Intervistë me prof. Dr. Vasil Iliev – Kanceri i qafës së mitrës është kanceri i katërt më i zakonshëm tek gratë

Prof. Iliev, kanceri i qafës së mitrës është kanceri i katërt më i zakonshëm tek gratë, i cili ka një statistikë shkatërruese në mbarë botën, duke marrë një viktimë çdo dy minuta. Nevoja për ndërgjegjësimin për këtë sëmundje malinje është mëse e nevojshme dhe në këtë kontekst do t’ju lutem të na shpjegoni se çfarë është në të vërtetë kjo sëmundje dhe cila është arsyeja e shfaqjes së saj?

Kanceri i qafës së mitrës është një sëmundje që zakonisht nuk ka simptoma, dhe është një ind tumoral i ri me tipare malinje që ka aftësinë të përhapet në mënyrë invazive në strukturat përreth, organet, limfat dhe enët e gjakut. Kanceri i qafës së mitrës është një tumor malinj epitelial që mund të lokalizohet në vetë qafën e mitrës ose në kanalin e qafës së mitrës (endocerviks). Popullata më e prekur janë femrat nga mosha 35 deri në 49 vjeç. Prandaj është thelbësore që të bëhen kontrolle të rregullta, të paktën një herë në vit, pasi zbulimi i hershëm dhe monitorimi i ndryshimeve mund të shpëtojë jetë.

Cilët janë faktorët e rrezikut për shfaqjen e kancerit të mitrës? A mund të parandalohet kanceri i qafës së mitrës?

Faktori më i lartë i rrezikut për zhvillimin e kancerit të qafës së mitrës është infeksioni me disa lloje të human papilloma virus i njohur si HPV. Ky virus bën pjesë në grupin e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme dhe ka më shumë se 100 lloje të HPV. Nëntë prej tyre kanë provuar se kanë një potencial të lartë për të shkaktuar ndryshime në qafën e mitrës dhe për t’u shndërruar në kancer të qafës së mitrës. Prej tyre, HPV 16 dhe 18 kanë potencialin më të madh malinj (onkogjen). Shumica e grave të infektuara me virusin HPV janë asimptomatike dhe shërohen brenda 6 deri në 24 muaj. Megjithatë, kur sistemi imunitar nuk arrin të shpëtojë nga virusi dhe gruaja nuk është e vetëdijshme se është e infektuar dhe nuk kryen kontroll në kohë, rreziku për t’u prekur nga kanceri i qafës së mitrës rritet.

Nga këtu imponohet mënyra më e mirë dhe më e sigurt për parandalimin e saj, kjo mënyrë janë sigurisht ekzaminimet e rregullta gjinekologjike me bris (tampon) të rregullt citologjik (PAP test) dhe nëse është e nevojshme, shumë shpesh edhe marrja e tamponit për PCR. Në thelb kjo do të thotë se në rastet e konstatimit pozitiv (prezencës së HPV) duhet bërë tipizimi, pra përcaktimi i llojit të HPV-së.

Kanceri i hershëm i qafës së mitrës është asimptomatik në shumë raste. Cilat janë simptomat në rastin e përparimit të sëmundjes?

Kanceri i qafës së mitrës shfaqet pa simptoma. Nuk ka dhimbje, kruajtje, shqetësim dhe qelizat mund të ndryshojnë. Zhvillimi i kancerit të qafës së mitrës është zakonisht gradual dhe kalon nëpër disa faza. Fillimisht fillon me fazën prekanceroze, pikërisht atëherë kur diagnostikohet dhe trajtohet më së miri. Kjo pasohet nga një fazë e quajtur “statim nulta”, kur ende nuk ka invazim (përhapje). Nëse zbulohet në këtë fazë, trajtimi jep rezultate të shkëlqyera. Zhvillimi i mëtejshëm është progresiv dhe nga pikëpamja klinike ndahet në disa faza, përkatësisht në katër faza të invazimit.

Fazat përcaktohen në varësi të shkallës së pushtimit të strukturave, organeve përreth dhe janë shumë të rëndësishme për të vendosur për qasjen parësore në trajtimin e kancerit të qafës së mitrës. Në çdo fazë ka nën-faza që përcaktohen në bazë të gjetjeve klinike dhe analizave paraklinike nga të cilat më pas varet vendimi për aplikimin e intervenimeve të mëposhtme, përkatësisht përzgjedhjen e rasteve që janë për trajtim operativ primar dhe atyre në të cilat trajtimi parësor operativ do të ishte joadekuat (i pamundur, i dëmshëm).

Për fat të mirë, ndryshimet prekanceroze në qafën e mitrës rriten dhe zhvillohen në kancer shumë ngadalë, duke lënë një dritare të gjerë kohe për diagnostikim dhe terapi.

Në Qendrën për Shëndetin e Gruas në Spitalin klinik Zhan Mitrev, me qëllim për të kontribuar në rritjen e vetëdijes për zbulimin e hershëm të kësaj sëmundje, kemi krijuar një paketë ofertë në të cilën çdo grua që do të bëjë PAP test, do të marrë ekzaminim gjinekologjik me çmim të reduktuar prej -50%. Kjo zbritje është e vlevshme nga data 1 mars 2022 dhe do të zgjasë deri në fund të muajit mars.

SIMPTOMAT
Kanceri i qafës së mitrës zakonisht nuk ka simptoma, por ndonjëherë mund të përfshijë:

  • Gjakderdhje pas marrëdhënies seksuale
  • Shkarkim i përgjakshëm
  • Cikël të çrregullt menstual
  • Dhimbje – e cila është një simptomë e vonë

DIAGNOZA

  • PAP test
  • Kolposkopia
  • Biopsi
  • Kiretazh dhe konizim eksplorues me gjetje histopatologjike

Diagnostikime shtesë:

  • Ekografi gjinekologjike
  • Ekografi (eko) e barkut
  • Skaner (CT)
  • Rezonancë magnetike
  • Kolonoskopi
  • Cistoskopi
  • X-ray (RTG) e mushkërive dhe kockave
  • Analiza laboratorike shtesë.

Të përfshira edhe 2 shërbime të tjera në grupin e ekzaminimeve parandaluese me zbritje prej -50%

Në kuadër të aktiviteteve që kanë të bëjnë me ndërgjegjësimin për ekzaminime të rregullta parandaluese në luftën kundër kancerit, Spitali klinik Zhan Mitrev ka shtuar dy shërbime të tjera të cilat do të jenë me gjysmë çmimi. Përkatësisht, nga data 1 mars, ekzaminimi i tiroides me eko është me gjysmë çmimi. Gjithashtu kemi bërë një paketë oferte për të gjithë ata që do të bëjnë PAP test, kontrolli gjinekologjik do të jetë me 50% zbritje. Natyrisht, vazhdojmë me uljet tashmë aktive të çmimeve të: ekos së gjirit, mamografisë 2D dhe 3D, CT (tomografi e kompjuterizuar) e mushkërive dhe ekzaminimi i plotë i lëkurës dhe nishaneve me Fotofinder. Të gjitha ekzaminimet kryhen nga mjekët tanë me përvojë me ndihmën e aparaturave moderne. Për të rezervuar terminin që ju përshtatet, telefononi në numrin 02/3091-484.

Sot ne festojmë 22 vjet të përsosmërisë në kujdesin shëndetësor të pacientëve

SOT SPITALI KLINIK ZHAN MITREV FESTON 22 VJETORIN E HAPJES

Prej më shumë se dy dekadash pacientët në vend marrin shërbime mjekësore të nivelit të lartë në përputhje me standardet më të larta botërore.
Klinika ka një qasje unike me operacione papagesë për pacientët me probleme të zemrës dhe enëve të gjakut për më shumë se 20 vjet. Bashkëpunimi i suksesshëm me Fondin Shtetëror të Shëndetësisë për Kardiokirurgjinë u mundëson pacientëve t’i marrin këto shërbime të nivelit më të lartë papagesë.

Shërbime të nivelit më të lartë të mjekësisë moderne, rezultate të bazuara në diagnostikimin e shpejtë dhe të saktë, parandalimin e sëmundjeve, kryerjen e operacioneve komplekse – ky është misioni ynë për të cilin jemi gjithmonë të fokusuar në punën e rritjes dhe zgjerimit të klubit të pacientëve të kënaqur.
Në vitin 2000, në një pjesë të marrë me qira të Spitalit Ushtarak në Shkup, u vendosën konturet e spitalit special për sëmundje kirurgjikale “Filip Vtori / Filipi i Dytë” u shënua me operacionin e parë bypass në Republikën e Maqedonisë, operacion i udhëhequr nga Akademiku Dr. Zhan Mitrev.

Spitali klinik Zhan Mitrev sot ka një arsye të madhe për të festuar – shënimin e 22 vjetorit të ekzistencës së tij. Ky është një shembull i vërtetë i arritjes së një vizioni: të ofrojë shërbim të lartë mjekësor në përputhje me standardet më të larta në botë.

Që në fillim spitali vendosi standarde të larta dhe hapi horizonte të reja në kirurgjinë kardiovaskulare maqedonase. Salla e operacionit me të cilin filloi dhe 12 shtretër spitalor, është shndërruar në një qendër mjekësore moderne me procedura të plota diagnostikuese në shumicën e degëve të mjekësisë, e mbështetur nga shërbimet e kirurgjisë moderne, anestezisë dhe terapisë intensive.
Spitali klinik Zhan Mitrev ndodhet në një objekt të ri, ultramodern, një investim prej 40 milionë eurosh, në të cilin misioni kryesor është fokusimi në zhvillimin e spitalit dhe arritjen e cilësisë sa më të lartë të shërbimeve. Klinika ka një sipërfaqe prej 17,000 m2, disponon disa salla operacioni, njësi të kujdesit intensiv dhe njësi të kujdesit gjysmë intensiv. Është planifikuar, sipas qëllimit dhe plotëson standardet më të larta mjedisore pa gjurmë CO2. Është tërësisht i dixhitalizuar, letra pothuajse nuk përdoret në punën e përditshme.

Klinika ndjek në vazhdimësi trendet dhe standardet më të fundit në drejtim të përmirësimit të proceseve të punës dhe sigurisë së pacientëve nga keqpërdorimet mjekësore dhe infeksionet spitalore.
Konfirmim i suksesit është fakti që në vitin 2020, edhe në kohë pandemie, për herë të dytë spitali morri akreditimin me vulën e artë nga “Joint Commission International”. Në vijim të teknologjisë së re në mjekësi, klinika disponon aparaturat më të fundit mjekësore, si laser urologjik për litotripsi, aparatura diagnostike moderne për imazhe me rezonancë magnetike, tomografi kompjuterike dhe mamografi 3D për tomosintezë.

Gjatë periudhës së kaluar është shfaqur nevoja për prani rajonale. Për këtë arsye vitin e kaluar u hapën dy qendra të mëdha diagnostikuese nën markën Zhan Mitrev Diagnostik, fillimisht në Strumicë, e më pas në qytetin e Manastirit. Përkatësisht, poliklinikat e mëparshme ekzistuese ishin tërësisht të rinovuara, të ribrenduara dhe me kapacitete dhe numër të zgjeruar të aktiviteteve. Ato janë të pajisura me aparaturat më të avancuara teknologjikisht CT, MR, RTG, EHO. Në laboratorin biokimik kryhen analizat e detajuara të gjakut. Këto qendra disponojnë spital ditor për kujdesin e pacientëve dhe auto-ambulanca. Qëllimi i hapjes së qendrave të tilla është të garantojmë nivelin dhe cilësinë e shërbimeve tona në nivel lokal dhe sigurisht t’i ndihmojmë pacientët të ndihen më mirë, më të sigurt dhe më të lumtur.

Jemi krenarë edhe për investimin tonë të ri – Qendrën për Dermatologji Estetike, e cila është një departament gjithëpërfshirës mjekësor dhe kozmetiko-dermatologjik që ofron një gamë të plotë të kujdesit mjekësor dhe kirurgjik, si dhe përmirësim estetik”, tha kreu i Klinikës, akademik Dr. Zhan Mitrev.

Spitali klinik Zhan Mitrev vazhdimisht investon në përmirësimin dhe edukimin e vazhdueshëm të punonjësve të tij, duke krijuar staf të lartë të gatshëm për të përballuar të gjitha sfidat.
“Duke ndjekur teknologjinë e re në mjekësi dhe duke punuar me aparaturat më të moderne mjekësore, ne po krijojmë staf këtu, i cili është një investim shumë afatgjatë mbi të cilin realisht bazohen rezultatet tona të shkëlqyera. “Realisht kemi mjekë shumë më të përgatitur dhe me performancë shumë më të lartë profesionale se shumë mjekë nga Gjermania”, tha akademiku Dr. Zhan Mitrev.

Ndër të parët në Evropë, Spitali klinik Zhan Mitrev formoi laboratorin gjenetik dhe bashkoi teste të ndryshme gjenetike në praktikën rutinë të përditshme. Laboratori teston 33 bakteret dhe viruset patogjene më të zakonshme kur pacientët shtrohen në spital, përfshirë SARS – CoV-2. Kombinimi i një qasjeje individuale me farmakogjenetikën d.m.th. toleranca/intoleranca ndaj barnave të caktuara ishte fillimi i aplikimit të mjekësisë së personalizuar specifike për çdo pacient, duke parandaluar kështu pasojat e mundshme fatale për pacientët. Spitali klinik Zhan Mitrev ishte i pari që filloi me aplikimin e pastrimit të gjakut apo të ashtuquajturin hemofiltrim i cili tani zbatohet tek pacientët që luftojnë me pasoja të rënda të shkaktuara nga koronavirusi.

AJO ÇFARË E BËN TË VEÇANTË KËTË KLINIKE ËSHTË QASJA UNIKE ME KIRURGJI PAPAGESË PËR PACIENTËT ME SËMUNDJE TË ZEMRËS DHE VENAVE TË GJAKUT PËR MË SHUMË SE 20 VJET. BASHKËPUNIMI I SUKSESSHËM ME FONDIN SHTETËROR PËR KARDIOKIRURGJINË IU MUNDËSËSON PACIENTËVE KËTO SHËRBIME SHËNDETËSOR TI MARRIN PAPAGESË.

“Mendoj se edhe pas kaq shumë vitesh, njerëzit dinë pak se çfarë kemi në të vërtetë këtu për sa i përket kushteve dhe standardeve shëndetësore. Kam krijuar një punë dhe trajtim të përditshëm për pacientët e sëmurë rëndë me standardet më të larta të aplikuara. Kam arritur që ato shërbime të mbulohen nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, pacientët të trajtohen pa pasur nevojë të paguajnë shtesë. Edhe pse vetëm në kardiokirurgji, ky është sërish shembull, dmth. tregon potencialin për zhvillimin e kujdesit shëndetësor, nëse ndryshojnë kushtet e funksionimit”, shpjegon akademik Dr. Mitrev.

Spitali klinik Zhan Mitrev është një shembull klasik i arritjes së një vizioni, një koncept që është realizuar me shumë mundim dhe është shembull për shumë të rinj që gjëra të mëdha mund të bëhen këtu, në shtëpi, në vendin tonë. Në fakt, është krijuar një lidhje unike mes mjekësisë dhe biznesit. Nga njëra anë, të ofrojë shërbim mjekësor të lartë në përputhje me standardet më të larta të vendosura në botë, për ta bërë atë të aksesueshme për çdo pacient dhe në të njëjtën kohë për të siguruar përfitim ekonomik.

Seminari njëditor i mbajtur për mbushësit e buzëve me filler

Këtë fundjavë në qendrën tonë për dermatologji estetike u mbajt një seminar njëditorë për përmirësimin e teknikës së mbushjes së buzëve me filler nën mentorimin e dermatologes specialiste Dr. Anxhelka Ilieva e cila është mentore dhe edukatore për fillerët e lëkurës në vendin tonë. Ne punuam me markën Belotero dhe të gjitha modelet u larguan të kënaqura me shërbimin e ofruar. Natyrisht, u dhanë çertifikata për të gjithë pjesëmarrësit në seminar.

Kardiologjia intervenuese nga afër – Shikoni procedurën TAVI

Çfarë është TAVI?

TAVI është implantimi i valvulës së aortës nëpërmjet katetrës (Transcatheter Aortic Valve Implantation). Është një procedurë minimalisht invazive që ndihmon për të zëvendësuar valvulën e aortës së dëmtuar të zemrës suaj.

Mjeku juaj mund ta rekomandojë këtë procedurë nëse keni një problem me valvulën e aortës dhe jeni në rrezik shumë të lartë për të kryer operacion me zemër të hapur.
Valvula juaj e aortës është një nga katër valvulat kryesore në zemrën tuaj. Ndërkohë që zemra juaj rreh, ajo hapet dhe mbyllet, duke lejuar që gjaku të rrjedhë nga zemra në pjesën tjetër të trupit në një drejtim.

Me kalimin e moshës, pllakat mund të grumbullohen në valvulën e zemrës, duke e bërë atë më të fortë dhe më të trashë. Si rezultat, valvula juaj e aortës mund të mos hapet siç duhet, duke e detyruar zemrën të punojë më shumë për të pompuar gjakun përmes kalimit të ngushtë. Kjo është një gjendje e quajtur stenozë ose ngushtim i aortës.
Stenoza e aortës mund të çojë në gulçim, dhimbje gjoksi, lodhje dhe marramendje, humbje të vetëdijes dhe aritmi kërcënuese për jetën.

Procedura TAVI në fakt kryhet për të korrigjuar valvulën tuaj.

Gjatë intervenimit, përmes prerjes në zonën e bikinit futet një rrjetë, e cila shërben për të ruajtur hapjen e valvulës në gjerësinë optimale të kërkuar. Mund të kryhet nën anestezi lokale ose të përgjithshme.

Cilat janë rreziqet nga procedura TAVI?

TAVI është një procedurë minimalisht invazive, që do të thotë se kryhet përmes prerjeve shumë të vogla – në vend të një prerje të madhe. Kirurgjia minimale invazive ofron një shans më të mirë për një rikuperim më të shpejtë pas operacionit. Megjithatë, si me çdo procedurë, ekzistojnë rreziqe të mundshme.

Ato mund të përfshijnë:

• Gjakderdhje ose lëndim vaskular
• Ritmi jonormal i zemrës (aritmitë) – ndonjëherë nevojitet një stimulues kardiak
• Arteria koronare e bllokuar dhe pasuese sulmi në zemër
• Regurgitimi i aortës – kthim i madh i gjakut në zemër
• Dëmtimi i veshkave
• Goditja në tru
• Vdekja

Mjeku juaj do t’ju shpjegojë rreziqet në detaje përpara se të pranoni operacionin. Mbani në mend se mund të flisni me të për çdo pyetje apo shqetësim. Do t’ju kërkohet të nënshkruani një formular pëlqimi për të rënë dakord me procedurën.

Si të përgatitemi për TAVI?

Pyesni mjekun tuaj për medikamentet tuaja të rregullta – veçanërisht nëse jeni duke marrë ilaçe për diabetin ose terapi antikoagulante. Nëse jeni duke marrë ilaçe për diabetin, do t’ju duhet të bëni një kontroll tek mjeku juaj përpara operacionit.

Mos konsumoni ushqim – të paktën gjashtë orë para fillimit të procedurës

Mos pini lëngje të kthjellta katër orë përpara. Tek lëngjet dhe pijet e kthjellta përfshihen ujë dhe çaji.

Përpara se të filloni me procedurën, do t’ju kërkohet të hiqni bizhuteritë dhe të vishni rrobat e spitalit.

Gjatë procedurës:

Zona mpihet me anë të anestezisë locale ose anestezi e përgjithshme. Kjo do të diskutohet me ju përpara procedurës.
Katetri në formën e balonës futet në arterie në zonën e bikinit ose nën klavikulën tuaj.
Kateteri mbërrin në zemrën tuaj dhe vendoset në hapjen e valvulës së aortës.

Mjeku e fryn butësisht balonën për të hapur valvulën – kjo procedurë realizohet nën kontrollin e rrezeve X.
Mjeku implementon një valvul të re aortale duke përdorur një tub rrjetë metalike që mban valvulën në vend – valvula e re ose zgjerohet vetë ose zgjerohet me ndihmën e balonit, në varësi të llojit të valvulës së përdorur.
Valvula e re pozicionohet në mënyrë për ta shyrë/larguar valvulën tuaj të dëmtuar.

Baloni fryhet dhe më pas mjeku heq kateterin e balonit.

Çfarë ndodh pas procedurës TAVI?

Pas procedurës TAVI, mjeku juaj do t’ju monitorojë nga afër dhe do t’ju tregojë se sa kohë ju duhet të qëndroni në spital. Mos harroni se ekipi mjekësor është i përkushtuar për të ofruar rezultatin më të mirë të mundshëm për ju dhe ata do të jenë aty për të mbështetur rimëkëmbjen tuaj në çdo hap.Përpara se të shkoni në shtëpi, do t’ju jepen udhëzime të hollësishme se si të rekuperoheni shpejt dhe mirë – dhe është shumë e rëndësishme ti ndiqni këto udhëzime. Nëse vazhdoni të përjetoni ndonjë shenjë ose simptomë që ju bën të ndiheni të shqetësuar, bëni rezervimin e kontrollit për tu konsultuar me mjekun tuaj.

Procedurat TAVI në Klinikën Zhan Mitrev kryhen nga një ekip me përvojë dhe mbulohen nga fondi i sigurimeve shëndetësore për shtetasit vendas.

Më poshtë mund të shikoni një video të shkurtër se si duket procedura TAVI.

Java e luftës kundër sëmundjeve kardiovaskulare!

Tradicionalisht edhe këtë vit Java e luftës kundër sëmundjeve kardiovaskulare organizohet nga ekipi i psikologëve të klinikës tonë , Asst. Dr. Kristina Egumenovska psikoterapiste e licencuar dhe psikologia e lincencuar dhe specializante në psikoterapi Marija Axhioska.

Pjesë e aktiviteteve janë edhe kontrollet kardiologjike pa pagesë që bëhen gjatë kësaj jave për pacientët е kategorive më të dobëta, nga qendra ditore për personat e moshuar, të pastrehët dhe personat të cilët janë nën kujdesin dhe mbrojtjen ndërkombëtare të Republikës së Maqedonisë.

Kur shfaqet dhe çfarë mund të shkaktojë trombozа?

Tromboza është një gjendje potencialisht kërcënuese për jetën që mund të shkaktojë mpiksje dhe të ndalojë furnizimin me gjak në organe, të cilat përveç të tjerash mund të manifestohen klinikisht si atak në zemër ose goditje në tru. Është jashtëzakonisht e rëndësishme të njihen karakteristikat e trombozës, shkaqet e shfaqjes së saj dhe mënyrat për të reduktuar rrezikun e mpiksjes në mënyrë që të shmangen komplikimet e mundshme serioze.

Çfarë sëmundjesh mund të shkaktojë?

Tromboza ndodh kur formohet mpiksje në një venë ose arterie që pengon qarkullimin e duhur të gjakut në to. Nëse shfaqet mpiksje në venat e ekstremiteteve të poshtme, kemi të bëjmë me trombozë të venave të thella. Nga ana tjetër, nëse mpiksja e gjakut vendoset në mushkëri, mund të shkaktojë një gjendje mjekësore urgjente të njohur si emboli pulmonare. Nëse mpiksja migron në arteriet e trurit, mund të ndodhë goditje cerebrovaskulare (infarkt në tru). Nëse ka një ndërprerje të qarkullimit të gjakut në arteriet koronare të zemrës, bëhet fjalë për një infarkt miokardi ose atak në zemër.

Si mund të parandalohet?

Disa masa për të parandaluar formimin e mpiksjes së gjakut në trup janë:

  • Reduktimi i konsumit të kripës.
  • Ecjet apo shëtitjet e shpeshta.
  • Në rast të ndonjë sëmundjeje që mund të shkaktojë mpiksje gjaku (aritmi kardiake, venat me variçe, probleme me koagulimin…) terapia me antikoagulantët do të ndihmojnë në uljen e rrezikut të trombozës.

Disa pyetje dhe përgjigje:

A duhet të kujdesen për trombozën të rinjtë që merren me sport dhe duken të shëndetshëm?

Edhe pse grupmosha në të cilën këto mpiksje janë më të zakonshme është sigurisht tek individët mbi 60 vjeç, tromboza mund të shfaqet në çdo moshë, veçanërisht tek gratë që marrin pilula kontraceptive ose nëse kanë predispozitë gjenetike për trombozë.

A ka ndonjë mënyrë për të parandaluar trombozën?

Edhe pse ekzistojnë antikoagulantë që reduktojnë rrezikun e trombozës, çelësi për të shmangur këtë lloj mpiksjeje është shmangia e periudhave të zgjatura të palëvizshmërisë. Ecja, stërvitja ose çdo aktivitet tjetër fizik është thelbësor për të reduktuar rrezikun e trombozës.

A lidhet gjithmonë dhimbja e këmbës dhe e muskujve me praninë e mpiksjes së gjakut?

Simptomat më të zakonshme për praninë e mpiksjes së gjakut janë ënjtja, ethet ose dhimbjet në pjesën e ekstremiteteve. Këto simptoma shpesh mund të ngatërrohen me dhimbje ose lëndim muskuloskeletor. Në këto raste është e nevojshme kryerja e një testi të quajtur “Eko-Doppler”, i cili mundëson vizualizimin e shpejtë dhe me efikasitet të ndalimit të qarkullimit të gjakut dhe identifikon vendndodhjen e mpiksjes.

Në rast se keni shfaqje të këtyre simptomave ose mendoni se mund të jeni të prirur ndaj mpiksjes së gjakut, mos hezitoni të konsultoheni me mjekun tuaj. Në klinikën tonë kemi specialistët më të mirë në transfuziologji, kardiologji, kirurgji vaskulare dhe radiologji të cilët do t’ju ofrojnë trajtimin e duhur dhe të personalizuar.

Kanceri nuk njeh kufi. Çdokush mund të preket!

Mos prisni, rezervoni terminin tuaj me zbritje tçmime të reduktuara

Jemi të sigurt se tashmë e dini që kanceri është një nga 10 kërcënimet më të mëdha për shëndetin global të njeriut. Vetëm në vitin 2021, rreth 10 milionë njerëz në mbarë botën kanë humbur jetën nga kanceri. Por nuk është vetëm vdekja e parakohshme ajo që shqetëson. Këtu përfshihet humbja e produktivitet, kostot shëndetësore, humbja e të ardhurave, cilësia e reduktuar e jetës, mungesa e aftësisë për të funksionuar.

Kjo është arsyeja pse çdo 4 shkurt, Dita Botërore e Kancerit tërheq vëmendjen në nivel botëror për parandalimin, diagnostikimin dhe trajtimin e kancerit, duke njohur angazhimin e organizatave, komuniteteve dhe individëve për të reduktuar ndikimin global të sëmundjes.

Të mos e nënvlerësojmë fuqinë e ndërgjegjes kolektive, le të kontribuojmë të gjithë në ndërgjegjësimin se një përqindje e madhe (30 deri në 50%) e të gjithë kancereve mund të parandalohen nëse merren masat në kohën e duhur. Sot, ka 43.8 milionë njerëz që janë ende gjallë 5 vjet pas diagnozës së tyre.

Nëpërmjet investimit, aksesit të madh për marrjen e informacionit, diagnostikimit dhe trajtimit në kohë rriten shanset për të mbijetuar nga kanceri.

Spitali klinik Zhan Mitrev i bashkohet nismës për informim dhe diagnostikim në kohë me çmime të reduktuara. Në periudhën 7 shkurt deri më 31 mars, ekzaminimet si: ekoja e gjirit, mamografia 2D, 3D, tomografia e kompjuterizuar e mushkërive dhe mapimi apo skanimi i lëkurës janë me gjysmë çmimi.

Mos prisni, rezervoni terminin tuaj në 02/3091-484

Bëni gjithçka që është në dorën tuaj për të zvogëluar rrezikun e kancerit, përpiquni të zbatoni këshillat e mëposhtme:

  • Kryeni kontrolle të rregullta, ato janë një faktor kyç për shpëtimin e jetës, sepse parandalojnë mundësinë e zhvillimit të kancerit dhe zvogëlojnë rrezikun e vdekjes së parakohshme.
  • Reduktoni përdorimin e pijeve alkoolike dhe duhanit sepse rrisin shanset për t’u prekur nga kanceri.
  • Mundohuni të bëni një mënyrë jetese më të shëndetshme.
  • Merruni me aktivitet fizik. Reduktoni kohën e kaluar ulur.
  • Shmangni ekspozimin në diell. Përdorni krem kundër diellit.
  • Merrni masa për të mbajtur një peshë trupore të shëndetshme.