Dita Botërore e Shëndetit festohet çdo vit më 7 Prill, nën kujdesin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Motoja e këtij viti është planeti ynë, shëndeti ynë.
Në vitin 1948, Organizata Botërore e Shëndetësisë mbajti Asamblenë e saj të parë Botërore të Shëndetësisë, duke vendosur të festojë çdo vit 7 Prillin si Ditën Botërore të Shëndetit. Dita Botërore e Shëndetit mbahet për të shënuar themelimin e OBSH-së dhe organizata e sheh atë si një mundësi për të tërhequr vëmendjen globale ndaj temës së shëndetit, e cila ka një rëndësi të madhe globale. OBSH organizon ngjarje ndërkombëtare, rajonale dhe lokale në këtë ditë që lidhen me një temë specifike.
Dita Botërore e Shëndetit njihet dhe festohet në shumë vende të botës, por edhe nga organizata joqeveritare që trajtojnë çështjet e shëndetit publik. Ata gjithashtu organizojnë aktivitete dhe shprehin mbështetjen e tyre.
Mes pandemisë aktuale dhe ndotjes së planetit që është gjithnë e në rritje, sëmundje të tilla si kanceri, astma dhe sëmundjet e zemrës janë gjithashtu në rritje. Organizata Botërore e Shëndetësisë synon të drejtojë vëmendjen globale në veprime urgjente për të “mbajtur dhe ruajtur shëndetin e njerëzve dhe planetit”.
Prandaj, duke u kujdesur për veten dhe të dashurit tanë, të mos harrojmë të kujdesemi edhe për planetin tonë.
Stimulimi magnetik funksional (FMS) është një teknologji jo-invazive e bazuar në përdorimin e fushës magnetike. Me ndihmën e kësaj fushe magnetike, muskujt veprojnë dhe rrisin masën muskulore dhe si rezultat i kësaj zvogëlohen depozitat e yndyrës lokale. Me këtë pajisje e cila vepron edhe përmes veshjes (rrobave të trupit) arrihen rezultate të dukshme në një periudhë relativisht të shkurtër kohore. Stimulimi magnetic funksional përbëhet nga disa pjesë aplikatore dhe një karrige e veçantë, aplikimi dhe pozicionimi i së cilës varet nga muskuli i cili synohet për trajtim. Kjo teknologji gjen aplikim në disa degë mjekësore si estetika, uro-gjinekologjia, neurologjia dhe ortopedia.
FMS konsiderohet si një teknologji revolucionare, e cila ndryshon nga stimulimi elektrik klasik dhe gjimnastika pasive tradicionale, për shkak se nëpërmjet stimulimit magnetik vepron në muskujt e thellë dhe shkakton tkurrje (kontraktim) cilësore dhe maksimale. Ky lloj kontraktimi lejon që muskujt të punojnë me 100% të forcës së tyre, gjë që është e pamundur të arrihet me anë të ushtrimeve konvencionale ose gjimnastikën pasive. Kjo mënyrë e stimulimit të muskujve shpjegon përse FMS mund të japë rezultate të dukshme brenda disa javësh.
Ky trajtim mund të përdoret për të ndërtuar ose formuar masën muskulore në bark, krahë, kofshë, vithe dhe këmbë, duke u dhënë atyre ton dhe përkufizim më të mirë. FMS mund të përdoret gjithashtu për të gjitha llojet e inkontinencës (mosmbajtjes) urinare dhe fekale, për rehabilitim më të shpejtë pas operacionit ose lindjes, madje edhe për mosfunksionim seksual, dhimbje kronike në pjesën e legenit (pelvisit) ose në pjesën e poshtme të shtyllës kurrizore.
Si funksionon ndërtimi i muskujve dhe tonifikimi i trupit?
Pajisja FMS përdor elektromagnet për të rritur tonin e muskujve tuaj në zona kritike si barku, vithet dhe kofshët, duke i ndërtuar ato duke djegur dhjamin. Ky është një trajtim jo invaziv për ndërtimin e muskujve dhe tonifikimin e trupit që do të shihet nga çdo kënd. Nëse dëshironi të ngrini të pasmet, krahët dhe kofshët, kjo metodë është e disponueshme në spitalin tonë dhe kryhet me aparatin FMS Former. Me ndihmën e këtyre trajtimeve trupi juaj do të transformohet plotësisht, dhe do të dukeni në formë dhe të fortë.
Si funksionon për të trajtuar mosmbajtjen e urinës?
Për të ndikuar në zonën tuaj të mesit (në pjesën e poshtme të shpinës), duhet të uleni në karrigen special FMS e cila ka dy aplikues të integruar, një në pjesën mbështetëse, një në pjesën ndenjëse. Ky tonifikim elektromagnetik stimulon muskujt e bërthamës së trupit nga pjesa e poshtme drejt shpinës, si dhe pjesën e poshtme të legenit dhe muskujt e shpinës. Stimulimi i saktë i pjesës së poshtme të shpinës mund të rregullohet duke ndryshuar pozicionin e aplikuesit të vendosur në pjesën mbështetëse të karriges TESLA Former.
Për të ndikuar në muskujt e legenit (pelvisit) dhe inkontinencën urinare duke përdorur teknologjinë FMS, fusha magnetike pulsuese e krijuar nga pajisja shkakton tkurrjen e muskujve të poshtëm të legenit. Kjo terapi është e përshtatshme për të gjitha llojet e inkontinencës. Ndihmon gjithashtu pacientët me disfunksion seksual dhe dhimbje kronike në zonën e pelvisit dhe pjesës lumbale të shtyllës kurrizore. Efekti i stimulimit magnetik ndihmon në rritjen e forcës dhe qëndrueshmërisë së muskujve të sfinkterit dhe pjesës së poshtme të legenit. Terapia gjithashtu ka një efekt pozitiv në marrëdhëniet seksuale, ereksionin dhe tkurrjen aktive të ijeve dhe muskujve gluteal.
Trajtimi me aparatin FMS është i thjeshtë dhe nuk kërkon përgatitje të veçantë nga ana e pacientit. Gjatë terapisë pacienti qëndron i veshur dhe komod në karrigen e posaçme FMS. Gjatë stimulimit fokusi është në kontraktimin e muskujve, gjë që lehtëson stërvitjen e vetë muskulaturën. Trajtimi është joinvaziv, pa dhimbje dhe pa efekte anësore. Zgjat nga 15 deri në 20 minuta dhe aplikohet çdo dy ditë për një periudhë prej 2 deri në 3 javësh. Përmirësimi mund të ndihet edhe pas trajtimeve të para.
Vazhdon aksioni për ndërgjegjësimin për zbulimin e hershëm të kancerit! Me kërkesë të pacientëve dhe për të rritur kontributin tonë në ndërgjegjësimin për zbulimin e hershëm të kancerit, vazhdojmë aksionin -50% për ekzaminimet e mëposhtme:
Eko e gjirit 1500 denarë
Mamografi 2D / 3D, 2000 denarë / 3000 denarë.
Eko e gjëndrës tiroide 1500 denarë
KT e mushkërive, 7000 denarë / 8000 denarë me kontrast
Ekzaminim i lëkurës dhe nishaneve në të gjithë trupin me Fotofinder, 6000 den.
Gjithashtu, duam t’ju rikujtojme se në dispozicion është edhe paketa gjinekologjike në të cilën me kryerjen e PAP testit kontrolli gjinekologjik do të jetë me gjysmë çmimi (PAP testi dhe kontrolli gjinekologjik 3500 denarë).
Aksioni vazhdon edhe në qendrën tonë për dermatologji estetike -20% për të gjitha shërbimet dhe -30% Hydrafacial. Në qendrën tonë diagnostike Zan Mitrev Diagnostic Strumica të gjitha shërbimet janë me -30%. Në Zan Mitrev Diagnostic Manastir zbritja e çmimeve -50% vazhdon dhe mbulon të gjitha shërbimet.
Ju mirëpresim të zgjidhni vendin dhe terminin që ju përshtatet më së miri.
Për më shumë detaje dhe për rezervimin e terminit mos ngurroni të na kontaktoni në 02/3091484
Kontakt për ZMD Strumicë – 034 320 302/070 408 064 Kontakt për ZMD Manastir – 047 266 633/070 408 075
Ditën e djeshme nisi zyrtarisht shitja e dy produkteve të reja të kozmetikës mjekësore të markës Institut në East Gate Mall
Marka jonë Institut për kozmetikë mjekësore, si një nga 9 heronjtë start-up të mbështetur nga Fondi i Inovacionit ishte pjesë e promovimit që u zhvillua në marketin Tinex në kuadër të East Gate Mall. Në prani të drejtorit të Fondit për Inovacion, Zëvendës Ambasadorit të Zvicrës, përfaqësuesve të kompanive të tjera, heronjve të startup-eve dhe gazetarëve, filloi zyrtarisht promovimi dhe shitja e të gjitha produkteve nga ky projekt. Për ata është rezervuar një raft i veçantë për të nxitur prodhimin e produkteve vendase.
Përkatësisht, dy produktet më të fundit kremi për duar dhe kremi për fytyrë nga dita e djeshme janë në dispozicion në marketet më të mëdha të Tinex. Këto janë produkte të cilësisë së lartë pa ngjyra, konservues dhe aroma, si dhe janë të përshtatshme për të gjitha moshat. Kremi i duarve përmban ksilitol dhe glicerinë, funksioni i të cilave është të ruajë lagështinë dhe butësinë e lëkurës. Ndërkohë kremi i fytyrës me vaj bajamesh dhe tërshërë është i destinuar për lëkurë të thatë dhe të ndjeshme. Zbut lëkurën dhe e hidraton atë duke ruajtur funksionin e saj pengues. Ju përcjellim në vijim një pjesë të atmosferës dhe i urojmë heronjve start-up një fillim të mbarë dhe të suksesshëm.
Rrjedhja e pavullnetshme e urinës nga fshikëza, e njohur ndryshe edhe si inkontinencë urinare, është një problem me të cilin përballen shumë gra. Ndonëse si gjendje nuk është e dhimbshme, sërish është një problem higjienik apo social dhe mënyra e jetesës, funksionimi i përditshëm realisht janë të parehatshëm për pacientët – thotë prof. dr. Vasil Iliev, specialist në gjinekologji dhe obstetrikë në Spitalin klinik Zhan Mitrev. Në këtë kontekst, dy lloje të inkontinencës urinare janë më të zakonshmet: inkontinenca e stresit dhe inkontinenca urgjente.
Inkontinenca e stresit
Inkontinenca e stresit është lëshimi i pavullnetshëm i urinës që ndodh kur teshtitni, kolliteni, qeshni. Inkontinenca e stresit mund të shkaktohet nga një çrregullim i anatomisë ose nga mosfunksionimi i muskulit të sfinkterit (muskuli që mbyll fshikëzën). Zhvendosja ose çrregullimi anatomik ndodh si pasojë e dobësimit të strukturave anatomike që ruajnë pozicionin normal të fshikëzës dhe uretrës.
Si diagnostikohet inkontinenca urinare?
Diagnostikimi bëhet me ndihmën e ekzaminimeve të duhura, të qëllimshme që synojnë të përcaktojnë shkakun, llojin dhe ashpërsinë e inkontinencës. Ekzistojnë tre nivele të inkontinencës urinare që përcaktohen nga shkalla e dobësimit të murit të përparmë vaginal, rënies së fshikëzës dhe çrregullime të tjera të mundshme anatomike. Ekzaminimi që shërben për zbulimin e këtyre parametrave është ekzaminimi i legenit dhe konsiston në vlerësimin e gjendjes së muskujve të legenit dhe integritetit të aparatit mbështetës të fshikëzës dhe uretrës si dhe pranisë së prolapsit të fshikëzës (cistocela), mitrës, dhe vaginës. Për të vërtetuar inkontinencën kryhet testi Marshall (testi i stresit). Nëse është e nevojshme bëhen ekzaminime shtesë: uretrocistoskopia, cistografia, ekzaminimet urodinamike, elektromiografia etj.
Cila është terapia për inkontinencën urinare të stresit?
Pasojat socio-mjekësore, higjienike dhe psikologjike të inkontinencës mund të jenë shumë serioze. Format e rënda të inkontinencës kërkojnë izolimin e pacientit nga mjedisi social. Por është shumë e rëndësishme të dime se ekzistojnë disa lloje zgjidhjesh të mundshme.
Terapia konservative: bazohet në forcimin e muskujve të legenit, dhe rekomandohet për shkallën më të lehtë të mosmbajtjes së urinës. Pjesë e kësaj terapie përfshin: kryerjen e ushtrimeve Kegel, stimulim magnetik dhe elektrik të muskujve të thellë të legenit dhe disa opsione të tjera.
Terapia kirurgjikale: operacionet e ashtuquajtura sling minimalisht invazive, në të cilat vendosen shirita me material të posaçëm kirurgjik që shërbejnë për mbylljen e sfinkterit uretral. Ky lloj operacioni kryhet me një prerje vaginale minimale (8 deri në 9 mm) dhe jep rezultate të shkëlqyera. Këto operacione konsiderohen si standardi i artë në trajtimin e inkontinencës së stresit. Shtrimi në spital është i shkurtër dhe zgjat vetëm një ditë.
Inkontinenca urgjente
Është një lloj shkarkimi i pavullnetshëm i urinës në të cilin gruaja befas ndjen nevojën për të urinuar dhe nuk mund ta vonojë urinimin, gjatë së cilës ka rrjedhje të urinës. Nevoja e papritur apo e menjëhershme për urinim lind si pasojë e një spazme të fortë të fshikëzës që shfaqet si reagim ndaj stimujve të ndryshëm, si rrjedhja e ujit nga rubineti, larja e duarve, por edhe pa stimulues. Shkaktarët kryesorë të këtij lloji të mosmbajtjes janë infeksionet e përsëritura të rrugëve të poshtme urinare, dëmtimet e muskujve apo nervave të fshikëzës, diabeti, tumoret e qafës së fshikëzës, gurët në fshikëz etj.
Cila është terapia për inkontinencën urgjente?
Trajtimi është i kombinuar. Medikamentet dhe stimulimi elektro ose magnetik përdoren për të parandaluar kontraktimet e pavullnetshme dhe të pafrenuara të muskujve të fshikëzës dhe për të rritur kapacitetin e saj.
Për faktin se kjo situatë është e pakëndshme dhe shpesh shkakton siklet dhe turp tek gratë, disa prej tyre e pranojnë si të tillë dhe nuk e raportojnë këtë problem tek mjeku gjinekolog. Këshillojmë që të gjitha gratë të cilat vuajnë nga ky problem, të mos ndihen të paragjykuara dhe të mos kenë turp të konsultohen me mjekun e tyre gjinekolog i cili do të rekomandojë zgjidhjen e duhur për të arritur efektet e dëshiruara, pra zgjidhjen afatgjatë të kësaj gjendje.
Nëse keni mosmbajtje urinare, është shumë e rëndësishme të kontaktoni mjekun tuaj dhe të kërkoni trajtimin e duhur. Në Spitalin klinik Zhan Mitrev kemi ekipin më të mirë të gjinekologëve me përvojë shumëvjeçare në trajtimin e problemeve me traktin urogjenital dhe të gjitha gjendjeve gjinekologjike të cilët përmes qasjes individuale do t’ju ofrojnë zgjidhjen më të mirë medikamentoza apo kirurgjikale.
Tek pacientët me sëmundje të rëndë të valvulës së aortës, stenozë (ngushtim) të aortës zgjidhja e vetme është zëvendësimi i saj. Zëvendësimi mund të kryhet me ndihmën e kardiokirurgjisë ose procedurës TAVI. Kirurgjia klasike si një zgjidhje për zëvendësimin e valvulës së aortës përfshin një sërë rreziqesh si dhe shërim më të ngadaltë. Ndërkohë metoda TAVI përjashton operacionin, pra hapjen e gjoksit të pacientit.
Çfarë është procedura TAVI dhe për kë synohet?
TAVI, ose implantimi transkateterik i valvulës së aortës, është një procedurë për trajtimin e stenozës së rëndë të aortës pa kirurgji. Kjo nënkupton një qasje më pak invazive, duke implantuar një valvul artificiale pa prerje në sternum, duke përdorur një sistem të sofistikuar kateterizimi përmes arterieve të ijeve. Megjithëse TAVI konsiderohet ende një procedurë relativisht e re, ajo përdoret dhe miratohet gjerësisht në Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian për trajtimin e disa pacientëve me rrezik të lartë me stenozë të rëndë të aortës.
Cilat janë avantazhet?
Gjetjet më të fundit mjekësore tregojnë se pacientët me rrezik të lartë me stenozë të rëndë të aortës trajtohen më së miri me procedurën TAVI e cila është një ndërhyrje më e sigurt në krahasim me operacionin konvencional të sëmundjes së valvulës së aortës. Procedura TAVI rekomandohet te këta pacientë për disa arsye:
Ka më pak trauma për pacientin gjatë ndërhyrjes,
Ofron rehati më të madhe për pacientin,
Ka më pak komplikime para dhe pas procedurës, në krahasim me operacionin klasik tek pacientët me rrezik të lartë me stenozë të rëndë të aortës.
Si kryhet procedura?
Pas vlerësimit të saktë ekografik dhe ekzaminimit angiografik të zemrës dhe aortës së bashku me enët periferike të gjakut si dhe koronarografisë selektive, fillon procedura TAVI, pra vendoset valvula e aortës transkateterike përmes një prerjeje të vogël në zonën e ijeve.
Vendosja e valvulës së aortës përmes kateterit (TAVI) kryhet në sallën e angiografisë. Pacienti është nën anestezi të përgjithshme. Vendoset një stimulues kardiak i përkohshëm në venën e qafës për të kontrolluar ritmin e pulsit gjatë aplikimit të valvulës biologjike të aortës. Nëpërmjet arteries së ijës (majtas ose djathtas) e cila hapet me një prerje të vogël kirurgjike vendosen tuba plastikë përmes të cilëve futet valvula biologjike e aortës në zemër dhe vendoset në vend të valvulës së vjetër. Pasi vendoset valvula biologjike, ajo hyn menjëherë në punë. Vendosja kryhet gjatë mbikëqyrjes së vazhdueshme me rreze X dhe aortografive të shpeshta (para, gjatë dhe pas implantimit) dhe aktivizimit të një stimuluesi kardiak (pacemaker) në 180/min. Vendosja e valvulës së re pasohet nga mbyllja kirurgjikale e arteries në zonën e ijeve dhe transferimi i pacientit në departamentin e kujdesit intensiv.
Pas ndërhyrjes, pacientët zakonisht qëndrojnë në spital për monitorim vetëm 24 orë, deri të nesërmen, dhe më pas shkojnë në shtëpi me terapinë e përshkruar nga mjeku.
Cili është suksesi dhe cilat janë rreziqet e kësaj procedure?
Me një vlerësim të mirë paraprak dhe një ekip të përgatitur dhe me përvojë, shanset për suksesin e ndërhyrjes janë të larta dhe arrijnë në rreth 98%. Megjithatë, tek disa pacientë mund të shfaqen edhe komplikime. Ato mund të jenë të llojit të zhvendosjes së protezës, ose komplikime nga organe dhe sisteme të tjera si veshkat, mushkëritë, truri ose ndoshta dëmtimi i aortës.
Në raste të tilla të cilat janë të rralla, mund të merret parasyshë trajtimi shtesë qoftë ai intervenues, kirurgjik apo me medikamente. Por në përgjithësi, përqindja e rezultateve të këqija ose vdekjeve është shumë e vogël, pothuajse e papërfillshme.
Në Spitalin klinik Zhan Mitrev ekipi i mjekëve të departamentit të angiografisë është me përvojë shumëvjeçare dhe përbëhet nga: Dr. Vilma Ampova-Sokolov, Dr. Ivan Milev, Dr. Shpend Idrizi, Dr. Nikolla Hristov, së bashku me infermieret Sonja Rusevska, Vesna Milev dhe Suzana Kostovska i kryejnë vazhdimisht dhe me sukses procedurat TAVI.
Kanceri i qafës së mitrës është një nga sëmundjet më të zakonshme tek gratë në mbarë botë. Cilat janë shkaqet më të zakonshme të kësaj sëmundje?
Shkaku kryesor etiologjik i kancerit të qafës së mitrës është infeksioni me virusin Human Papilloma me rrezik të lartë. Është një virus që transmetohet nëpërmjet kontaktit seksual, kontaktit lëkurë me lëkurë dhe prej të cilit sot janë të standardizuara më shumë se 100 lloje të këtij virusi. Disa prej tyre janë në grupin me rrezik të lartë – të cilat zakonisht janë të izoluara në qafën e mitrës së grave të diagnostikuara me kancer të qafës së mitrës. Por kjo nuk do të thotë se nëse keni një lloj virusi HPV me rrezik të lartë, sigurisht që do të zhvilloni kancer të qafës së mitrës. Vetë organizmi i gruas jep përgjigje imune, dhe kjo përgjigje e shoqëruar me faktorë të tjerë, ndikon në parandalimin e zhvillimit të kancerit dhe mposht virusin.
Ky lloj kanceri është shpesh asimptomatik, gjë që zvogëlon më tej shanset e zbulimit të hershëm. Sa dhe çfarë ekzaminimesh të rregullta gjinekologjike nevojiten për të ulur rrezikun e kancerit të mitrës?
Nga të gjithë kanceret që shfaqen në organet gjenitale, vetëm për këtë kancer ekziston një ekzaminim parandalues. Qafa e mitrës është e disponueshme për vizualizim gjatë ekzaminimit gjinekologjik me spekulum si dhe për marrjen e materialit gjatë kryerjes së PAP testit (një shtupë që analizon ndryshimet qelizore). Kohët e fundit, PAP testi është kombinuar me një shtupë (bris) për tipizimin e HPV (për të përcaktuar praninë dhe llojin e virusit HPV). Sot, shumë vende të zhvilluara në botë janë në prag të zhdukjes së ekzistencës së këtij kanceri, që në fakt është një nga synimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për dhjetë vitet e ardhshme.
Ky është një kancer që ne mund ta parandalojmë dhe është realisht e mundur që asnjë grua në botë tashmë të mos e humbasë jetën nga kanceri i qafës së mitrës. Por për të realizuar këtë qëllim, është e nevojshme që të gjitha gratë të bëjnë një kontroll të rregullt gjinekologjik çdo vit, PAP test një herë në vit dhe tip HPV çdo dy deri në tre vjet.
Sot, kur kemi metoda parandaluese në çdo nivel, duke filluar nga infeksioni parësor me virusin HPV, përmes lezioneve prekanceroze të qafës së mitrës dhe fazat e hershme të kancerit të qafës së mitrës, mund të themi me siguri se ky kancer është 100% i shërueshëm, vetëm nëse diagnostikohet në fazat e hershme, gjë e cila kërkon që çdo grua të vizitojë gjinekologun e saj një herë në vit.
Cili është ndërgjegjësimi tek ne për kontrolle të rregullta gjinekologjike dhe në çfarë mënyrash mund të rritet ky ndërgjegjësism?
Ky ndërgjejgësim fatmirësisht është rritur vitet e fundit. Veçanërisht tek brezat e rinj dhe të mesëm dhe në zonat urbane. Fushatat, këshillat mjekësore nëpërmjet mediave tradicionale apo dixhitale, disponueshmëria e informacionit të gjërë në internet, kanë bërë që gratë të konsultohen më shpesh me mjekun e tyre gjinekolog. Njëkohësisht janë më të relaksuar gjatë ekzaminimit gjinekologjik, dinë të flasin hapur dhe të kërkojnë zgjidhje për problemet e tyre. Por, nga ana tjetër, fatkeqësisht ekziton edhe një numër i madh i grave tek të cilat ende nuk është rritur ndërgjegjësimi i informacionit për kryerjen e kontrolleve të rregullta gjinekologjike. Ato thjesht nuk marrin iniciativën për të kryer ekzaminime parandaluese gjinekologjike, të cilat janë vendimtare për të parandaluar shumë sëmundje ose për t’i zbuluar ato herët.
Mendoj se ky artikull, kjo intervistë do të na ndihmojë që të rritet vetëdija e grave për kryerjen e rregullt të PAP-testit. Nëse ju si medium dhe unë si mjeke së bashku mund të bindim të paktën një grua të shkojë tek mjeku i saj gjinekolog me këtë bisedë, atëherë misioni ynë është i suksesshëm.
Disa statistika tregojnë se sot 43.9 milionë njerëz janë gjallë dhe pesë vjet pas diagnozës së tyre, gjë që tregon se ndërgjegjja kolektive po ndryshon. Cilët faktorë rreziku janë aktualisht shkaku më i zakonshëm i kancerit?
Sigurisht, ndërgjegjësimi i ndjerëzve ndryshon, sot të gjithë ne jemi mbështetës të një jete të shëndetshme. Rreth nesh mund të gjejmë artikuj dhe emisione pafund me këshilla për një jetë të shëndetshme. Në mediat sociale, influencuesit (blogerët) rekomandojnë stërvitje, ushqim të shëndetshëm dhe kontrolle të rregullta mjekësore. Të gjithë jemi shumë më të edukuar për shëndetin falë shumë fushatave botërore për një jetë të shëndetshme. Si përfundim, do të doja vetëm të përsërisja disa zakone shëndetësore që reduktojnë rrezikun e kancerit.
Bëni jetë fizikisht aktive, bëni sport!
Mbani një dietë të shëndetshme të ekuilibruar!
Bëni gjumë të mjaftueshëm, menaxhim aktiv i stresit!
Ndaloni duhanin! Konsumoni alkool me moderim!
Vaksinohuni!
Përdorni krem kundër diellit kur dilni jashtë!
Lexoni, zgjidhni enigmatika dhe kuize për shëndetin e trurit!
E fundit por jo më pak e rëndësishme: Ndiqni udhëzimet / rekomandimet mjekësore për ekzaminimet vjetore dhe metodat e skriningut sipas moshës! Ne në Qendrën për shëndetin e gruas në klinikën Zhan Mitrev në muajin mars me qëllim të rritjes së vetëdijes për parandalimin e kancerit ofrojmë një paketë për të gjitha ato që do të bëjnë PAP test, ekzaminimi gjinekologjik është me gjysmë çmimi. Mos nguroni të bëni rezervimin e terminit në 00389 2 3091 484
Sëmundjet e frymëmarrjes janë një nga shkaqet kryesore të vdekjeve në mbarë botën. Disa prekin traktin e sipërm respirator: fytin, hundën, bronket dhe trakenë, të tjerët traktin e poshtëm të frymëmarrjes – mushkëritë. Këto sëmundje mund të jenë me origjinë virale ose bakteriale. Sëmundjet e tilla si HOBB, astma ose pneumonia janë shumë të rrezikshme. Të tjerat janë më pak serioze, por më të zakonshme.
Ftohja
Pothuajse të gjithë preken nga ftohja, kryesisht në dimër dhe në sezonin e shirave. Është një infeksion viral që prek hundën dhe fytin. Karakterizohet me teshtitje, rrufë, kollë dhe kongjestion (bllokim) nazal. Ndonjëherë mund të shkaktojë edhe ethe dhe dhimbje koke.
Ftohja e zakonshme është një infeksion viral i padëmshëm, por nëse nuk trajtohet mund të shkaktojë otitis, astmë, sinusit ose infeksione të tilla si faringjit, laringjit, pneumoni ose bronkit që shfaqen vetëm tek fëmijët e vegjël.
Faringjiti
Mund të shkaktohet nga ftohja ose gripi, por mund të jetë edhe me origjinë bakteriale. Në raste të tilla, faringjiti shoqërohet me ethe. Ky inflamacion i faringut karakterizohet nga njolla (shtresa) të bardha, ënjtje të nyjeve limfatike në qafë dhe dhimbje të fytit.
Tonsiliti
Në fakt është një inflamacion i bajameve dhe zakonisht e njohim si anginë. Ky lloj inflamacioni në 8 nga 10 raste ka origjinë virale. Vetëm 20% e rasteve ka origjinë bakteriale.
Rinosinusitis
Karakterizohet me dhimbje në pjesën e ballët, syve dhe hundës, me dobësi (debulesë) të përgjithshme, temperaturë, rrufë. Këto janë shenjat e shkaktuara nga infeksioni i mukozës që mbulon hundën dhe sinuset paranazale. Në rast se kemi rritje të temperaturës së trupit mbi 39 ° C ky është një tregues se infeksioni ka origjinë bakteriale, në këtë rast është i nevojshëm trajtimi me antibiotik.
Riniti
Inflamacioni i mukozës së hundës mund të jetë me origjinë alergjike, virale ose bakteriale. Karakterizohet me kruajtje të hundës, teshtitje, kongjestion ose rrjedhje të hundës.
Bronkiti
Në këtë rast bëhet fjalë për një sëmundje të rrugëve të frymëmarrjes që mund të shndërrohet në ngjitëse, ndaj duhen marrë masat e duhura. Inflamacioni i tubave bronkial çon në gulçim, dhimbje gjoksi dhe kollë të pandërprerë. Disa persona kanë edhe temperaturë.
Tymi i duhanit, ndotja e mjedisit dhe emetimet industriale janë disa nga faktorët që e shkaktojnë atë.
Astma
Është një sëmundje kronike e shkaktuar nga inflamacioni i bronkeve. Sipas OBSH-së, 334 milionë njerëz në mbarë botën vuajnë prej saj. Prek 10% të fëmijëve në vendet e zhvilluara. Personat me astmë jo vetëm që kanë vështirësi në frymëmarrje, por përjetojnë edhe lodhje, pagjumësi dhe ndonjëherë paaftësi për të kryer obligimet e përditshme. Origjina e astmës gjendet në një sërë faktorësh duke përfshirë tymin, polenin ose ajrin e ftohtë.
Pneumonia
Mund të mos jetë aq e zakonshme sa sëmundjet e mësipërme të frymëmarrjes, por është shumë serioze. Në fakt, OBSH e rendit atë si një nga shkaqet kryesore të vdekjes tek fëmijët nën 5 vjeç. Simptomat e këtij infeksioni janë: dhimbje gjoksi, frymëmarrje e shpejtë, ethe, kollë dhe humbje oreksi. Shkaku kryesor i kësaj sëmundjeje të frymëmarrjes është bakteria e quajtur Streptococcus pneumoniae.
Sëmundja kronike obstruktive pulmonare
Sipas OBSH-së rreth 65 milionë njerëz në mbarë botën vuajnë nga HOBB dhe 3 milionë vdesin çdo vit prej saj. Kjo e rendit atë në vendin e tretë ndër shkaktarët kryesorë të vdekjeve në nivel global. Sëmundja kronike obstruktive pulmonare shkakton inflamacion të mushkërive dhe shkatërrimin e alveolave pulmonare. Personat që vuajnë nga HOBB kanë kollë dhe gulçim. Një nga arsyet kryesore është duhani.
Kancer në mushkëri
Është një nga pesë kanceret që shkaktojnë më shumë vdekje në mbarë botën (1.6 milionë njerëz vdesin çdo vit). Faktori kryesor është duhani, por mund të shkaktohet edhe nga kimikatet dhe ndotja e mjedisit.
Sleep apnea
1- 6% e popullsisë së rritur vuan nga ndërprerja e frymëmarrjes gjatë gjumit. Kjo bën që personat e prekur të mos pushojnë mirë gjatë natës dhe të jenë të përgjumur gjatë ditës. Disa nga faktorët që lidhen me këtë sëmundje të frymëmarrjes janë obeziteti, bajamet e mëdha ose gjuha që bllokon rrugët e frymëmarrjes.
Sëmundjet profesionale të frymëmarrjes
Përveç sëmundjeve respiratore të lartpërmendura, duhet të harrojmë edhe ato sëmundje që shkaktohen nga ambienti i punës. Silikoza (ekspozimi ndaj pluhurit mineral), fibroza pulmonare (e shkaktuar nga ekspozimi ndaj asbestit) ose pneumonitë e mbindjeshmërisë (ekspozimi ndaj antigjeneve organike) janë ndër sëmundjet më të zakonshme.
Departamenti i Pulmologjisë në Spitalin klinik Zhan Mitrev ofron diagnostikim të nivelit të lartë, trajtim adekuat dhe profesional me medikamente ose kirurgji për të gjithë pacientët me sëmundje pulmonare përmes qasjes së personalizuar për secilën nga gjendjet e mësipërme.