme, me informacione të pavërteta, të pabaza dhe të paargumentuara duke shkaktuar vazhdimisht dëme përsa i përket reputacionit të klinikës si dhe personalisht individëve të caktuar, punonjës të klinikës.
Portali DokazM ka publikuar email-e që kanë qenë pjesë e komunikimeve të brendshme të klinikës, mesazhe të marra nga një ish-punonjës që tani punon në Spitalin Acibadem Sistina dhe i cili në rrjetet sociale i kërcënonte hapur punonjësit e klinikës Zhan Mitrev. Ky komunikim duhet t’i nënshtrohet edhe veprimeve parahetimore.
Stamenkovski në tekstet e publikuara ka përdorur fyerje të shumta duke ndikuar në opinionin dhe perceptimin e një numri të madh të lexuesve.
Klinika Zhan Mitrev beson në transparencë, objektivitet, mbështet parimet e gazetarisë investigative dhe veçanërisht lirinë e fjalës.
Por, në publikimet e portalit DokazM nuk ka pasur as parime gazetareske dhe as respektim të së drejtës për t’u shprehur. Klinika ka kohë që kërkon një mënyrë për të mbrojtur institucionalisht punën e klinikës dhe punonjësve të saj nga sulme të tilla. Kjo është mënyra e vetme dhe për këtë arsyer ka vendosur t’i bashkohet kësaj akuze menjëherë pas thirrjes së bërë nga Prokuroria Themelore Publike.
Klinika Zhan Mitrev dëshiron të informojë publikun se në vazhdimësi gjatë shtatë muajve të fundit, spitali është përballur me procedura të koordinuara nga disa palë të interesuara me qëllim që të ndikojë në funksionimin e rregullt të spitalit.
Në portalin DokazM, disa herë janë publikuar tekste të bazuara në informacione në procedurën parahetimore, në të cilat është bërë e ditur se çfarë masash do të ndërmerren ndaj Klinikës Zhan Mitrev. Për t’a bërë lidhjen e këtyre të dhënave më të dukshme dhe më të qartë, ka ndodhur pikërisht ajo që ka kërkuar DokazM në tekstin e publikuar po në këtë portal me datë 15.11.2022, pra bllokimi i llogarisë së Klinikës Zhan Mitrev dhe ndalimi i shitjes së aksioneve! (VENDIMI gjendet i bashkangjitur në këtë njoftim)
Tre ditë pas publikimit të këtij teksti më 18.11.2022, Prokuroria Themelore Publike merr vendim identik të kërkuar nga DokazM, me të cilën merr masën për bllokimin e llogarisë së Klinikës Zhan Mitrev! (VENDIMI është i bashkangjitur në këtë njoftim)
Kujtojmë se për tre javë llogaria e Klinikës Zhan Mitrev ishte e bllokuar, gjë që ndikoi në funksionimin e rregullt të spitalit. Vendimi u apelua, ndalimi u hoq. Edhe pse klinika tani nuk është e bllokuar, mundësia e ribllokimit ende ekziston pasi gjykata e ka kthyer vendimin për rishqyrtim.
Pyesim publikisht:
Si institucioni shtetëror merren vendime në bazë të asaj që shkruan portali DokazM?
A qëndron dhe cfarë qëndron pas shkrimeve të publikuara nga DokazM ndaj Klinikës Zhan Mitrev?
A dëshiron dikush të shkatërrojë financiarisht dhe me qëllim Klinikën Zhan Mitrev dhe funksionimin e saj duke bllokuar me vetëdije 90 milionë denarë?
Kush qëndron pas këtij presioni të organizuar që ka si qëllim shkaktimin e dëmeve të mëdha në Klinikën Zhan Mitrev?
A synon ky sulm marrjen armiqësore të klinikës duke e çuar atë në prag të rrënimit ekonomik me qëllim që të merret me një çmim të volitshëm?
A ka persona të vetëdijshëm në këtë vend se ekipi ynë çdo ditë lufton për shpëtimin e qindra jetëve njerëzore?
Në kuadër të ruajtjes së transparencës dhe kërkimit të përgjigjeve do të njoftohet Komiteti i Helsinkit, Komisioni për Mbrojtjen nga Diskriminimi, si dhe Këshilli për Etikën në Media.
Pas gjithë kësaj, le të përsërisim edhe një herë shifrat të cilat janë të rëndësishme për publikun.
Kujtojmë se nga numri i përgjithshëm i pacientëve të hospitalizuar nga COVID-19 në vend, më pak se 10% e tyre janë trajtuar në Spitalin klinik Zhan Mitrev me një shkallë suksesi të mbijetesës prej 76.4%. Nga 280 personat që ndihen të dëmtuar/mashtruar (sipas listës nga Prokuroria Themelore Publike), 43% janë të mbijetuar, ndërsa numri i jetëve të humbura është 1,6% nga numri i përgjithshëm i vdekjeve në Maqedoni.
Zbulimi në kohë madje edhe i sëmundjes më serioze shpëton jetën
Dita Botërore e Kancerit festohet çdo vit më 4 shkurt. Në këtë ditë, në mbarë botën ndërmerren një numër i madh aktivitetesh për të rritur ndërgjegjësimin për zbulimin e hershëm të kësaj sëmundjeje me ndihmën e ekzaminimeve parandaluese. Për të kontribuar në fitoren e betejës, Spitali Klinik Zhan Mitrev, nën moton “Përfundoje luftën para se të fillojë”, ka ofruar çmime speciale për një numër të madh ekzaminimesh të cilat do të jenë të vlevshme deri më 31 mars 2023.
Ekzaminimi gjinekologjik 2000 denarë.
Zbulimi i HPV (smear/tampon) 2500 denarë.
Tumor marker PSA 600 denarë.
Eko e gjirit 1500 denarë.
Eko e tiroides 2000 denarë.
Mamografia 2D 2000 denarë.
Mamografia 3D 3000 denarë.
Fotofinder – skanim i lëkurës/ nishaneve 6000 denarë.
MSCT native (mushkëri) 7000 denarë.
Angiografi pulmonare me kontrast 8000 denarë.
Ekzaminimi nefrologjik 2000 denarë.
Kolonoskopi me anestezi 14000 denarë.
Gastroskopi me anestezi 14000 denarë.
Kolonoskopi virtuale 12000 denarë.
MR e mitrës me kontrast 9000 denarë.
MR të gjirit 9000 denarë.
Parandalimi është gjëja më e rëndësishme. Rezervoni terminin në 02/3091-484