Gjithçka që duhet të dini për HydraFacial

Fakti është se lëkura plaket nga dita në ditë dhe ka nevojë për kujdes. Lëkura është e ndotur nga mjedisi dhe faktorë të tillë si: stresi, përdorimi i grimit dhe ndotja e ajrit. Të gjitha këto ndikojnë në lëkurë dhe e privojnë atë nga vitaliteti. HydraFacial është zgjidhja që ne ofrojmë, është metodë jo invazive dhe rezultatet janë të dukshme menjëherë pas trajtimit të parë.

HydraFacial është një trajtim i patentuar i fytyrës i përdorur në qendrat mjekësore estetike dhe ordinancat dermatologjike. Njihet gjithashtu si “hidradermabrasion” sepse përfshin eksfolim të ngjashëm me mikrodermabrasion në kombinim me serume hidratuese.

Ky trajtim njihet për procesin e tij me tre hapa dhe përfshin pastrim të thellë, eksfolim dhe hidratim të lëkurës së fytyrës. Kjo procedurë e patentuar gjithashtu mund të ndihmojë në trajtimin e një sërë sëmundjesh të lëkurës, të tilla si aknet, rosacea, dermatiti diseboreik, lëkura e thatë dhe rrudhat.

Procedura është jo-invazive dhe kryhet me anë të aplikimit mekanik që kalon mbi lëkurën tuaj dhe në të njëjtën kohë pastron thellë, eksfolion dhe aplikon serume të përshtatura për llojin e lëkurës tuaj ose në varësi të problemit që keni.

Çfarë përfitimesh merren nga trajtimi me HydraFacial

HydraFacial përmirëson strukturën e përgjithshme, tonin dhe pamjen e lëkurës së fytyrës. Kjo është për shkak të eksfolimit të thellë që pastron poret tuaja, duke hequr papastërtitë dhe duke lejuar depërtimin më të mirë të serumeve të fytyrës të përshtatura për llojin e lëkurës tuaj.

Llojet e trajtimeve

Bazuar në vlerësimin e kryer më parë, dermatologu mund të rekomandojë trajtime të ndryshme që ndryshojnë në aplikimin e serumeve.

Trajtimi HydraFacial për aknet

Teknikat e mikrodermabrasionit janë konsideruar prej kohësh efektive në trajtimin e akneve dhe plagëve / shenjave të shkaktuara nga aknet. Kjo është për shkak të eksfolimit të thellë i cili ndihmon në largimin e qelizave të vdekura që bllokojnë poret e lëkurës.

Trajtimi HydraFacial për komedonet (pikat e zeza)

Qelizat e vdekura të lëkurës gjithashtu kontribuojnë në shfaqjen e komedoneve. Ky lloj i akneve jo-inflamatore mund të përfitojë nga metodat e eksfolimit (pilingut) dhe ekstraktimit (nxjerrjes) të cilat përdoren në Hydrafacial.

Trajtimi HydraFacial për lëkurë të skuqur

Është vërtet e vështirë të gjesh trajtime të sigurta për këtë gjendje të ndjeshme të lëkurës së fytyrës. Sipas rezultateve të një studimi të kryer në vitin 2006, është konfirmuar se rosacea papulopustulare mund të përfitojë nga trajtimet me hidradermoabrasion.

Trajtim HydraFacial kundër plakjes

Një studim i kryer në vitin 2008 konfirmon se ata që kanë kryer trajtim me HydraFacial kanë pasur një reduktim të ndjeshëm të shenjave të plakjes së lëkurës në krahasim me ata të cilët kanë përdorur vetëm serume. Efektet e HydraFacial kanë qenë: zvogëlimi i zgjerimit të poreve, më pak hiperpigmentim dhe reduktim i rrudhave.

Si funksionon trajtimi HydraFacial?

Trajtimi HydraFacial kryhet nga një estetist ose dermatolog i licencuar. Procedura kryhet në tre pjesë:

Dermatologu fillimisht kalon nëpër lëkurën e fytyrës një aplikues të ngjashëm me vakum. Me ndihmën e tij pastron në thellësi papastërtitë dhe depozitat yndyrore nga poret. Gjithashtu përdorin piling për të eksfoluar dhe rinovuar sipërfaqen e lëkurës.

Më pas përdoret një suplement në formën e stilolapsit për të aplikuar një serum hidratues me antioksidantë.

Si të kujdesemi për fytyrën pas trajtimit me HydraFacial?

Çdo trajtim HydraFacial zgjat më pak se një orë pa pushim. Ndryshe nga trajtimet e tjera të tilla siç është rasti i pilingut kimik, ju mund të rifilloni aktivitetet tuaja të zakonshme menjëherë pas HydraFacial.

Edhe pse nuk pritet të keni skuqje apo lushpa të lëkurës pas trajtimit, megjithatë është mirë që të shmangni trajtimet e pilingut disa ditë pas HydraFacial.

Sa shpesh mund të përdoret trajtimi HydraFacial?

Frekuenca e seancave HydraFacial varet nga lloji i lëkurës tuaj dhe rekomandimet e estetistit ose dermatologut tuaj. Disa rekomandojnë përsëritjen e trajtimit çdo 4 javë, ndërsa disa të tjerë inkurajojnë përsëritjen e trajtimit çdo 2 javë.

Dermatologu juaj mund t’ju ndihmojë të përcaktoni numrin e duhur të trajtimeve bazuar në gjendjen e lëkurës tuaj të fytyrës.

Gjendra tiroide

Gjëndra tiroide është një gjëndër e vogël e vendosur në bazën e qafës, pak mbi gjoks. Nga kjo gjendër sekretohet hormoni i njohur si tiroksinë. Në varësi të mosfunksionimit të kësaj gjëndre, pra niveleve të rritura ose të ulura të këtij hormoni që sekretohet në gjak, shkaktohen sëmundje të caktuara.

Shumica e nyjeve tiroide nuk janë serioze dhe nuk shoqërohen me simptoma. Vetëm një përqindje e vogël e nyjeve tiroide janë kancerogjene.

Për shkak se tiroidja është e strukturuar e përbërë nga struktura të mbushura me lëng që formohen brenda gjëndrës tiroide, nuk do të thotë që nyjet janë malinje. Në shumicën e rasteve ky është formimi natyral i gjendrës tiroide.

Nyjet e gjendrës tiroide rrallë mund të rriten aq sa të bëhen të dukshme ose të bëjnë të vështirë frymëmarrjen ose gëlltitjen. Problemi zakonisht zbulohet nga mjeku gjatë shqyrtimit të problemeve të tjera shëndetësore. Nëse nuk keni simptoma, mënyra e vetme për të zbuluar problemin është monitorimi i rregullt me anë të ekos.

Opsionet e trajtimit varen nga lloji i nyjes së gjendrës tiroide.

Simptomat

Shumica e nyjave tiroide nuk shkaktojnë ndonjë shenjë apo simptomë. Sidoqoftë, mund të ndodhë që disa nyje të zmadhohen mjaftueshëm duke mundësuar zbulimin e tyre me anë të:

  • Palpimit (prekjes)
  • Kontrollit vizual, shpesh me ënjtje në qafë (fyt)
  • Shkaktimit të presionit në trake ose ezofag, gjë e cila më pas shkakton gulçim ose vështirësi në gëlltitje.

Në disa raste, gjëndra tiroide prodhon tiroksinë shtesë, hormon cili prodhohet nga gjëndra tiroide. Tiroksina shtesë mund të shkaktojë simptoma të hipertireozës (hipertiroidizëm), të cilat manifestohen me:

  • Humbje të shpejtë të peshës trupore
  • Djersitje të shumta
  • Dridhje
  • Nervozizëm
  • Rrahje të shpejta ose të parregullta të zemrës

Vetëm një numër i vogël i nyjeve tiroide janë kancerogjene. Vetëm me anë të shfaqjes së simptomave nuk mund të përcaktohet se cilat nyje janë kancerogjene. Shumica e gjëndrave tiroide kancerogjene rriten ngadalë dhe mjeku juaj mund t’i zbulojë ato në një fazë të hershme kur ato janë ende të vogla. Kanceri agresiv i tiroides me rritje të shpejtë të nyjeve është i rrallë.

Kur duhet të paraqiteni tek mjeku?

Edhe pse në shumicën e rasteve nyjet e tiroides nuk janë kancerogjene dhe nuk shkaktojnë probleme, mjeku juaj mund ti zbulojë ato në rast të shfaqjes së ënjtjes së pazakontë në pjesën e qafës, veçanërisht nëse keni probleme me frymëmarrjen ose gëlltitjen. Është shumë e rëndësishme të bëhet vlerësimi i shfaqjes së mundshme të kancerit.

Kërkoni ndihmë mjekësore në rast se zhvilloni simptoma të hipertireozës, të tilla si:

  • Humbje të menjëhershme të peshës trupore edhe pse keni oreks normal apo të rritur
  • Palpitim zemre (rrahje abnormale të zemrës)
  • Çrregullime të gjumit
  • Dobësim të muskujve
  • Nervozizëm

Gjithashtu është e nevojshme që të konsultoheni me mjekun tuaj në rast se keni shenja dhe simptoma që mund të tregojnë se gjëndra tiroide nuk prodhon mjaftueshëm hormone tiroide (hipotiroidizëm), të cilat manifestohen me:

  • Ndjenjë të ftohti
  • Lodhje
  • Lëkurë të thatë
  • Probleme me kujtesën
  • Depresion
  • Kapsllëk

Shkaku

Ekzistojnë disa kushte të cilat mund të shkaktojnë zhvillim të nyjeve të gjëndrën tiroide:

– Rritja e tepërt e indit normal të tiroides. Rritja abormale e indit të tiroides njihet ndryshe edhe si adenoma e tiroides. Nuk është e qartë përse shfaqet kjo gjendje, por nuk është kancerogjene dhe nuk konsiderohet një gjendje serioze ose e rrezikshme nëse përmasat e adenomës së tiroides nuk shkaktojnë simptoma shqetësuese.

Sidoqoftë, duhet theksuar se disa adenoma tiroide shkaktojnë hipertiroidizëm.

– Cisti i gjendrës tiroide. Kavitetet e mbushura me lëng (cistet) zakonisht shfaqen për shkak të degjenerimit të adenomave tiroide. Cistet zakonisht nuk janë kancerogjene, por ndonjëherë mund të përmbajnë përbërës kancerogjene.

Inflamacioni kronik i gjëndrës tiroide. Sëmundja Hashimoto – një çrregullim i gjëndrës tiroide i cili mund të shkaktojë inflamacion dhe të shkaktojë zgjerimin e nyjeve. Kjo shpesh shoqërohet me hipotiroidizëm.

Gusha multinodulare (me shumë nyje). Termi Goiter apo gusha multinodulare përdoret për të përshkruar zmadhimin e gjendrës tiroide, e cila mund të shkaktohet nga mungesa e jodit ose si pasojë e çrregullimit të tiroides. Gusha multinodulare përmban disa nyje të përcaktuara në gushë dhe shkaku i shfaqjes së tyre nuk është ende i qartë.

-Kanceri i gjendrës tiroide. Janë shumë të vogla gjasat që nyja të jetë kanceroze. Sidoqoftë, nyja e cila është e madhe dhe e fortë ose shkakton dhimbje apo probleme të tjera është shqetësuese. Prandaj është mirë që të konsultoheni me mjekun tuaj.

Faktorë të caktuar rrisin rrezikun e kancerit të tiroides, siç është historia familjare e sëmundjes së tiroides ose kancereve të tjera endokrine dhe historia e ekspozimit ndaj rrezatimit gjatë terapitë mjekësore dhe pasojat e rrezatimit.

-Mungesa e jodit. Mungesa dietike e jodit ndonjëherë mund të shkaktojë zhvillimin e gjëndrës tiroide.

Komplikimet

Komplikimet që lidhen me nyjet e tiroides përfshijnë:

Vështirësi në gëlltitje ose frymëmarrje. Nyjet e mëdha ose struma multinodulare mund të pengojnë gëlltitjen ose frymëmarrjen.

Hipertiroidizëm. Kur nyja ose goiter prodhon hormone tiroide, kjo mund të shkaktojë problem dhe të gjenerojë shumë hormon në trup. Hipertiroidizmi mund të çojë në humbje peshe, dobësi muskulore, intolerancë ndaj nxehtësisë dhe ankth ose nervozizëm.

Anemia tek fëmijët dhe adoleshentët

Anemia është një sëmundje në të cilën qelizat e kuqe të gjakut bien nën nivelin normal. Anemia në thelb nënkupton mungesën e mjaftueshme të qelizave të kuqe të gjakut në trup. Qelizat e kuqe të gjakut përmbajnë hemoglobinë, një proteinë e veçantë pigmenti që mundëson transportin dhe dërgimin e oksigjenit tek qelizat e tjera në trup.

Kjo është thelbësore sepse qelizat në muskujt dhe organet e fëmijëve kanë nevojë për oksigjen për të mbijetuar, zhvilluar dhe rritur, dhe rënia e numrit të qelizave të kuqe të gjakut mund të shkaktojë stres në organizëm.

Rritja e shpejtë është shpesh shkaku i shfaqjes së sëmundjes, ndaj fëmijët në vitin e parë të jetës dhe adoleshentët janë dy grupmoshat që janë më të prirura ndaj shfaqjes së anemisë.

Anemia mund të shfaqet me zbehje, nervozizëm, lodhje dhe dobësi. Edhe pse këto simptoma mund t’ju shqetësojnë, anemia është përgjithësisht e lehtë për t’u trajtuar, veçanërisht nëse zbulohet herët.

Gjithashtu është e nevojshme që prindërit të jenë të vetëdijshëm për masat që mund të marrin për të parandaluar shfaqjen e kësaj sëmundjeje.

Si diagnostikohet anemia?

Anemia diagnostikohet me anë të analizës së gjakut, e cila zakonisht kryhet gjatë shfaqjes së shenjave të para.

Cilat janë shenjat dhe simptomat e zakonshme të anemisë?

  • Ngjyrë e zbehtë ose e verdhë e lëkurës
  • Faqe dhe buzë të zbehta
  • Pjesa e brendshme e qepallave dhe shtrati i thonjve kanë ngjyrë më të çelur se normalja.
  • Nervozizëm
  • Dobësi
  • Lodhje (fëmija fle / pushon më shpesh).

Fëmijët që kanë rënie të numrit të rruazave të kuqe të gjakut mund të kenë verdhëz (zverdhje të lëkurës ose syve) dhe të kenë urinë në ngjyrë  të errët (ngjyrë çaji).

Fëmijët me anemi të rëndë mund të vuajnë edhe nga simptoma të tjera:

  • Rrahje të shpejta të zemrës
  • Ënjtje e krahëve dhe këmbëve
  • Dhimbje koke
  • Marramendje ose të fikët
  • Sindroma e këmbëve të shqetësuara (nervoze)

Fëmijët që kanë mungesë hekuri në ushqimin e tyre ndodh që të ndjejnë nevojën për të konsumuar gjëra të pazakonta, të tilla si akulli, dheu, argjila dhe niseshte misri. Kjo sjellje njihet si “pika” (çrregullim). Nuk është e rrezikshme nëse fëmija juaj nuk konsumon diçka toksike. Zakonisht “pika” përfundon me trajtimin e anemisë dhe me rritjen e fëmijës.

Si mund ta parandaloj shfaqjen e anemisë tek fëmija im?

Anemia nga mungesa e hekurit dhe anemia ushqyese mund të parandalohen duke e lejuar fëmijën tuaj të konsumojë një dietë të ekuilibruar mirë. Bisedoni me mjekun tuaj se çfarë diete duhet të përfshini në vaktin e fëmijës tuaj për të parandaluar aneminë.

Mënyrat për të parandaluar aneminë nutritive: Mos i jepni fëmijës qumësht lope deri në moshën një vjeç. Dhënia e qumështit të lopës para se fëmija juaj të jetë gati mund të shkaktojë humbje gjaku në lëvizjet e zorrëve dhe gjithashtu mund të zvogëlojë sasinë e hekurit të përthithur nga zorrët.

Nëse ushqeni me gji: Fëmija juaj do të ketë furnizim të mjaftueshëm me hekur në moshën të paktën 4 muajsh. Në moshën 4 muajshe, fëmija juaj duhet të marrë suplemente hekuri krahas ushqyerjes me gji derisa të fillojë të hajë ushqime të pasura me hekur (për shembull, mish të kuq ose drithëra të pasura me hekur). Flisni me mjekun tuaj pediatër përsa i përket selektimit të ushqimit të duhur për fëmijën tuaj dhe sa hekur shtesë nevojitet.

Nëse jeni duke ushqyer me gji: Jepni një formulë të fortifikuar me hekur. Qumështi i përshtatur me përqendrim të ulët të hekurit mund të shkaktojë anemi të mungesës së hekurit.

Shmangni dhënien e më shumë se dy gotave qumësht lope në ditë për fëmijët mbi 12 muaj. Qumështi i lopës ka përmbajtje të ulët të hekurit, nga ana tjetër mund t’i bëjë fëmijët të ndihen të ngopur, duke reduktuar nevojën për ushqime të tjera të pasura me hekur të cilat domosdoshmërisht duhet ti konsumojnë.

Fëmijët më të rritur duhet të ushqehen me një dietë të ekuilibruar me produkte që përmbajnë hekur. Drithërat janë të pasura me hekur (lexoni etiketën për t’u siguruar). Ushqime të tjera që janë burime të pasura me hekur janë: mishi i kuq, e verdha e vezës, patatet, domatet, fasulet ose bishtajoret dhe rrushi i thatë.

Inkurajoni të gjithë familjen të pijë lëngje frutash të shtrydhura ose të konsumojë ushqime të pasura me vitaminë C për të rritur përthithjen e hekurit në trup. Edhe pse disa perime përmbajnë shumë hekur, në shumë prej tyre hekuri vjen në një formë që është e vështirë për t’u absorbuar nga trupi, por në raste të tilla vitamina C luan një rol të rëndësishëm në absorbimin e hekurit në në organizëm.

PAP testi – përse duhet bërë rregullisht?

Çdo grua duhet të jetë e vetëdijshme për sëmundjet që mund të ndodhin në organet riprodhuese. Në të njëjtën kohë, gruaja duhet të jenë e informuar me metodat dhe mënyrat e ndryshme të zbulimit të këtyre sëundjeve. Në kontekst të pyetjes së parashtruar më lart, një nga sëmundjet që është e rëndësishme për t’u diagnostikuar dhe trajtuar në kohë është natyrisht kanceri i qafës së mitrës.

Cilat janë simptomat dhe metodat për zbulimin e saj dhe cila është rëndësia e PAP testeve të rregullta?

Kanceri i qafës së mitrës është një rritje, zhvillim dhe përhapje jonormale e qelizave në qafën e mitrës. Është shkaku i dytë më i zakonshëm i vdekjes tek gratë. Ky lloj kanceri është i lidhur me infeksionin e shkaktuar nga virusi i HPV (human papilloma virus), i cili transmetohet përmes kontaktit seksual dhe 8 nga 10 persona (burra dhe gra) janë të ekspozuar ndaj këtij viruasi në një moment të jetës së tyre. Është e rëndësishme të dini se vetëm një në një mijë gra me këtë infeksion viral mund të zhvillojë kancer.

Simptomat e kancerit të qafës së mitrës:

  • Gjakderdhje ndërmjet cikleve menstruale
  • Shkarkim jonormal vaginal ose dhimbje
  • Gjakderdhje pas marrëdhënieve seksuale
  • Gjakderdhje pas menopauzës

Përse duhet bërë Pap testi?

Ky test mund të shpëtojë jetën e pacientit me anë të zbulimit të ndryshimeve prekanceroze në qeliza të cilat më vonë mund të shndërrohen në kancer. Nëse zbulohet në një fazë të hershme, mundësitë e trajtimit janë shumë më mira.

Mendohet se gjysma (50%) e grave të diagnostikuara me kancer të qafës së mitrës nuk kanë kryer kontrolle të rregullta. Në SHBA, incidenca e vdekjeve nga kanceri i qafës së mitrës është zvogëluar me 74% falë rritjes së numrit të kryerjes së PAP testeve.

Sa shpesh duhet bërë PAP testi?

PAP testi rekomandohet të bëhet një herë në vit. Kontrollet e rregullta do të parandalojnë zhvillimin e pakontrolluar të kancerit të qafës së mitrës. Nëse keni ose keni pasur një sëmundje seksualisht të transmetueshme, atëherë PAP testi duhet të bëhet më shpesh çdo gjashtë muaj.

Është e rëndësishme të qëndroni të informuar dhe të jeni në kontakt të vazhdueshëm me mjekun tuaj  gjinekolog. Mos harroni se departamenti ynë gjinekologjik përbëhet nga mjekë specialistë të cilët mund t’ju vijnë në ndihmë për të gjitha problemet tuaja.

Zbulimi i kancerit të gjirit – Tre faktorë kryesorë për diagnozën e saktë dhe në kohë

Aparati mamografik

Nga të gjitha metodat diagnostikuese radiologjike, mamografia është metoda më specifike. Me ndihmën e mamografisë, merren imazhe në të cilat edhe detajet më të vogla mund të shihen qartë, gjë që nuk ndodh me të gjitha llojet e tjera të filmimeve radiologjike.

Për të zbuluar kancerin e gjirit në fazën më të hershme të mundshme, imazhet mamografike duhet të jenë të një cilësie të shkëlqyer teknike dhe diagnostike.

Imazhe të tilla mund të arrihen vetëm me anë të pajisjeve mamografike që plotësojnë standardet më të rrepta ndërkombëtare dhe mbi të cilat bëhen kontrolle të rregullta për korrektësinë e tyre.

Për më tepër, është e rëndësishme të dini se doza e rrezatimit që merr gjiri gjatë imazhit mamografik të bërë me pajisje të tilla është më e ulët në krahasim me aparatët e tjerë të këtij lloji.

Sidoqoftë, ka raste kur edhe gjatë imazheve me cilësi më të mirë, nuk është e mundur të tregohen me saktësi disa ndryshime patologjike. Në ato raste është e nevojshme të bëhet mamografia 3D ose e njohur ndryshe si tomosinteza.

Metoda e skanimit /imazhit

Pozicionimi i gjirit dhe aplikimi i teknikës së saktë gjatë realizimit të skanimit mamografik janë vendimtare për demostrimin e të gjitha detajeve të nevojshme dhe diagnostikimin e saktë. Sigurisht, kjo varet edhe nga përvoja e mjekut ose teknikut radiolog që kryen skanimin.

Analizimi i imazheve

Imazhet mamografike analizohen në monitorë të veçantë që kanë një rezolutë prej më shumë se 5 milion piksele. Kushtet e analizimit luajnë një rol të rëndësishëm përsa i përket mundësisë që radiologu të vërejë apo jo edhe ndryshimet më të vogla të gjirit.

Prandaj, në Spitalin klinik Zhan Mitrev kemi siguruar pajisje mamografie me performancë të lartë mbi të cilat, përveç mamografisë standarde, mund të bëhet edhe imazhi 3D i gjirit;

Aplikojmë procedurat që monitorojnë vazhdimisht performancën e pajisjeve dhe stafit, të cilat garantojnë cilësi sipas të gjitha standardeve ndërkombëtare.

Sepse ne në Spitalin klinik Zhan Mitrev diam më të mirën për pacientët tanë.

Simpoziumi i mbajtur me temë “Inovacionet në kirurgjinë torakale”

Në fillim të tetorit, në bashkëpunim me Erasmus MC, u mbajt simpoziumi me temën “Inovacionet në kirurgjinë torakale”.

Lektorët e ftuar  nga Qendra Mjekësore Universitare e Roterdamit-Holandë Dr. Edriz Mahtab, Dr. Lex Matt dhe Dr. Amir-Hossein Sadegi prezantuan metoda dhe teknologji të dobishme dhe inovatore në tema që lidhen me kirurgjinë torakale.

U diskutuan procedurat e onkologjisë torakale me fokus në diagnozën, planifikimin paraoperativ dhe heqjen e tumorit të mushkërive në një fazë të hershme me ndihmën e realitetit virtual dhe inteligjencës artificiale. Gjithashtu u biseduar për rianimimin kardiopulmonar pas operacionit kardiak dhe u mbajt leksion mbi përdorimin e realitetit virtual me trajnime praktike për simulim.

Akademiku Dr. Zhan Mitrev foli mbi temën e Zhvillimit të Kirurgjisë Kardio-torakale në vend, me një referencë të veçantë për problemet e valvulës aortale. Vëmendje e veçantë iu kushtua numrit të madh të pjesëmarrësve gjatë demonstrimeve të drejtpërdrejta mbi përdorimin e realitetit virtual në planifikimin paraoperativ dhe rianimimin pas sternotomisë.

Sigurisht një falenderim i madh për organizimin e evetit ndaj kolegut Rodney Rosalia, dhe moderatorëve Dr. Lidija Veljanovska-Kirixhievska, Dr. Nikola Hristov, Dr. Diana Popevski dhe Dr. Andrea Arsovski që ishte moderator i ftuar.

Të përkushtuar ndaj edukimit, zhvillimit dhe përmirësimit profesional të vazhdueshëm të punonjësve tanë

Duke shënuar tridhjetë vjetorin të ekspertizës shkencore revolucionare të Orthomol, Andreas Singer – Menaxheri kryesor i shitjeve në Orthomol dhe Oliver Rote – trajner profesional në Mjekësinë Ortomolekulare, vizitoi ekipin e Fila -Farm në Shkup.

Të përkushtuar ndaj edukimit, zhvillimit dhe përmirësimit profesional të vazhdueshëm të punonjësve tanë, vizita krijoi një mundësi të shkëlqyer për të përmirësuar ekspertizën tonë në fushën e mjekësisë ortomolekulare, duke reflektuar arritjet shkencore botërore të produkteve Orthomol.

Përveç edukimit, kjo vizitë simbolizon investimin e vazhdueshëm që ekipi i Spitalit klinik Zhan Mitrev ushqen kur bëhet fjalë për zhvillimin e bashkëpunimit akademik, shkencor dhe profesional të punonjësve tanë.

Si një partner i përhershëm në sjelljen e gamës së vitaminave dhe produkteve mjekësore të cilësisë Orthomol në tregun vendas, kjo vizitë është dëshmi e mëtejshme e angazhimit tonë në fushën e kujdesit ushqimor dhe kujdesit shëndetësor për pacientët tanë.

Në të ardhmen, së bashku me familjen Orthomol, ne do të vazhdojmë të mbështesim shëndetin tuaj!

Për një lëkurë të përkryer, HydraFacial tashmë ka mbërritur!

Qendra jonë për dermatologji estetike ka pasuruar ofertën e shërbimeve të reja me aparatin Hydrafacial

Vetëm pak ditë më parë, tashmë vetëm në klinikën tonë, janë në dispozicion trajtimet e patentuara Hydrafacial që njihen në mbarë botën si trajtime për abrazione hidrodermale. Këto trajtime kryhen nga dermatologët tanë të licencuar me ndihmën e pajisjes së veçantë Hydrafacial. Kjo pajisje kryen një procedurë të patentuar e cila përfshin: pastrim, piling, nxjerrje, hidratim dhe në të njëjtën kohë mbrojtje antioksiduese. Kjo qasje e plotë rezulton me lëkurë më të pastër, të lëmuar dhe më të bukur. Lëkurë pa të meta. Trajtimi është qetësues, hidratues, jo invaziv dhe jo irritues.

Përmirëson hidratimin e lëkurës dhe eliminon shfaqjen e vijave të imta, hiperpigmentimin, por gjithashtu ndikon në kontrollin e sekretimit të yndyrës dhe rrudhave. Ajo që është më e rëndësishme, përveç pastrimit të thellë, eksfolimit dhe hidratimit të lëkurës së fytyrës, trajtimet e bëra me HydraFacial ndihmojnë edhe në trajtimin e sëmundjeve të ndryshme të lëkurës, të tilla si aknet, rosacea, dermatiti disborik, lëkura e thatë dhe rrudhat.

Ekzistojnë disa nivele të trajtimeve: Signature Hydrafacial, Deluxe Hydrafacial, Platinum Hydrafacial.

30 klientët e parë do të marrin çmime promovuese për këtë trajtim me 30% zbritje.

Ju mirëpresim në 02 / 3091-484