Intervista e plotë e Dr. Zhan Mitrev për IRL e papublikuar deri tani

Me qëllim për të informuar publikun në mënyrë transparente dhe të drejtpërdrejtë, publikojmë regjistrimin e plotë të intervistës së Dr. Zhan Mitrev dhënë për ekipin e IRL-së. Intervista e vendosur në kanalin YouTube dhe e disponueshme për tu parë është autentike, pa asnjë ndërhyrje dhe editim. Videoja përmban të gjitha pyetjet dhe përgjigjet e Dr. Mitrev, përgjigjet e plota pa prerje dhe montim ndaj të gjitha pyetjeve të cilat janë nxjerrë jashtë kontekstit dhe janë vendosur në funksion të qëllimit të IRL-së për të akuzuar dhe nxirë imazhin e doktorit.
Nga regjistrimi shihet qartë se doktor Mitrev është i hapur për tu përgjigjur dhe i është përgjigjur të gjitha pyetjeve, pikërisht për këtë arsye kërkon që përgjigjet e tij të publikohen të plota, autentike dhe pa editime, për të mbrojtur të vërtetën dhe gjendjen aktuale. Megjithatë, dyshimet për qëllimet e IRL-së në realizimin e këtij dokumentari u konfirmuan, sepse pikërisht kështu u bë në dokumentarin e IRL-së, përgjigjet e dhëna i’u ofruan publikut të prera, të montuara, të kombinuar dhe të nxjerra jashtë kontekstit të së vërtetës dhe u vendosën në një kontekst krejtësisht tjetër, tendencioz dhe larg së vërtetës.
Gjatë regjistrimit të intervistës, IRL premtoi se do të publikojë regjistrimin e plotë në YouTube, por kanë kaluar tashmë gjashtë muaj dhe ende nuk e kanë publikuar intervistën e plotë. Pikërisht kjo flet për synimin e tyre për të krijuar një rast që nuk ekziston dhe për qëllimin tendencioz të gjithë kësaj historie.
Përse IRL e beri këtë dokumentar, përse nuk përfshihen të gjitha informacionet në dokumentar, përse IRL nuk publikoi regjistrimin e plotë të intervistës? Përgjigja e këtyre pyetjeve është në regjistrimin dhe performancën nga ana e ekipit të IRL-së para hapjes dhe bashkëpunimit të plotë të Dr. Mitrev dhe Klinikës Zhan Mitrev.
Në vijim intervista e plotë:

Intervista e plotë e pabotuar deri tani e Dr. Zhan Mitrev për IRL

Me qëllim për të informuar publikun në mënyrë transparente dhe të drejtpërdrejtë, publikojmë regjistrimin e plotë të intervistës së Dr. Zhan Mitrev dhënë për ekipin e IRL-së. Intervista e vendosur në kanalin YouTube dhe e disponueshme për tu parë është autentike, pa asnjë ndërhyrje dhe editim. Videoja përmban të gjitha pyetjet dhe përgjigjet e Dr. Mitrev, përgjigjet e plota pa prerje, montim dhe kombinim të përgjigjeve ndaj të gjitha pyetjeve të cilat janë nxjerrë jashtë kontekstit dhe janë vendosur në funksion të qëllimit të IRL-së për të akuzuar dhe nxirë imazhin e doktorit.

Nga regjistrimi shihet qartë se doktor Mitrev është i hapur për tu përgjigjur dhe i është përgjigjur të gjitha pyetjeve, pikërisht për këtë arsye kërkon që përgjigjet e tij të publikohen të plota, autentike dhe pa editime, për të mbrojtur të vërtetën dhe gjendjen aktuale. Megjithatë, dyshimet për qëllimet e IRL-së në realizimin e këtij dokumentari u konfirmuan, sepse pikërisht kështu u bë në dokumentarin e IRL-së, përgjigjet e dhëna i’u ofruan publikut të prera, të montuara, të kombinuar dhe të nxjerra jashtë kontekstit të së vërtetës dhe u vendosën në një kontakst krejtësisht tjetër, tendencioz dhe larg së vërtetës.

Gjatë regjistrimit të intervistës, IRL premtoi se do të publikojë regjistrimin e plotë në YouTube, por kanë kaluar gjashtë muaj, ata nuk e kanë publikuar intervistën e plotë. Pikërisht kjo flet për synimin e tyre për të krijuar një rast që nuk ekziston dhe për qëllimin tendencioz të gjithë kësaj historie.

Përse IRL e beri këtë dokumentar, përse nuk përfshihen të gjitha informacionet në dokumentar, përse IRL nuk publikoi regjistrimin e plotë të intervistës? Përgjigja e këtyre pyetjeve është në regjistrimin dhe performancën nga ana e ekipit të IRL-së para hapjes dhe bashkëpunimit të plotë të Dr. Mitrev dhe Klinikës Zhan Mitrev.
Intervista e plotë e Dr. Zhan Mitrev dheënë për IRL e pabotuar deri tani është në dispozicion për tu parë në vijim:

Intervistë: Dr. Elena Ambarkova Villarova – Tromboza e venave te thella

Tromboza e venave të thella është një sëmundje serioze që shpesh nuk ka simptoma dhe për këtë arsye zbulohet shumë vonë, fakt që mund të çojë në emboli pulmonare, e cila mund të jetë fatale. Si shfaqet tromboza e venave të thella dhe pse ndodh?

  • Tromboembolizmi venoz është një sëmundje e rëndë që paraqet një problem madhor shëndetësor dhe është një nga shkaktarët më të shpeshtë të vdekshmërisë në spitale, shkak që fatmirësisht mund të parandalohet. Trombembolizmi venoz manifestohet si trombozë e thellë venoze dhe emboli pulmonare. Tromboza e venave të thella është një gjendje në të cilën krijohet një tromb (mpiksje) në njërën nga venat e thella, më së shpeshti në këmbë, por nuk përjashtohet që të shfaqet edhe në venat e duarve ose në organe të caktuara në trup.
  • Për formimin e trombit në një venë të thellë në trup, duhet të plotësohen tre kushte në të njëjtën kohë: ngadalësimi i rrjedhjes nëpër venë, rritja e mpiksjes së gjakut (hiperkoagulimi) dhe dëmtimi i murit të venave. Nëse trombi i formuar në venën e thellë çlirohet, ai udhëton përmes enëve të gjakut në ndonjë nga arteriet në mushkëritë e pacientit, duke bllokuar rrjedhjen e gjakut në mushkëri, një gjendje e quajtur emboli pulmonare.

Mbipesha, konsumi i duhanit, qëndrimi në këmbë ose qëndrimi ulur për një kohë të gjatë… Cilët janë faktorët e tjerë të rrezikut që kontribuojnë në zhvillimin e trombozës së venave të thella?

Tre kushtet ose faktorët e rrezikut për shfaqjen e trombit në venë plotësohen nga disa gjendje. Rritja e tendencës për formimin e mpiksjes së gjakut njihet ndryshe si trombofili. Disa nga faktorët që çojnë në trombofili janë të lindur apo të trashëguar, në raste të tilla nuk mund të ndikojmë mbi to dhe zakonisht çojnë në shfaqjen e trombit në venat e thella në moshë më të re (nën 50 vjeç), por disa trombofili janë të fituara gjatë jetës dhe në këtë rast marrja e masave ka të bëjë me fokusimin e parandalimit të kësaj sëmundje.

Faktorë të lindur ose të trashëguar që çojnë në një rritje të konsiderueshme të rrezikut për shfaqjen e kësaj sëmundje janë faktori V Leiden dhe mutacioni i protrombinës. Mungesa e antitrombinës III, proteinës C dhe S mund të jetë kongjenitale dhe e fituar, dhe shfaqja e antikoagulantëve të lupusit dhe antitrupave antifosfolipide mund të shoqërohet edhe me sëmundje të tjera. Faktorët më të zakonshëm të fituar që rrisin rrezikun e shfaqjes së trombit në venat e thella dhe tek të cilat, pas vlerësimit të duhur, mund të parandalohet shfaqja e kësaj sëmundje duke përdorur doza parandaluese me terapi antikoagulante:

  • Imobilizime të gjata gjatë qëndrimit në spital ose pacientë të paralizuar
  • Trauma ose ndërhyrje kirurgjikale ortopedike e gjymtyrëve të poshtme
  • Pacientët me infarkt miokardi, goditje në tru, dëmtim të palcës kurrizore
  • Tromboza e mëparshme e venave të thella (për shkak të dëmtimit të murit të venës), venat me variçe
  • Sëmundje të tjera – hematologjike (p.sh. polycythemia vera), sëmundjet e veshkave (sindroma nefrotike), sëmundjet e zorrëve (koliti ulceroz), sëmundjet autoimune, sëmundjet malinje.
  • Terapia medikamentoze (pilula kontraceptive orale, terapi të tjera zëvendësuese hormonale, anestetikë)
  • Trauma venoze – katetra venoze qendrore, zakonisht të vendosura ne ekstremitetin e sipërm.

    Mosha rrit rrezikun e trombozës dhe për fat të keq është një nga faktorët që nuk mund ta kontrollojmë.

Sa ndikon shtatzënia në rritjen e zhvillimit të kësaj gjendje, a janë gratë shtatzëna të ekspozuara ndaj një rreziku më të madh dhe ndaj çfarë duhet të tregojnë kujdes?

  • Shtatzënia është një gjendje fiziologjikisht e hiperkoagulueshme. Gjatë kësaj periudhe rriten nivelet e disa faktorëve të koagulimit dhe zvogëlohet aktiviteti natyral antikoagulant, sepse organizmi i nënës përgatitet për aktin e lindjes, me qëllim për të parandaluar gjakderdhjen pas lindjes. Tromboza venoze nuk është një gjendje e zakonshme në shtatzëni, por mund të ndodhë në çdo kohë gjatë shtatzënisë dhe gjashtë javë pas lindjes. Shumë rrallë, tromboza e venave të thella mund të ndodhë deri në muajin e tretë pas lindjes.
  • Lindja operative (lindja cezariane), ndërlikimet gjatë shtatzënisë ose pas lindjes, sëmundjet kronike te gruaja shtatzënë, si sëmundjet e zemrës, sëmundjet e mushkërive apo diabeti, janë gjithashtu faktorë rreziku për shfaqjen e tombozës venoze të thellë.
  • Prania e faktorëve gjenetikë për trombofilinë, si dhe prania e antitrupave antifosfolipide tek gruaja shtatzënë, çon në një rritje të hiperkoagulueshmërisë fiziologjike të gjakut dhe mund të rezultojë në komplikime të tjera tek gruaja shtatzënë dhe tek fetusi, për shembull: aborte spontane të përsëritura, rritja e vonuar e fetusit, abortet e vonshme, lindjet e vdekura dhe preeklampsia. Menaxhimi i grave shtatzëna me rrezik të lartë tromboze, me tombozë venoze të thellë të dukshme ose komplikime të lidhura me trombofilinë është kompleks dhe kërkon një qasje multidisiplinare, duke përfshirë mjekun gjinekolog-obstetër, mjekun transfuzionist, si dhe mjekë të specialiteteve të tjera, në varësi të sëmundjeve kronike që gruaja shtatzënë ka.

Tromboza akute e venave të thella deri në 50% të rasteve nuk ka simptoma specifike, por kur ato janë të pranishme, cilat janë shenjat më të zakonshme që tregojnë se kjo gjendje është e pranishme?

Fatkeqësisht, shumë shpesh pacienti mund të mos ketë simptoma ose vetëm një ënjtje diskrete ose dhimbje të papërcaktuar në pulpë ose kofshë. Kur kemi të bëjmë me një gjendje më serioze, simptomat e para mund të shfaqen si tromboembolizëm pulmonar me dhimbje gjoksi, vështirësi në frymëmarrje, ekspektorim gjaku. Embolia pulmonare ose e mushkrive është një gjendje potencialisht kërcënuese për jetën dhe kërkon trajtim të menjëhershëm dhe, në raste më të rënda, shtrim të detyrueshëm në spital.

Simptomat e trombozës së venave të thella në zonën më të zakonshme (ekstremitetin e poshtëm) janë:

  • Dhimbje dhe/ose ngërçe në njërën këmbë (rrallë në të dyja këmbët), zakonisht në pulpën e këmbës
  • Ënjtje e njërës këmbë (rrallë në të dyja këmbët)
  • Nxehtësi në lëkurë
  • Lëkurë me ngjyrë të kuqe ose të errët
  • Mund të shfaqen vena sipërfaqësore të fryra të dukshme.

Të njëjtat simptoma shfaqen edhe gjatë trombozës së venave të thella në dorë ose në ndonjë zonë tjetër.

Si vendoset diagnoza?

Testi laboratorik D-Dimer – Nëse ky test është negativ (brenda kufijve të referencës), atëherë me probabilitet të lartë mund të përjashtohet tromboembolizmi venoz. Nëse testi është jashtë kufijve të referencës dhe kemi një dyshim klinikisht të lartë për VTE, atëherë duhet të shkojmë një hap më tej me metodat diagnostikuese (të përshkruara më poshtë), për të konfirmuar ose përjashtuar praninë e VTE. Përveç VTE, ky test është pozitiv edhe për gjendje të tjera (procese inflamatore, shtatzëni normale, malinje, infarkt dhe sëmundje të tjera).

Ultrasonografia – Ekografia Doppler e venave të thella dhe sipërfaqësore është një metodë joinvazive në të cilën mjeku kalon lehtësisht lëkurën e gjymtyrëve me ndihmën e sondës, duke ndjekur rrjedhën e qarkullimit venoz. Duke vepruar kështu, ekrani vizualizon ndryshimet në venat e gjakut, funksionalitetin e tyre, si dhe praninë e mpiksjes së gjakut në venat e thella dhe sipërfaqësore.

Flebografia – një metodë angiografike invazive për vizualizimin e sistemit venoz me kontrast. Edhe pse më herët kjo metodë ishte “standard i artë” në diagnostikimin e trombozës së venave të thella, sot ajo është zëvendësuar nga ultrasonografia si metodë joinvazive.

Angiografia pulmonare e kompjuterizuar – “standardi i artë” në diagnostikimin e embolisë pulmonare me përdorimin e kontrastit.

Ventilim – skanim perfuzioni – metodë për zbulimin e embolisë pulmonare duke përdorur substanca radioaktive. Përdoret më rrallë, tek pacientët ku ka kundërindikacion për angiografinë kompjuterike pulmonare. E njëjta gjë vlen edhe për metodën e angiografisë pulmonare, e cila është një metodë diagnostike invazive.

Rezonanca magnetike – nuk është metoda e zgjedhjes së parë për diagnostikimin e VTE dhe përdoret tek pacientët tek të cilët rrezatimi është kundërindikuar (p.sh. gratë shtatzëna).

Në çfarë konsiston trajtimi i tobozës së venave të thella (VTE)?

Trajtimi i VTE bëhet me barna antikoagulante. Përdorimi i tyre “hollon” gjakun dhe parandalon rritjen e trombit. Këtu përfshihen heparinat, antagonistët e vitaminës K ose barnat që merren sipas një modeli specifik që është i përshtatshëm për çdo pacient dhe bëhet kundrejt vlerës INR që përcaktohet përmes analizës së gjakut të pacientit.

Antagonistët e vitaminës K (acenocoumarol, warfarin…) kanë një efekt antikoagulant të ndryshueshëm që varet shumë nga mënyra e jetesës, veçanërisht nga dieta dhe medikamentet e tjera që merr pacienti. Në dhjetë vitet e fundit, ilaçet e reja antikoagulante direkte (rivaroxaban, dabigatran, apixaban…), të cilat pacientët mund t’i marrin pa analiza të rregullta gjaku, dhe në të njëjtën kohë nuk i kushtojnë shumë rëndësi dietës dhe marrjes së medikamenteve të tjera.

Terapia antikoagulante zakonisht jepet për 3-6 muaj, por tek pacientët me rrezik të lartë të përsëritjes së VTE, mund të jepet përgjatë gjithë jetës.

Ilaçet fibrinolitike (barna që “shpërbëjnë” trombin) përdoren rrallë në trajtimin e trombozës venoze për shkak të rritjes së rrezikut të komplikimeve të gjakderdhjes. Këto barna, si dhe metodat kirurgjikale për heqjen e trombit, përdoren në kushte të jashtëzakonshme kërcënuese për jetën si pasojë e VTE.

Terapia e kompresimit, pra çorapet elastike, zakonisht me klasin e kompresimit 2, rekomandohet që në muajin e parë pas shfaqjes së trombozës së venave të thella të këmbës, për të parandaluar shfaqjen e sindromës post-trombotike. Sindroma post-trombotike manifestohet nga një sërë simptomash si ndjenja e rëndesës në këmbë, kruajtje, ngërçe, ënjtje, dhimbje që përkeqësohet gjatë qëndrimit në këmbë, vena të zgjeruara (variçe), ndryshim i ngjyrës së lëkurës dhe shfaqje të ulcerave (plagëve), simptoma që kryesisht mund të dëmtojnë cilësinë e jetës së pacientit.

Cilat janë masat parandaluese që secili prej nesh mund të marrë për të ulur rrezikun e trombozës së venave të thella? Kur rekomandohen çorapet e kompresimit?

Rekomandimet e përgjithshme për të gjithë ne në lidhje me parandalimin e VTE janë të njëjta si për të gjitha sëmundjet kardiovaskulare, aktivitetin fizik dhe ruajtjen e peshës trupore optimale, dietën e ekuilibruar, ndërprerjen e duhanit, hidratimi i mirë.

Një kategori e veçantë për parandalimin e VTE janë pacientët që kanë pasur tashmë një episod të VTE ose kanë një anëtar të ngushtë të familjes me histori të VTE ose kanë faktorë rreziku që rrisin rreziku për VTE, për të cilat kemi diskutuar tashmë.

Në spitalin tonë, të gjithë pacientët që janë shtruar për ndonjë problem shëndetësor ose për ndërhyrje kirurgjikale, vlerësohen/kontrollohen për rrezikun e VTE me rastin e pranimit dhe mbrohen siç duhet me doza profilaktike të terapisë antikoagulante.

Për këta pacientë ka edhe rekomandime të veçanta për udhëtime të shpeshta dhe të gjata me avion, makinë, autobus apo tren. Të njëjtat rekomandime duhet të praktikohen nga të gjithë pasagjerët, prandaj disa kompani ajrore kanë përgatitur protokolle që i shfaqin në monitor gjatë fluturimeve me distanca të gjata.

  • Të lëvizni sa më shumë gjatë udhëtimit
  • Të vishni çorape parandaluese anti-embolike
  • Ushtrime për muskujt në pjesën e poshtme të gjurit
  • Shmangni alkoolin ose qetësuesit (që mund të kufizojnë aktivitetin fizik)
  • Hidratim të mirë
  • Kërkoni kujdes të menjëhershëm mjekësor nëse shfaqet ënjtje e këmbëve, dhimbje gjoksi ose vështirësi në frymëmarrje
  • Në disa raste me rrezik jashtëzakonisht të lartë të VTE, mjeku mund të rekomandojë edhe doza parandaluese të terapisë antikoagulante.

Klinika Zhan Mitrev: Do ta vërtetojmë në gjykatë se akuza është e pabazë

Shihemi në gjykatë është përgjigja jonë ndaj vendimit të sotëm të Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen penale të Dr. Zhan Mitrev për mashtrim. Ky cirk i sulmeve të pabaza do të duhet të provohet në gjykatë dhe do të jetë e vështirë të provohet sepse e vërteta është se asnjë pacient nuk është mashtruar dhe të gjitha trajtimet dhe proceset në spital kanë qenë publike dhe transparente dhe në interes të pacientëve. Me këtë, në gjykatë bie poshte edhe vetë akuza e OJO-së.
E përsërisim se edhe në periudhat më të vështira, Klinika ka punuar sipas standardeve më të larta shëndetësore, në mënyrë transparente dhe në përputhje me metodat tashmë të vendosura dhe të lejuara për trajtim, në vendin tonë dhe në botë. Me këtë do të vërtetojmë të vërtetën dhe gjendjen faktike për punën tonë, se gjithçka që është bërë në Klinikën Zhan Mitrev është bërë për pacientët dhe sipas metodave dhe standardeve të lejuara të trajtimit.

Ne si klinikë gjatë gjithë këtij procesi kemi bashkëpunuar plotësisht me institucionet dhe kemi dhënë të gjitha kapacitetet materiale dhe njerëzore që e vërteta të dalë hapur, publikisht dhe të dëshmohet në mënyrë transparente se qëllimi dhe funksioni ynë ka qenë gjithmonë shërimi dhe ofrimi i kujdesit më të mirë shëndetësor për pacientët. Kështu do të mbetet edhe në të ardhmen.

Zhan Mitrev – E tërheq padinë kundër IRL

Vitin e kaluar më është bërë padrejtësi përmes gënjeshtrave që u bënë publike. Si reagim ndaj këtyre akuzave unë ngrita një padi kundër medias. Nuk ka qenë qëllimi im të debatoj apo të dëmtoj median, sikurse më është bërë mua padrejtësi. Qëllimi im ishte të tregoja të vërtetën. Por gjykimi i publikut dhe i Zotit do të gjykojë të gjitha padrejtësitë. Në këtë ditë të madhe të krishterë është koha për të falur. Prandaj vendosa të tërheq padinë.

Angina pectoris – shkaqet, simptomat dhe trajtimi

Angina pectoris (AP) së bashku me infarktin e miokardit (MI), është një lloj kardiopatie ishemike, pra një sëmundje e shkaktuar nga përkeqësimi dhe pengimi i arterieve të zemrës (arterioskleroza koronare). Ndodh për shkak të grumbullimit të depozitave të kolesterolit – pllakave, lipideve (yndyrave) dhe qelizave inflamatore në muret e këtyre arterieve, për shkak të të cilave zemra nuk merr mjaftueshëm gjak.

Angina pectoris, ndryshe nga infarkti i miokardit (MI), shfaqet në mënyrë progresive, për shkak të pengimit të pjesshëm të furnizimit me gjak, si rezultat i përkeqësimit të arterieve të zemrës me kalimin e viteve. Nuk shkakton dëmtime të përhershme në zemër.
Në varësi të faktit nëse shfaqet në pushim apo gjatë sforcimit/aktivitetit fizik, ekziston angina pectoris e qëndrueshme dhe e paqëndrueshme.

Angina pectoris e qëndrueshme

Dhimbja e gjoksit shfaqet gjatë stërvitjes dhe mund të përhapet në pjesë të tjera të trupit (nofulla, shpatullën e majtë, fyt, shpinë, krah ose kyç). Dhimbja largohet me pushim ose me qetësues.

Angina pectoris e paqëndrueshme

Dhimbja e gjoksit shfaqet kur jeni duke pushuar dhe zgjat më shumë se në rastin e angina pectoris e qëndrueshme.
Mund të përhapet në krahë, qafë, shpinë dhe nofull. Në shumicën e rasteve, dhimbja tenton të rritet dhe as pushimi dhe as mjekimi nuk mund ta lehtësojnë atë. Duhet të trajtohet menjëherë, pasi mund të shkaktojë infarkt miokardi ose vdekje të papritur.

Shkaqet e anginës pectoris

  • Bllokimi i pjesshëm (ateroskleroza) i arterieve koronare që furnizojnë zemrën me gjak.
  • Ngushtimi i valvulës së aortës (stenoza e aortës). Shkakton një bllokim të rrjedhës së gjakut nga barkushja e majtë në aortë.
  • Anemia e rëndë
  • Rritja e aktivitetit të gjëndrës tiroide (hipertiroidizmi).
  • Akumulimi i faktorëve të rrezikut, si: mosha, gjinia (është më e shpeshtë tek meshkujt se tek femrat), presioni i lartë i gjakut, diabeti, hiperkolesterolemia, jeta sedentare dhe konsumimi i tepërt i alkoolit dhe duhanit.

Simptomat e angina pectoris

Simptomat e angina pectoris janë të njëjta me simptomat e infarktit të miokardit ose sulmit në zemër, por ato kanë intensitet dhe kohëzgjatje të ndryshme:
Dhimbje gjoksi, djegie dhe/ose shtrëngim që zakonisht ndodh kur kryeni ushtrime (gjatë aktivitetit fizik) dhe më pas largohet kur pushoni (me përjashtim të rastit kur kemi të bëjmë me angina pectoris të paqëndrueshme). Mund të shoqërohet me dhimbje në pjesë të tjera të trupit si krahët, shpina, nofulla ose qafa.

Simptoma të tjera: të përziera dhe të vjella, vështirësi në frymëmarrje, humbje e vetëdijes.
Kohëzgjatja e dhimbjes: nga 15 deri në 20 minuta.
Nëse keni këto simptoma, paraqituni menjëherë tek mjeku. Veprimi i shpejtë është çelësi për të minimizuar pasojat.

Diagnostikimi i anginës pectoris

Diagnoza e angina pectoris bëhet me anë të testeve të mëposhtme:

  • Testi i stresit ose ergometria – Mundëson që reagimi i zemrës të analizohet gjatë ecjes së vazhdueshme në një shirit vrapues ose biçikletë për stërvitje. Gjatë kryerjes së testit të stresit, mund të zbulohen ndryshime kardiovaskulare që nuk janë të dukshme kur pacienti është duke pushuar. Gjatë kryerjes së ushtrimeve, nevoja për gjak në zemër rritet dhe nëse ka pengesë, do të ketë mungesë të furnizimit me gjak gjë që lejon të bëhet diagnostikimi i problemit.
  • Analiza laboratorike e gjakut – Shërben për të vlerësuar enzimat kardiake dhe parametrat e qelizave të gjakut.
  • Arteriografia koronare (angiografia koronare) – Një test imazherie që konsiston në futjen e kateterëve përmes arteries femorale – inguinale ose radiale (dore) për të arritur në arteriet koronare dhe për të vlerësuar ngushtimin e arterieve të zemrës. Ajo kryhet kur testet e mëparshme kanë konfirmuar prani të sëmundjes koronare.

Trajtimi i angina pectoris

  • Pushimi. Përveç rastit kur bëhet fjalë për AP të paqëndrueshme, sepse pushimi zakonisht nuk e lehtëson dhimbjen.
  • Barna. Ilaçet që përdoren për të relaksuar arteriet e zemrës dhe enët e tjera të gjakut shërbejnë për të rritur furnizimin me gjak të muskujve të zemrës. Ilaçet zakonisht nuk janë efektive në lehtësimin e dhimbjeve kur bëhet fjalë për angina pectoris të paqëndrueshme.
  • Ndërhyrjet kirurgjikale. Në raste ekstreme, duhet të vendoset stent ose të kryhet kirurgjia bypass.
  • Si një trajtim parandalues, është thelbësore të kontrollohen faktorët e rrezikut.

Nëse ndjeni ndonjë ndryshim/problem me zemrën tuaj, veçanërisht nëse keni ndonjë nga simptomat e mësipërme që tregojnë se keni angina pectoris, bëni menjëherë rezervimin e konsultës tuaj me një nga kardiologët tanë specialistë që janë në dispozicionin tuaj.

A keni dëgjuar ndonjëherë për sindromën e zemrës festive?


Pirja gjatë festave mund të dëmtojë zemrën tuaj

Për dekada, profesionistët mjekësorë kanë paralajmëruar për rreziqet kardiovaskulare që sjellin festat e Vitit të Ri. Në vitin 1970, mjekët madje i dhanë një emër pijes së tepërt gjatë festave: “sindroma e zemrës festive”. Ata janë përballur me raste kur pacientë të shëndetshëm janë paraqitur si raste urgjente me fibrilacion atrial ose ritme të çrregullta të zemrës pasi kanë pirë gjatë festave. Ka të rinj por edhe të moshuar që janë të prekur nga sindroma e zemrës së festave.
Ja çfarë duhet të dini për këtë gjendje dhe disa këshilla për të zvogëluar rrezikun.

Çfarë është sindroma e zemrës festive?

“Zemra festive” është në të vërtetë vetëm një frazë tjetër për fibrilacionin atrial të shkaktuar nga alkooli, i cili në fakt është një ritëm i shpejtë dhe kaotik i zemrës. Fibrilacioni atrial është një nga sëmundjet më të zakonshme të zemrës, i cili lidhet ngushtë me konsumimin e alkoolit. Shumë njerëz me fibrilacion atrial mund të mos kenë asnjë simptomë. Ata që zhvillojnë simptoma mund t’i përjetojnë ato si palpitacione, dhimbje gjoksi ose gulçim. Disa përjetojnë lodhje ekstreme, madje edhe të fikët. Për disa persona, ajo shfaqet për një periudhë të shkurtër kohe, por për të tjerët gjendja mund të bëhet e përhershme.

Megjithatë, është veçanërisht e rëndësishme t’i kushtohet vëmendje simptomave sepse fibrilacioni atrial mund të rrisë rrezikun e goditjes në tru; ajo lidhet gjithashtu me demencën dhe dështimin e zemrës.

Kush rrezikohet nga sindroma e zemrës festive?

Sipas hulumtimeve të kryera në Shtetet e Bashkuara, rreziku rritet me moshën – deri në moshën 80 vjeç, ju keni rreth 10 për qind shanse për ta pasur këtë gjendje. Faktorë të tjerë rreziku përfshijnë lartësinë. Nëse jeni mbi 1.75 m i gjatë, jeni mbipeshë ose keni një histori familjare.

Çfarë e shkakton zemrën festive?

Mjekët ende po përpiqen të kuptojnë saktësisht se si alkooli ndikon në zemër. Një teori funksionale është se alkooli shkakton ndryshime në sistemin tuaj nervor, i cili normalisht rregullon rrahjet e zemrës suaj. Alkooli i tepërt mund të ndryshojë gjithashtu sinjalet elektrike në zemrën tuaj që koordinojnë tkurrjen e qelizave të zemrës suaj.

Gjatë 10 viteve të fundit, shkencëtarët kanë konfirmuar lidhjen ndërmjet alkoolit dhe fibrilacionit atrial. Një studim zbuloi se vetëm një pije në ditë mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të kësaj gjendjeje me 16%. Por ndërsa alkooli rrit mundësinë për ta zhvilluar atë, ai nuk është fatal apo drastik, megjithatë, ajo që është e rëndësishme është që njerëzit e të gjitha moshave të jenë të vetëdijshëm për shenjat paralajmëruese.

Njerëzit priren të injorojnë simptomat e tyre gjatë pushimeve dhe të presin para se të kërkojnë kujdes mjekësor. Është e rëndësishme ta bëni këtë në kohë. Nëse keni rrahje të vazhdueshme të shpejta të zemrës dhe dhimbje gjoksi ose mungesë ajri. Marramendja dhe konfuzioni mund të tregojnë gjithashtu probleme me zemrën. Sepse çdo sekondë është e vlevshme kur bëhet fjalë për zemrën.

Si ta mbroni zemrën gjatë pushimeve?

Kufizimi i sasisë së alkoolit që konsumoni mund të ndihmojë në mbrojtjen e zemrës tuaj – por për ata që zgjedhin të pinë, këtu do të gjeni disa mënyra për ta mbajtur zemrën tuaj të shëndetshme:

Hidratimi – Nëse pini gjatë festave, sigurohuni që të pini një gotë të plotë me ujë mes çdo pije. Dehidratimi rrit rrezikun e sindromës së zemrës festive, ndaj është thelbësore të siguroheni që të qëndroni të hidratuar.

Mos e anashkaloni marrjen e ilaçeve tuaja – Shumë njerëz neglizhojnë e marrjen e ilaçeve të zemrës apo presionit të gjakut kur udhëtojnë për të vizituar familjen dhe miqtë, duke menduar se mund të kalojnë disa ditë pa marrjen e tyre. Por është e rëndësishme të vazhdoni të merrni medikamentet tuaja sipas rekomandimeve.

Gjeni kohë për aktivitet fizik – Kryerja e ushtrimeve të moderuara mund të ndihmojë në parandalimin e fibrilacionit atrial. Nëse keni një rutinë të rregullt ushtrimesh që është ndërprerë gjatë pushimeve, gjeni pak kohë për një stërvitje të modifikuar – edhe nëse është thjesht një shëtitje nëpër lagje.

Menaxhoni stresin – Stresi mund të luajë një rol shkatërrues në rritjen e rrezikut të problemeve të zemrës. Nëse mendoni se jeni të mbingarkuar, përpiquni të qetësoheni me ushtrime të qeta të frymëmarrjes. Sado të vështira që mund të jenë festat, sigurohuni që të dëgjoni trupin tuaj dhe të jeni të vetëdijshëm për të gjitha ato që nuk duhet të bëni.

Nëse ende ndiheni keq, ne jemi këtu për t’ju ndihmuar

Kolonoskopia virtuale kundrejt kolonoskopisë klasike

Si të vendosni se cila është zgjedhja e duhur për ju?

Kolonoskopia si metodë shërben për zbulimin e ndryshimeve të mundshme kancerogjene të zorrës së trashë dhe rektumit.
Burrat dhe gratë me rrezik mesatar për kancer kolorektal duhet të fillojnë me kryerjen e kontrollit në moshën 50 vjeçare. Por nëse shfaqen simptoma si: gjakderdhje në jashtëqitje, kontrolli duhet bërë menjëherë.

Shumë njerëz zgjedhin kolonoskopinë klasike, e cila është standardi i artë për shqyrtimin dhe parandalimin e kancerit kolorektal. Përveç kolonoskopisë klasike ekziston edhe kolonoskopia virtuale.

Le t’i krahasojmë të dyja metodat për të zbuluar anët pozitive dhe negative të tyre

Kolonoskopia klasike: rekomandohet të bëhet çdo 10 vjet.
Gjatë një kolonoskopie klasike, mjeku përdor një tub fleksibël për të futur një kamerë të vogël në zorrën e trashë përmes rektumit. Me ndihmën e kamerës kontrollohet pjesa e brendshme e gjithë zorrës së trashë, me anë të së cilës mund të zbulohet prania e polipeve apo ndonjë problem tjetër i mundshëm. Polipet janë rritje të vogla të njohura si “mishra të huaj” në muret e zorrës së trashë. Nëse nuk trajtohen, ato mund të rriten dhe të zhvillohen në kancer me kalimin e kohës.

Anet pozitive:

  • Mënjanimi i polipeve. Mjeku mund të heq polipet gjatë vetë momentit të kryerjes së kolonoskopisë. Heqja e polipeve është mënyra më e mirë për të parandaluar kancerin kolorektal.
  • Parehati minimale. Shqetësimi është minimal, sepse mjeku mund t’ju japë ilaçe për t’ju ndihmuar të qëndroni të relaksuar dhe të rehatshëm gjatë ekzaminimit.

Anët negative:

  • Komplikimet – nuk janë të zakonshme, por futja e kamerës mund të shkaktojë gjakderdhje dhe shpim apo lëndim të zorrës së trashë.

– Kolonoskopia virtuale: rekomandohet të bëhet çdo 5 vjet

Kolonoskopia virtuale është një ekzaminim i veçantë me rreze X të zorrës së trashë duke përdorur tomografinë e kompjuterizuar (CT) me një dozë të ulët rrezatimi.
Është një procedurë më pak invazive në krahasim me kolonoskopinë konvencionale.
Mjeku radiolog i shqyrton imazhet e kolonoskopisë virtuale për të zbuluar praninë e mundshme të polipeve në brendësi të zorrës së trashë që ndonjëherë mund të shndërrohen në kancer të zorrës së trashë.
Procedura e kolonoskopisë virtuale mund të jetë e dobishme për pacientët që marrin medikamente për hollimin e gjakut ose që mund të mos jenë kandidatë për kolonoskopi konvencionale.
Kolonoskopia virtuale zgjat vetëm 10 deri në 15 minuta dhe nuk kërkon përdorimin e anestezisë.

Gjatë kolonoskopisë virtuale, mjeku juaj kryen një skanim CT të barkut dhe legenit (pelvisit) për të marrë imazhe 3D. Me anë të këtyre imazheve mund të zbulohen polipet ose anomali të tjera të mundshme në zorrën e trashë dhe rektum.

Anet pozitive:

  • Më pak invazivitet. Mjeku do të fusë një tub në rektum dhe në zorrën e trashë. Por do të jetë më i shkurtër se ai që përdoret në kolonoskopinë klasike.
  • Më pak komplikime. Nuk do të duhet të shqetësoheni për gjakderdhjen ose dëmtimin e zorrës së trashë.
  • Ekzaminim gjithëpërfshirës. Mjeku mund të shohë edhe zonën jashtë zorrës së trashë. Kjo bën të mundur zbulimin e problemeve të tjera në zonën e legenit.

Anët negative:

  • Përsëritje e mundshme. Përveç kolonoskopisë virtuale, mund të jetë e nevojshme të kryhet edhe kolonoskopia klasike. Nëse mjeku vëren polip ose ndonjë ndryshim tjetër të pazakontë gjatë kolonoskopisë virtuale, do t’ju duhet të jetë e nevojshme të kryhet edhe kolonoskopia klasike për të hequr polipin ose për të marrë një biopsi.
  • Ekspozimi ndaj rrezatimit. Kolonoskopia virtuale ju ekspozon ndaj një doze të vogël rrezatimi. Doza e rrezatimit është më e lartë se ajo e radiografisë së zakonshme në kraharor, por shumë më pak se skanimi i rregullt CT.

    Anët negative:
  • Përsëritje e mundshme. Përveç kolonoskopisë virtuale, mund të jetë e nevojshme të kryhet edhe kolonoskopia klasike. Nëse mjeku vëren polip ose ndonjë ndryshim tjetër të pazakontë gjatë kolonoskopisë virtuale, do t’ju duhet të jetë e nevojshme të kryhet edhe kolonoskopia klasike për të hequr polipin ose për të marrë një biopsi.
  • Ekspozimi ndaj rrezatimit. Kolonoskopia virtuale ju ekspozon ndaj një doze të vogël rrezatimi. Doza e rrezatimit është më e lartë se ajo e radiografisë së zakonshme në gjoks, por shumë më pak se skanimi i rregullt CT.

Asnjë test nuk është i përsosur

Nëse preferoni më tepër kryerjen e kolonoskopisë virtuale për të shmangur përgatitjen për pastrimin e zorrës së trashë, mendoni përsëri. Për të dyja llojet e ekzaminimeve është i nevojshëm pastrami i zorrës së trashë. Kjo do të thotë se do të duhet të konsumoni lëngje të pastra dhe transparente (jo lëngje të trasha) një ditë para testit dhe detyrimisht do t’ju duhet të merrni laksativ.

Asnjë test shqyrtimi nuk është 100% i saktë. Mjeku juaj mund të mos i gjejë të gjitha polipet gjatë ekzaminimit tuaj. Kjo është veçanërisht i referohet polipeve që janë më të vështira për t’u parë, të tilla si polipet e vogla ose të sheshta. Megjithatë, statistikat tregojnë se të dy ekzaminimet janë opsione të mira shqyrtimi dhe parandalimi për kancerin kolorektal. Kostot dhe mbulimi i sigurimit privat për metodat e shqyrtimit ndryshojnë. Përpara se të planifikoni ndonjë nga këto, pyesni kompaninë tuaj të sigurimit nëse kostoja është e mbuluar.
Nëse jeni në rrezik të rritur për shfaqjen e kancerit kolorektal, bisedoni me mjekun tuaj se kur duhet të kontrolloheni. Çfarëdo që të zgjidhni, mos e shtyni këtë test nga frika e parehatisë. Kolonoskopia virtuale ose klasike mund të shpëtojë jetë nëse ndiqni rekomandimet e mjekut.

Rezervoni terminin tuaj në 02 3091 484